16.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Analistët: Opozita duhet ta ndërrojë strategjinë!

Protestat, të cilat u zhvilluan në Gjakovë dhe Gjilan, sipas analistëve politikë, partitë opozitare po i përdorin për qëllime të tjera, e jo më për anulimin e marrëveshjeve.
Mirëpo, ka nga ata që mendojnë se ‘manifestimet’ e tilla nuk po kanë efekt, pasi që opozita është fokusuar vetëm në këto dy marrëveshje, duke mos kapur problemet e tjera të shoqërisë.

Njohësi i çështjeve politike, Xhemal Ahmeti, ka thënë se protestat e opozitës nuk e kanë më qëllimin për t’i bindur qytetarët të dalin kundër marrëvshjeve të Brukselit, ngase sipas tij qytetarët tanimë e kanë kuptuar këtë gjë.

“Nuk besoj se manifestimet tashmë kanë për qëllim sensibilizimin e masave që këto të mobilizohen kundër marrëveshjeve, ngase të fundit janë aktualisht të suspenduara dhe Qeveria në njëfarë mënyrë është për rishqyrtimin e tyre nëpërmjet dialogut me opozitën. Plus kësaj Gjukanoviq, pra vetë Mali i Zi tha se është i gatshëm të ridiskutojë rreth kufirit. Për çka „protestohet“ atëherë? Kë duhet ta bindin se marrëveshjet si të tilla – sipas opozitës – nuk janë të favorshme për Kosovën, kur të gjithë tashmë e kanë kuptuar një gjë të tillë?”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Përkundrazi, sipas tij, qëllimi i partive opozitare është që nëpërmjet këtyre ‘manifestimeve’, të parapërgatitet për zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk po kanë ndonjë alternative për t’ua ofruar qytetarëve.

“Duket që Opozita të mos ketë strategji alternative, dosje të argumentuar kundër qeverisjes së keqe dhe pro qeverisjes së mirë; pra ajo në mungesë të ofrimit të një alternative që do t’i bindte qytetarët që të jenë me të, manovron me marrëveshjet, i përdor ato si alibi edhe në një kohë kur nuk ka nevojë. Opozita beson se nëpërmjet këtyre manifestimeve do të bëjë një punë të madhe paraelektorale duke i lidhur masat për vete, mirëpo është tepër herët dhe masat nuk janë aq naive që të instrumentalizohen për aspiratat e saja pa u ofruar asgjë konkrete”., ka përfunduar ai.

Për dallim nga Ahmeti, analisti politik, Fadil Lepaja, ka vlerësuar se protestat po bëhen për dy marrëveshjet (Asociacionin dhe Demarkacionin), mirëpo sipas tij, këto marrëvshje tanimë janë në rishikim e sipër.

“Protestat janë mënyë e ligjshme, përderisa nuk janë të dhunshme.Të dy temat për të cilat po protestohet, janë në proces të rishikimit. Mali i Zi është dakorduar të eliminohen gabimet eventuale dhe ishte mjaft konstruktive deklarata e Podgoricës zyrtare. Në anën tjetër AKS poashtu është në Kushtetuese”, është shprehur ai.

Më pas, Lepaja ka thënë se opozita dhe pozita duhet të formojnë një ekip të ri për rishikimin e këtyre marrëveshjeve.

“Unë mendoj se pozita dhe opozita duhet të jenë më pak arrogante dhe duhet që ekipin për normalizimi të marrëdhënieve me Serbinë, ta freskojnë me anëtarë të rinj të pranuar edhe nga opozita.

Poashtu edhe në komisionin e ri për Demarkacionin duhet të përfshihet opozita. Mendoj se normalizimi I marrëdhënieve me Serbinë nuk duhet të rrjedhë duke krijuar kaos në vend, por me normalizim edhe të marrëdhënieve të brendshme”, ka përfunduar ai për Gazetën Blic.

Kurse, publicist Faik Krasniqi, mendon se protestat e tilla nuk janë mënyra e duhur për të ndikuar, pasi që sipas tij, nuk po kanë ndikim.

“Organizimi i protestave në çdo qytet të Kosovës, s’po më duket ide e mirë, sepse s’po ka asnjë efekt, por duhet një protestë gjithëpopullore deri sa ky pushtet të reflektojë”, ka thënë ai.

Krasniqi mendon se po qe se opozita do që të dalin më shumë qytetarë ne protesta, atëherë duhet ta ndërrojë strategjinë e saj.

“Për ta nxitur masën që të dalin masovikisht në protesta, opozita s’duhet të fokusohet vetëm në dy marrëveshjet, që padyshim janë shumë jetike për sovranitetin e Kosovës. Krahas kauzës së përbashkët të opozitës për dy marrëveshjet, opozita duhet ta zgjerojë kauzën e saj, prej të cilave qytetarët e Kosovës po vuajnë tash e 16 vite si: kapja e shtetit, korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia, vrafëria ekstreme etj. Vetëm në këtë mënyrë populli do të dilte në protesta dhe këto protesta do të jepnin efektet e saj”, ka thënë ai.

Opozita përpos protestës së organizuar ditë më parë në Gjakovë, ka protestuar edhe sot në qytetin e Gjilanit. Kjo pasi, si thotë ajo, për t’i anuluar përfundimisht marrëveshjet e nënshkruara nga Kryeministri Isa Mustafa.

Më Shumë

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk me vendim të ndarë të gjyqtarëve shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, pasi arriti ta rrahë Tyson Furyn, në të...

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: “Ja ku po shkojmë”

Kylian Mbappe është rrugës për t’u bërë galaktiku i radhës i Real Madridit. Sulmuesi francez njoftoi fundjavën e kaluar se po largohet nga Paris Saint-Germain. Natyrisht...

Lajmet e Fundit