18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Pse Kadri Veseli nuk ua dërgoi deputetëve, kërkesën e presidentes për Asociacionin për 1 javë?!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përkundër asaj që Gjykata Kushtetuese i kërkoi më datë 5 nëntor që kërkesën e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga për Asociacionin e Komunave Serbe, t’ua dorëzoj të gjithë deputetëve, kryeministrit dhe Avokatit të popullit, në mënyrë që këta të fundit të japin komentet e tyre për këtë çështje, ai këtë e zvarriti për një javë. Saktësisht nga data 5 nëntor deri më 12 nëntor ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Redaksia ka arritur që të siguroj kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, e cila në mënyrë eksplicite kërkon që deputetëve t’u dorëzohet një shkresë e tillë, por që Veseli këtë e bëri vetëm pas një jave.

Është arritur që të sigurohet edhe shkresa që më 12 nëntor, Veseli ua dërgoi deputetëve, të cilët kanë afat që deri më 19 nëntor të japin komentet e tyre për kërkesën e Jahjagës, e cila iu drejtua Gjykatës Kushtetuese nëse Asociacioni i Kosovës është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Një deputet i Kuvendit të Kosovës, në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic kjo vonesë është bërë qëllimisht që të shkoj sa më shumë kohë, në mënyrë që deputetët të mos dërgojnë fare komente.

“Deputetët në vend që të kenë dy javë kohë, ata tani kanë vetëm një javë kohë që të dërgojnë komente në Gjykatën Kushtetuese për Asociacionin”, ka thënë ky deputet.

Ndonëse është provuar që të kontaktoj edhe me këshilltarin e Kadri Veselit, Blerim Latifin, për të mësuar pse ka ndodhur një zvarritje e tillë, mirëpo ky i fundit nuk u është përgjigjur as thirrjeve telefonike e as SMS-ve të redaksisë.

Në anën tjetër, para pak ditësh, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që ta pezullojë përkohësisht marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit të vendit, Isa Mustafa me atë të Serbisë, Aleksander Vucic për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, transmeton gazeta Blic.

Kjo marrëveshje ka bërë që të rebelohet opozita, e cila tash e sa kohë e ka bllokuar Kuvendin e Kosovës, duke mos lejuar që të zhvillohet punimet, duke përdorur madje edhe gaz lotsjellës. Partitë opozitare kanë paralajmëruar vazhdim të bllokadës deri në tërheqjen e nënshkrimit nga kjo marrëveshje.

Më Shumë

Fury – Usyk: Sonte meçi i gjigantëve të boksit/ Ja kur dalin në ring boksierët

Lufta unifikuese e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në Arabinë Saudite të...

E rrahën një person dhe e futën me forcë në veturë, arrestohen katër burra në Prizren

Katër burra janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person. Sipas policisë, të dyshuarit e kanë...

Lajmet e Fundit