Pendohet vrasësi i turistëve çekë, kërkon mëshirë

Në seancën e sotme në Gjykatën e Shkodrës, Sokol Mjacaj ka kërkuar mëshirë dhe falje për vrasjen e dy turistëve çekë në Prekal të Shkodrës në korrik.

Ai tha se është penduar, duke e arsyetuar krimin me nevoja ekonomike. “Babanë e kam invalid, kurse nëna ka tre vjet që më ka vdekur”, deklaroi 20-vjeçari, raporton Shekulli.

Ai rrëfeu edhe një herë kronologjinë e ngjarjes: “Në mëngjes isha në shtëpi me babanë dhe vëllanë. Nga ora 14:00 thashë ‘po dal të grabis ndonjë turist’. Pashë një makinë dhe i thashë të më merrte deri në Shkodër. U kërkova telefonat që të mos merrnin policinë. Vajza më kërkoi mëshirë, kurse shoferin e qëllova në kokë pasi u përpoq të më merrte armën. Vajzën e vrava pa dashje, arma u shkrep kur makina po rrokullisej”.

Në seancën e kaluar, Mjacaj kërkoi gjykim të shkurtuar, por gjykata e qytetit verior nuk ia pranoi kërkesën.

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Lajmet e Fundit