17.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Damaneku u bë me shkollë

Sot në fshatin Damanek, u bë përurimi i objektit të ri të shkollës “Ramadan Morina”, ku mësojnë nxënësit e fshatit Damanek, Bubël dhe Qupevë. Në ceremoninë e përurimit të shkollës, morën pjesë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me bashkëpunëtor, zyrtarët e lartë të zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Libor Chlad, Luc Faber dhe George Iatroa, zyrtar të Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, qytetar, nxënës dhe shumë mysafir.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit, fillimisht i falënderoi investitorët, përkatësisht Komisionin Evropian, për këtë investim. Ndërsa duke ju drejtuar nxënësve dhe të pranishmëve, kryetari Begaj, tha se “populli shqiptar, gjithmonë ja ka ditur vlerën arsimit, dhe në kohët kur ishim të pushtuar, i lëshuan shtëpitë e tyre, për ti bërë shkolla, pastaj me vetkontribut i kanë ndërtuar shkollat, pasi gjithmonë është vlerësuar shkollimi. Ju mësimdhënës, duhet ta arsyetoni punën e juaj në mësimdhënie, pasi tani keni një shkollë me standarde. Me këto objekte, të standardeve evropiane, do të rritet cilësia në arsim, prandaj edhe ne, edhe bashkësia ndërkombëtare, është duke investuar jo thjesht në objekte të reja, por në rritje të cilësisë”, tha Begaj, dhe i uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët, për objektin e ri të shkollës.

Ndërsa, zyrtari lartë i Komisionit Evropian, Libor Chlad, duke folur në këtë ceremoni, shprehi kënaqësinë e tij për këtë përurim të objekti të shkollës. Ai më pas tha se “Bashkimi Evropian, është i zotuar në mbështetje të arsimit në Kosovë, dhe kjo shkollë që sot po përurohet, është pjesë e kësaj mbështetjeje”. Sipas zyrtarit Chlad, ndërtimi i kësaj shkolle, ka kushtuar mbi një milion euro.

Ndërsa, drejtori i shkollës, Hysen Kastrati, tha se “kjo shkollë është një mundësi për shkollim sipas standardeve, është motiv dhe na jep vullnet për mësimdhënie dhe mësimnxënie”. Drejtori Kastrati, i ka falënderuar Komisionin Evropian për investimin, pastaj Komunën e Malishevës, për mbështetje në infrastrukturën përcjellëse për ndërtimin e shkollës dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e saj.

Shkolla në Damanek, është e ndërtuar sipas standardeve, ku ka nëntë dhoma mësimi, tri kabinete, sallën e sporteve, klasën parashkollorë, fushën sportive në ambient të hapur, ngrohjen sipas standardeve, si dhe sallat përcjellëse të mësimdhënësve.

Më Shumë

E rrahën një person dhe e futën me forcë në veturë, arrestohen katër burra në Prizren

Katër burra janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person. Sipas policisë, të dyshuarit e kanë...

Vazhdon regjistrimi i popullsisë në Prizren: Kontaktoni në numrat e publikuara!

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë do të vazhdojë deri më 24 maj. "Të gjithë ju që keni mbetur pa u regjistruar,...

Lajmet e Fundit