Rama: 29 nëntori kurajë për luftën kundër armikut të ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se 29 nëntori i këtij viti është edhe më reflektues se të mëparshmit dhe jep kurajën dhe forcën e shembullit që nevojitet për të përballuar armikun e ri të jetës prej njerëzish të lirë.

“Parafytyrimet që ushqen 29 nëntori i sotëm janë më të gjalla se të shumë 29 nëntorëve të shkuar. Pikërisht sepse sot ne ndjehemi të kërcënuar haptazi nga diçka fort e ngjashme, edhe më e errët sesa nazizmi, në formën e vet të organizmit dhe të shfaqjes nëpër trupin e botës së lirë. Prandaj dhe sot 29 nëntori duket ende më i çmuar, më frymëzues, më inkurajues, sesa ç’mund të na jetë dukur kur armiku i njerëzimit nuk ishte shfaqur ende me të gjithë egërsinë vrastare të vetëm dy javëve më parë”, u shpreh Rama.

Duke u ndalur tek përkujtimi i atyre që humbën jetën për çlirimin e Shqipërisë, Rama theksoi se sot ata shërbejnë dhe si një thirrje për të luftuar armikun e ri.

“Mirënjohje për dëshmorët e luftës antifashiste nacionalçlirimtare, ne e kemi shprehur në çdo 29 nëntor, por mirënjohja e sotme është ende më e thellë. Sot, 29 nëntori nuk na e përçon vetëm ndjenjën e krenarisë dhe të respektit, për ç’ka ata bënë si shqiptarë duke çliruar dhe nderuar Shqipërinë, por dhe kurajën dhe forcën e shembullit që na nevojitet për të përballuar armikun e ri të jetës sonë prej njerëzish të lirë. Njësoj si atëherë kur mostra naziste u shfaq si gjer në dhëmb në rrugën e qytetërimit tonë edhe sot kur një tjetër forcë është shfaqur e armatosur me përçmimin më ekstrem të njeriut për vetveten. Sfida e këtij qytetërimi që i përkasim është të fitojë luftën pa humbur paqen”, tha Rama.

Në pritjen e mbajtur në ambientet e Kryeministrisë me rastin e 71-vjetorit të çlirimit ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të politikës, diplomatë të akredituar në Shqipëri si dhe shumë figura të njohura në vend. /Top Channel

Më Shumë

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Lajmet e Fundit