14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6874

Mytaher Haskuka akuzon Hashim THaçin

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, përmes një postim në rrejtin social Facerbo,k ka akuzuar ministrin e jashtëm dhe njëherit zv kryeminstrin, Hashim Thçin se ka privatizuar shtetin e Kosovës sa që qeverinë e njejtëson me shtetin.

Ky është reafim i plotë i Haskukës:

H.Thaci qaq shumë ka privatizu shtetin sa që thotë që qeveria është shteti.
Pra ai barazon pushtetin me shtetin. Njëjtë si bën Putini në Rusi, Kim Jong -un në Korenë Veriore, gjenerali Sisi në Egjipt…

Franca mobilizon 115 mijë policë, valë sulmesh mbi pozicionet e ISIS

0

Ashtu siç pritej, avionët bombardues francezë kanë intensifikuar sulmet ajrore në vendndodhjet e Shtetit Islamik në Raka. Bëhet fjalë për sulmin e dytë brenda dy ditëve në veri të Sirisë. Ministria franceze e Mbrojtjes përmes një komunikate, bëri me dije se janë shkatërruar një qendër trajnimi dhe një qendër komande e ISIS. Sulmet janë kryer në koordinim me forcat amerikane, vijon Ministria, çka vërteton përforcimin e mardhënieve mes dy vendeve pas masakrës së 13 nëntorit në Paris.

Këto zhvillime përkojnë me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri në Paris. Kerri tha se përplasja me militantët e Shtetit Islamik nuk është përplasje kundër qytetërimit, dhe se ata janë “përbindësha psikopatë”. Nga ana e saj Franca ka mobilizuar 115 mijë policë, xhandarë dhe ushtarë pas sulmeve terroriste në Paris, gjatë të cilave humbën jetën 129 persona. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve tha se “ky mobilizim mbulon të gjithë territorin e vendit dhe do t’i garantojë mbrojtje popullit francez”.

Koalicionit të sulmeve në Raka i është bashkuar edhe Moska. Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu deklaroi se avionët rusë kanë sulmuar gjithashtu epiqendrën e ISIS në Raka, në bashkëpunim me forcat franceze.

Ndërkohë e përditshmja franceze “Le Monde” raporton se autoritetet franceze kanë identifikuar me shumë mundësi njërin prej xhihadistëve të videos ku ISIS merr përsipër aktin terrorist. Ai është Fabien Clain, 36 vjeç me origjinë nga Tuluza. Sipas inteligjencës franceze, Clain konsiderohet si një prej themeluesve të një grupimi xhihadist. Ai është dënuar me 5 vite burg në vitin 2009, më pas u nis për në Irak ku u bashkua me këtë grupim.

Brenda Francës nga e hëna deri tani janë kryer mbi 180 operacione, në shenjestër të cilave kanë qënë personat e dyshuar si militantë islamikë.

Tv Klan

Çajtorja si institucion

0

Shkruan: Ditar Kabashi

“Menta” nuk është vetëm një lloj çaji. Njëherësh, me këtë emër njihet edhe një çajtore e spikatur në qendër të Prizrenit. Verës rrihet jashtë, përskaj mureve të xhamisë “Sinan Pasha”, e dimrit brenda, afër stufës.

Në fakt, një çajtore tjetër është në fokus të këtij shkrimi. Fjala është për “Ziko”, me lokacion në lagjen Dragoman, në rrugën që të çon për në Kurillë, pjesën më atraktive të qytetit për nga çajtoret. Fillimisht duhet të pohoj se ky shkrim nuk përmban kurrfarë qëllimi të marketingut.

Këto nuk janë vetëm ambiente ku konsumohet çaji apo salepi; ato gjithashtu janë vendtakim i banorëve të shumë lagjeve. Aty përcillet “Kurtlar Vadisi” bashkërisht, e sa për ndeshjet futbollistike as që ka nevojë të flitet. I vetmi tym që mund të haset aty është ai i duhanit (kur janë të sigurt se nuk kontrollon inspeksioni). Bile të sharat në gjendje emocionale bëhen në shumës, shpeshherë në diatezën pësore (sa për ilustrim: jo “ma hangsh”, po “na e hangsh”). Pra, ka një shpirt solidar ai komunitet. Qëndrimi kolektiv konsiston shpeshherë të jetë homogjen: të gjithë janë pro Pollatit, ta zëmë. Divergjenca është vetëm te skuadrat e zemrës, rëndom ekipet turke kur ato luajnë kundër njëra-tjetrës.

Nuk mungojnë as debatet politike. Myshteriu i rregullt i çajtoreve në qytetin tim është i kalitur që me një dorë të mbajë filxhanin për t’i shijuar gllënjkat e kafesë, me dorën tjetër të hedhë zarin në lojën “sheshbesh”, dhe të njëjtën kohë të analizojë gjeo-politikat globale dhe refleksionin e tyre në Kosovën tonë të vogël. Kjo domethënë se çajtorja është goxha njëfarë institucioni ku brumoset mendimi bashkëkohor aksiomatik i shoqërisë. Ndërlidhjet e temave shpeshherë të befasojnë; nga fitoret e Erdoganit deri te bllokada institucionale e Kuvendit të Kosovës. Më një fjalë, aty kuvendohet.

Duke i marrë në konsideratë të gjitha trajtimet që bëhen në çajtoret e Prizrenit dhe përfundimet që dalin pas bisedave që zakonisht zgjasin deri sa të ngopen së luajturi shah, letra apo diç tjetër, del silogjizmi se të brengosurit e vërtetë për këtë shtet janë po këta qytetarë. De facto, këta dhe na përfaqësuakan denjësisht duke i ngritur si çështje debati brengat tona të përditshme. Pra, këta janë deputetët tanë që s’paskëshim ditur t’i votojmë më parë. Këta e ruajnë integritetin e njëri-tjetrit, e shumta është që mund të bëjnë hile në lojë. Por jo më shumë.
Mirëpo, çajtoret kanë një disavantazh: janë të vogla për nga hapësira. Prandaj e përmenda çajtoren “Ziko”. Është dykatëshe dhe, me tahmin, mund t’i zërë diku mbi 80 persona, pra aq sa të jetë kompatibil me mazhorancën parlamentare në Kosovë. Besoj që do të ishte më komode të vinin aty për seanca.
Kështu mendova deri sa m’u kujtua se Kuvendi i Republikës duhet ta ketë selinë në kryeqytet. Pra, kurrgjë nga kjo punë. Për më tepër nuk besoj që pronari i kësaj çajtoreje ka në plan të hapë një të tillë edhe në Prishtinë. Po edhe në e haptë, ç’e do, kur natyra e çajtores është harmonia mes njerëzve dhe vullneti i mirë. Rrjedhimisht, deputetët e zgjedhur për Kuvend nuk mund të jenë klientë të saj.
Edicionet e lajmeve i përcolla, tash po dal n’çajtore.

Damaneku u bë me shkollë

0

Sot në fshatin Damanek, u bë përurimi i objektit të ri të shkollës “Ramadan Morina”, ku mësojnë nxënësit e fshatit Damanek, Bubël dhe Qupevë. Në ceremoninë e përurimit të shkollës, morën pjesë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me bashkëpunëtor, zyrtarët e lartë të zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Libor Chlad, Luc Faber dhe George Iatroa, zyrtar të Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, qytetar, nxënës dhe shumë mysafir.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit, fillimisht i falënderoi investitorët, përkatësisht Komisionin Evropian, për këtë investim. Ndërsa duke ju drejtuar nxënësve dhe të pranishmëve, kryetari Begaj, tha se “populli shqiptar, gjithmonë ja ka ditur vlerën arsimit, dhe në kohët kur ishim të pushtuar, i lëshuan shtëpitë e tyre, për ti bërë shkolla, pastaj me vetkontribut i kanë ndërtuar shkollat, pasi gjithmonë është vlerësuar shkollimi. Ju mësimdhënës, duhet ta arsyetoni punën e juaj në mësimdhënie, pasi tani keni një shkollë me standarde. Me këto objekte, të standardeve evropiane, do të rritet cilësia në arsim, prandaj edhe ne, edhe bashkësia ndërkombëtare, është duke investuar jo thjesht në objekte të reja, por në rritje të cilësisë”, tha Begaj, dhe i uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët, për objektin e ri të shkollës.

Ndërsa, zyrtari lartë i Komisionit Evropian, Libor Chlad, duke folur në këtë ceremoni, shprehi kënaqësinë e tij për këtë përurim të objekti të shkollës. Ai më pas tha se “Bashkimi Evropian, është i zotuar në mbështetje të arsimit në Kosovë, dhe kjo shkollë që sot po përurohet, është pjesë e kësaj mbështetjeje”. Sipas zyrtarit Chlad, ndërtimi i kësaj shkolle, ka kushtuar mbi një milion euro.

Ndërsa, drejtori i shkollës, Hysen Kastrati, tha se “kjo shkollë është një mundësi për shkollim sipas standardeve, është motiv dhe na jep vullnet për mësimdhënie dhe mësimnxënie”. Drejtori Kastrati, i ka falënderuar Komisionin Evropian për investimin, pastaj Komunën e Malishevës, për mbështetje në infrastrukturën përcjellëse për ndërtimin e shkollës dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e saj.

Shkolla në Damanek, është e ndërtuar sipas standardeve, ku ka nëntë dhoma mësimi, tri kabinete, sallën e sporteve, klasën parashkollorë, fushën sportive në ambient të hapur, ngrohjen sipas standardeve, si dhe sallat përcjellëse të mësimdhënësve.

“Hunger Games Mockingjay Part 2” 3D në kinemanë e Prizrenit

0

Nga data 19 nëntor në kinemanë e Prizrenit fillon të shfaqet filmi i katërt me radhë i serive Hunger Games, Mockingjay Part 2 në formatin 3D.

Bazuar në romanet më të shitura nga Suzanne Collins, filmat “Hunger Games” kanë qenë gjithmonë pak më të zgjuara dhe pak më të sigurta se konkurrentët e tyre të shumtë në zhanrin e tyre. Tani historia vjen në një përfundim ku “Hunger Games: Mockingjay Part 2 “, një vazhdim që në një fushë të mbushur me njerëz, shkon deri pikën për të qenë një nga filmat më të kënaqshme të këtij viti.

Historia zhvillohet rreth luftës në Panem që rritet dhe fillon t’i shkatërrojë distriktet tjera dhe Katniss Everdeen, udhëheqësja e gatshme e rebelimit, duhet t’a bashkojë një ushtri kundër Presidentit Snow.

Kinemaja e Prizrenit, Dokukino, është vendi i vetëm në Kosovë ku adhuruesit kësaj franqize mund ta shohin këtë film.

Krimi i organizuar i ka rrënjet thellë në Prizren

0

Ridvan Hoxha

Deri para pak castesh ne TV Opinion Prizren percolla debatin e “Seances se jashtezakonshme” lidhur me gjendjen ne aresim ne Komunen e Prizrenit,pas skandaleve te fundit!.Kesaj I thojne:Fol e mos rruaj VO/kerkoj falje per shprehje/ Séance per t’u deklaru se ne jemi” per shtet ligjor e per aresim te mirefillt” a ne fakt vetem per te t’u reklamu poklitikisht.

S’di sa ka efekt nje “séance e tille e jashtezakonshme”ne emer vertete te qytetareve apo te “figurave tashme te njohura politike”locale/perjashtimisht disa figurave politike/per t’u reklamuar politikisht se kinese jemi”per interesat e qytetareve”.

Si mund te kete efekte kjo “Séance e jashtezakonshme” kur vete akteri kryesor Kryetari Muja/si i apostrofuar/ nuk eshte prezent ne mbledhje-séance.Kesaj I thojne se po beje zhurme sa per te mos thene se s’kemi be asgje.

Krimi I organizuar ne Prizren I ka rrenjet shume me te thella….!. “Rrofte DEMOKRACIA AKTUALE ”ne Prizren!.Kjo eshte e keqja se ne Kosove nuk jemi te interesuar per shtet por per pushtet!.Ne forme eshte sllogani I njohur sipas kenges se njohur ne kohen e xhaxhit…”Na bashkon Kenga Popullore”!.Ne fakt qytetari

I ka zgjedhur,nuk kane faj te “perzgjedhiurit”…! Ridvan Hoxha

Gëzim Duraj sugjeron opozitën e Prizrenit

0

Kuvendari i PDK-së Gëzim Duraj, ka sugjeruar opozitën që parregullësit për arsimin t’ia tregojnë qytetarëve në mënyra tjera “ e jo me seanca të jashtëzakonshme”

“Me vjen keq në çfarë gjendje ka ardhur opozita”, ka thënë Duraj.

“Këto që po i thotë opozita kanë shkuar në organet e drejtësisë”.

“Nuk është kompetencë e Kuvendit me shkarkuar drejtorin”.

“Opozita çdo zgjedhja ka pasur rënie të votave,prandaj shihemi pas dy vitesh”./PrizenPress.com/

Millaku: Nexhat Çoçaj kërcënoi nga burgu Ramadan Mujën !

0

Kuvendarja e VV-së Drita Millaku, ka thënë se drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj, ka kërcënuar nga burgu kryetarin e Prizrenit Ramadan Mujën.

“Ka pasur kërcënim nga burgu,ose të më nxjerrin ose do t’i tregoj të gjitha”, ka thanë Millaku në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit.

Ndërkaq, kundër këtij fjalimi ka reaguar kryesuesi i Kuvednit, Kujtim Gashi.

“Dritë, a po punon në burg?”, ka pyetur Gashi, kuvendaren Millaku.

Kuvendarja Millaku ka thënë se arsimi në Prizren është degraduar.

“Ky drejtor e degradoi arsimin në Prizren, hyri edhe si ligjërues për të degraduar UPZ-në”,ka thënë Millaku./PrizrenPress.com/

Alush Shala: Ramadan Muja nuk emëroi kryeprokuror Sylë Hoxhajn

0

Kuvendari i PDK-së, Alush Shala ka kërkuar nga opozita që të mos e luajnë rolin e organeve të drejtësisë.

“E kemi shndërruar kuvendin në gjykatore”, ka thënë Shala.

“Ramadan Muja nuk e ka emëruar kryeprokuror Sylë Hoxhajn”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga opozita që të mos nguten dhe të lejojnë në mënyrë të pavarur që me çështjen e arsimit në Prizren, të merren organet e drejtësisë/PrizrenPress.com/

Haziz Hodaj kërkon dorëheqjen e Ramadan Mujës

0

Kuvendari i LDK-së Haziz Hodaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës.

“Muja do të bënte mirë që të del e të thotë se ika në shtëpi”, ka thënë Hodaj.

Ai ka thënë se gjendja në arsimin e Prizrenit është e keqe.

“Arsimtarëve ia kanë humbur edhe atë pak dinjitet që kanë pasur”, ka thënë Hodaj./PrizrenPress.com/