Home Blog Page 6879

Dy filma të shumëpritur nga Tornatore e Yates

0

Regjisori italian, fitues i çmimit Oscar, kthehet sërish tek triller-i psikologjik i cili duket se i shkon për shtat stilit të tij, me ndihmen e një kasti ndërkombetar: Jeremy Irons dhe Olga Kurylenko.

Filmi flet për historinë e një studenteje universitare e cila punon si dublante akrobatike për televizionin dhe kinemanë në skena me rrezikshmeri të lartë dhe ku figuranti të cilin ajo dublon ka gjithmonë një fund tragjik. Ajo ndjen kënaqësi të veçante teksa rihap sytë pas çdo vdekje skenike. Por një ditë profesori i astrofizikës me të cilin ajo është e dashuruar zhduket pa lënë gjurmëe edhe pse vazhdon t’i dërgojë mesazhe.

Ky do të jetë edhe fillimi i një hetimi shumë personal për personazhin. Filmi shënon gjithashtu një tjetër veçori bashkëpunimi siç është ajo midis mjeshtrit Ennio Morricone dhe regjisorit Tornatore, si vazhdim i një idil-i të nisur vite më parë, konkretisht në 1988 me filmin “Nuovo cinema Paradiso” për të vazhduar pastaj me plot 10 filma të tjerë së bashku.

“Kafshet fantastike ku t’i gjejmë?” i David Yates është filmi i regjisorit i cili ka drejtuar me herët katër prej episodeve të sages së Harry Potter dhe që botën e kësaj natyre të rrëfimtarisë filmike e njeh mjaft mirë. Pjesë e kastit janë aktorë fitues të çmimit “Oscar” si Eddie Redmayne, Erza Miller, Samantha Morthon, Collin Farell, Ron Perlman dhe shumë të tjerë.

Ngjarjet zhvillohen 70 vjet përpara Harry Potter dhe aventurave të miqve të tij. Producenti është shprehur se filmi i ngjan shumë episodit të katert të sagës për nga stili, “Harry Potter dhe kupa e zjarrtë”.

“Ky nuk është një musical por ka humor sikur të ishte i tillë – ka deklaruar ai për revisten “Entertainment Weekly”- është një komedi romantike me humor të veçantë”.

Arbër Rexhaj, kuvendari më aktiv në Prizren

0

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një konference për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 41 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë institucion.

Qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në periudhën Janar-Dhjetor 2015, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Naim Cahani nga KDI, duke vazhduar me dhënien e rezultateve tha se “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në këtë periudhë jenë: Arbër Rexhaj (LVV) me 13.3 %, Mybera Mustafa (LDK) me 8.7 % dhe Naser Bresa (AKR) me 7.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Anëtarët që kanë treguar rezultatet më të dobëta janë: Merdzan Osmani (CDU) me 1.0 %, Shukri Quni (PDK) me 0.5 %, Kastriot Krasniqi (PDK) me 0.7%, Agnesa Bytyqi (PDK) me 0.7 %, Sehare Maliqi (PDK) me 0.2 %, Seladin Xhaferi (LDK) me 0.3 %, Nexhat Bytyqi (LDK) me 0.4 %, Munir Basha (PK) me 0.5 %, Azzam Dida (PD) me 0.5 %, Ermira Jonuzi (NDS) me 0.4 %, dhe Cemil Luma (KTAP) me 0.6 %

Duke vazhduar më tej, Cahani tha se “në këtë periudhë anëtarët e Kuvendit e Komunës në Prizrenit kanë ngritur gjithsej 539 çështje, prej të cilave 55 % nga fusha me interes për qytetarët e Prizrenit ndërkaq 45 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit”.

Lidhur me ngritjen e çështjeve, anëtarët më aktiv kanë qenë Arebër Rexhaj (LVV) me gjithsej 12.2 %, i përcjellë nga Mybera Mustafa (LDK) me 11.7 % dhe Alush Shala (PDK) me 6.3 % të çështjeve të ngritura.

Gjatë kësaj periudhe, anëtarët kanë propozuar 19 pika për rend pranë këtij institucioni, 5 prej të cilave nga Arbër Rexhaj (LVV), Alush Shala (PDK) dhe Artan Abrashi (LVV) me nga 3 propozime, Mybera Mustafa (LDK), Naxhije Memaj (LDK), Muso Salihi (VAKAT) me nga 2 propozime, ndërsa Cemil Luma (KTAP) dhe Kujtim Gashi (PDK) me nga 1 propozim për rend dite.

Sa i përketë propozimit për amandamentim të rregulloreve komunale, në këtë periudhë janë dhanë gjithsejtë 35 propozime. Nga këto, LVV me 48.6 %, AKR me 22.9 %, PDK me 14.3 %, Pavarur me 8.6 % dhe LDK me 5.7 % të propozimeve për amendamentim. Anëtarët më aktiv në propozimin e amendamenteve në seancat e mbajtura kan qenë: Drita Millaku (LVV) me 34.3 % dhe Naser Bresa (AKR) me 22.9 % të propozimeve të përgjithshme për amandamentim – përfundoj Cahani.

Fesitina Kabashi nga KDI vazhdoj me të dhënat tjera ku potencoi faktin e propozimeve të disa rregulloreve komunale për miratim pranë Kuvendit të Komunës në këtë periudhë. Arbër Rexhaj (LVV) ka propozuar 3 Rregullore për miratim, Naser Bresa (AKR) dhe Ganimete Hoxha (BD) kanë dhënë nga 2 propozime dhe Skender Susuri (BD) ka dhënë një propozim për miratim të rregulloreve komunale.

Duke vazhduar me tej tha se “gjatë seancave të mbajtura në periudhën Janar-Dhjetor 2015 anëtarët e kuvendit të komunës kanë bërë gjithsej 321 pyetje, nga të cilat 73 % kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të Komunës së Prizrenit ndërsa 27 % e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit”.

Derisa anëtarët më aktivë në parashtrimin e pyetjeve në këtë periudhë kanë qenë: Arbër Rexhaj (LVV) me 19.3 % dhe Naser Bresa (AKR) me 10.3 % të pyetjeve të përgjithshme.

“Në Kuvendin e Komunës së Prizrenit në seancat e mbajtura në periudhën Janar-Dhjetor 2015 është vërejtur një mos pjesëmarrje e anëtarëve në seanca ku janë shënuar 25 raste të mungesës së anëtarëve në seancat e këtij institucioni” – përfundoj Kabashi.

Fletënotimi për periudhën Janar-Dhjetor 2015 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC). /PrizrenPress.com

Gjirokastra kërkon shtatore për Kadarenë

0

Në përvjetorin e lindjes, Bashkia e Gjirokastrës e shpall 2016-n “Viti Kulturor Ismail Kadare”

Bashkia e Gjirokastrës, nëpërmjet kryetares së saj zonjës, Zamira Rami, e ka shpallur vitin e ri 2016 si “Viti kulturor Ismalil Kadare”, në nderim dhe respekt të 80-vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe, shkrimtarit të madh të lindur në qytetin e Gjirokastrës në 28 janar të vitit 1936. “Qyteti i Gjirokastrës është jo vetëm vendlindja e shkrimtarit tonë të madh e të jashtëzakonshëm, por edhe objekti dhe subjekti i krijimtarisë dhe disa prej veprave të tij më të përkryera letrare, prandaj kemi detyrimin, privilegjin dhe nderin e madh të çelim siparin e nderimit të tij në këtë përvjetor, të promovojmë e organizojmë të gjitha eventet e duhura për t’i dhënë të gjithë vëmendjen, dashurinë e mirënjohjen e merituar këtij kolosi të letërsisë shqiptare e botërore”, u shpreh për gazetën “Shqip” kryebashkiakja Zamira Rami.

Vetë Kadare i ka dhënë gjithmonë një vend, një peshë dhe një vlerësim të veçantë mesazheve dhe nderimeve nga vendlindja, mandej në një intervistë të tij në vitin 2000 dhënë në mediat lokale të Gjirokastrës dhënë me rastin e dhënies së titullit “Nderi i Gjirokastrës” shkrimtari është shprehur: “Ndihem i prekur dhe shumë i nderuar. Kjo vjen, sepse të gjitha nderimet që mund të ketë një shkrimtar, nderimet në vendin e vet, ose në vende të tjera, kanë diçka të mangët, në qoftë se mungon ai, nderimi fillestar, mungon vlerësimi i qytetit të lindjes, i vendit ku ai ka parë për herë të parë botën me sy…”.

Sipas kryetares së bashkisë, Rami, në janar dhe gjatë gjithë vitit 2016, tashmë të shpallur “Viti Kulturor Ismail Kadare” do të organizohen veprimtari të shumta kulturore, të cilat do të fokusohen te jeta, krijimtaria dhe personaliteti i këtij shqiptari dhe gjirokastriti të madh, personaliteti më i shquar dhe më i njohur shqiptar pas Nënë Terezës. “Të gjitha ngjarjet kulturore, të gjitha veprimtaritë festivalet, ekspozitat, shfaqet, premierat e teatrit do të kenë si atribut të tyre jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarit, përkushtimin dhe ndjeshmërinë e tij krijuese ndaj vendlindjes, qytetit të gurtë që ai nëpërmjet veprave të tij letrare e bëri të njohur në të gjithë botën”, u shpreh Rami.

Bashkia Gjirokastër në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, institucionet dhe shoqërinë civile vendore, janë duke hartuar në programe të përbashkëta veprimtarish për të realizuar bashkërisht disa veprimtari kulturore të përmasave kombëtare dhe mbarë shqiptare, sikurse është rijetëzimi i shtëpisë së lindjes së shkrimtarit, ngritja e librarisë “Kadare” në zonën historike të qytetit dhe të një muzeu të jetës dhe veprës së shkrimtarit Ismail Kadare në banesën e tij të lindjes. Sipas Drejtorisë së Kulturës së Bashkisë Gjirokastër është hartuar një kalendar aktivitetesh sipas të cilit muaji janar 2016 do të jetë muaji ku çdo ditë e tij do të ketë veprimtari dedikuar personalitetit dhe krijimtarisë së shkrimtarit, ndërkohë që trupa e teatrit profesionist do ngjisë në skenë një përshtatje skenike të romanit “Darka e gabuar” të Kadaresë, piktori i njohur me origjinë nga Gjirokastra, Bashkim Ahmeti, do të çelë ekspozitën me krijimtarinë e tij të “Kadare dhe Gjirokastra”. Gjithashtu është menduar organizimi i Festivalit Poetik “Ca pika shiu ranë mbi qelq”, ndarja e Çmimit Letrar “Kadare” në Gjirokastër, organizimi i një panairi mbarëkombëtar të artizanatit dhe suvenire me emrin, firmën dhe portretin e shkrimtarit Kadare. Vetë kryetarja e bashkisë, Zamira Rami, ka deklaruar se bashkia do t’i propozojë këshillit bashkiak miratimin së shpejti të nismës për ngritjen e shtatores së shkrimtarit të shquar në një nga sheshet kryesore të qytetit Gjirokastër, ndërkohë që ajo në emër të qytetarëve të Gjirokastrës, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve kulturore, arsimore dhe akademike të Universitetin “Eqrem Çabej” shkollat 9-vjeçare e të mesme, që ta bëjnë pjesë kryesore të veprimtarive të tyre kulturologjike, Nderimin e Mirënjohjen për veprën e shkrimtarit Ismail Kadare.

Shkrimtari i madh që prej vitesh qëndron në majën e listës së kandidatëve të nominuar për çmimin “Nobel” të letërsisë nga Akademia Suedeze e këtij çmimi, krijuesi që arriti të japë vepra të mëdha, duke e bërë të njohur kështu Shqipërinë, historinë dhe kulturën e saj në gjithë botën, Ismail Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Ai është sot shkrimtari më i njohur dhe më i përkthyer shqiptar në rreth 50 gjuhë të ndryshme të botës. /Gazeta Shqip

Rrugët e Rahovecit, të kalueshme

0

Gjendja aktuale e rrugëve në territorin e komunës së Rahovecit është e mirë dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Rahovec, Feim Fetoshi bënë të ditur se mund të ketë vështirësi në ndonjë pjesë të rrugëve në zonat malore, por kryesisht ato janë të kalueshme për qarkullimin e automjeteve.

Ai tha se kompania e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve për sezonin dimëror, është në gatishmëri sa i përket gjendjes së krijuar në terren.

Fetoshi apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion dhe drejtuesit e automjeteve t’i përshtaten kushteve të rrugës. /PrizrenPress.com

Haradinaj: 2016, viti i kthesës së madhe

0

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se 2016 do të jetë vit i kthesës së madhe.

Haradinaj më tutje ka thënë se opozita ne ngulm kërkon heqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet e kontestuara.

“E nëse kjo nuk ndodh duhet të ketë dorëheqje, nëse nuk anulohen ujditë atëherë qeveria po e anulon veten”, tha Haradinaj pas bëri homazheve tek kompleksi memorial i familjes Jashari në Prekaz, njofton Klan Kosova.

Analistët sugjerojnë të ndryshohet formati i dialogut

0

Analisti politik, Artan Muhaxhiri ka thënë se duhet të ndryshojë formati i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka vlerësuar se deri më tani Kosova nuk ka përfituar shumë nga ky dialog.

Ndërsa, analisti tjetër, Behxhet Shala tha se do të ishte mirë të ketë ndryshime në dialog, por sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi agjendën dhe dinamikën e këtij procesi i kanë vendosur BE-ja dhe Serbia. /Epoka e Re

Protesta e 9 janarit nuk e shqetëson Qeverinë

0

Qeveria e Kosovës nuk po brengoset fort nga paralajmërimi i protestës së opozitës më 9 janar, në të cilën opozita do të kërkojë rrëzimin e Qeverisë Mustafa. Sipas përfaqësuesve të partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së, koalicioni qeverisës po ecën mirë dhe është shumë stabil.

Ata thonë se nuk frikësohen nga deklaratat e zyrtarëve të opozitës se më 9 janar do të jetë fundi i qeverisjes së Isa Mustafës. Tashmë opozita po përgatitet në mënyrë intensive që më 9 janar të organizojnë një protestë masive, me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve për të kundërshtuar dy marrëveshjet, atë për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin.

Por, në këtë protestë është shtuar edhe një kërkesë tjetër, dorëheqja e kryeministrit Isa Mustafa, pasi, sipas tyre, ka shkelur Kushtetutën. /Zëri

Fillon gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës

0

Në të gjitha shkollat e Kosovës sot fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2015/2016.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, në orën 09:30, do të vizitojë shkollën “Dardania” në Prishtinë.

Kurti: Qeverisë po i vjen fundi

0

Ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili ndodhet në arrest shtëpiak ka thënë se Qeverisë aktuale i ka ardhur fundi pasi sipas tij, ka mbetur të zgjedhë dy rrugë: dorëheqjen ose rrëzimin.

Kurti ka treguar se 9 janari është protesta e parë që do të vazhdojë për aq sa do të jetë e nevojshme deri në largimin e Qeverisë.

Në një intervistë për Epokën e Re, Kurti ka thënë se vendi nuk ka nevojë për një Qeveri tjetër kalimtare, sepse sipas tij, qeveria Thaçi- Mustafa është kalimtare.

Ai tha se Isa Mustafës, tani që po e arrin moshën e pensionimit, i ka mbetur të marrë vetëm edhe librezën e PDK-së.

“Kjo qeveri kuislinfe duhet të shkojë. Ajo i ka dy rrugë: dorëheqjen ose rrëzimin”, thotë Albin Kurti.

Pas largimit të qeverisë, Kurti ka deklaruar se duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që tri partitë të shkojnë në zgjedhje me listë të përbashkët.

Kurti mendon se qeveria Mustafa do të bjerë para se Hashim Thaçi të bëhet president.

Blerim Kuçi zbulon planin opozitar (Video)

0

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë se me 9 janar do të mbahet një protestë gjithëpopullore me moton “Për shtet me sovranitet”, duke bërë publike detajet e saj.

“Protesta vjen në përkrahje të kundërshtimit të marrëveshjeve dhe kundërshtimit të kësaj qeverie në këtë formë se çfarë është”, ka thënë Kuçi në emisionin “Kontakt” të Tribuba Channel.

Ai ka thënë se u pa se dy marrëveshjet e nënshkruara e kanë dëmtuar vendin dhe se kjo qeveri do ta dëmtojë edhe me tutje Kosovën në procese dhe sfida të cilat na presin.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së ka thënë se me 9 janar do të jetë një marshutë e shkurtër nga Biblioteka Kombëtare deri në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe aty do të jetë forma e manifestimit qendror.

“Ne kemi bërë një plan të veprimit. Sot janë paraqitur nënkryetarët në konferencë për media, nesër paraqitet rinia opozitare, ndërsa me 6 janar liderët do të jenë në Mitrovicë, me 7 janar në Ferizaj dhe të gjitha këto i paraprijnë dhënies së mesazhit të 9 janarit”, ka thënë Kuçi, duke shtuar se protestat do të vazhdojnë sa të jetë e nevojshme.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë nga kjo Qeveri, sepse sipas tij, nuk ka më legjitimitet që të vazhdohet dialogu.

Ai ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi si dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare. /Gazeta Tribuna