11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

SBASHK sërish paralajmëron greva

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka deklaruar se as ky vit i ri shkollor nuk do të kalojë pa greva, në rast se nuk do të ndërmerret ndonjë gjë nga ana e Qeverisë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Sipas SBASHK-ut, shqetësim i tyre është se ende nuk dinë nëse mësimdhënësve do t’u jepen pensionet për kontributin e tyre të dhënë gjatë viteve 1990-99.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se ata kanë biseduar me mësimdhënës dhe për ta shqetësim kryesor mbetet Ligji mbi skemat pensionale të financuara nga shteti.

“Kemi telashe me nenin 8, pikën 6 ngase nga prilli e këndej fatkeqësisht të punësuarit në arsimin e Kosovës nuk po gëzojnë pensionin 120 euro dhe me këtë çështje e kemi lajmëruar së pari ministrin Bajrami dhe institucionet e tjera dhe nga informatat flitet se MASHT-i, por edhe ministritë tjera janë duke bërë angazhime shtesë dhe kemi informacione të sakta se ligji mbi benefitet 89 dhe 99, për mësimdhënësit që punuan në këto vite ka shkuar deri në qeveri dhe ministritë gjegjëse janë duke e analizuar dhe unë besoj që do të shkoj deri në parlament”, tha Jasharaj, raporton KP.

Nga të pranishmit në konferencën për media u tha se me këtë projektligj parashihet që pas daljes në pension të punëtorëve arsimorë, përveç pensionit që e kanë duhet ta gëzojnë edhe një pension shtesë, e ai pension të jetë sa rroga minimale e Kosovës, për aq vite sa do të jenë gjallë.

Përfaqësuesi financiar i SBASHK Ymer Ymeri, deklaroi se e veçanta e këtij ligji që pritet të kalojë nëpër të gjitha fazat e nevojshme deri te aprovimi i tij nga Kuvendi, është se është pothuajse një ligj i ngjashëm me atë të veteranëve të luftës.

Mirëpo për Ymeri mbetet brengosëse zvarritja e këtij ligji.

“E veçantë e këtij ligji është se gjatë viteve 90-99 e gëzojnë edhe bashkëshortët, gruaja ose burri, varësisht se cili ka punuar në rast të vdekjes së arsimtarit që ka punuar gjatë viteve 90-99 dhe ka disa beneficione të tjera si shkollim në kushte të barabarta, sigurime shëndetësore etj. Pothuajse është një ligj i ngjashëm me atë të veteranëve të luftës. Por, brengosëse për ne është se po zvarritet shumë ky ligj edhe pse ka shkuar deri te Ministria e Financave për të marrë deklaratën buxhetore dhe për ta dërguar në Qeveri për miratimin, pastaj të procedohet në parlament, ende ka mbetur te ministria e financave që nuk e ka kthyer ende deklaratën buxhetore”, tha Ymeri.

E, se a do të ketë apo jo veprime sindikale në rast të mospërmbushjes së kësaj kërkese për definimin e benefiteve dhe ligjin për pensione, Rrahmani theksoi se institucioni që ai përfaqëson nuk do t’u ikë këtyre veprimeve. Ai bëri me dije se në rast se brenda këtij gjysmëvjetori nuk do të përfundojë definimi i ligjit dhe benefiteve për këtë kategori, nuk do të mund të parandalohet një përplasje e SBASHK-ut me Qeverinë.

“SBASHK-u nuk i ik veprimeve sindikale, por mundohet që veprimet sindikale kur të bëhen të mos jenë të stërzgjatura dhe të ja qëllojnë momentit. Kemi konsulta me shokë, por edhe me miqtë ndërkombëtarë na u është thënë pikërisht se momentin aktual, që nuk do të thotë se java e ardhshme nuk do të ndryshojë,por ne do të kemi kujdes që të mos veprojmë për interesa tona dhe lejojmë që të tjerët të na hedh herë te një subjekt e herë te një subjekt tjetër. Nëse nuk reflekton Qeveria dhe vazhdon të nëpërkëmbë vitet ‘89-’99 unë them se do të ketë grevë, por nuk mund të caktoj datë të saktë, jo pse nuk duam ne grevë për t’i mbrojtur vitet 90-99, por situatat është e tillë”, tha Jasharaj.

Kërkesat e SBASHK-ut tash e disa vjet është që të bëhet nënshkrimi i kontratës kolektive, të bëhet përfundimisht zgjidhja e çështjes së udhëtimit të mësimdhënësve, si dhe të jepen pensionet ashtu siç i marrin pensionistët aktualë të punës, e jo të pleqërisë prej 75 eurosh, si edhe i marrin shumica e të pensionuarve në sektorin e arsimit.

Më Shumë

Ylli sot pret Trepçën në ndeshjen e dytë finale

Sot zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ylli synon titullin e kampionit, që do...

Nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren organizuan aktivitet humanitar për nxënësin Benjamin Beqirin

  Të premten, në shkollën “Abdyl Frashëri”, u organizua një aktivitet humanitar për të ndihmuar një nga nxënësit e shkollës, Benjamin Beqiri, i cili vuan...

Lajmet e Fundit