Home Blog Page 6893

Malisheva me plan veprimi për riintegrim

0

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Planin e Veprimit për Riintegrim, duke e përmbushur edhe një nga standardet në nivelin komunal, në kuadër të përmbushjes së standardeve për integrime evropiane.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës, 22 sa ishin prezent, unanimisht e kanë miratuar Planin e Veprimit për Riintegrim në Komunën e Malishevës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka përshëndetur dhe falënderuar anëtarët e Kuvendit të Komunës, për miratimin e këtij plani të veprimit për riintegrim, si dhe ka folur për punën e përbashkët gjatë vitit 20015, duke i falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë punës.

“Unë ju falënderoj për bashkëpunimin e mirë dhe konstruktiv gjatë këtij viti dhe uroj që viti 2016, të jetë edhe më i suksesshëm, gjithmonë, në të mirë të qytetarëve të Komunës së Malishevës”, tha Begaj. /PrizrenPress.com

Goditet motoçiklisti me veturë në Dragash

0

Një motoçiklist është goditur nga një veturë në fshatin Buzez të komunës së Dragashit. Viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture dhe një motoçiklete me ngasës meshkuj, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Aksident në Suharekë, dy të lënduar

0

Në rrugën “Brigada 123”, në qytetin e Suharekës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Sipas policisë, si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar.

“Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari duke lëvizur me veturën Opel Korsa, nga pakujdesia godet veturën VW që drejtohej nga viktima”, njofton Policia e Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe një pasagjere, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit”. /PrizrenPress.com

MAShT-i ndan çmimet për shkencëtarët e vitit

0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot do të ndajë çmimet për shkencëtarë të vitit.

Emrat e të përzgjedhurve për “Shkencëtarë të vitit” dhe “Shkencëtari i ri i vitit” për vitin 2015 mësohet të jenë: Avdullah Alija, Avni Berisha, Halil Ibrahimi, Armond Daci, Pranvera Ibrahimi dhe Valmir Krasniqi.

Avdulla Alija, Departamenti i Biologjisë, FSHMN, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Avni Berisha, Departamenti i Kimisë, FSHMN, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Halil Ibrahimi, Departamenti i Biologjisë, FSHMN, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Ndërsa fitues të çmimit “Shkencëtari i vitit” të kërkimeve me potenciale të larta gjatë një kërkimi një vjeçar janë:

Armond Daci, kandidat doktorant, bashkëpunëtor shkencor, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Pranvera Ibrahimi , doktorant, bashkëpunëtor shkencor,Departamenti i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Klinike, Universiteti Umea dhe

Valmir Krasniqi, doktorant, bashkëpunëtor shkencor, Departamenti i Matematikës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kandidatët e përcaktuar në pikën e parë, janë përfitues të çmimit prej 2000 euro, ndërsa ata të pikës së dytë do të marrin 1500 euro.

Opozita: Qeveria s’ka legjitimitet

0

Partitë e bllokut opozitar po vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të reja në vitin e ardhshëm, në të kundërtën kërcënojnë me bllokim të institucioneve. Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa është i bindur se do të jetë kryeministër deri në vitin 2018, kur edhe janë të parapara zgjedhjet parlamentare.

Ai thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje dhe nuk do të ketë para këtij viti, duke vlerësuar se nuk janë zgjedhjet zgjidhje e krizës aktuale politike.

Por, opozita thotë se Qeveria ka humbur legjitimitetin, sidomos pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, të cilin e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën.

Edhe disa prej analistëve mendojnë se në vitin 2016, do të ketë zgjedhje të reja. Por, ka edhe të tjerë që thonë se zgjedhjet nuk janë opsion dhe nuk do të ketë në vitin që po hyjmë.

Kosova nuk është vend i sigurt

0

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë i pasuksesshëm në aspektin e sigurisë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se problemi kryesor ka qenë shkuarja e të rinjve në ISIS dhe mostransformimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur.

“2015-shi nuk ka qenë vit i suksesshëm për Kosovën në aspektin e sigurisë sepse kemi parë shumë probleme. Shkuarja e të rinjve në ISIS është një problem jashtëzakonisht i madh për Kosovën, kurse sfidë ka qenë mostransformimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur. Madje nuk është parë vullnet politik i mirëfilltë, veprime konkrete dhe gatishmëri për t’u bërë ky transformim shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për Kosovën”, ka deklaruar Kastrati, duke shtuar se Policia dhe Forca e Sigurisë i kanë kryer me sukses detyrat që u takojnë.

Megjithatë, sipas Kastratit, as në vitin 2016 Kosova nuk pritet të bëhet me ushtri.

“Nuk besoj se në vitin 2016 do të ndodhë transformimi i FSK-së, sepse nuk shoh ndonjë seriozitet, meqë nuk është marrë asnjë hap konkret nga Qeveria qoftë për rritjen e buxhetit, qoftë për përafrimin e qëndrimeve me palën serbe. Prandaj, nuk jam optimist se Kosova do të bëhet me Forcë të Armatosur vitin e ardhshëm”, ka theksuar ai.

Sipas Kastratit, Kosova nuk është vend i sigurt dhe mund të jetë cak i sulmeve terroriste për arsye se është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të pjesëtarëve në ISIS.

“Janë mbi 300 pjesëtarë në ISIS. Duke qenë të gjithë këta në të, nuk shoh që Kosova mund të jetë e sigurt ose mos të jetë cak i sulmeve të terrorizmit. Jo vetëm ata që kanë shkuar në ISIS mund të kthehen, por nuk po shoh ndonjë rezultat apo plan të veprimit nga Bashkësia Islame, bazuar në strategjinë kombëtare, për luftimin e terrorizimit dhe për t’i parandaluar të rinjtë të mos shkojnë në ISIS”, ka theksuar ai.

Kastrati ka thënë se Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë duhet t’i rrisin masat e sigurisë dhe duhet ta ngrehin vigjilencën në çdo aspekt.

S’ka zgjedhje të reja

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar opozitën për dialog dhe orientim të vërejtjeve në tavolinë.

Në një intervistë për “Zërin” Mustafa ka hedhur poshtë edhe kërkesën e fundit të opozitës për zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, zgjedhje nuk do të ketë para vitit 2018

Mustafa është deklaruar kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa ka porositur opozitën që të përgatiten për zgjedhjet e vitit 2018, kur edhe janë të parashikuara me ligj. Në intervistën dhënë “Zërit” ai ka porositur opozitën që ata të punojnë më shumë gjatë kësaj kohe dhe ta bindin qytetarin se ata mund të qeverisin më mirë.

Ndërkohë, Mustafa duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka thënë se vërejtjet e saj janë të qëndrueshme.

“Është trajtuar shumë edhe statusi i saj sepse ka pasur keqkuptime lidhur me atë se çfarë është në esencë Asociacioni. Në bazë të këtyre sqarimeve do të jetë tani shumë më e lehtë që të bëhet statuti, i cili do t’i dërgohet përsëri Gjykatës Kushtetuese në shqyrtim. Çdo pikë e statutit do të jetë në përpikëri me Kushtetutën”, ka thënë kryeministri Mustafa. /Zëri

Heronjtë e Qytetit

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur anëtarët e bendit “Gjurmët” – të cilëve ua ka dorëzuar “Çelësin e Qytetit”.

Grupi i njohur kosovar ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në koncertin që do të zhvillohet mbrëmjen e së martës, ku do të perfomojnë së bashku me 20 të ftuar të tjerë.

Në shenjë mirënjohjeje ndaj “Gjurmëve” dhe kontributit të dhënë për muzikën shqiptare, Veliaj ua ka dorëzuar katër anëtarëve të grupit simbolin e “Çelësit të Qytetit”.

Shpresa Rama e Shkodran Kryeziu, flasin për avancim e të rinjve në Prizren

0

Kryesia e RDK-së në Prizren, ka pritur në një takim kryetaren e RDK-së Shpresa Rama dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi nga afër me situatën dhe gjendjen e Rinisë në Prizren.

Kryetarja Rama shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e mirë për bashkëpunim dhe aktivizim edhe më të madh të rinisë, duke eliminuar barrierat më të cilat përballen të rinjtë e Prizrenit.
Ajo tregoi që është gjithmonë pranë të rinjve.

Kryetari i RDK-se ne Prizren Shkodran Kryeziu falënderoi kryetaren Rama dhe Kryesinë Qendrore, duke u zotuar në përkushtim për punë dhe ngritje të zërit për realizimin e qëllimeve të të rinjve prizrenas.

Kryeziu u shpreh i hapur dhe e mirëpriti iniciativën e kryetares Rama, duke theksuar se gjithmonë do të mbështesin iniciativa të tilla në të mirë të rinisë./PrizrenPress.com/

Lulëzim Kabashi detyrohet të largohet nga bizneset private

0

Agjencia Kundër Korrupsionit ka marrë vendim për mbylljen e rastit të konfliktit të interesit ndaj nënkryetarit të Komunës së Prizrenit, Lulëzim Kabashi.

Agjencia kishte hapur rastin ndaj Kabashit , pasi ka qenë person i autorizuar në biznesin privat.

“Ndërkohë ai në AKK ka sjellë dy informata mbi bizneset , në të cilat te bizneset individuale NSh “Sharri” Kabashi është tërhequr, si dhe biznesin tjetër NSh “LK Consulting” me cka ka shmangur konfliktin”,thuhet në arsyetimin e AKK-së.