3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6881

VV: Thaçi shpifi se një qytetar nënshkroi 600 herë peticionin

0

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Thaçi se Opozita ka falsifikuar peticionin dhe se një qytetar ka nënshkruar deri në 600 herë.

Krasniqi ka thënë se Thaçi po mundohet që, sic tha ai, me shpifje ndaj peticionit ta fshedhë dështimin e vet diplomatik.

Ky është postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

Dështimin e vet diplomatik, Thaçi po mundohet ta fshehë me shpifje ndaj petiticionit më të madh që është realizuar ndonjëherë në Kosovë. Ai po i quan qytetarët falsifikatorë, sikur që Isa Mustafa i quante të padijshëm e injorantë.

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, do të mund ta përdornin peticionin si argument për tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Është brengosëse se sa larg mund të shkojnë këta qeveritarë, për t’i qëndruar besnikë Serbisë.

“Huffington Post”: Lufta e Tretë Botërore ka nisur

0

Lufta e Tretë Botërore, doni ta besoni apo jo, ka nisur tashmë. Ajo po përshpejtohet dhe Europa është teatri i saj. Kontinenti i Vjetër, siç na quajnë, është bërë edhe një herë vendi më i rrezikshëm në Perëndim. Duhet të jemi gati për çdo gjë.

Mes tmerrit, gjakut, ankthit që ka mbërthyer tashmë Parisin, një vendim të lëndon shpirtin, si një rrëfim i brishtë, patetik, emocional i pafuqisë: kufijtë e Francës janë mbyllur.

Një gjest i vogël policor që pezullon shekuj të tërë pushtimesh nga liria më e madhe e lëvizjes në kohët moderne, e shpërndarë nëpër botë nga vetë Franca, nga Franca e të drejtave të individit: e drejta për të lëvizur lirisht nëpër botë. Një gjest i vogël policor, të ngjashmit e të cilit janë zbatuar në Europë vetëm gjatë luftërave botërore.

I reduktuar në thelbin e tij, përtej dhunës dhe frikës, akti më i fundit i terrorizmit që ka goditur Parisin, mund të rrëfehet, në esencë, përmes këtij gjesti të vogël.

Ne të gjithë mund të mbyllim dyert, të fshihemi në shtëpitë tona, mund të bëjmë më të mirën për të kontrolluar territorin tonë, me qëllim që të identifikojmë dhe godasim ata që na sulmojnë; por ata që na sulmojnë janë tashmë këtu. Ata janë burra dhe gra me pasaporta të ligjshme në vendin tonë, burra dhe gra që janë rritur këtu, apo që kanë hyrë duke u futur mes mijëra viktimave, imigrantë që largohen prej dhunës që ka mbështjellë vendlindjet e tyre. Këta burra dhe gra dinë gjithçka për Shengenin, për Europën, për zakonet tona, vendet që na pëlqen të shkojmë për pushime, baret, restorantet dhe kinematë, apo diskot ku kalojmë mbrëmjet dhe fundjavat. Dhe ata duken tamam si ne: vishen dhe veprojnë si ne.

Në këtë mënyrë, atyre as nuk u duhet të mbajnë maska. As nuk kanë nevojë të organizojnë sipërmarrje të mëdha, si sulmet kundër Kullave Binjake. Gjithë sa u nevojitet, është që t’u jepet apo të blejnë një automatik, më pas të dalin në rrugë dhe t’i marrin jetën dikujt që po pi kafe. Gjithë sa u nevojitet është një mik në aeroport. Apo pak eksploziv, për t’u hedhur në erë, në vendin me më shumë njerëz që mund të gjejnë.

Kjo është marka më e fundit e terrorizmit, ku ka evoluar ISIS. Këta nuk janë më ujq të vetmuar, por nuk janë as organizata të mëdha. Janë grupe të vegjël, me organizime të vegjël e të thjeshtë, të vendosur për të vrarë sa më shumë njerëz që të munden dhe të vdesin duke bërë këtë – thjeshtë duke u shfaqur, kudo ku mund të gjejnë numrin më të lartë të viktimave.

Lloji i operacionit që pamë në Paris është i njëjti që kemi parë prej muajsh. E kemi parë në mënyrë të përsëritur, të njëjtin kombinim. Të rinj me automatikë, me fytyrat të pambuluara, që dalin dhe vrasin këdo që u del përpara në trotuarët e Parisit, janë të njëjtët që pamë në plazhin e Egjiptit, që qëllonin kundër turistëve me rroba banje, apo kundër turistëve në Muzeun Kombëtar Bardo në Tunizi. Eksplozivë të thjeshtë, të vendosur nga duar të panjohura në një avion rus që shpërtheu mbi Sinai, janë të njëjtët eksplozivë që kamikazët kishin në trupin e tyre, teksa i afroheshin stadiumit të Parisit. Grupe të vegjël, hapa të shpejtë, të vdekur që përpara se të fillojnë të qëllojnë, pikërisht si ata që sulmuan Charlie Hebdo.

Eshtë një evoluim i jashtëzakonshëm i terrorizmit, krahasuar me operacionet masivë që ëndërronte Osama bin Ladeni.

Evolucione tejet të rrezikshëm, sepse në fund të ditës, Osama mendonte dhe planifikonte si një takticien ushtarak, e si pasojë ishte i identifikueshëm dhe i luftueshëm. Ky lloj i ri terrorizmi është thjeshtë një rrjedhë masive pa një definicion fizik, një lumë nëntokësor që shfaqet dhe zhduket sepse është tashmë brenda shoqërisë sonë, ashtu si edhe jashtë saj, pa kufi, pa strukturë, pa edhe dëshirën më themelore për të jetuar dhe riprodhuar.

Eshtë forma më e rrezikshme e organizimit që kemi ndeshur deri sot. Dhe është një fenomen pothuajse i gjithi europian: sepse rrënjët e tij janë këtu; ka studiuar këtu, në shkolla europiane; dhe sepse në fund, pikërisht këtu, terrorizmi do e shkarkojë urrejtjen e tij. Lufta e Tretë Botërore, doni ta besoni apo jo, ka nisur tashmë. Ajo po përshpejtohet dhe Europa është teatri i saj. Kontinenti i Vjetër, siç na quajnë, është bërë edhe një herë vendi më i rrezikshëm në Perëndim, transmeton bota.al. Duhet të jemi gati për çdo gjë.

Imami i Malishevës në luftë me agjencitë e funeraleve për xhenazet

0

Ndër sferat e ndryshme të ndërmarrësisë në Kosovë, ku paraqiten probleme me konkurrencën, listës i shtohet edhe “biznesi i vdekjes”. Sikundër ofrohen shërbime dhe paguhen fatura për lindjet, ashtu ndodh edhe për ata që largohen nga kjo botë.
Avni Gashi merret me shërbimet funerale në Malishevë. Ai thotë se gjatë punës has në një konkurrent i cili nuk e ka biznesin e regjistruar dhe punon në oborrin e Bashkësisë Islame, duke ia dëmtuar atij biznesin.

“Në xhaminë, në Bashkësinë Islame është një Imam, Bujar Bytyqi, i cili shet në mënyrë të paligjshme, shet arkivole, dërrasa, tabut, qefin krejt komplet, kurse ne i kemi të regjistruara krejt, me fatura e të gjitha”, thotë Gashi.

Sipas Gashit, biznesi i Bytyqit ka dy vjet që është aktiv. Ai thotë se në rast se Bytyqi e regjistron biznesin e tij do të jetë në rregull të pranohet si konkurrent, por duke qenë se biznesi është i paregjistruar, atëherë ai nuk e pranon një konkurrencë të tillë.

Ai thotë se me veturën e Bashkësisë Islame, Bytyqi ka bartur kufomat duke kryer kështu edhe shërbimin e transportit.

Florim Krasniqi, Kryeimam në Bashkësinë Islame të Malishevës, thotë se Bashkësia Islame nuk ka në pronësi të veten asgjë dhe as nuk përfiton nga ky biznes, por pranon se imami Bujar Bytyqi merret me shërbime funerale në oborrin e ndërtesës së vjetër të Bashkësisë Islame.

“Kur kam ardhur si Kryeimam këtu, Bujar Bytyqi ka qenë duke e ushtruar këtë veprimtari. Arsyet përse është lejuar më herët në atë objektin që Bashkësia Islame më nuk e shfrytëzon, është që Bujar Bytyqi është imam dhe të ardhurat e tij janë shumë të vogla. Pothuajse të gjithë imamët i kanë këto të ardhura, por Bujar Bytyqi është i veçantë dhe Bashkësia Islame thjesht e ka leju që të shfrytëzoj atë objektin që tash nuk e ka në shfrytëzim. Bashkësia Islame nuk ka ndonjë përfitim as nuk financon blerjen e tyre dhe as nuk merr diçka pas shitjes së tyre”, tha Krasniqi.

Sipas tij, është çështje e lirë e qytetarit të zgjedhë se kush do që t’ia kryejë këto shërbime.

Për veturën që Gashi thotë se e ka shfrytëzuar Bytyqi, Kryeimami Krasniqi tregon anën e tij.

“Në pamundësi që ta mbajë regjistrimin dhe amortizimin e tij dhe në pamundësi që të sigurojë të gjitha ato që duhen për një varrim,si dërrasa, qefina dhe të gjitha gjërat, Bashkësia Islame nuk e ka pa të arsyeshme që të merret me këtë çështje dhe ajo veturë është duke pushuar dhe askush nuk është duke kryer shërbime me atë kombi, për një kohë të shkurtë Bujari e ka shfrytëzuar sepse ia ka lejuar Bashkësia Islame”, tha Krasniqi.

I kontaktuar nga KALLXO.com, imami Bujar Bytyqi nuk deshi të prononcohet para kamerës, por përmes telefonit dha qëndrimin e tij.

“Unë nuk e kam biznesin e regjistruar, këto shërbime i kryej vetëm për xhematin e Kravasarisë, dhe kush vjen në xhami dhe askujt nuk ia imponoj me ble prej meje, ndërsa shërbimet i kryej me çmimin e blerjes ndërsa marr vetëm ndonjë shpërblim të vogël nga xhemati për këto shërbime që i kryej”, tha imami.

I njëjti nuk pranoi t’i komentojë akuzat e Avni Gashit, me arsyetimin se ai është vetëm duke kryer shërbime për xhematin e tij.

Kryeimami Krasniqi e pranon që nga Bashkësia Islame nuk ka ndonjë leje zyrtare që do ia mundësonte Bytyqit të punojë në ndërtesën e vjetër të kësaj bashkësie.

Pse Kadri Veseli nuk ua dërgoi deputetëve, kërkesën e presidentes për Asociacionin për 1 javë?!

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përkundër asaj që Gjykata Kushtetuese i kërkoi më datë 5 nëntor që kërkesën e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga për Asociacionin e Komunave Serbe, t’ua dorëzoj të gjithë deputetëve, kryeministrit dhe Avokatit të popullit, në mënyrë që këta të fundit të japin komentet e tyre për këtë çështje, ai këtë e zvarriti për një javë. Saktësisht nga data 5 nëntor deri më 12 nëntor ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Redaksia ka arritur që të siguroj kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, e cila në mënyrë eksplicite kërkon që deputetëve t’u dorëzohet një shkresë e tillë, por që Veseli këtë e bëri vetëm pas një jave.

Është arritur që të sigurohet edhe shkresa që më 12 nëntor, Veseli ua dërgoi deputetëve, të cilët kanë afat që deri më 19 nëntor të japin komentet e tyre për kërkesën e Jahjagës, e cila iu drejtua Gjykatës Kushtetuese nëse Asociacioni i Kosovës është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Një deputet i Kuvendit të Kosovës, në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic kjo vonesë është bërë qëllimisht që të shkoj sa më shumë kohë, në mënyrë që deputetët të mos dërgojnë fare komente.

“Deputetët në vend që të kenë dy javë kohë, ata tani kanë vetëm një javë kohë që të dërgojnë komente në Gjykatën Kushtetuese për Asociacionin”, ka thënë ky deputet.

Ndonëse është provuar që të kontaktoj edhe me këshilltarin e Kadri Veselit, Blerim Latifin, për të mësuar pse ka ndodhur një zvarritje e tillë, mirëpo ky i fundit nuk u është përgjigjur as thirrjeve telefonike e as SMS-ve të redaksisë.

Në anën tjetër, para pak ditësh, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që ta pezullojë përkohësisht marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit të vendit, Isa Mustafa me atë të Serbisë, Aleksander Vucic për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, transmeton gazeta Blic.

Kjo marrëveshje ka bërë që të rebelohet opozita, e cila tash e sa kohë e ka bllokuar Kuvendin e Kosovës, duke mos lejuar që të zhvillohet punimet, duke përdorur madje edhe gaz lotsjellës. Partitë opozitare kanë paralajmëruar vazhdim të bllokadës deri në tërheqjen e nënshkrimit nga kjo marrëveshje.

Grabitje me armë në Prizren

0

Një person është grabitur me armë në rrugën e Transitit të ri në Prizren. I dyshuari ka arrit që viktimës t’ia grabisë 2500 euro.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti nën kërcënimin e armës nga viktima ka grabitur 2500 euro, e më pas e sulmon me kondak të armës”, njofton Policia e Kosovës.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen pistolete “Bruni”. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Çka thotë Sabri Fejzullahu për Lecin?

0

Dje i është dhënë lamtumira e fundit humoristit të mirënjohur Ibrahim Krajkova – Leci.

Leci për vite me rradhë ka qenë një nga figurat më të dashura të ekranit, që me karakterin e tij ka bërë të qeshin aq shumë njerëz, shkruan “Kosovarja”.

Aktori ka ikur nga kjo botë në moshën 58 vjeç, duke lënë të pikëlluar familjar, miq e kolegë.

Sot Leci është përkujtuar edhe nga shumë dashamirë.

Sabri Fejzullahu e kujton si të madh humoristin, që e cilëson artist që hyri në historinë e artit mbarë shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

“Interpretimi i tij specifik që i mahnitur gjithë shqiptarët, mbetet art për tu kujtuar”, thotë Fejzullahu, që disa herë ka aktruar për krah të ndjerit Ibrahim Krajkova-Leci.

Buzë Honit

0

Shkruan: Enver Sulaj

Mëngjesi i vjeshtës
buzëqeshjen e braktisur ka ngrirë

Asnjë hon s`e zë zhgënjimin

Asnjë pipëtimë sa për të flladitur gjethet e ftoit
që u shkrumbua deri në rrënjët që i dolën mbi dhe

Sa qetësi…

Rrëfimi i australiani dhe djalit të tij: Sulmuesit flisnin një frëngjishte perfekte

0

John Leader nga Australia, bashkë me djalin e tij 12-vjeçar, ishin brenda teatrit Bataclan në Paris, të premten mbrëma.

Leader thotë se në fillim mendoi se të shtënat ishin fishekzjarre. Kurse, disa momente më vonë, “të gjithë e panë veten të shtrirë për toke”.

“Kur e ngrita kokën për ta hetuar se çfarë po ndodhte, pashë dy sulmuesit”.

Australiani dhe djali i tij e kishin dëgjuar sulmuesin tek fliste, me një frëngjishte perfekte.

“Ai tha: ‘Ju duhet të mendoni për Sirinë’, por e tha në frëngjisht”, shpegon Oscar, djali i Leadersit.

Askush në ato momente nuk mund të ndërmerrte ndonjë akt heroik për të shpëtuar të tjerët.

“Ata ishin shumë të organizuar. Njëri merrej me turmën, tjetri shtinte me plumba”

Shqipëria pre e lehtë e terrorizmit, masa zero për parandalimin e sulmeve

0

Masat e Shqipërisë për të parandaluar apo përballuar sulme terroriste si ai në Francë, janë pothuajse inekzistente. Ndonëse me dhjetëra shqiptarë janë bërë pjesë e Shtetit Islamik dhe ka pasur disa kërcënime për sulme ndaj vendit tonë, sipas ekspertëve, sërish masat janë minimale.

I pyetur, Arjan Dyrmishi, ekspert i lartë i çështjeve të sigurisë, pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ka deklaruar se xhihadistët e Shteti Islamik e kanë shumë të lehtë të kryejnë sulme në vendin tonë, por tha gjithashtu se ata nuk kanë asnjë interes të kryejnë akte të tilla në Shqipëri. Dyrmishi u shpreh se përveç masave të ulta parandaluese, nuk ka dhe kapacitete për të përballuar një rast sulmi ku mund të ketë viktima dhe të plagosur. “Ne jemi objektiv i butë, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Sa i përket masave tona, nuk ka asnjë plan. Mund të jap shembullin e spitaleve. Vende të tjera kur ndodh një gjë e tillë kanë një plan që i transformojnë spitalet në spitale me kapacitet lufte. Nëse ndodh një kasaphanë e tillë këtu, me qindra të plagosur, a mund të merren masa të tilla? Nuk ka asnjë masë sistemi shëndetësor që të shndërrohet në kapacitete të tilla. Pra rreziku si teori është, praktik nuk është sepse nuk kanë leverdi. Masat tona janë pothuajse inekzistente”, deklaroi Dyrmishi.

I pyetur mbi kërcënimin që ju bë dje ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nga përfaqësues të ekstremistëve, ai deklaroi se të tilla kërcënime janë boshe dhe pa rrezik, pasi në vende të ndryshme të Evropës sulmet terroriste janë bërë pa paralajmërime. Dyrmishi tha se kërcënime të tilla ka pasur për shumë liderë botërorë, por që ata nuk janë ndjerë të rrezikuar. Rreziku për Shqipërinë Eksperti i çështjeve të sigurisë, pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Arjan Dyrmishi, ka deklaruar dje për gazetën se nuk ka asnjë kërcënim real terrorist për Shqipërinë.

Eksperti u shpreh se xhihadistët e ISIS synojnë të godasin në shtete të mëdha me qëllim rritjen e famës së tyre, ndërsa në Shqipëri nuk e arrijnë dot këtë gjë. Megjithatë ai u shpreh se nga ana teorike, si çdo vend tjetër në Evropë dhe më gjerë edhe Shqipëria mund të jetë e kërcënuar, por nga ana praktike një gjë e tillë është e largët. “Si shumë vende të tjera edhe Shqipëria mund të quhet e rrezikuar. Por ata kur i kryejnë të tilla veprime, i bëjnë për t’u dukur. Nëse sulmohet Shqipëria nuk përbën ndonjë impakt të madh. Ata të gjitha këto veprime i bëjnë për qëllime politike, i bëjnë për qëllime që t’i rrisin pjacën vetes dhe të inspirojnë rekrutimet. Që ata që janë kandidatë të thonë shiko sa të zotët janë këta. Në këtë aspekt, ne nuk kërcënohemi për këto rrethana. Nga ana praktike, Shqipëri nuk përbën leverdi për ta”, u shpreh Dyrmishi.

I pyetur nga gazeta ‘Sot’ dhe për masat që mund të ndërmarrë Shërbimi Informativ, ai deklaroi se pavarësisht rolit të tij, depërtimi i ekstremistëve në Shqipëri është i lehtë. Pas sulmit të së premtes në Paris ku u vranë rreth 130 persona, pjesëtarët e ISIS kanë kërcënuar se do të ketë sulme të ngjashme dhe në vende të tjera të Evropës. Pak kohë më parë, përmes një video mesazhi, disa xhihadistë shqiptarë që luftojnë në Siri, deklaruan se pjesë e sulmeve mund të jetë edhe Shqipëria. Ndërkohë dje strukturat e shtetit nisën përgatitjet për marrjen e masave.

Pushtetarët nuk po e duan shtetin ligjor në Kosovë

0

Politikanët në shërbim të oligarkëve të kriminalizuar dhe kundër interesave të shtetit

Badallaj: Mungesa e përgjegjshmërisë është e rrënjosur në kulturën udhëheqëse

“Sot në Kosovë për dështim nuk jep askush dorëheqje, nuk japin dorëheqje as për vjedhje, as për akuza, as për plagjiatura, me një fjalë politikani i sotëm në Kosovë është i papërgjegjshëm ndaj fjalës së tij, ndaj veprimit të tij dhe ndaj elektoratit, sepse ndryshe ka premtuar e krejtësisht ndryshe po vepron”, shprehet analisti Shefqet Dibrani

Llogaridhënia, dorëheqjet dhe ndëshkueshmëria janë veprime të munguara në Kosovë dhe ndër vite populli nuk ka reflektuar me votën e vet, duke i votuar të njëjtit. E në fakt politikanët sapo i marrin votat, të habitur pas luksit, nuk duan t’ia dinë për llogaridhënie e as për premtime e gënjeshtra. Edhe pse ky pushtet ka dështuar në të gjitha segmentet, askush nuk ofron dorëheqje, e mos të flasim për ndëshkueshmëri, që nuk ekziston fare, sikur Kosova të mos kishte fare ligj dhe as gjyqësor e prokurori.

Kjo kastë politike në pushtet, e cila na çon drejt greminës, është mësuar me dështimin, degradimin dhe nuk e ndien fare veten përgjegjëse për këtë situatë të rëndë dhe gati pa shtegdalje, në të cilën e kanë katandisur popullin dhe vendin në përgjithësi. Analistët mendojnë se është momenti i fundit që kjo klasë e korruptuar politike të lëshojë rrugë që vendi të shkojë drejt BE-së, kurse ata të ulen në bankën e të akuzuarve për dëmet që ia kanë shkaktuar vendit. Ishdeputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani, thotë se llogaridhënia, dorëheqjet dhe ndëshkueshmëria janë veprime të munguara në Kosovë, për arsye se mungojnë morali politik dhe etika profesionale.

“Ndëshkimi s’po vjen as nga qytetari, sepse është në gjendje të keqe e të rëndë ekonomiko-sociale, me të cilën po luhet me fatin e tyre. Askush nuk do t’ia dijë për llogaridhënie, e kjo çështje specifikohet edhe në Raportin e Progresit për Kosovën. Askush nuk do t’ia dijë për dorëheqje, e mos të flasim për ndëshkueshmëri, që nuk ekziston fare”, shprehet ajo./kosoa sot/