11.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6853

Festa e përgjakur!

0

Nga Jakup Krasniqi

Kur kohë më parë thash e shkrova, në fakt citova një urti të popullit askush nuk ia vuri veshin. E populli i urtë, ka ditur që përvojën e shekujve ta përmbledh në një fjali të vetme, siç është kjo: “Mos ia jep budallës shtagën se ta mëshon”! 28 Nëntori i këtij viti (2015) më se miri e konfirmon ketë. Aty u përgjaken idealistet, krijuesit e Republikës së pavarur e demokratike. Nga dje, me “rojet” e Republikës u dëshmua se Republika nuk është e pavarur nga Serbia, sesa për demokratike, as që mund të flitet! Dje u rrahën, u përgjakën dhe u burgosen njerëz që kanë bërë dhjetëra vite burgu për Republikën. Njerëz që kanë luftuar për Republikën dhe kanë dhënë edhe bijë e familjarë të afërm për Republikën dhe shumë të tjerë idealistë, e djem e vajza të reja te Republikës. Te Republikës së kapur nga “ata që e kanë zënë podinën”.

Nuk kam asnjë dyshim, ana më e dhimbshme e asaj që e pamë dje në orët e pasdite në Prishtinë, më 28 Nëntor, është mesazhi më i keq që u shkon gjeneratave të ardhshme: “Se nuk ia vlen të kesh ideal të luftosh për lirinë e Republikën”, se “Republikën e lirë” do ta qeverisin bijtë e “Enver Maxhunëve” te komanduar nga Ali Shukrit e Rrahman Morinet e kohës, të cilët kërkojnë që qytetarëve që guxojnë kundërshtojnë t’ju ndalet buka e t’ju futet në palcë frika për bukën, nëse doni me sigurua sundimin Tiranik me çdo kusht?! Kjo frikë i ka bërë të heshtin shumë njerëz që dikur nuk kanë hezituar t’ia vejnë përpara gjokset Perandorisë se Titos e te Millosheviqit, po ata, sot para tiranisë se Isa-Hashimit të heshtin, bile ndonjëri edhe te të shikon vëngër, pse po ua prish rehatin?! Madje edhe alamet Komandantësh te quajtur e të vetëquajtur të UÇK-së, i kanë shti veshët në lesh?!Ndoshta ketë po e bëjnë për “Atdhe”?! Për cilin atdhe? Kjo, ndoshta është ana më e dhimbshme e kësaj që po ndodh në mesin tonë. Siç është humbja e vullnetit për të luftuar për liri e demokraci dhe mbrojtur atdheun.

Nëse lexohen me kujdes lajmet që vijnë nga agjenci të huaja edhe ato flasin edhe pse ndoshta na mënyrë të kontrolluar e të sofistikuar, se në Kosovë u burgosen njerëzit që protestuan kundër marrëveshjeve te qeverisë së Kosovës të lidhura me Serbinë në Bruksel. Kështu po shkruajnë tri agjenci të tilla. Lexojeni:

“Reuters”: “Policë të maskuar e të armatosur me automatikë kanë arrestuar deputetin e njohur opozitar për shkak të akuzave lidhur me veprimet e tij në Kuvendin e Kosovës ku ka shpërndarë disa herë gaz lotsjellës, në kundërshtim të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë në Burksel”. Në cilin vend demokratikë të Botës Perëndimore, do të ndodhshin ato pamje makabre? Kohë më parë, në Rumani, pse u dogj një klub nate e protestuan 20.000 veta, Qeveria u dorëheq! Ani pse Rumania ka mbi 23 milion qytetarë. Krahasime të tjera nuk po bëjë, le t’i bëjë lexuesi.

“Associated Press”: “Policia e Kosovës ka hyrë brenda zyrave të VV-së, duke arrestuar dhjetëra aktivistë, përfshi edhe një nga liderët i cili kërkohej për veprimet brenda Kuvendit të Kosovës”. Aludimi është për arrestimin e Albin Kurtin. Edhe kjo agjenci në mënyrë profesionale vetëm njofton, por rezervohet nga komentimi, ndonëse njofton, se ndërhyrja e policisë ishte për veprimet brenda Kuvendit. Por, për veprimet brenda Kuvendit, deputetet kanë imunitet, por ata që kanë kapur çdo segment të pushtetit, nuk pyesin për imunitetin e deputetëve. Në ketë situatë, nuk po e di si po ndihet Isa që për një kohë bajagi të gjatë u “mundu” me ç’kapë pushtetin e kapur nga Hashimi, a u kap edhe ai apo çka u bë?!

Ndërsa “Yahoo Neës”: shkruan se “Policia e Kosovës sot ka arrestuar deputetin më të rëndësishëm opozitar së bashku edhe me dhjetëra aktivist ë të tjerë, pasi ai mori pjesë në një protestë në kundërshtim të një marrëveshje me Serbinë”. Kjo agjenci po thotë haptas se “u arrestua deputeti më i rëndësishëm i opozitës” dhe arsyeja e arrestimit është “kundërshtimi i një marrëveshje më Serbinë”. Ndonëse nga asnjëra agjenci nuk u tha se mbi bazën e cilit urdhër u ndërhy në selinë e një partie opozitare parlamentare!

Nuk e di, sesi në krejt ketë xhurulldi, po e ndien veten Kryetari i Kuvendit i cili ditë më parë foli për “ të turpshmen dhe të mirën”! Vërtetë, çka ka këtu “të mirë e të turpshme”?

Nga gjithë kjo që u tha, edhe nga agjencitë e huaja, a ka turp më të madh, që për hatër te Serbisë se Nikoliqit, Vuqicit e të Daciqit, që të gjithë në Kohën e Luftës në Kosovë ishin kuadro besnik te Millosheviqit, TË PËRGJAKEJ FESTA MË E MADHE KOMBËTARE E SHQIPTARËVE – 28 NËNTORI?

Unë në ketë Nëntor si idealist e si përpunues i betimit ushtarak të UÇK-së nuk jam ndjer mirë, e JU?

A do të ketë nesër Kuvend?

0

Nesër është paralajmëruar seance e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Atje do të mungojnë dy nga deputetët më të zëshëm të opozitës, Albin Kurti i arrestuar dje nga Policia e Kosovës, dhe Donika Kadaj Bujupi që tashmë është duke mbajtur masën prej një muaj paraburgim.

Përderisa dihet që qëndrimi i opozitës vazhdon të jetë i njëjtë, mos mbajtje të seancave përderisa nuk tërhiqet Qeveria nga dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, Kuvendi ka paralajmëruar edhe 35 pikat e rendit të ditës.

Nesër do të duhet të diskutohet, shqyrtohet dhe votohet për një rend të ditës mjaft të ngjeshur për kuvendarët kosovarë, për çka gjasat janë të vogla që të zhvillohet normalisht.

Më poshtë sjellim të plotë rendin e ditës të paralajmëruar nga kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, Seanca e ditës së hënë, datë 30.11.2015, ora 11:00.

Rendi i Ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik,

17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin,

18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sigurimet,

19. Zgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordi t të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

21. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

22. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

23. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

24. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës,

25. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014,

26. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,

27. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër,

28. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,

29. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014,

30. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014,

31. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,

32. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit,

33. Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit

“Adem Jashari” në Prishtinë,

34. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,

35. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.

Rama: 29 nëntori kurajë për luftën kundër armikut të ri

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se 29 nëntori i këtij viti është edhe më reflektues se të mëparshmit dhe jep kurajën dhe forcën e shembullit që nevojitet për të përballuar armikun e ri të jetës prej njerëzish të lirë.

“Parafytyrimet që ushqen 29 nëntori i sotëm janë më të gjalla se të shumë 29 nëntorëve të shkuar. Pikërisht sepse sot ne ndjehemi të kërcënuar haptazi nga diçka fort e ngjashme, edhe më e errët sesa nazizmi, në formën e vet të organizmit dhe të shfaqjes nëpër trupin e botës së lirë. Prandaj dhe sot 29 nëntori duket ende më i çmuar, më frymëzues, më inkurajues, sesa ç’mund të na jetë dukur kur armiku i njerëzimit nuk ishte shfaqur ende me të gjithë egërsinë vrastare të vetëm dy javëve më parë”, u shpreh Rama.

Duke u ndalur tek përkujtimi i atyre që humbën jetën për çlirimin e Shqipërisë, Rama theksoi se sot ata shërbejnë dhe si një thirrje për të luftuar armikun e ri.

“Mirënjohje për dëshmorët e luftës antifashiste nacionalçlirimtare, ne e kemi shprehur në çdo 29 nëntor, por mirënjohja e sotme është ende më e thellë. Sot, 29 nëntori nuk na e përçon vetëm ndjenjën e krenarisë dhe të respektit, për ç’ka ata bënë si shqiptarë duke çliruar dhe nderuar Shqipërinë, por dhe kurajën dhe forcën e shembullit që na nevojitet për të përballuar armikun e ri të jetës sonë prej njerëzish të lirë. Njësoj si atëherë kur mostra naziste u shfaq si gjer në dhëmb në rrugën e qytetërimit tonë edhe sot kur një tjetër forcë është shfaqur e armatosur me përçmimin më ekstrem të njeriut për vetveten. Sfida e këtij qytetërimi që i përkasim është të fitojë luftën pa humbur paqen”, tha Rama.

Në pritjen e mbajtur në ambientet e Kryeministrisë me rastin e 71-vjetorit të çlirimit ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të politikës, diplomatë të akredituar në Shqipëri si dhe shumë figura të njohura në vend. /Top Channel

Spahiu i frikësuar: VV po vjen në pushtet, Albini ka me e ekzekutu Isën e Hashimin

0

Fjalimi i Albin Kurtit në manifestimin e të shtunës dhe arrestimi i tij e ka frikësuar analistin Nexhmedin Spahiu.

Ky i fundit është i bindur se pas këtyre veprimeve të gabuara të ekzekutivit Vetëvendosje do të vije në pushtet.

E atëherë, Spahiu mendon se thyerja e dyerve të partive të Isa Mustafës e Hashim Thaçit do të jetë më së paku që do të bëjë Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

“Ua konfiskon shtëpitë, zyrat e pasurinë edhe ka me i ekzekutu, se kjo është mendësia e Albinit”, ka thënëai.

Sipas Spahiut, Kurti nuk do të ndalet vetëm me liderët e partive në pushtet. Ai është i frikësuar edhe për veten.

“Në fjalimin e tij ka kry punë me Isën e Hashimin, e ia nisi me na sulmu mu e Matoshin”, shtoi ai. /Klan Kosova/

Rexhep Selimi: Pushka top ju baftë !

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi përmes një postimi në Facebook thotë se ajo çfarë bëri dje qeveria kundër opozitës nuk ishte veçse një bastisje.

“Ishte operacion luftarak i armatosur kundër opozitës”, shkruan ai.

Pjesa tjetër e postimit të Rexhep Selimit:

Ne e kishim thënë edhe më herët për manifestimin e 28 Nëntorit, ne kemi festë – qeveria ka panik.
Por çfarë bëri Qeveria në panikun e saj? Ktheu armët kundër opozitës.
Nuk ka dëshmi tjetër më te kjartë se Qeveria Thaçi-Mustafa është një regjim qyqar i cili është në panik.
Pra, regjimi i ka kthyer tytat në drejtimin e gabuar. Sepse do të vazhdojmë ta kundërshtojmë Serbinë dhe cilindo që merr anën e saj. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë Zajednicën dhe cilindo që e mbron atë. Thaçi e Mustafa le t’i mbrojnë ato, pra. Kurse ne do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë edhe me më vendosshmëri. E për ta bërë një gjë të tillë ne nuk kemi frikë!
“Pushka top ju baftë”, thotë një fjalë e popullit.
Kur jemi ne rrugën e drejtë ne bëjmë vetëm një gjë, ecim përpara!

Bushati: Burgosja e Kurtit tregon se Kosova nuk është vend normal

0

Burgosja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, vetëton se Kosova është një shtet jonormal, i padrejtë dhe jo i besueshëm, ka shkruar analisti politik Andi Bushati në një koment të tij për burgosjen e djeshme të Kurtit.

“Burgosja e Albin Kurtit është trofeu që ai kërkoi dhe njëkohësisht turpi i Kosovës”, ka shkruar Bushati, njofton Klan Kosova.

Ai shkruan se edhe ata që nuk ndajnë të njëjtat ide dhe parime me Kurtin e kanë të lehtë të vërejnë “se në një vend të udhëhequr nga një klikë që nuk i ndahet pushtetit, në një vend ku gjysma e politikanëve kanë të shkuar kriminale dhe gjysma tjetër të sotme të korruptuar, shkon në burg një i ri që as nuk ka vrarë, as nuk ka vjedhur kurrë”.

“Se në Kosovë qenka më e lehtë të prangosesh se mbron idetë e tua, sesa ta pësosh këtë fat si trafikant organesh, rrëmbyes pronash, apo fabrikues tenderësh”.

Shkrimi i plotë të Andi Bushatit!

Prangat e Albin Kurtit, turpi i Prishtinës

Ndoshta sot ka shumë njerëz që mendojnë se Albin Kurti e meritonte të shkonte ne burg. Se ai nuk mund të godiste me gaz lotsjellës në sallën e Parlamentit të Kosovës. Se ai nuk duhej ti fshihej dhe ta sfidonte policinë dhe prokurorinë që e kërkonin prej më shumë se dhjetë ditësh. Se ai nuk mund të ndalojë me dhunë, një proces të cilin populli nuk e ka mandatuar ta pengojë me votë.

Po, ndoshta sot ka shumë të tjerë, që edhe pse mund të jenë kundër burgosjes, nuk e përkrahin degjenerimin e Vetëvendosjes drejt dhunës. Nuk janë me justifikimin që lëvizja gjen për humbjen e kauzave të saj. Nuk janë për populizmin e ekzagjeruar nacionalist.

Ata nuk e kuptojnë dot se si Albin Kurti do të rrëzojë sot me çdo mjet kryeministrin Isa Mustafa me të cilin deri dje donte të ndante pushtetin.

Nuk e perceptojnë dot se si një puritan si ai, mund të fshihet në strehën e Ramush Haradinajt apo të bëjë kauzë të përbashkët me Fatmir Limajt

Shumëkush mund të jetë kundër këtij revolucionari permanet, pa dyshim liderit më të lexuar të Kosovës së sotme, politikanit më rrezikshmërisht idealist dhe më sfidues ndaj krejt klasës politike kriminale dhe të korruptuar.

Po, për Albin Kurtin, njeriun që këtë 28 nëntor ngriti grushtin lart për folur sërish për bashkimin me Shqipërinë, mund të ketë shumë vërejtje dhe pakënaqësi. Por, gjithsesi, arrestimi barbar në zyrat e partisë së tij dhe më pas dënimi me 30 ditë burg (I treti që këtë radhë i vjen nga policia e shtetit të pavarur të Kosovës, pas prangosjeve që i bëri klika gjakatare e Millosheviqit dhe burokratët endacakë të UMNIK-ut) është një shfaqe e turpshme për Kosovën.

Jo vetëm për “përkimin” se ai u zgjodh të prangosej në të vetmen ditë që simbolizon bashkimin e shqiptarëve.

As për faktin se një vend që burgos një lider opozite dhe 90 mbështetës të tij i vë një njollë të errët vetes.

Por, për shumë më tepër sesa kaq.

Sepse çdokush që mund të mos ndajë të njëjtat ide dhe parime me Albinin e ka të lehtë të vërë re një fakt të thjeshtë. Se në një vend të udhëhequr nga një klikë që nuk i ndahet pushtetit, në një vend ku gjysma e politikanëve kanë të shkuar kriminale dhe gjysma tjetër të sotme të korruptuar, shkon në burg një i ri që as nuk ka vrarë, as nuk ka vjedhur kurrë.

Se në Kosovë qenka më e lehtë të prangosesh se mbron idetë e tua, sesa ta pësosh këtë fat si trafikant organesh, rrëmbyes pronash, apo fabrikues tenderësh.

Në këtë kuptim “viktimizimi” përmes burgosjes, të cilën me sa duket, ai e ka provokuar në mënyrë të skajshme, i shërben më shumë se shumëçka aksionit politik të Albin Kurtit. Sepse ai luan rolin e një pasqyre për të treguar faqe të gjithë botës që lideri de facto i Vetëvendosjes, nuk po bën burgun e tij, por të tjetërkujt. Se ai është në qelinë ku dihej të ishin sot pjesa më e madhe e elitës politike kosovare.

Prandaj këto pranga bëjnë lojën e Albinit. Ato vërtetojnë se Kosova ashtu sikurse thotë ai nuk është as një shtet normal as një shtet i drejtë dhe i besueshëm.

Prandaj burgosja e Albin Kurtit është trofeu që ai kërkoi dhe njëkohësisht turpi i Kosovës.

Opozita: Qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar

0

Ka përfunduar takimi në mes partive opozitare. I pari që ka folur ka qenë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se veprimi për tu arrestuar Albin Kurti nuk ka qenë i drejtë. Megjithatë Haradinaj ka shtuar se opozita qëndron e bashkuar dhe e fortë.

“Dje në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje jo e mirë jo e drejt. Janë sulmuar zyret e një partie opozitare. Kushdo që pajtohet me këto fakte është gabim. Para kësaj kemi pasur një tjetër ngjarje ku kemi pasur manifestimin me një pjesë marrje të madhe nga të gjitha trevat. Opozita është e bashkuar dhe e fortw. Qeveria për hakmarrje qeveria reagoi si dje.

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në manifestimin e djeshëm me përpjekjet tona. Marrëveshjet janë anuluar nga qytetarët dhe kjo qeveri e ka të pa mundur ti zbatoj marrëveshjet. Tashmë qytetarët I kanë shpallë të pavlefshme dhe është fitore e jona”, ka thene Haradinaj.

Ndërkohë kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë:

Falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në manifestimin e djeshëm me përpjekjet tona. Marrëveshjet janë anuluar nga qytetaret dhe kjo qeveri e ka të pa mundur ti zbatoj marrëveshjet. Tashmë qytetarët I kanë shpallë të pavlefshme dhe është fitore e jona

Fatmir Limaj në anën tjetër ka shtuar:

Kemi pasur manifestim paqësor u falënderoj të gjithë sepse qytetari prezantoj me prezencën e tyre fizike se marrëveshjet janë të dëmshme.

Pushteti duke parë masën e madhe të qytetarëve nga tmerri i qytetarëve dhe ky pushtet u kthyer në regjim dhe pushtet policor. Ata shtypen një parti politike opozitare./Zeri/

Tre liderët opozitar ende në takim

Tre liderët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj që një orë kanë hyrë në takim në selinë e AAK-së. Sipas gazetares tonë nga selia e AAK-së, ata ende nuk kanë dalë nga ky takim.

Ky takim është thirr një ditë pas manifestimit paqësor të opozitës dhe dhunës së shkaktuar pas arrestimit të Albin Kurtit në selinë e Vetëvendosjes.
Po ashtu me paraqitjen e djeshme të Kurtit para manifestuesve, është vërejtur pakënaqësi tek lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ishte larguar më herët nga manifestimi. /Indeksonline/

Erdogan: Incidenti me avionin rus, më ka trishtuar

0

Presidenti i Turqisë, Erdogan, deklaroi dje se ndihet i trishtuar për rrëzimin e avionit luftarak rus nga forcat turke në kufirin sirian. Erdogan tha se do të donte që incidenti të mos kishte ndodhur dhe shpreson që të mos përsëritet më. Deri tani, lideri turk ka refuzuar që t’i kërkojë ndjesë Rusisë e madje ka paralajmëruar Moskën “të mos luajë me zjarrin” në operacionet e saj në Siri. Deklaratat e Erdogan u bënë ndërsa Turqia lajmëroi qytetarët e saj që të shmangnin udhëtimet e panevojshme në Rusi. Erdogan ka kërkuar ndërkohë një takim me homologun e tij rus, por Putin ka deklaruar se, para se të zhvillohet një takim i tillë, Turqia duhet të kërkojë ndjesë. “Ne do të donim që kjo të mos kishte ndodhur, por ndodhi. Shpresoj që diçka e tillë të mos ndodhë më”, deklaroi Erdogan. Analistët thonë se shprehja e trishtimit nga Ankaraja, është një degë ulliri që i zgjatet Moskës.

Sipas ekspertëve, kjo ftohje mes palëve shkon vetëm në favor të Shtetit Islamik, pasi këto dy vende, duhet të jenë të bashkuara kundër tij, pa llogaritur humbjet ekonomike dypalëshe, nëse masat reciproke vazhdojnë. Ndërkaq, Rusia po forcon mbrojtjen e asaj antiajrore në Siri me afrimin e kryqëzorit “Moskva” në brigjet e Latakias dhe dërgimin e raketave të reja në bazën e saj kryesore ushtarake në këtë vend. Sistemi ajror me rreze të gjatë veprimi i “Moskva”-s, do të jetë mbështetje e madhe për bombarduesit rusë, si dhe raketat S-400 të dërguara të enjten në Hmeimim, vetëm 50 km larg kufirit me Turqinë. Baza në fjalë përdoret rregullisht nga avionët rusë që prej 30 shtatorit për sulmet e tyre ajrore kundër rebelëve që luftojnë regjimin e Bashar Al-Assad-it. Përplasjet mes dy vendeve që prej rrëzimit të avionit rus të martën, vazhdojnë me luftën e deklaratave e paralajmërimeve.

“Rusia t’i mbështesë me prova akuzat e saj, ashtu siç bëri Turqia me regjistrimet audio apo pamjet e radarit”, tha Presidenti turk dy ditë më parë. Ministria ruse e Mbrojtjes përmes pohimeve të kreut të aeronautikës, Viktor Bondarev, reagoi duke pohuar se dy F16-tat turq që rrëzuan Su-24-tën e Moskës, kanë qenë duke fluturuar mbi zonë për një orë e 15 minuta në lartësinë e 2.400 metrave, çka tregon sipas tij, se goditja e turqve ishte e paramenduar, me pak fjalë, një pritë e vërtetë. Të premten, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, njoftoi anulimin e udhëtimeve pa viza me argumentin se qeveria e Turqisë i kishte “kaluar caqet e asaj që mund të konsiderohet ‘e pranueshme’”. Po ashtu, një sërë masash me karakter ekonomik e tregtar, u njoftuan dy ditë më parë nga Kremlini, duke sjellë frikë të motivuar për anulimin edhe të projekteve madhore mes dy vendeve në fushën e energjetikës, të cilat u vulosën vetëm pak kohë më parë gjatë vizitës së cilësuar “shumë të suksesshme” të kreut të Kremlinit në Ankara.

Pakënaqësia me politikën shkon shumë thellë

0

Ali HERTICA
Atyre që mund të më dëgjojnë, i them: mos u dëshpëroni. Mjerimi që tash është mbi ne nuk është asgjë tjetër veçse kalimi i lakmisë – hidhërimit të njerëzve që i frikësohen progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin, dhe fuqia që ata morrën nga populli do t’i kthehet popullit. Dhe për derisa njerëzit vdesin, liria kurrë nuk do të shuhet.

Por, mënyra për të marrë përfshirjen personale dhe pjesëmarrjen nuk është për njerëzit që të marrin pjesë në gjithnjë e më shumë vendime të qeverisë

Por për të bërë që qeveria të zvogëloi zonën e vendimit mbi të cilën ajo drejton dhe si pasojë të lënë qytetarin privat tek ‘pjesë’, nëse do që të jetë fjala modë, duke e bërë më vendimeve të tij.

Reputacion për të e kanë bërë një nga fjalimet më të e Përfaqësuesve e ka dëgjuar ndonjëherë komentoi se “ndërgjegjja nuk ka më shumë të bëjë me trimërisë se ajo ka me politikën”. Anatole France ishte ndoshta më e ashpër: “. Unë nuk jam aq i lirë nga të gjithë talentet si të merrem me politikë”
Por ne nuk mund të shkarkojë kritikat pranishëm aq lehtë sa se. Pakënaqësia me politikën shkon shumë t thellë si këtu dhe jashtë vendit. Njerëzit kanë pa me dyshim të ardhmen e sistemit demokratik dhe institucioneve të saj. Ata besojnë politikanët dhe kanë pak besim në të ardhmen.
Le të përpiqemi për të vlerësuar se si dhe pse ne kemi arritur të kalojë këtë. Cili është shpjegimi? Duke folur në përgjithësi unë mendoj se ne nuk kemi asimiluar ende shumë nga ndryshimet që kanë ardhur nëvitet e fundit.

Së pari, unë nuk mendoj se ne e kuptojmë sa duhet se si sistemi ynë demokratik është i pranishëm. Ne ende kemi relativisht pak përvojë e efektit të ekskluzivitet universal e cila nuk ka ardhur deri në vitin 2015. Dhe zgjedhjet e para në këtë vend, të cilat u luftuan në parimin e një person një votë Pra, ne jemi ende në fazat e hershme që kanë të bëjnë me problemet dhe mundësitë e paraqitura nga të gjithë të paturit e një votimi.
Së dyti, kjo dhe të tjerë faktorë kanë quar në një strukturë të ndryshme politike partiake. Tani ka pak vend për anëtarë të pavarur dhe polemikat që më parë janë zhvilluar jashtë palëve në një numër të madh të masave tani duhet të mbahet brenda. Nuk është, por duhet të ketë vend për një shumëllojshmëri të opinioneve mbi tema të caktuara në kuadër të parimeve të gjera të përgjithshme në të cilën secila palë është e bazuar.
Së treti, nga struktura politike e partisë është rritur programin e detajuar e cila është vendosur para elektoratit. Kthimi në pushtet në një program të tillë ka quar në një doktrinë të re që partia në pushtet ka një mandat për të kryer çdo gjë në manifestin e tij. Unë vetë dyshoj nëse zgjedhësit me të vërtetë po e mbështetni çdo veçanti kur kthehen një qeveri në pushtet.
Kjo praktikë moderne e një programi zgjedhor, besoj, ka ndikuar qëndrimet e disa zgjedhësve, të gjithë shumë shpesh e tani është pyetur ‘çfarë ju do të bëni për mua? “, Duke lënë të kuptohet se programi është një seri e premtimeve në këmbim të votave. E gjithë kjo ka quar në një marrëdhënie kurioz midis zgjedhësëve dhe të zgjedhurëve. Nëse zgjedhësi dyshon politikanin e bërë premtime thjesht për të marrë votën e tij, ai e përçmon atë, por në qoftë se premtimet nuk janë të ardhshme ai mund të refuzojë atë. Unë besoj se partitë dhe zgjedhjet janë për më shumë se listat rivale të premtimeve -në të vërtetë të ndryshme, në qoftë se ata nuk ishin, demokracia zor se do të jetë me vlerë ruajtur.
Së katërti, të zhvillimi i gjerë dhe të gjithë- e shtetit social është gjithashtu relativisht i ri, jo vetëm këtu, por në vende të tjera.Iu do të kujtoj se një nga katër liritë e mëdha në deklarimin e kohës së luftës të Presidentes ishte “liria nga varfëria.” Që atëherë në botën perëndimore ka pasur një sërë masash të hartuara për të dhënë siguri më të madhe. Unë mendoj se do të ishte e vërtetë të thuhet se nuk ka më një luftë për të arritur një siguri themelore. Më tej, ne kemi një brez të plotë të ri jeta e tërë e të cilit ka qenë e jetuar në sfondin e shtetit social. Këto zhvillime duhet të ketë pasur një efekt të madh në pamjen dhe qasjen e popullit tonë edhe në qoftë se ne ende nuk mund ta vlerësojmë atë siç duhet.

Së pesti, një nga efektet në përhapjen e shpejtë të arsimit të lartë ka qenë për të pajisur njerëzit për të kritikuar dhe pytur çdo gjë. Disa prej tyre duket se kanë ndalur aty në vend që të shkojnë për në fazën tjetër e cila është për të arritur në besime të reja apo për të ripohuar ato të vjetra. Ju ndoshta do të kujtohet duke parë në shtyp raportin që lideri studenti Daniel Cohn-Bendit cilit i është dhënë një diplomë në rezultatin e punës së tij të fundit. Ekzaminerët tij tha se ai e kishte paraqitur një seri të pyetjeve inteligjente. I rëndësishëm? Ai gjithashtu gjeti një seri përgjigje inteligjente.

Së gjashti, ne kemi shumë më tepër informacion në lidhje me ngjarjet se kurrë më parë dhe që ardhjen e televizionit, lajm i paraqitet shumë më gjallërisht. Kjo është shumë më e vështirë të injorojnë situatat të cilat keni parë në film me sytë tuaj se në qoftë se ju kishte lexuar vetëm për ta, ndoshta skimming faqen tepër nxitim. Televizioni nuk është thjesht një mjet shtesë të komunikimit,ky është një medium i cili për shkak të mënyrës ajo paraqet gjërat po ndikon radikalisht gjykimet që kemi për të bërë në lidhje me ngjarjet dhe në lidhje me njerëzit, duke përfshirë edhe politikanët.

Së shtati, idealizmi ynë prej natyre ndërkombëtare ka marrë shumë goditje të keqe. Shumë prej njerëzve tanë kanë besuar se në qoftë se përfaqësuesit e të gjitha partive së bashku pa pasion do të diskutonin problemete, me maturi dhe vullnetit të mirë do t’i udhëzojë në përfundime të urtë Por në praktikë një numër nuk votojnë sipas drejtës se gabuar edhe kur ajo është një rast i qartë për ne,sipas përshtatje të tyre kombëtare. Dhe disa nga fjalimet dhe propagandës për të shpjeguar veprimet e zhurmshme do të bëjë engjëjt të qajnë, si dhe elektorati.

Të gjitha këto gjëra janë një shpjegim i pjesshëm i zhgënjimit dhe të mosbesimit qeveritar e partiak sot. Ndryshimet kanë qenë të jashtëzakonshme dhe unë nuk jam i befasuar se i gjithë sistemi është në pyetje. I mirëpritur skepticizëm të shëndetshme dhe në pyetje. Kjo është puna jonë vazhdimisht për të Retest e supozimet e vjetra dhe për të kërkuar ide të reja. Por ne nuk duhet të përpiqemi për të gjetur një përgjigje e pandryshueshëm që do të zgjidhë të gjitha problemet tona për asnjë mund të ekzistojnë.

Ju mund të dini historinë e ushtarit të fatit të cilët dikur kërkoi Sfinksin për të zbuluar urtësinë hyjnore të moshave në një fjali, dhe Sfinksi tha: “A mos presin shumë.” Në këtë frymë dhe në sfondin e kam skicuar, le të përpiqemi për të analizuar çfarë ka shkuar keq.

Filloi me një dëshirë nga ana e popullit për më shumë ndërhyrjen e qeverisë në sfera të caktuara. Por erdhi një kohë kur sasia e ndërhyrjes aq e madhe se ajo nuk do të mund të ushtrohet në praktikë nga qeveria, por vetëm gjithnjë e më shumë zyrtarë apo burokratët. Tani është e vështirë e pamundur për njerëzit që të merrni si zyrtar të bërë vendimin dhe kështu në mënyrë paradoksale edhe pse shkalla e ndërhyrjes është më e madhe, qeveria është bërë gjithnjë e më shumë të largëta nga sovrani. Rezultati i tanishëm i procesit demokratik, pra ka qenë një autoritarizmi në rritje.

Kohët e fundit gjithnjë e më shumë artikuj tipar janë shkruar dhe fjalime bërë për përfshirjen e njerëzve më të ngushtë me vendimet e qeverisë dhe duke u lejuar atyre të marrin pjesë në disa nga këto vendime.

Por mënyra për të marrë përfshirjen personale dhe pjesëmarrjen nuk është për njerëzit që të marrin pjesë në gjithnjë e më shumë vendime të qeverisë, por për të bërë që qeveria të zvogëluar zonën e vendimit mbi të cilën ajo drejton dhe si pasojë të lënë qytetarin privat tek ‘pjesë’, nëse do që të jetë fjala modë, duke e bërë më e vendimeve të tij. Ajo që na duhet tani është një shkallë shumë më të madh të përgjegjësisë personale dhe vendim, tani më shumë pavarësi nga qeveria, dhe një reduktim krahasuese në rolin e qeverisë.

Kundër nënshtrimit qeveritar ndaj Serbisë

0

Albin Kurti

Në Kuvendin e Serbisë, përveç dy deputetëve shqiptarë atje, nuk kishte asnjë deputet që ishte për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Po ashtu, asnjë ministër a zëvendës-ministër në Qeverinë e Serbisë nuk ishte për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Në anën tjetër, në Kuvendin e Kosovës shumica e deputetëve, për shkak të koalicionit PDK-LDK-Srpska, janë për ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë. Asnjë ministër a zëvendësministër i Qeverisë së Kosovës nuk doli kundër ‘Zajednicës’ së Serbisë! Pra, në Beograd politikanët serbë janë unikë kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Në Prishtinë, ne politikanët shqiptarë jemi të ndarë rreth Serbisë dhe apetiteve të saj! Skena politike në Kosovë nuk është e ndarë si opozitë-pozitë për pushtet në Kosovë, por është ndarë për e kundër ‘Zajednicës’ nga shteti i Serbisë. Pyka në politikën kosovare është serbe.

Fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO është e keqja më e vogël që Serbia ia ka bërë Kosovës. Të këqijat e tjera që na i ka bërë e po na i bën Serbia janë më të mëdha e shumë më të mëdha se kaq, por ja që për ato asnjë fjalë asnjëherë nuk e thotë Qeveria. Mustafa e Thaçi heshtën edhe për bllokimin e librave shkollorë shqip në terminalin doganor në Preshevë. Ama bash asnjë fjalë s’e tha asnjëri prej tyre për nxënësit shqiptarë që mbetën pa librat shqip.

Veçse kjo heshtje e përgjithshme e Qeverisë së Kosovës gjithsesi e ka edhe një ambient të përshtatshëm në shoqëri e posaçërisht në medie. Disi edhe elitës kosovare vazhdimisht po duhet t’ua përkujtojë Serbia se kush është ajo. Elita kosovare është bërë porsi një kompjuter me RAM memorie pa hard disk. U kujtuan për Serbinë armike e keqbërëse, u kujtuan për ndërprerje ose ridimensionim të dialogut me Serbinë, vetëm pasi që Kosova nuk u pranua në UNESCO. Për elitën kosovare Serbia është e keqe vetëm nëse është vazhdimisht e keqe.

Jo rastësisht në thumb të kësaj elite prej opinionistësh ndodhet ‘dhuna opozitare’. Polarizimi aktual në Kosovë ka nxjerrur në pah diç shumë të rëndësishme: nëpër debatet televizive po demaskohen analistët! Në neutralitetin e tyre po shihet se kanë qenë bukur pranë qeverisë e mjaft larg opozitës. Shumica e këtyre opinionistëve neutralë doli se janë një hap larg qeverisë dhe pesë hapa larg opozitës! I këtillë na paska qenë neutraliteti i tyre. Ata kanë qenë të paanshëm në kuptimin që s’kanë qenë identik me pozicionin as të qeverisë dhe as të opozitës së bashkuar, mirëpo fare nuk kanë qenë të baraslarguar në këtë ‘paanshmërinë’ e tyre.

Të gjithë opinionistët e paanshëm që flasin një herë për ‘dhunën’ e opozitës së bashkuar apo të VETËVENDOSJE!-s do të duhej të flasin 10 herë për dhunën e plaçkitjes së dhomave të dëshmive në policinë e Kosovës ku u vodhën droga, ari dhe dosjet, apo jo? Por ja që këtë nuk e bëjnë pothuajse asnjëri prej tyre. Dhe, duhet kritikuar 20 herë ‘Zajednica’ e Serbisë dhe ‘Demarkacioni’ me Malin e Zi, 10 herë dhuna policore në rrugët e Prishtinës dhe nëpër stacione të policisë, e vetëm njëherë gazi e spreji lotsjellës në Kuvend si dhe gurët në duart e protestuesve të paarmatosur përballë policëve specialë të armatosur gjer në dhëmbë. Përndryshe, s’ka kuptim ky farë ‘opinioni neutral’.

Qeveria e Kosovës moti ia ka mbyllur me shul derën popullit të Kosovës andaj tash ai ia theu xhamat e dritareve asaj. Prona shtetërore e publike është uzurpuar nga kjo qeveri kuislinge e ‘Zajednicës’. Ne nuk po dëmtojmë diçka që është e popullit por diçka që i është marrur popullit, i është uzurpuar atij. Dëmet materiale nuk janë më dëmtime të pronës së popullit por dëmtime të qeverisë anti-popullore. Dhe, jo vetëm kaq. Të gjithë policët e lënduar në të kaluarën, të gjithë policët që mund të lëndohen në të ardhmen, duhet t’i kërkojnë llogari qeverisë pse nuk po tërhiqet prej pazareve të tyre me Serbinë dhe Malin e Zi ku Kosova shitet më lirë se badihava.

Qeveritarët kosovarë me në krye Isa Mustafën duket se janë të obsesionuar me pronat private dhe indiferentë ndaj territorit të shtetit. Pra, ata sillen si biznesmenë meskinë e jo si përfaqësues dhe dalzotës të popullit. Njëmend ‘Zajednica’ është pasojë e Marrëveshjes së 19 prillit 2013 para se të jetë e asaj të 25 gushtit 2015. Mirëpo, pa këtë marrëveshjen e Isës me Vuçiqin, ajo e Thaçit me Daçiqin nuk do të konkretizohej praktikisht. Sigurisht që strukturat shtetërore të Serbisë në Kosovë kanë mundur ta shpallin ‘Zajednicën’ e komunave me shumicë serbe. Mirëpo, çështja që shtrohet këtu është pse këtë shpallje t’ia bëjë ‘Zajednicës’ vetë shteti i Kosovës përkatësisht qeveria Mustafa?! Kur ta thyejnë këmbën, më mirë është të mos e vësh në gjips fare sesa ta vësh gjipsin e një kallëpi të gabueshëm i cili mandej do të detyrojë ta thyesh sërish këmbën, por asaj radhe t’ia thyesh vetes këmbën!

Nuk mund të rrinë në Kosovë edhe Republika jonë edhe ‘Zajednica’ e Serbisë. Prandaj do të bijnë ose Qeveria ose ‘Zajednica’ ose të dyja këto. Mustafa e Thaçi po i konsiderojnë pazaret e tyre me Serbinë e Malin e Zi sikur të ishin libra të shenjtë. Qeveria e Kosovës nuk po e mbron shtetin e Kosovës nga Serbia, por po e demonstron pushtetin e saj mbi opozitën. Këso nënshtrimi ndaj Serbisë moti s’ka pasur kush në Kosovë. ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë mund ta mbrosh ose nga gjendja e mazokistit ose nga pozita e serbofilit ose nga rrethana e të shantazhuarit.