16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Imami i Malishevës në luftë me agjencitë e funeraleve për xhenazet

Ndër sferat e ndryshme të ndërmarrësisë në Kosovë, ku paraqiten probleme me konkurrencën, listës i shtohet edhe “biznesi i vdekjes”. Sikundër ofrohen shërbime dhe paguhen fatura për lindjet, ashtu ndodh edhe për ata që largohen nga kjo botë.
Avni Gashi merret me shërbimet funerale në Malishevë. Ai thotë se gjatë punës has në një konkurrent i cili nuk e ka biznesin e regjistruar dhe punon në oborrin e Bashkësisë Islame, duke ia dëmtuar atij biznesin.

“Në xhaminë, në Bashkësinë Islame është një Imam, Bujar Bytyqi, i cili shet në mënyrë të paligjshme, shet arkivole, dërrasa, tabut, qefin krejt komplet, kurse ne i kemi të regjistruara krejt, me fatura e të gjitha”, thotë Gashi.

Sipas Gashit, biznesi i Bytyqit ka dy vjet që është aktiv. Ai thotë se në rast se Bytyqi e regjistron biznesin e tij do të jetë në rregull të pranohet si konkurrent, por duke qenë se biznesi është i paregjistruar, atëherë ai nuk e pranon një konkurrencë të tillë.

Ai thotë se me veturën e Bashkësisë Islame, Bytyqi ka bartur kufomat duke kryer kështu edhe shërbimin e transportit.

Florim Krasniqi, Kryeimam në Bashkësinë Islame të Malishevës, thotë se Bashkësia Islame nuk ka në pronësi të veten asgjë dhe as nuk përfiton nga ky biznes, por pranon se imami Bujar Bytyqi merret me shërbime funerale në oborrin e ndërtesës së vjetër të Bashkësisë Islame.

“Kur kam ardhur si Kryeimam këtu, Bujar Bytyqi ka qenë duke e ushtruar këtë veprimtari. Arsyet përse është lejuar më herët në atë objektin që Bashkësia Islame më nuk e shfrytëzon, është që Bujar Bytyqi është imam dhe të ardhurat e tij janë shumë të vogla. Pothuajse të gjithë imamët i kanë këto të ardhura, por Bujar Bytyqi është i veçantë dhe Bashkësia Islame thjesht e ka leju që të shfrytëzoj atë objektin që tash nuk e ka në shfrytëzim. Bashkësia Islame nuk ka ndonjë përfitim as nuk financon blerjen e tyre dhe as nuk merr diçka pas shitjes së tyre”, tha Krasniqi.

Sipas tij, është çështje e lirë e qytetarit të zgjedhë se kush do që t’ia kryejë këto shërbime.

Për veturën që Gashi thotë se e ka shfrytëzuar Bytyqi, Kryeimami Krasniqi tregon anën e tij.

“Në pamundësi që ta mbajë regjistrimin dhe amortizimin e tij dhe në pamundësi që të sigurojë të gjitha ato që duhen për një varrim,si dërrasa, qefina dhe të gjitha gjërat, Bashkësia Islame nuk e ka pa të arsyeshme që të merret me këtë çështje dhe ajo veturë është duke pushuar dhe askush nuk është duke kryer shërbime me atë kombi, për një kohë të shkurtë Bujari e ka shfrytëzuar sepse ia ka lejuar Bashkësia Islame”, tha Krasniqi.

I kontaktuar nga KALLXO.com, imami Bujar Bytyqi nuk deshi të prononcohet para kamerës, por përmes telefonit dha qëndrimin e tij.

“Unë nuk e kam biznesin e regjistruar, këto shërbime i kryej vetëm për xhematin e Kravasarisë, dhe kush vjen në xhami dhe askujt nuk ia imponoj me ble prej meje, ndërsa shërbimet i kryej me çmimin e blerjes ndërsa marr vetëm ndonjë shpërblim të vogël nga xhemati për këto shërbime që i kryej”, tha imami.

I njëjti nuk pranoi t’i komentojë akuzat e Avni Gashit, me arsyetimin se ai është vetëm duke kryer shërbime për xhematin e tij.

Kryeimami Krasniqi e pranon që nga Bashkësia Islame nuk ka ndonjë leje zyrtare që do ia mundësonte Bytyqit të punojë në ndërtesën e vjetër të kësaj bashkësie.

Më Shumë

Prishja e busollës  

Blerim Shala Asgjë më nuk është si ka qenë më para. Madje, as Evrovizioni. Festivali i këngës evropiane, i cili kësaj here u mbajt në Malme ...

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit