Home Blog Page 6878

Fjalimi brilant i Fan Nolit, kur jepte dorëheqje si ministër i Jashtëm

0

Debatet e panjohura në Parlamentin e parë shqiptar, mes Fan Nolit dhe Ahmet Zogut.

Nga debati parlamentar, kur Fan Noli jepte dorëheqjen si ministër i Jashtëm, duke mbajtur edhe fjalim brilant, si edhe debatet që pasuan pastaj në Parlament.

Fjalimi i Fan Nolit:

Është e vërtetë që ndodhesha në Tirane kur u votua ligji i intermimit të fëmijëve të dezertorëve, por nuk isha në Parlament, as mora pjesë në bisedime. Veç kësaj, nga njëra anë, Guverna jonë e zbatoi këtë ligj me një shtojcë, të dekretuar prej kabinetit pasi kisha dhënë dorëheqjen dhe, nga ana tjetër, unë nuk e atakova guvernën aq për interni­min e fëmijëve të dezertorëve se sa për internimet politike pa ndonjëe faj e pa ndonjë bazë në Toskëri, ku s’kishte asnjë shenjë për lëvizje kryengritëse.

Ja disa shembuj midis të tjerash: Disa familje nga Bilishti, nga Hoçishti e nga Les­koviku u internuan me gra e me çiliminj e u munduan më kot e pa arsye larg vatrave të tyre për disa muaj. Sa për sigurinë që mbretëron anë e mbanë Shqipërisë dhe veçanërisht në malësi, më vjen keq t’i përsëris ministrit të Punëve të Brendshme që kam shumë dyshime.

Shembulli i tregtarit të thëngjillit për të cilin fola më parë është tipik për mungesën e sigurisë nën këtë guvernë. Ky tregtar ka punuar në Gurëz e në Breg të Matit njëzet vjet me radhë, përpara Luftës Ballkanike, në kohën e Luftës Ballkanike, në kohën e Luftës së Përgjithshme, në kohën e operacione­ve të ndryshme, dhe në kohën e të gjithë kabineteve tonë të mëparshëm. Po në kohën e këtij kabineti, pasi e pësoi atë që iu tregova më parë, dmth pasi u plagos prej një vrasësi ku udhëtonte i përcjellë prej një oficeri të xhandarmërisë e prej një zyrtari të shtetit, tani ndodhet në kryeqytet e nuk guxon të kthehet në malësi për të shikuar punët e tij.

Ministri i Punëve të Brendshme na bëri dy shaka kur u qa se po e kritikojmë që ç’armatosi popullin e shtypi kry­engritjen. Nuk e atakova se ç’armatosi popullin; por i hoqa vërejtjen mbi faktin që ç’armatosja materiale nuk arrin për të prerë kryengritjet, pa ç’armatosjen morale. Që ta them më të shkoqur, nuk arrin t’i marrësh armët një njeriu e ta bësh mik e të sigurohesh nga pusitë e tij, para se të pajtohesh me të thellësisht. Nuk e atakova guvernën se shtypi kryengritjen, por se nuk e parashikoi, se nuk kishte marrë masa për të mbrojtur kryeqytetin, se mori në qafë me qindra njerëz krejt të pafajshëm e se armiqësoi popullin e Shqipërise së Mesme pa shpresë pajtimi kush e di për sa vjet.

Ministrit të Luftës kam për t’i thënë se për veshjen e ushtarëve, nuk jemi të verbër, ne i shohim qysh janë të ve­shur ata ushtarë që ndodhen në kryeqytet, e që e marrim me mend sa më ligsht janë veshur ata që ndodhen në provincë. Nga ana tjetër, nuk është e vërtetë që rroga e oficerit tonë është e vogël e që s’u mbetka tjetër shpërblim përveç grad­imit. Përkundrazi, rrogat e oficerëve tanë janë më të mira se në Itali e më të mira se kudo në Ballkan e në Europën Qendrore…

Sa për çështjen e shqiptarëve të Izmirit, është e vër­tetë që isha ministër i Punëve të Jashtme kur bisedohej kjo çështje, po unë e lashë ndryshe dhe u mbarua fare ndry­she. Ja me pak fjalë historia e kësaj çështjeje: një nga para­ardhësit e mi i kishte kërkuar qeverisë italiane mbrojtjen e qytetarëve shqiptare, atje ku nuk kemi përfaqësues e as konsull dhe, veçanërisht në Izmir. Guverna italiane e pra­noi me gëzim këtë barrë dhe i kërkoi guvernës sonë hollësi mbi pasaportat dhe mbi taksat konsullore. Në një përgjigje të dhënë prej meje, e falenderonim qeverine italiane për këtë lehtësi…

Konflikti u rreptësua dhe kapërceu e marrëveshjes, kur u vendos të shkoja në konferencën e Gjenovës. Unë isha i mendjes që s’duhej bërë asnëe emërim pa pëlqimin tim nga njëra anë, dhe që, nga ana tjetër, duhej të pyetesha për çdo çështje të jashtme me rëndësi, para se të jepej një vendim. Kryeministri, i cili duhej të bëhej zëvëndës i punëve të jashtme ishte i mendjes që mund të bënte çdo veprim dhe emërim në degën e jashtme pa më pyetur fare, sa kohë ndodhesha jashtë Tiranës. Kur i tërhoqa vëretjen që unë do të shtrëngohesha të jepja dorëheqjen, sapo të behej ndonjë emërim apo veprim pa pëlqimin tim, Kryeministri më tha se mund ta jepja dorëheqjen. Duke parë se kolegët e mi, të gjithë pa përjashtim, pëlqenin pikëpamjen e Kryeministrit, e dhashë dorëheqjen time që atë minutë, i gëzuar që s’isha i nevojshëm për plotësimin e kabinetit…

Kur Këshilli i Lartë na e ktheu buxhetin me vërejtjen e arsyeshme se qysh kishte ndër mend guverna na mbulonte deficitin prej më shumë se dhjetë milion franga ar, atëhere e gjeta rastin t’u them kolegëve të mi që Këshilli i Lartë kishte të drejtë të mos aprovonte një buxhet të çale dhe shkela këmbë që buxheti të balancohej duke zbritur të pri­shurat sipas të ardhurave të shtetit. Asnjë nga kolegët e mi s’u bashkua me mendimin tim dhe kryeministri e shtrëngoi Këshillin e Lartë të aprovojë buxhetin me një deficit prej më tepër se dhjetë milion franga ar, pa ndonjë projekt se si do te mbulohej ky defiçit.

Shkela këmbë që në krye të thirren me një herë or­ganizatorë të huaj për ministri të ndryshme. Vendimi u dha, por unë vura re që kolegët e mi s’kishin dëshirë dhe as nxi­tim që ky vendim të vihej në veprim. Provën e kini përpara sysh. Guverna jonë s’ka sjellë asnjë organizator veç organi­zatorit austriak të ushtriseë i cili rastisi të ndodhej këtu dhe të cilin guverna jonë s’e ka lënë të bëjë asnjë organizim…

Tani, zoti Kryetar, nemni leje të bëj disa vërejtje mbi aluzionet e bukura dhe të holla të zotit Sejfi Vllamasi për sëmundjen time misterioze e për gishtin e jashtëm si dhe për aluzionin e ministrit të Punëve të Brendshme, i cili disa ditë më parë na cilësoi zotin Gurakuqi dhe mua si mbrojtës të Mustafa Krujës.

Ju pyes ju, kujt u drejtohen insinuata dhe këto aluzione? Atyre që kanë vite e vite që punojnë për çështjen e Shqipërisë? A është nevoja të mbrohemi kundër këtyre insinuatave?

AHMET ZOGU: Davaja e Emzotit është më tepër si mbrojtje për veten e tij për dorëheqjen që ka dhënë, se sa një protestë kundër qeverisë. Sa për çështjen e buxhetit, për të cilën flet zotëria e tij nuk dua të jap përgjigje e këtë pikë ia lë zotit Kryeministër.

KRYEMINISTRI: Me gjithë që fjalët e Emzot Nolit nuk janë të drejta për shka kam edhe dëshmitarë, nuk dua të jap përgjigje. Nuk ishte nobël për zotërinë e tij të jepte dorëheqjen në një kohë aq kritike nëpër rrugë…

EMZOT FAN NOLI: Me sa e dinit ju se është kohë anormale, pse zoti ministër i Brendshëm na siguronte se nuk ka farë frike. Pra, për mua nuk ishte kohë anormale.

AHMET ZOGU: Sa për fjalët që kam thënë se çu­ditem se si zoti Gurakuqi dhe Emzot Fan Noli i dalin zot tradhëtarëve, kjo nuk do me thënë se ata janë tradhëtarë. Dhe i nderoj shumë si atdhetarë të mirë, por me gjithë këtë çuditem. Sa për fjalët që tha Emzoti se ne jemi çirakët e ustallarëve, dua t’i përgjigjem në një mënyre, duke kërkuar prej zotërisë së tij që mos t’i marrë për keq. Zotëria e tij është një orator shumë i mirë, por përdor pak fjalë hovarda, që në gjuhen gjermane d.m.th. spitzbube. Vimë tani në çështjen e Gurzit. Në Gurëz është një pyll shumë i madh, në atë pyll u shti një pushkë dhe u plagos një njeri, siç tha zotëria e tij. Zotëri, ç’mundet të bëjë qeveria pse në pyll shtihet një pushke? Sot një jayë, kur erdhën disa deputetë për t’u ankuar për këtë çështje, qeveria dha urdhra të rrepta për këtë pune.

Bëhen dhjete minuta pushim, pas dhjetë minutash mbledhja mbështillet prapë.

STAVRO VINJAU: Mbi fjalët e zotit ministër të Dre­jtësisë, kemi për të thënë se nuk është e vërtetë ajo që thotë zotëria e tij, se gjykatësit kundërshtuan, të lëshojnë punën e tyre, edhe prandaj ajo ministri u detyrua t’i kërrente prej krahu me policë. E vërteta është se me tërë veprimet e saj, ashtu edhe me këtë vepër, ajo shkeli ligjin….

(Marrë nga libri “Debat parlamentar para një shekulli” me autor Filip Rrumbullakun)

Kuvendin e pret sesion i ‘nxehtë’

0

Kuvendi i Kosovës që në fillim të sesionit të punës të vitit 2016 do të ballafaqohet me shumë sfida: kthimin e normalitetit në këtë institucion, zgjedhjen e presidentit, çështjet legjislative të Gjykatës Speciale, themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, etj.

Duke i pasur parasysh të gjithë këto, analistët Albert Krasniqi dhe Ilir Fetahu kanë kërkuar që përfaqësuesit e partive parlamentare në fillim të këtij sesioni të dialogojnë ndërmjet vete në mënyrë që në Kuvend të kthehet debati.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë për gazetën ‘Epoka e re’ se sesioni vjeshtor i Kuvendit nuk ka qenë efektiv në përmbushjen e agjendës legjislative.

Edhe analisti politik, Ilir Fetahu ka vlerësuar se sesioni pranveror do të jetë sfidues për Kuvendin e Kosovës. /Epoka e Re

Opozita nuk heq dorë nga hetimi i SHIK-ut

0

Subjektet opozitare nuk kanë hequr dorë nga formimi i një komisioni parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Kosovës.

Sipas opozitarëve, pa hetimin e këtij Shërbimi nuk mund të ketë as pavarësi të shtetit dhe as drejtësi ligjore, prandaj, sipas tyre, pasi të kthehet normaliteti në skenën politike vendore duhet të formohet edhe ky komision parlamentar.

Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë të ditur se do të vazhdojë iniciativën për formimin e një komisioni hetimor për SHIK-un, pasi ky subjekt politik konsideron se zbardhja e çështjes së SHIK-ut është jetike për Kosovën. /Zëri

LDK-ja e sigurt: Thaçi president

0

Koalicioni qeverisës PDK-LDK duket krejt i qetë para zgjedhjes së ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, në postin e presidentit të Shtetit, duke u bazuar në marrëveshjen për koalicion.

Të dyja partitë janë të bindura se pavarësisht “rebelimit” të disa ligjvënësve të mazhorancës, do t’i sigurojnë votat e mjaftueshme që kreut të PDK-së Hashim Thaçit, t’ia sigurojnë një mandat pesëvjeçar në krye të Shtetit, shkruan “Zëri”.

Këta deputetë, që janë kundër Thaçit president, thonë se nuk kanë ndërruar qëndrim dhe se nuk do të kishte logjikë që të votojnë kundër liderit të tyre për kryeministër, pikërisht për shkak të koalicionit me PDK-në, e të votojnë pro Hashim Thaçit për president.

Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës sigurojnë se do ta realizojnë marrëveshjen e koalicionit qeverisës, për ta zgjedhur kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, në postin e presidentit, ashtu siç janë marrë vesh. /Zëri

VV në Prizren: Në protestën e 9 janarit, për të shkarkuar Qeverinë “Mustafa”

0

Lëvizja Vetëvendosje ! në Prizren mbajti tubim me qytetarët e lagjes “Ortakoll”. Para qytetarëve folën Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku, asambleistë të Komunës së Prizrenit, si dhe Hysen Durmishi, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.

Arbër Rexhaj tha se përkundër që Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të vdekur Zajednicën, kjo qeveri duhet të shkarkohet ose të rrëzohet.

“Ka vetëm dy rrugë, të shkarkohet, ose do ta shkarkojmë ne”.
Rexhaj më tej theksoi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes masive në këtë protestë nga qytetarët e Prizrenit, sepse Prizreni përherë ka qenë aktiv në cështjet kombëtare.

Gjithashtu ai tha se pjesëmarrja masive e jona atë ditë do ta shtyej qeverinë në dorëheqje. Rexhaj tha se nuk do të tolerohet Zajednica sepse ia humb shtetësinë Kosovës dhe demarkacioni i jep tokë Malit të Zi, prandaj nuk tolerohet edhe kjo qeveri e cila ka pjellur këto dy marrëveshje anti-kombëtare.
Asambleistja tjetër Drita Millaku theksoi se protesta e 9 janarit do të jetë protestë paqësore.

“Ne do të dalim dhe do ta realizojmë skenarin tonë protestues, ndërsa aparati shtetëror është ai që e do apo nuk e do dhunën”.
Millaku shpjegoi, se Zajednica e bllokon sistemin politik e ekonomik në Kosovë ndërsa demarkacioni i falë tokë Malit të Zi, prandaj opozita e bashkuar do ta rrëzoj këtë qeveri.

Hysen Durmishi, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës artikuloi domosdoshmërinë e shkuarjes së kësaj qeverie, sepse kjo qeveri solli dy marrëveshje të cilat nuk janë në interesin e Kosovës, prandaj ne e kemi vetëm një rrugë, ajo është një, që këtë qeveri ta largojmë njëherë e përgjithmonë nga pushteti.

Durmishi gjithashtu tha se gjithandej Komunave të Kosovës po vërehet një optimizëm për ndryshime rrënjësore në Kosovë, prandaj bëri thirrje që në këto ditë të mbetura të angazhohemi të gjithë në mënyrë që protesta e 9 janarit të jetë masive./PrizrenPress.com/

Rami Berisha, ftohet në gjykatë

0

Gjykata Themelore në Prizren ka ftuar gazetarin Rami Berisha, të argumentojë akuzat, që ka bërë në drejtim të Drejtorisë së Arsimit në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha në Facebook.

“Një gjyqtar më ka ftuar që t’i jap argumentet e mia, kundër një padie që e paska bërë kundër meje drejtori i Arsimit në Prizren”, ka shkruar Berisha.

Ai ka paralajmëruar se do t’i publikojë të gjitha faktet.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe gazetari Rami Berisha vitin e kaluar u patën “pajtuar” që akuzat për punësim me ryshfet dhe me ndikim të Kadri Veselit t’i sqarojnë në gjykatë.

Çoçaj, pas akuzave pat ngritur padi kundër Berishës. /PrizrenPress.com/

Pajtohen dy familje në Prizren

0

Familja Nuhiaj nga fshati Gjonaj, ia ka falur gjokun familjes Kadriaj nga Vërmica e Prizrenit. Pajtimi i këtyre dy familjeve është bërë falë angazhimit të Sheh Përparim Shehut, pesë vjetë pas vrasjes se Ferat Nuhiaj nga Elez Kadriaj.

Familjarët janë shperhur të gëzuar për arritjen e pajtimit.

Gjykata Themelore në Prizren në vitin 2014, ia ka shqiptuar 14 vjet burg të akuzuarit Elez Kadrijaj, për shkak të vrasjes së dhëndrit Ferat Nuhiaj, përderisa tre djemtë e tij për pjesëmarrje në rrahje janë dënuar me gjobë ne shumën 6 mijë euro.

Gjykatësja Raima Elezi në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda, shpalli fajtor Elez Kadrijaj nga fshati Vërmicë e Prizrenit i cili më 2 janar të vitit të kaluar pas një përleshje pat vrarë me pistoletë dhëndrin e tij, F. Nuhiaj nga fshati Gjonaj.

Mosmarrëveshjet familjare, quan në konflikt ndërmjet Elez Kadriajt dhe djemve të tij, Demir Kadrijaj, Besnik Kadrijaj, Hidajet Kadrijaj
Siç kishte vlerësuar Prokuroria e tëra është shkaktuar për motive të ulta, ndërsa vrasja pat ndodhur në oborrin e qendrës tregtare “Ben-Af” në Prizren, pas një zënke që kishte filluar në brendi të këtij kompleksi afarist./PrizrenPress.com/

Aksident të rrethi në Prizren (Foto)

0

Si pasojë e rrëshqitjes ka ndodhur një aksident në Prizren. Në rrethin kryesor, në Bazhdarhane, disa vetura janë përplasur duke e bllokuar komunikacionin.

Pas dëmtimeve materiale një veturë është bartur me merimangë.

Reshjet e borës dhe temperaturat e ftohta kanë shkaktuar shumë aksidente në Kosovë.

Fotot janë dërguar në redaksinë e Gazetës Express.

rrethi

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” – rrotullohet një kamion

0

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, para pak minutash ka ndodhur një aksident rrugor, në të cilin një kamion ka goditur shtyllën e metalit e cila e ndan autostradën në mes.

Telegrafi i ka siguruar fotot të cilat tregojnë se kamioni më të goditur shtyllën metalike është rrokullisur.

SBASHK-u ‘ultimatum’ Qeverisë

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2015/2016 u është drejtuar me anë të një komunikate mësimdhënësve, duke ua rikujtuar se mbetet e përkushtuar për realizimin e kërkesave të tyre “të drejta që lidhen me Ligjet mbi arsimin, mbi punën, pensionet dhe kërkesat nga Kontrata Kolektive”.

Kjo sindikatë e porosit Qeverinë se “nëse edhe fundi i janarit na gjen në pozitë të njëjtë dhe me të njëjtat shqetësime”, do të detyrohet të ndërmarrë veprime sindikale, përkundër përkushtimit që çështjet t’i zgjidhë me dialog.

“SBASHK-u duke shprehur vullnetin tuaj edhe në muajin janar do t’i përkushtohet dialogut me institucionet përkatëse në nivel qendror e lokal me qëllim që bashkërisht t’i tejkalojmë ngecjet. Edhe një herë i bëjmë ftesë publike ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, që të gjejë kohë për takim me SBASHK-un për t’i sqaruar çështjet pse nuk po zbatohet ligji për pensionet kontributdhënëse , konkretisht neni 8, pika 6 për punëtorët e arsimit.

SBASHK-u edhe një herë kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të miratojë në Qeveri dhe të procedojë në Kuvend Ligjin për punëtorët shqiptarë të arsimit p ër vitet 90-99, pas ky dokument si projektligj ka arritur tani e tre muaj në Qeveri. Apelojmë edhe të ministri i Financave, z. Avdulla Hoti që me kohë të veprojë në listat e pagave për ngritjen e viteve të përvojës së punës edhe për një vit në mënyrë që të punësuarit në arsim me pagat e muajit janar të gëzojnë shtesën për një vit përvoje më shumë karshi pagave të muajit dhjetor 2015.

SBASHK-u si gjithmonë edhe tani e tutje zgjedh rrugën e dialogut, por nëse edhe fundi i janarit na gjen në pozitë të njëjtë dhe me të njëjtat shqetësime pa dëshirën tonë do të jemi të shtrënguar të marrim veprime sindikale. Me këtë rast kërkojmë edhe nga Këshilli i prindërve të Kosovës dhe gjithë shoqëria civile që t’i bashkëngjiten angazhimeve tona që çështjet të zgjidhen me dialog në mënyrë që të mos vije deri të dëmtimi i procesit mësimor.

SBASHK-u që në ditën e parë të mësimit në këtë gjysmëvje tor ka marrë informacione nga Qendra e Kompetencës në Malishevë lidhur me problemet e krijuara atje dhe lidhur me grevën e nisur. Apelojmë te institucionet përkatëse që të angazhohen e ta zgjidhin problemin e krijuar në këtë Qendër në mënyrë që mësimdhënësit t’i kthehen procesit mësimor dhe nxënësit mos të pësojnë nga shkaku i gjendjes së krijuar”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.