Home Blog Page 6891

Mustafa: S’jap dorëheqje, jam në rrugë të drejtë

0

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk ka arsye të japë dorëheqje pasi është në rrugë të drejtë dhe duke respektuar ligjin.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se të japësh dorëheqje në këtë rrugë është braktisje, lënie në baltë e besimit të qytetarëve.

Kreu i ekzekutivit ka vlerësuar se Qeveria aktuale ka legjitimitet dhe e ka përkrahjen e duhur ndërkombëtare për ta vazhduar punën për të cilin e ka marrë besimin e qytetarëve.

MKRS ndan libra për 36 biblioteka

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” do të mbajë ceremoninë tradicionale për pasurimin e 36 bibliotekave brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës.

Fondi i librave që do t’u shpërndahet këtyre bibliotekave është blerë nga MKRS-ja dhe ato do t’u jepen falas këtyre institucioneve të librit.

Ceremonia mbahet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë dhe fillon në orën 11:00

“Huffington Post” shkruan për agjendën e Turqisë në Kosovë

0

David Philips, në një shkrim autorial në “Huffington Post”, ka shkruar për angazhimin shtetëror të Turqisë brenda Kosovës. Sipas tij, politika turke në Ballkan promovon agjendë neo-otomane me qëllim zgjerimin e influencës në ish-territoret e Perandorisë Osmane.

Presidenti i Turqisë Reccep Tayyip Erdogan iu kishte adresuar audiencës në Prizren gjatë një vizite zyrtare në Kosovën në tetor të vitit 2013: “Të gjithë i përkasim një historie të njëjtë, një kulture të njëjtë, një civilizimi të njëjtë. Ne jemi vëllezër të asaj strukture. Mos harroni Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë!”, kishte thënë Erdogan.

Politika e Turqisë në Ballkan promovon një agjendë neo-otomane, që synon zgjerimin e influencës në ish territoret e Perandorisë Osmane.

Turqia po eksporton islamizmin nën maskën e bashkëpunimit kulturor. Po ashtu, ajo synon avantazhin ekonomik duke përdorur bizneset si leva për të konsoliduar interesat e saj kombëtare.

Agjencia Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (TIKA) është mekanizmi parësor përmes të cilës Turqia avancon agjendën e saj ideologjike. TIKA është pararojë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që mbësh tet formacionet e Vëllazërisë Myslimane në botë. TIKA drejton një strukturë paralele të politikës së jashtme në koordinim me Ministrinë e Kulturës në Turqi si dhe Kryesinë për Çështje Fetare për ta promovuar agjendën islamike të AKP-së.

TIKA operon nën maskën e një agjencie për mirëqenie sociale. Në Kosovë, mbështet më shumë se 400 projekte në fushën e agrikulturës, shëndetësisë dhe shkollimit. Shërbime shëndetësore të përballueshme ofrohet në Kosovë nëpër spitale e klinika turke, të sponsorizuara nga TIKA.

Pa marrë parasysh aktivitetin e saj intensiv, “Zëri” ka raportuar se Banka Qendrore e Kosovës ka regjistruar vetëm 2.7 milionë euro në xhirollogarinë e saj në Kosovë mes viteve 2009 dhe 2014. TIKA fondet e saj i transferon “cash” pa ndonjë procesverbal apo regjistrim bankar. Kjo organizatë nuk dëshiron të tërheq vëmendjen për veprimet e saj.

Asociacioni në pajtim me Kushtetutën

0

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kështu e ka kuptuar interpretimin ligjor të Gjykatës për Asociacionin i pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Ambasadori Delawie sqaron se Gjykata i ka dhënë Qeverisë udhëzime specifike se si mund të hartohet statuti i Asociacionit, në mënyrë që i njëjti të jetë në përputhje me Kushtetutën.

“Po dëgjoj se njerëzit po thonë që Gjykata ka thënë se kjo ide nuk është në përputhje me Kushtetutën. Por mendoj se nëse e lexoni me vëmendje e shihni se Gjykata thotë se: (a) një organ i tillë mund të krijohet, dhe (b) kjo është mënyra se si e krijoni në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Këto komente ambasadori amerikan i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, e cila do të botohet në dy vazhdime, ku mes tjerash ka folur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme në vend, të cilat, sipas tij, janë të parapara për vitin 2018.

Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për arrestimin e deputetëve të opozitës dhe këmbëngul se çdo zyrtar shtetëror, që ka aktakuzë për korrupsion, duhet të largohet nga pozita, të paktën derisa të përfundojë procesi gjyqësor. Në vazhdimin e dytë të intervistës, e cila do të botohet pas numrit festiv të Vitit të Ri, ambasadori amerikan flet edhe për Gjykatën Speciale dhe kush mund të jenë të arrestuarit nga kjo e fundit, për dialogun me Serbinë dhe për numrin e madh të kosovarëve që i janë bashkangjitur ISIS-it. /Zëri

Sherifi: S’na intereson fati personal i Thaçit

0

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi thotë, se për opozitën nuk është fare në rend të ditës se cili do të jetë fati personal i Hashim Thaçit.

Sipas tij, ajo çfarë duhet të ndodhë sa më shpejtë që është e mundur është që të shpërbehet kjo legjislature dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Ne konsiderojmë se legjislatura e re e ardhshme pas zgjedhjeve duhet të zgjedh presidentin , dhe jo kjo legjislaturë për shkak të komprimitimit të madh që i ka bërë vetës jo vetëm kjo qeveri por edhe mazhoranca e kësaj legjislature. Nuk është në gjendje që të ndalë qeverinë e saj, që të mos nënshkruaj marrëveshje të dëmshme për Kosovën, e cila u konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese se janë në kundërshtim të plotë me kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Sherifi.

Presidenti i ardhshëm i vendit pritet të zgjidhet në muajin shkurt dy muaj para se t’i skadojë mandati presidentes aktuale, Atifete Jahjaga./Gazeta Tribuna

Gjurmët në Pallat

0

Nën dritat e errta të sallës së Pallatit të Kongreseve në Tiranë, dhe me një videowall të mbuluar me gjurmë, ka nisë sonte, rreth orës 20:30 koncerti i shumëpritur i rock grupit Gjurmët.

Duartrokitjet e më shumë se 3 mijë spektatorëve dhe brohoritjet e tyre të njëpasnjëshme mirëpriten në skenë së pari orkestrën e pastaj dhe bendin e Radio Televizionit Shqiptar.

Me ngjitjen në skenë të katër antarëve të grupit Gjurmët, publiku filloi me u ngritë në këmbë, dhe gjithçka të kujtonte muzikën e viteve të 80’a.

Të fillu me kangtarin Bojken Lako mandej me Dritro Nicko, e me Juliana Pashën, salla u pushtua nga nostalgjia.

E pas tyre, performoi edhe vetë grupi Gjurmët.

Në koncert janë të pranishëm shumë fytyra publike, te përfshi edhe kryetarin e Prishtines, Shpend Ahmetin.

Koncerti ende nuk ka mbaruar dhe shumë këngëtarë janë të pritë radhën me perfermu para publikut të gjërë.

Para pak çastesh lideri i grupit gjurmët, Migjen Kelmendi dhe kangëtarja e njohur shkodrane Violeta Zefi i kërkuan publikut duartrokitje në nderim të kangëtarit të muzikës qytetare shkodrane Bik Ndoja, që u nda nga jeta dy ditë më parë.

Bëhet e ditur se Gjurmët do të interpretojnë edhe në Prishtinë, në 8-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

https://youtu.be/bu3sHOkk9NM?list=PLwgZOEi5WENg330H3Ke-8btqkop7nNEYf

Përkujtohet klarinetisti Qazim Bobaj

0

Mbrëmjen e së martës në ambientet e Filharmonisë së Kosovës, u mbajt koncerti për nder të 20 vjetorit të kalimit në amshim të profesorit dhe klarinetistit, Qazim Bobaj. Ky koncert fillimisht shpalosi një dokumentar me fotografi të të ndjerit, të cilat të gjithë të pranishmit që ishin në një numër shumë të madh i bënë me lot në sy.

Pas përfundimit të këtij dokumentari, drejtori i Filharmonisë së Kosovës njëherësh edhe dirigjentin i kësaj filharmonie, Baki Jashari doli para Orkestrës Frymore ku kështu filloi edhe interpretimi. E për ta hapur këtë ngjarje në përkujtim të profesorit, Qazim Bobaj para të pranishmëve doli dirigjenti, Rafet Rudi i cili filloi të tregoj historikun e këtij profesori se si hyri në jetën muzikore në Kosovë, veprimtarinë e tij si pedagog dhe si instrumentist i muzikës kamertale, ku sipas Rudit aktivitetet e para në fushën e muzikës kamertale, datojnë pikërisht nga gjenerata të cilës i takon profesori, Qazim Bobaj.

“Muzikantëve të rinj mund të iu duket e çuditshme, por deri në vitet e 80-ta, nuk ka pasë aktivitet të musikës kamertale të prodhuar nga artistët tonë. Me veprimtarinë e gjeneratës së Qazës por edhe të një gjenerate më të re, në radhë të parë, të Sihanës, Blerimit, Antonios, e shumë të tjerë, muzika kamertale si formë e avancuar e muzikës profesionale, ka marrë kahjen e duhur. A nuk janë sallat e mbushura në koncertet e muzikës klasike dëshmi më e bindshme për këtë. Besnikëria dhe bindja e thellë e muzikës klasike, paluhatshmëria në vlerat e saj, që ndonjëherë kontestohet dhe relativizohet nga vet njerëzit e muzikës, e kanë bërë Qazim Bobajn dhe kolegët e tij të gjeneratës, protagonistë të denjë në procesin e profesionalizimit të muzikës klasike tek ne”, theksoi Rafet Rudi.

Qazim Bobaj-koncerti

Në këtë koncert nuk munguan as mirënjohjet që iu bënë familjes së të ndjerit, ku një mirënjohje ishte nga Shkolla e Muzikës në Gjilan e tjetra mirënjohje u dha nga Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, në Prishtinë. Ndërsa familjarët e profesorit, Qazim Bobaj kishin sjellur nipërit e profesorit Edin dhe Ejana Bobaj, të cilët interpretuan një pjesë muzikore në flaut dhe klarinetë, për ti falënderuar organizatorët që janë kujdesur për këtë mbrëmje./KultPlus.com

U dhanë çmimet për shkencëtarët e vitit

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në një ceremoni të martën ka bërë ndarjen e çmimeve “Shkencëtari i vitit“ dhe “Shkencëtari i ri”, për vitin 2015.

Duke marrë parasysh rezultatet shkencore e kërkimore gjatë periudhës 1-vjeçare, në kategorinë “Shkencëtari i vitit 2015”, në pajtim me rekomandimet e këshillit shkencor të MASHT, ministri Bajrami mori vendim që ky çmim të ndahet për Dr. Avni Berisha, profesor i asociuar në Fakultetin e Kimisë dhe për profesorët e Fakultetit të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Dr. Abdullah Alija dhe Dr. Halil Ibrahimi.

Ndërsa për kategorinë “Shkencëtari i ri” për këtë vit, u shpërblyen Armond Daci, kandidat doktorant e bashkëpunëtor shkencor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Pranvera Ibrahimi, doktorante e bashkëpunëtore shkencore e Departamentit të Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Klinike në Universitetin Umea dhe Valmir Krasniqi, doktorant dhe bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Matematikës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gjatë dhënies së çmimeve ministri Bajrami tha se rezultatet tregojnë që Kosova ka studentë dhe profesorë që punojnë me zell.

“Kjo na tregon që është e mundshme që në Kosovë të reformojmë arsimin e lartë dhe brenda sistemit të arsimit të lartë mund të koncentrohemi te punimet shkencore. Brenda reformave që ne po bëjmë tani në ngritjen e cilësisë së arsimit ne kemi vendosur që puna kërkimore e shkencore të bëhet komponent i pandashëm i aktiviteteve të secilit universitet”, ka thënë ndër të tjera ministri Bajrami.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe rektorët dhe prorektorët e Institucioneve të Arsimit të Lartë, drejtorët e njësive vartëse të MAShT- it, anëtarët nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtarët e Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Kosovës dhe pjesëmarrës të tjerë. /KosovaLive

Pacolli: Thaçi president i kontrabanduar (Video)

0

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli nuk e mbështet mënyrën se si partneri i dikurshëm në Qeveri, Hashim Thaçi po synon të zë ulësen e të parit të shtetit.

Në emisionin “Republika” përball Dardan Gashit, kryetari i Aleancës Kosova e Re, ka thënë se zgjedhja e presidentit po synohet të bëhet si pazar mes dy partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së.

E kjo gjë, sipas Pacollit, i ngjan një malli që është në treg.

Nëse kjo ndodhë, atëherë sipas tij, Thaçi do jetë një president i kontrabanduar.

Pacolli ka thënë se Thaçi mund të zgjidhet president mirëpo ai nuk do t’i duhet si i tillë vendit dhe se qytetarët nuk do ta pranojnë atë, njëjtë sikurse nuk e kanë pranuar as Isa Mustafën. /Tribuna Channel

Deputetja Perlaskaj në parlamentin kroat premton më shumë të drejta për shqiptarët

0

Kroacia ka konstituuar dje Kuvendin pas zgjedhjeve të fundit.

Për herë të parë, në Kuvendin e Kroacisë është edhe deputetja shqiptare Ermina Lekaj Perlaskaj.

Në një intervistë për RTK-në, ajo ka deklaruar se “qëllimi i shqiptarëve në Kroaci është t’i bëjnë të njohura kërkesat e tyre në nivel më të lartë”.

“Është ndjenjë e veçantë jo vetëm për mua por për gjithë komunitetin shqiptar në Kroaci sepse kemi treguar një pjekuri politike të integrohemi në shoqërinë kroate. Sot është dita e parë që unë filloj si deputete. Qëllimi ynë ka qenë që të jemi pjesë e shoqërisë integruese kroate dhe t’i bëjmë kërkesat tona të njohura në nivel më të lartë”, ka thënë ajo.

http://dai.ly/x3k19g2