7.5 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 6847

Të bëjmë punën e mbarë për veten tonë

0

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Kisha kohë që nuk isha takuar me shokun, Premtonin nga Drenica… shokun e ilegalës e të luftës çlirimtare…ishim ulur në qoshën e restoranit në qendër të qytetit të Prizrenit. Nxora librin tim të fundit doja të ja dhuroja shokut, njëkohësisht nxora lapsin dhe fillova të shkruaja në fletën e bardhë, nën kopërtinën e librit, në shenjë respekti e nderimi që kisha për të.

Ish-profesoresha ime e filozofisë tashmë në moshën e pleqërisë, na shikoi me habi, teksa na përshëndeti, e mua më vajti mendja, mos ajo mendonte se unë po i shkruaj letër proteste qeverisë? Një tregtar që e njiha na përshëndeti, mbase edhe atij mund t’i ketë shkuar mendja se po bëja bilancin e të hyrave dhe të dalurave financiare? Poashtu një nëpunës komunal gjithashtu na përshëndeti, mbase edhe atij mund t’i ketë shkuar mendja se po llogarisja borxhet…
E shihni po i thoja shokut.

Sejcili nga njerëzit interpretojne me mendjet e tyre lëvizjet, gjestet dhe veprimet tona sipas mënyrës së tyre, ata japin vlersimin për ne sipas perspektivave që kanë ata.

Për këtë supozim timin paksa satirik, mu drejtua shoku: – Dëgjo shoku im i shtrenjtë, ne të sprovuarit në jetë, ne të dëshmuarit për atdhe që rrokëm armët pë liri e të drejta kombëtare, ta bëjmë të duhurën, ne ende nuk po mundemi ta pastrojme atdheun nga mbeturinat e së kaluarës titiste e neotitiste që po na zënë frymën, ne shoku duhet të jemi shumë të vëmendshëm e të kujdesshëm për fatin e atdheut që sërish nga kjo klasë sunduese politike, është në rrezik të madhë, t’u hapim sytë gjithë atyre njerëzve që kontribuan në mënyra të ndryshme në të mire të atdheut, e tuthemi hapur, ju vëllezër e motra nuk duhet të jeni skllevër e t’imbështetni ata njerëz që janë të dëmshëm për intersat e popullit e atdheut edhe nëse pavetëdijëshëm i duani këta njerëz të kqinjë e të ligë vetemse janë lider partiak të tyre, ata duhet t’i vlerësojnë drejtë njerëzit që veprojnë e punojnë për të mirën e popullit e atdheut, njeriu nganjëherë mund të urrej dike pavetëdijeshëm, ndërsa ai është shumë i dobishëm për ne për popullin e atdheun.

Andaj, të mësohemi të mos i bëjmë askujt padrejtësi, të mos e marrim nëpër gojë njëri-tjetrin, të mos u imponohemi njerëzve në mendimet e tyre të drejta, ta bëjmë vazhdimisht atë të mirën për kombin e atdheun dhe për vetën tonë, ta bëjmë atë të duhurën, atë të mbarën, duke i lënë të tjerët që janë mësuar të mashtrojnë, të shpifin, të rrejnë për interest e tyre personale, të thonë çafrë të duan, se ate punë kanë profesion të tyre, sepse askush që nuk është në një mendje të mykur me ta, nuk do t’u shpëton fjalëve të tyre ofenduese, po edhe nëse je dijamant për nga pastërtia njerëzore e kombëtare.

Mushkolaj: Pozita e opozita duhet të reflektojnë

0

Analisti politik, Imer Mushkolaj mendon se pozita dhe opozita duhet të reflektojnë.

Sipas tij, sekretari amerikan John Kerry, u ka thënë qartë liderëve të vendit, se nuk duhet të pranohet asnjë marrëveshje e dëmshme për vendin.

“Deklarata e Kerryt për marrëveshjet dhe veprimet politike ishte një mesazh shumë i qartë. Kjo deklaratë duhet të shërbejë si udhërrëfyes për pushtetin dhe opozitën”, thotë Mushkolaj.

“Pakënaqësitë dhe problemet rreth marrëveshjeve me Serbinë duhet të zgjidhen në Kuvend dhe nuk duhet pranuar asnjë marrëveshje e dëmshme”.

“Do të duhej që palët të reflektonin seriozisht pas këtij mesazhi të drejtpërdrejtë”, thotw  Mushkolaj për Gazetën Blic.

Sipas tij, sekretari amerikan ishte i qartë edhe për luftimin e korrupsionit dhe për krijimin e Gjykatës Speciale.

“Ai foli hapur edhe për luftimin e korrupsionit dhe krijimin e Gjykatës Speciale. Këto deklarata duhet t’i kuptojnë drejt ata që me muaj po përpiqen ta zvarritin çështjen e krijimit të Gjykatës Speciale, për shkak se mund të jenë vetë të proceduar për krime”,  thotwë Mushkolaj.

Fatmir Limaj: Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar

0

Gjatë shqyrtimit të ankesës së prokurorisë për Rastin “Kleçka” Fatmir Limaj kërkoi drejtësi nga Gjykata e Apelit.

“I përkrahi qëndrimet e avokatëve të mi mbrojtës dhe kam për të shtuar vetëm një gjë – drejtësi dhe vetëm drejtësi dhe mjaft më pasigurisë juridike. Ju e dini që drejtësia e vonuar është sikurse drejtësi e mohuar,” tha ai.

Ankesën e prokurorisë për “Kleçkën” gjatë inkuadrimit me anë të video-lidhjes e quajti qëllimkeqe avokati i Limajt Karim Khan, ndërsa kërkoi që ajo të hedhet poshtë.

kërkoi që të hedhet poshtë ankesa e prokurorisë duke e quajtur atë qëllimkeqe.

Khan mes tjerash deklaroi se Fatmir Limaj që nga përfundimi i luftës në Kosovë është i shoqëruar me akuza dhe me një përpjekje të vazhdueshme për ta pastruar emrin e tij. I njëjti i ka humbur 33 muaj në Tribunalin e Hagës që nuk do t’i kthehen kurrë.

Po ashtu, Khan tha se Limajt lufta i ka lënë vragë dhe ende nuk ka pasur mundësi për t’i shëruar ato.

Khan përmendi edhe dëshmitarin e “Kleçkës” Agim Zogaj, duke thënë se ai nuk ishte mirë me shëndet, prandaj dëshmia e tij nuk mund të jetë e besueshme.

“Pavarësisht faktit që në vitin 2007 kishte deklaruar që ishte në trajtim mjekësor, këtë e ka thënë edhe bashkëshortja e tij dhe mu kur e ka marrë në pyetje në prezencë të prokurorit Salustro, nuk i ka kundërshtuar provat që i ka paraqitur bashkëshortja e tij se ai nuk është mirë më shëndet, andaj një dëshmi e një dëshmitari të tillë nuk mund të jetë kredibile,” tha Khan.

Khan tha se me një dëshmitar të tillë Gjykata Themelore e Prishtinës nuk ka mundur ta dënojë Limajn dhe kjo gjykatë ka marrë vendim të drejtë.

Dhjetë ish-ushtarët e UÇK-së u shpallën të pafajshëm nga akuzat për krime lufte më 17 shtator 2013.

Përveç Karim Khanit, edhe dy avokatët e Limajt, Tahir Rrecaj dhe Tomë Gashi kërkuan nga trupi gjykues i Gjykatës së Apelit që ta hudhë poshtë ankesen e prokurorisë dhe ta vërtetojë aktgjykimin e shkallës së parë.

Hedhjen poshtë të ankesës dhe vërtetimin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për “Kleçkën” e kërkuan pastaj edhe avokatët e të akuzuarve të tjerë.

Pas seancës për KALLXO.com foli avokati tjetër i Limajt, Tahir Rrecaj.

“Ne presim që Gjykata e Apelit ta refuzojë ankesën e prokurorit Salustro të paraqitur kundër aktgjykimit lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ku Limaj dhe të tjerët u patën liruar nga të gjitha akuzat. Ne mbrojtja e Z. Limaj dhe të tjerët i kemi dhënë argumentet e mjaftueshme me të cilat në bazë ligjore dhe praktike e kemi kundërshtuar ankesën e prokurorit Salustro të paraqitur kundër aktgjykimit dhe kemi propozuar që ai aktgjykim të vërtetohet,” tha Rrecaj.

 

Zafir Berisha ka disa pyetje për “nipat e Serbisë”

0

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ju është drejtuar me një letër publike “nipave të Serbisë”.

Ai në këtë letër ka bërë një vargë pyetjesh.

Postimi i plotë në Facebook

Nipave të Serbisë dhe barkqitjes sllave që po kundërmon në Kosovë.
-Ku ishit kur Komandanti Legjendar Adem Jashari së bashku me familjen e tij i rezistoi makinerisë ushtarake,policore dhe paramilitare Serbe?
-Ku ishit dhe pse e latë vetëm në vijën e frontit Komandantin Fehmi LLadrofci?
-Ku ishit dhe pse i vendoset në pritë luftëtarët dhe prijësit e mëdhenj të UÇK-së Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhen dhe Akif Zejnullahun?

-Ku ishit dhe pse e vendosët në pritë Luan Haradinajn, Remzi Ademajn, Tonin dhe Micin, Ismet Jasharin “Kumanovën” dhe shumë prijës tjerë të UCK-së?
-Ku ishit dhe pse heshtni për fatin e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Behadin Allaqi?

-Ku ishit dhe pse heshtni për vrasjen e Komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut Ekrem Rexha – DRINI?

-Ku ishit ju dhe cili ishte roli juaj në kurdisjen e dosjeve kundër qindra luftëtarë të UCK-së të cilët u burgosët në Burgjet e UNMIK- RUSISË në mesin e të cilëve edhe luftëtarët e mëdhenj, vëllezërve KIQINA dhe RAMADANI?

-Ku jeni tash dhe cili është roli juaj në bërjen e dosjeve kundër djemve dhe vajzave të UCK-së për në Gjykatën Speciale, me qëllimin që luftën çlirimtare të UCK-së ta barazoni me luftën okupuese të Serbisë.
Ju nipat e Serbisë, që jeni produkt I projektit të UDB-së , që prindërit tuaj të martohen me serbe për të lindur sa më shumë fundërrina sikur ju me qëllimin që sa më thellë ta lëndojnë shqiptarinë në trojet e veta, dhe ju barkqitja sllave që po kundërmoni edhe nëpër këto ditë të vështira nëpër të cilat po kalon vendi dhe asnjë herë nuk e merrni guximin të dilni publikisht të tregoni se jeni në shërbim të Serbisë, po ashtu të tregoni fytyrën e vërtetë që keni keqpërdorur për 10 vite rresht emrin familjes se madhe të Komandantin Legjendarë Adem Jashari, deri sa e kapët shtetin, ndërsa tash e 5 vite nuk guxoni të shkelni në Kullën legjendare të kësaj familje, sepse ka filluar të ju shqyhet maska dhe të dalë në shesh fytyra juaj e vërtetë.

Në asnjë mënyre ju,nuk mund të i ikni fakteve dhe të dhënave të familjes legjendare, edhe për kundër joshjeve me poste ambasadori dhe shantazheve të cilat ju i bëni që e vërteta për ju të mos dal në shesh.

Përpjekjet e juaja janë të kota dhe nuk do t’ia arrijnë qëllimit, as me propagandë linçuese ndaj djemve dhe vajzave të cilët janë të vendosur që kauzën tonë kombëtare ta dërgojnë përpara dhe më asnjë çmim të mos lejojnë që ju ta zhbëni Republikën dhe Serbinë ta ktheni në Kosovë.
Z.B

Nexhat Çoçaj kërkon 3 mijë euro dëmshpërblim nga Drita Millaku

0

Drejtori i arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, kërkon në gjykatë 3 mijë euro dëmshpërblim nga asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, duke akuzuar se kjo e fundit ka shpifur ndaj tij.

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, të mërkurën u mbajt seanca gjyqësore ku Nexhat Çoçaj ka paditur për shpifje asamblisten e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku.

Në padinë e Çoçajt thuhet se në cilësinë e kuvendares, më 26 shkurt 2015, Millaku ka bërë deklarime të pavërteta nga foltorja e kuvendit të Prizrenit në lidhje me listat e pagave të mësimdhënësvë të ShFMU “Lekë Dukagjini”.

Sipas padisë, ajo ka thënë se në këtë shkollë po fshihet lista e pagave pasi që në këtë shkollë punon gruaja e drejtorit të arsimit Nexhat Çoçaj, e cila dyshohet se ka përfituar nga paga.

“Duke ditë faktin se të gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle e dinë saktësisht rrogën ë bashkëshortes sime, por edhe të kolegëve tjerë. Kjo njëherësh është edhe një shpifje tjetër, duke keqpërdorë detyrën zyrtare dhe duke futur urrejtje në kolektivin e shkollës ku punon bashkëshortja ime”, thuhet në padinë e Çoçajt.

Çoçaj më tutje thotë se “deklarimet e saja të pamatura u bënë shkas për thirrjen e protestave dhe parullat që u përdorën në ato protesta kundër meje, më 7 mars 2015”.

Si rezultat i kësaj, Çoçaj në padinë e tij të deponuar në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka kërkuar nga asamblistja Millaku, 3 mijë euro në emër të dëmshpërblimit material dhe jo material.

Në fillim të seancës përgatitore, gjykata refuzoi kërkesën e Çoçaj, që në cilësinë e dëshmitarëve të ftohen edhe drejtori, zëvendës drejtori dhe sekretari i shkollës fillore “Lekë Dukagjini”.

Ndërsa e paditura Drita Millaku tha se kishte pritur nga gjykata që kjo padi të rrëzohej ngase ishte bërë në emër të Drejtorisë Komunale të Arsimit e jo në emrin personal të Nexhat Çoçajt.

Mirëpo pas sqarimit të Çoçaj për këtë çështje, gjykata morri vendim me të cilin e konsideroi si të bazuar padinë ngase pas precizimit u konstatua se padia është në emrin personal të Çoçajt.

Millaku, në gjykatë u sqarua edhe lidhur me fjalimin e saj të mbajtur në seancën e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

“Nuk e di se a e ka pas të qartë zotëria [Nexhat Çoçaj], shqetësimin për të cilin e kam ngritur pyetjen ka qenë se mësimdhënësve u ka munguar lista e nënshkrimeve të rrogave, do me thënë se qysh e ka marr ky, se qysh i ka dhënë kahje”, tha Millaku për KALLXO.com.

Të dyja palët propozuan provat e tyre në seancën përgatitore, mes të cilave edhe CD-në e mbajtjes së fjalimit në konferencë për media të Drita Millakut, si dhe CD-në bashkë me transkriptin nga fjalimi në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Prizren.

Seanca e shqyrtimit kryesor u caktua për datë 28 dhjetor 2015.

Një muaj më parë, Millaku kishte fituar rastin në gjykatë për shpifje ndaj drejtorit të shërbimeve publike në këtë komunë, i cili kërkoi falje publike ndaj asamblistes./kallxo.com/

Në “Kënga Magjike” do të këndohet live

0

Nga e hëna, Pallati i Kongreseve, është pushtuar nga artistët në përgatitjet për “Kënga Magjike”. Edicioni i 17 rikthen të kenduarin live në Festivalin më të rëndësishëm të Muzikës Moderne.

Një tjetër rikthim janë zërat që i munguan publikut të “Kënga Magjike” për disa vite.

Artistët konkurentë janë 45. Njëri prej tyre vjen nga përtej Adriatikut.

Në një bashkëprezantim me të bukurën Almeda Abazi ish – Miss Shqipëria dhe modele në Turqi, producenti Ardit Gjebera dhe bashkëpunetorët e tij, skenaristja Dalina Buzi, dy regjisorët Aldon Lipe e Iv Tase, kanë menduar edhe për elementët surprizë. Të enjten në Pallatin e Koncerteve dhe drejtëpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan, nis mbrëmja e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”.

Tv Klan

Kerry: SHBA-të nuk do mbështesnin marrëveshje që cenojnë integritetin e Kosovës

0

Sekretari amerikan John Kerry në një deklaratë për media ka thënë se SHBA-të përshëndesin përparimin e Kosovës në dialogun me Serbinë. Me nënshkrimin e MSA-së Kerry tha se Kosova I është afruar integrimit në BE.

Ndërkohë që ka bërë me dije se marrëveshjet që Kosova ka nënshkruar kanë mbështetjen e plotë të SHBA-ve pasi që sipas tij SHBA-të nuk do të mbështesnin marrëveshjet që cënojnë integritetin e SHBA-ve./Zeri/

Lexoni deklaratën e plotë.

Flamujt qe keni vendosur tregojnë se jam në një vend krenaria dhe respekti që keni ju ndaj shtetit tonë. Ju jam mirënjohës për këtë sjelljes në emër të SHBA-ve,.

Është një rrugëtim I rëndësishëm që kemi bërë së bashku dhe kjo ka të bëjë me respektin e ndërsjellë. Kosova meriton një vizitë më të gjatë dhe ju kam premtuar se do të vij sërish kur të kem më shumë kohë. Por kam menduar se përderisa do të shkoj në Beograd dua që të vij edhe këtu që të flasim për dialogun. Dua të sigurohem që Kosova ka kuptuar respektin dhe angazhimin tonë në këtë proces. Në emër në të presidentit Obama ju kam sjell përshëndetjet e tij.

Ne patëm një takim produktiv me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrat. Ne folëm për çështjet e sigurisë, ekonomike, sfidat në parlament, folëm edhe për mundësitë e punësimit.

Ne e dimë që shumica e popullsisë në Kosovë janë të ri dhe ata kanë nevojë për punë. Duhet të kemi pak durim dhe reflketim dhe angazhim që pritet të ndodhë në të ardhmen. Ka raste të shumta për qytetarët e Kosovës dhe të rajonit dhe ka shumë mënyra që kombet tona të arrijnë te këto mundësi nëse bashkëpunojmë.

Derisa diskutuam se Kosova ka bërë një progres të fuqishëm në rrugën për integrimin në Evropë. Nënshkrimi I MSA-së paraqet një hap të madh në këtë drejtim. Këto fitore janë rezultat direkt i vullnetit të Kosovës për të bërë progres në dialogun me Serbinë të lehtësuara nga BE-në.

Vendimet e Kosovës nuk kanë qenë të lehta mirëpo aftësia për ti bërë ato për të mirë të vendit, quhet lidership. Unë jam këtu të ju sjell respektin e presidentit Obama për të ju përgëzuar për lidership.

SHBA-të përshëndet Kosovën për përparimet dhe përpjekjet në dialog me Serbinë. Ne nuk do të mbështesim asnjë marrëveshje që cenon integretitin dhe shtetin e Kosovës.

Ne kemi investuar shumë në Kosovë për ta lënë atë në rrezik. Dhuna është e papranueshme në Kuvendin e Kosovës. Në Kuvendin e Kosovës duhet të ketë një vend ku do të ketë debat ku njerëzit dëgjojnë njëri tjetrin në mënyrë paqësore.

Liria e shprehjes do të thotë se njerëzit kanë të drejtë të flasin. Duhet të gjindet një rrugë e përbashkët dhe kjo është kryesore për Kosovën. Ne në SHBA vijmë nga parti të ndryshme por kemi gjetur gjuhë të përbashkëta. Ne e kemi kuptuar këtë rrug që ta lëmë prapa luftën. Debati duhet të ndodhë në demokraci. Nuk ka vend për gaz lotsjellës në Kuvend. Të gjitha partitë duhet të largohen nga dhuna dhe të gjejnë rrugën e përbashkët. Rruga e përbashkët do të ishte që secili qytetarë të trajtohet i njëjtë pavarësisht, racës, gjinisë e orientimit seksual.

Kosova do të themeloj Gjykatën Speciale e cila do të merret me dyshimet e krimet të luftës. I kërkon liderëve të Kosovës të luftoj korrupsionin. SHBA do të qëndroj pranë Kosovës.

Ne kemi bashkëpunuar me Kosovën që të adresojmë çështjet e ekstremizmit të dhunshëm dhe kthimin e qytetarëve nga ISIS. Kosova po vendos shembull të rëndësishëm në rajon duke arrestuar persona të ndryshëm.

Mustafa: Populli gjithmonë mirënjohës ndaj SHBA-së

Kryeministri i vendit Isa Mustafa gjatë një konferencë që është duke e mbajtur për media me sekretarin e SHBA-së, John Kerry, ka falënderuar SHBA për mbështetjen dhe vazhdon të përkrah Kosovën në të gjitha aspektet.

“ E vlerësoj lartë përkrahjen e Amerikës për lirin e pavarësisë së Kosovës, dhe do të jemi gjithmonë mirënjohës për SHBA çka ka bërë dhe po bënë për Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri i deklaruar se Qeveria e Kosovës është e gatshme të dialogon me opozitën duke shtuar se Qeveria nuk e pranon dhunën e opozitës në Kuvend. / Zëri/

7 thënie të Ibrahim Rugovës

0

1 “Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e saj për vete,”

2. “…kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve.”

3. “Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë”

4. “Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë”

5. “…pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor.”
6. “Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.”

7. “Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.”

MASHT: E papranueshme të kërcënohen inspektorët

0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka reaguar ndaj kërcënimeve që janë bërë dje ndaj dy inspektorëve të arsimit, B. Halimi Zagragja dhe S. Sadriu, në vendin e tyre të punës.

MASHT thekson se kërcënimi vjen në kohën kur inspektorati i arsimit po fuqizohet në funksion të rritjes së rregullit dhe cilësisë në sistemin arsimor.

“Është e papranueshme që të kërcënohet kushdo për punën e tij, aq më parë kur kjo bëhet nga një mësimdhënës, misioni i të cilit është edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj. Ministria e Arsimit kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin masa përkatëse ndaj kërcënuesit, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Avokati i Limajt e quan qëllimkeqe ankesën për “Kleçkën

0

Është duke vazhduar shqyrtimi i rastit “Kleçka” në Gjykatën e Apelit.

Aktualisht Karim Khan, avokati i Fatmir Limajt është duke e kundërshtuar ankesën e Prokurorisë së EULEX-it ndaj vendimit të Gjykatës Themelore për dhjetë të akuzuarit për krime lufte.

Khan kërkoi që të hedhet poshtë ankesa e prokurorisë duke e quajtur atë qëllimkeqe.

Dhjetë ish-ushtarët e UÇK-së u shpallën të pafajshëm nga akuzat për krime lufte më 17 shtator 2013.