10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 6904

Gjykata ia cakton 1 muaj paraburgim Nexhat Çoçajt

0

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar 30 ditë paraburgim drejtorit të Arsimit, Nexhat Çoçaj. Ndërkaq, pesë zyrtarëve të tjerë iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Prokurori i shtetit Sefer Morina kishte kërkuar paraburgim edhe për pesë të arrestuarit e djeshëm bashkë me Çoçajn, por atyre gjyqtari Xheladin Osmani ua caktoi një masë më të butë sigurie.

Reshit Kushaj, Elbasan Shoshaj, Ferdi Kovaq, Ruzhdi Elezkurtaj dhe Almir Sahitit do të qëndrojnë për një muaj në arrest shtëpiak.

Gjashtë të arrestuarit ditën e djeshme dyshohen për kryerjen e veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimit, si dhe të cenimit të drejtës në punësim dhe të papunësisë./kallxo.com/

 

Prokuroria e Prizrenit kërkon 1 muaj paraburgim për Nexhat Çoçajn
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar 1 muaj paraburgim për Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, si dhe 5 zyrtarëve të kësaj drejtorie, të arrestuar dje.

Çoçaj u arrestua dje bashkë me pesë kolegë të tjerë të zyrës që ai udhëheq. Ata dyshohen për kryerje të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, si dhe për cenim të drejtës në punësim dhe të papunësisë. Të ndaluarit tjerë, pos drejtorit Çoçaj janë,: S.A., R.K. E.Sh., R.E., dhe F.K., ndërsa dy të dyshuarit tjerë të cilët janë të përfshirë në kallëzimin penal janë A. Ç. dhe F.Z.

“Ne sot kemi nis zyrtarisht hetimet ndaj Drejtorit komunal të arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, bashkë me pesë zyrtarë të tjerë komunalë. Ne kemi bërë kërkesën për një muaj paraburgim për të gjithë”, ka thënë për gazetën Express Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Në anën tjetër zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, nuk ka dashur të komentojë se çfarë qëndrimi do të merr Komuna, nëse të dyshuarve iu vazhdohet masa e paraburgimit.

“Tani zyrtarisht nuk kemi njoftim zyrtar as për vendimin për 48 orësh mbajtje, dhe as për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muajsh. Sapo të marrim vendimin zyrtarë nga ana e Gjykatës, Komuna një ditë me vonë do të dal me qëndrim, se cilat masa do t’i marrë kryetari konform ligjit për vetëqeverisje lokale”, ka thënë për Gazetën Express, Berisha.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Çoçaj, do të përballët me drejtësinë. Plotë dy herë atij i janë ngrit aktakuza për keqpërdorime në pozitën që mban. Madje në procesin e dytë gjyqësor ndaj tij, ende po mbaheshin seancat, ku ai bashkë me dy arsimtarë të po kësaj komune, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku akuzohen se keqpërdorën për 5 vjet rresht manifestimin “Remzi Ademaj”, të mbështetur nga komuna e Prizrenit.

Ndërsa në gjykimin e parë ndaj tij në Qershor të vitit 2013, Gjykata Themelore e Prizrenit, e shpalli atë të pafajshëm bashkë me tre zyrtarë të drejtorisë që ai udhëheqë. Akuza i ngarkonte zyrtarët e DKA-së se më 9 maj 2009, me qëllim fitimi të dobisë pasurore, e shpërdoruan detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat dhe duke mos i përmbushur detyrat. Rasti kishte të bënte me tenderët për dërgimin e maturantëve të shkollave të mesme të Prizrenit në bregdetin e Shqipërisë.

Por se a do të duhej, Çoçaj të vazhdonte të kryente punën e Drejtorit të Arsimit, Kryeprokurori Sylë Hoxha thotë se ajo është çështje e administratës komunale të Prizrenit, ndonëse rastet ndaj tij dihen botërisht.

“Ne sa kemi pas prova i kemi hapur hetimet, por nuk na takon të merremi me atë çështje. Ajo është çështje e komunës së Prizrenit, ndonëse rastet ndaj tij dihen botërisht”, ka thënë Hoxha.

E ndonëse drejtoria e arsimit mbanë në supe dy aktakuza dhe për të tretën herë po hetohet nga organet e Drejtësisë, zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha nuk e sheh të nevojshme masën e suspendimit të zyrtarëve të saj.

“Nuk kemi nevojë fare të mendojmë për gjera të tilla. Ne vendosim konform vendimeve dhe jo konform aktakuzave, secili zyrtarë komunal gjatë kohës sa akuzohet është i pafajshëm, deri në vendimin përfundimtar “ ka përfunduar Berisha

Vendimet e Ramadan Mujës

0

Ekzekutivi i Prizrenit, ka marrë vendim për realizimin e disa projekteve në infrastrukturë. Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha thotë se është marrë vendim që Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të shpallë tenderin për rrënimin dhe ndërtimin e murit të jashtëm të shtëpisë së Ymer Prizrenit.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike,po ashtu do të bën rehabilitimin e rrugëve lokale me asfalt, si dhe do të ndërton kanalizimin dhe sheshin në fshatin Kobaj”, tha Berisha.

“Është marrë vendim që të shpallët tenderi për ndërtimin e rrugëve në fshatin Kushnin, Korishë, Shpenadi, si dhe ndërtimin e murit mbrojtës në Landovicë”.
“Drejtoria e Shëndetësisë, do të mbështet financiarisht me nga 300 euro, mjekimin e 32 pacientëve”./PrizrenPress.com/

Isa Mustafa ngushëllon familjen Kryeziu

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Kryeziu pas ndarjes nga jeta të veprimtarit Halit Kryeziu, deputet i Kuvendit të Kosovës, njëherësh delegat në miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 Shtator 1990.

“Me pikëllim dhe dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të dalluar, Halit Kryeziu, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, njëherësh delegat në miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 Shtator 1990”.

“Me punën dhe përkushtimin e tij për dekada të tëra në shërbim të Kosovës, Halit Kryeziu, ka dhënë kontribut të çmuar në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe mbarë Kosovës”.

“Ndarja nga jeta e veprimtarit Halit Kryeziu është humbje e madhe për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për vendin tonë”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh ngushëllime për humbjen tuaj të madhe, thuhet në telegramin e Mustafës.

Pendohet vrasësi i turistëve çekë, kërkon mëshirë

0

Në seancën e sotme në Gjykatën e Shkodrës, Sokol Mjacaj ka kërkuar mëshirë dhe falje për vrasjen e dy turistëve çekë në Prekal të Shkodrës në korrik.

Ai tha se është penduar, duke e arsyetuar krimin me nevoja ekonomike. “Babanë e kam invalid, kurse nëna ka tre vjet që më ka vdekur”, deklaroi 20-vjeçari, raporton Shekulli.

Ai rrëfeu edhe një herë kronologjinë e ngjarjes: “Në mëngjes isha në shtëpi me babanë dhe vëllanë. Nga ora 14:00 thashë ‘po dal të grabis ndonjë turist’. Pashë një makinë dhe i thashë të më merrte deri në Shkodër. U kërkova telefonat që të mos merrnin policinë. Vajza më kërkoi mëshirë, kurse shoferin e qëllova në kokë pasi u përpoq të më merrte armën. Vajzën e vrava pa dashje, arma u shkrep kur makina po rrokullisej”.

Në seancën e kaluar, Mjacaj kërkoi gjykim të shkurtuar, por gjykata e qytetit verior nuk ia pranoi kërkesën.

SBASHK sërish paralajmëron greva

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka deklaruar se as ky vit i ri shkollor nuk do të kalojë pa greva, në rast se nuk do të ndërmerret ndonjë gjë nga ana e Qeverisë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Sipas SBASHK-ut, shqetësim i tyre është se ende nuk dinë nëse mësimdhënësve do t’u jepen pensionet për kontributin e tyre të dhënë gjatë viteve 1990-99.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se ata kanë biseduar me mësimdhënës dhe për ta shqetësim kryesor mbetet Ligji mbi skemat pensionale të financuara nga shteti.

“Kemi telashe me nenin 8, pikën 6 ngase nga prilli e këndej fatkeqësisht të punësuarit në arsimin e Kosovës nuk po gëzojnë pensionin 120 euro dhe me këtë çështje e kemi lajmëruar së pari ministrin Bajrami dhe institucionet e tjera dhe nga informatat flitet se MASHT-i, por edhe ministritë tjera janë duke bërë angazhime shtesë dhe kemi informacione të sakta se ligji mbi benefitet 89 dhe 99, për mësimdhënësit që punuan në këto vite ka shkuar deri në qeveri dhe ministritë gjegjëse janë duke e analizuar dhe unë besoj që do të shkoj deri në parlament”, tha Jasharaj, raporton KP.

Nga të pranishmit në konferencën për media u tha se me këtë projektligj parashihet që pas daljes në pension të punëtorëve arsimorë, përveç pensionit që e kanë duhet ta gëzojnë edhe një pension shtesë, e ai pension të jetë sa rroga minimale e Kosovës, për aq vite sa do të jenë gjallë.

Përfaqësuesi financiar i SBASHK Ymer Ymeri, deklaroi se e veçanta e këtij ligji që pritet të kalojë nëpër të gjitha fazat e nevojshme deri te aprovimi i tij nga Kuvendi, është se është pothuajse një ligj i ngjashëm me atë të veteranëve të luftës.

Mirëpo për Ymeri mbetet brengosëse zvarritja e këtij ligji.

“E veçantë e këtij ligji është se gjatë viteve 90-99 e gëzojnë edhe bashkëshortët, gruaja ose burri, varësisht se cili ka punuar në rast të vdekjes së arsimtarit që ka punuar gjatë viteve 90-99 dhe ka disa beneficione të tjera si shkollim në kushte të barabarta, sigurime shëndetësore etj. Pothuajse është një ligj i ngjashëm me atë të veteranëve të luftës. Por, brengosëse për ne është se po zvarritet shumë ky ligj edhe pse ka shkuar deri te Ministria e Financave për të marrë deklaratën buxhetore dhe për ta dërguar në Qeveri për miratimin, pastaj të procedohet në parlament, ende ka mbetur te ministria e financave që nuk e ka kthyer ende deklaratën buxhetore”, tha Ymeri.

E, se a do të ketë apo jo veprime sindikale në rast të mospërmbushjes së kësaj kërkese për definimin e benefiteve dhe ligjin për pensione, Rrahmani theksoi se institucioni që ai përfaqëson nuk do t’u ikë këtyre veprimeve. Ai bëri me dije se në rast se brenda këtij gjysmëvjetori nuk do të përfundojë definimi i ligjit dhe benefiteve për këtë kategori, nuk do të mund të parandalohet një përplasje e SBASHK-ut me Qeverinë.

“SBASHK-u nuk i ik veprimeve sindikale, por mundohet që veprimet sindikale kur të bëhen të mos jenë të stërzgjatura dhe të ja qëllojnë momentit. Kemi konsulta me shokë, por edhe me miqtë ndërkombëtarë na u është thënë pikërisht se momentin aktual, që nuk do të thotë se java e ardhshme nuk do të ndryshojë,por ne do të kemi kujdes që të mos veprojmë për interesa tona dhe lejojmë që të tjerët të na hedh herë te një subjekt e herë te një subjekt tjetër. Nëse nuk reflekton Qeveria dhe vazhdon të nëpërkëmbë vitet ‘89-’99 unë them se do të ketë grevë, por nuk mund të caktoj datë të saktë, jo pse nuk duam ne grevë për t’i mbrojtur vitet 90-99, por situatat është e tillë”, tha Jasharaj.

Kërkesat e SBASHK-ut tash e disa vjet është që të bëhet nënshkrimi i kontratës kolektive, të bëhet përfundimisht zgjidhja e çështjes së udhëtimit të mësimdhënësve, si dhe të jepen pensionet ashtu siç i marrin pensionistët aktualë të punës, e jo të pleqërisë prej 75 eurosh, si edhe i marrin shumica e të pensionuarve në sektorin e arsimit.

Dy vjet nga vdekja e Adnan Abrashit

0

Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e publicistit Adnan Abrashi. Kolegët, dy vjet pas ndarjes fizike, vlerësojnë lartë figurën e Abrashit.

Gazetari Demir Reshiti thotë se Adnan Arashi ishte ndër publicistët më aktiv.

“ Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë”, tregon Reshiti.

“Ndihem me fat që isha mik, kolegë dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë”

“E respektonim shumë dhe e takonim sa herë që na nxirrte rruga në Prizren”.

“Puna, vepra, sjelljet dhe kontributi i tij na bën që të mos e harrojmë kurrë!”.

Historiani Sheradin Berisha thotë se publicisti Adnan Abrashi ishte me virtyte të larta njerëzore.

“Për mua dhe gjithë miqtë e tij, Ai do të mbetet, si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare”, shprehet Berisha.

“Vdekja e Adnan Abrashit është humbje e madhe për penën shqiptare, për familjen Abrashi dhe për gjithë kombin shqiptar”

Publicisti Adnan Abrashi, dy vite më parë ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare.

Ai u lind në Prizren në vitin 1957, ndërsa me profesion ishte jurist. Ishte bashkëpunëtor i shumë mediave në Kosovë dhe Shqipëri./PrizrenPress.com/

Varroset ish- deputeti Halit Kryeziu

0

Sot në fshati Bubavec të Komunës së Malishevës, me nderime, u varros ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Halit Kryeziu. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qytetarë të shumtë, pastaj bashkëpunëtor të Halitit, strukturat komunale të Malishevës dhe Klinës, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ish deputetët e Kuvendit të Kosovës, të viteve të ’90-ta.

Fjalime në ceremoninë e varrimit mbajtën, Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Klinës, z.Haxhi Ibishi dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, në vitet e ’90-ta, Muharrem Shabani, të cilët folën për jetën dhe veprimtarinë e Halit Kryeziut, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë profesional.

Sipas folësve, Halit Kryeziu, ishte ndër të parët, që ngriti zërin kundër vrasjeve të qytetarëve të vendit, si dhe ishte njëri prej atyre që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në miratimin e akteve juridike, që quan deri në pavarësimin e Kosovës, e po ashtu, edhe gjatë luftës së UÇK-së, ka dhënë një kontribut të madh./prizrenpress.com/

Filma të mrekullueshëm me fund jo të lumtur!

0

Filmat janë pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme.

Kështu nuk ka asnjë person i cili nuk preferon të shiqojë ndonjë film, madje përpiqen që në mes shqoëruesve të kuptojnë se cfarë do të ndodhë brenda tij.

Megjithatë krahas këtyre ka mjaft filma që mbaresa e të cilëve janë të paparashikueshme.

Andaj jo të gjithë filmat kanë mbaresë të lumtur, përcjellë Klan Kosova.

Këtu do të gjeni disa nga filmat që nuk kishin mbaresë të lumtur:
Në mesin e tyre është ‘’Die Hard With a Vengeance’’ ku mbarimi i filmit vie kur McClane gjuan fuqishëm me të shtëna për të ulur helikopterin e Simon Gruberit, e për ta ndjekur atë në një kafene në Hungari ku drejt kësaj ai përfundon me vrasjen e tij me një raketa hedhëse.
Pastaj vie ‘’Army of Darkness’’, ku fundi i vie kur Ash gllabëron pika nga një ilaç magjik për të fjetur e që merr mbidozë e që kur zgjohet kthehet në një të ardhme apokaliptike në të cilën filmi merr kahje tipike të zezë.

‘’Return of The Jedi’’ hyn në këtë kategori gjithashtu ku mbarimi i hidhur vie teksa në film ishte vendosur fillimisht të vritet Han Solo e për ta lërë Luke Skywalker tepër të lodhur për të përfunduar luftën e tij kundër Perandorisë. Por erdhi një befasi, George Lucas mendoi se ai do të shes mend nëse ai ruan heronjtë e tij të gjallë deri në fund.
Mbarim jo i lumtur erdhi edhe në filmin ‘’National Lampoon’s Vacation’’ ku gjatë pushimeve forcat e Clark Griswold, me drejtues Chevy Chase detyron Roy Walley të argëtojë familjen e tij me armë pak para se ai të tërhiqej jashtë nga policët.

Pista e ISIS, propagandë

0

Presidenti egjiptian Abdul Fattah al Sisi tha për BBC se është shumë herët për të dhënë se cfarë e shkaktoi ngjarjen.

“Propaganda se atë avion e rrëzoi ISIS është një mënyrë për të dëmtuar Egjiptin, imazhin dhe sigurinë e tij. Më besoni, situata në Sinai, sidomos në këtë zonë, është tërësisht nën kontroll”, deklaroi Al Sisi.

Ai shtoi se është ende shumë herët për të thënë se cfarë e shkaktoi shpërthimin e avionit. Presidenti Al Sisi paralajmëroi rrezikun që mund të burojë nga përfundime të ngutura, duke thënë:

“Të gjithë ata që janë të interesuar për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje janë të mirëpritur për të marrë pjesë në hetim”.

Edhe shefi i CIA-s, James Clapper deklaroi se nuk ka një provë direkte për një përfshirje të terrorizmit, por shtoi se kjo është një pistë që nuk mundt ë injorohet.
Avioni tip “Airbus” me numër 321 thuhet se ka shpërthyer në ajër, teksa fluturonte mbi Sinai, duke i marrë jetën 224 personave që ndodheshin në bord.
Ditën e hënë, linja ajrore në zotërim të objektit fajësoi “aktivitete të jashtme” për incidentin. Por shefi i Agjencisë Federale të Aviacionit në Rusi, Aleksandr

Neradko tha se një deklaratë e tij ishte e parakohshme dhe e pabazuar në fakte.
Milicia e Shtetit Islamik në gadishullin e Sinait shpërndau më herët një deklaratë për shtyp, ku merrte përgjegjësinë e rrëzimit të avionit me 224 pasagjerë.

Sonte nuk mund te shkruaj

0

Skender  Berisha

Mos ma zini per te keq
s’mund te shkruaj perdreq
as nuk dola ne shesh
gjithcka duket se po ngec

sonte qenkam sall nje memec…