Home Blog Page 6913

Lirohet Artan Abrashi

0

Është liruar nga paraburgimi kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Abrashi. Lajmin e ka konfirmuar për PrizrenPress, vetë Abrashi.

“Po sot jam liruar”, ka konfirmuar Abrashi.

Kuvendari i VV-së në Prizren,Artan Abrashi është arrestuar dhe paraburgosur një muaj më parë në protestë.

Dërkaq, kuvendarët e KK-së në Prizren patë kërkuar lirimin e tij. /PrizrenPress.com/

Dy shqiptarë dhe aventurat parisiene

0

Historia e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino në letrat europiane

Në dialogun e tij me poetin e madh francez Alain Bosquet[1], Jashar Qemali kujtonte në Paris rininë e tij dhe miqësinë me dy vëllezërit shqiptaro-turq, Arif dhe Abedin Dino, nipat e Abedin Pashë Dinos, një prej figurave të shquara të lëvizjes kombëtare të kohës së Lidhjes së Prizrenit dhe djemtë e Rasih Dinos, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë shqiptare, por dhe emisar besnik që Qemal bej Vlora e dërgoi pranë kancelarive europiane për njohjen e shtetit të ri shqiptar … Arifin, Jashar Qemali e cilësonte si frymëzuesin e tij shpirtëror, që siç shkruante ai “përmes tij unë zbulova rrugët që të çonin te njeriu“. “Që para se Dinot të vinin në Adana, unë e njihja emrin e tyre dhe kisha dëgjuar për ta. Kisha lexuar poezitë e Arifit dhe kisha parë vizatimet e Abedinit. Në fillim u njoha me Arifin dhe i dëgjoja shumë këshillat e tij. Arifi ishte një admirues i Rimbaud (Rembosë), madje e dinte përmendësh. Bashkë kalonim orë të tëra, duke përkthyer poezi të Rembosë dhe duke folur gjatë për to. Kështu përkthyem poezinë e tij “Anija e dehur” (Bateau Ivre). Libri i parë që më ka tronditur ishte Don Kishoti. Isha shtatëmbëdhjetë vjeç kur e lexova. Ishte Arifi që më bëri të lexoja atë dhe klasikët. Kur Arif Dino (1892-1957) shiti ca toka, më dhuroi nja një qind libra të klasikëve. Kur hapa kutitë, gjeta tri kopje të Don Kishotit. Shkova dhe i thashë se gabimisht më kishte dhënë tri kopje, por ai më tha: “Jo, t‘i kam dhënë që t’i lexosh për gjithë jetën”.

Dhe në intervista të tjera në shtypin francez, si dhe në bisedat e ndryshme, Jashar Qemali nuk ka reshtur së foluri për familjen Dino, me të cilën e lidhte një miqësi gati mitike. “Arif Dino ishte një piktor i madh, si dhe vëllai i tij Abedini. Por ai nuk donte t’i ekspozonte veprat. Pikturonte për vete dhe mjaftohej duke ua treguar miqve të afërt. Miqësia me Arifin vazhdoi gjatë shtatëmbëdhjetë vjetëve, pa asnjë eklips, duke biseduar për romanin, artin, socializmin. Ai më njohu dhe me Homerin dhe tragjedianët e mëdhenj. Shkruante poezi në frëngjisht dhe në turqisht. Madje e njihte mirë gjuhën greke dhe e adhuronte Antikitetin grek. Bisedonim bashkë për letërsinë dhe pikturën. Më kujtohet një ditë kur Arifi nisi të na shpjegonte me bindje se romancierët e kohës sonë kanë frikë të krijojnë personazhe unikale, se letërsia e këtij shekulli ka marrë fund dhe se asnjë nuk e kishte madhështinë e një Don Kishoti. Për të, romani botëror duhej të ishte në llojin e Don Kishotit … Idhujt e tij ishin gjithashtu Molieri dhe Çarli Çaplin. Në maj të vitit 1951 hyra në punë në gazetën “Xhymhyriet”, ku shkrova dhe reportazhin e parë mbi Anadollin. Kalova nga Ankaraja dhe vizitova Abedinin. Isha i gëzuar dhe e njoftova se kisha filluar punën e re. Arifi ishte mik me drejtorin e gazetës dhe për këtë i kishte shkruar: “Po të dërgoj një djalosh, një ‘terracote’, që ka kaluar dy herë në furrë“.

Portreti i Arif Dinos ka mbetur disi në mjegull. Ndoshta pse vdiq herët apo ndoshta pse ishte një njeri që synonte gjithnjë përsosmërinë. Prandaj dhe nuk i botonte poezitë e mrekullueshme të tij. Disa shkrime kanë mbetur, por janë fare të pakta, si shkrime kritike p.sh., për piktorin tjetër me origjinë shqiptare, Sabri Berkel, një dishepull i Matisse, i cili është botuar në revistën Përpjekja shqiptare e viteve ’30 që botohej në Tiranë, por dhe gjetkë. Në revistën La Turquie Kemaliste, duke theksuar modernitetin e piktorit të ri të influencuar nga Rilindja italiane, ai shkruan ndër të tjera se “Nga Giotto Sabri Fetahu asimiloi cilësitë e volumit dhe të konstruksionit, nga Masaçio mori frymën e lirisë në art, nga Fra Angelico solli pamjet e thella mistike. Më në fund, nga Andrea Del Castagno dhe Guirlandaio mësoi teknikën, domethënë të gjitha nuancat e vështirësitë e artit të afreskut … Mikelanxhelo pati qenë dhe mbeti për të një burim hyjnor i një fuqie e zotësie të përjetshme, një ideal i pathyer dhe një simbol i bukur i përjetësisë së artit“. Sensi i tij i kritikës ishte mjaft i mprehtë dhe me një kulturë të madhe. Sidoqoftë, ai ishte nga ata intelektualë që shihte nga Perëndimi dhe kultura perëndimore dhe, së pari nga poezia, piktura e filozofia. Arifi punonte shpesh si dekorator, veçanërisht për panairet e Izmirit, ku e ftonin çdo vit. Pastaj, kohën e kalonte duke shkruar dhe pikturuar apo duke lexuar veprat e autorëve të mëdhenj, shumë prej tyre filozofë francezë. “Në kafene vizatonte gjithnjë, – kujton Guzinte, gruaja e Abedin Dinos, vëllait të tij, piktor, i cili do të ishte një nga avangardistët e parë të Turqisë në fushën e pikturës dhe më vonë do të punonte në një atelier me Picasso-n apo Chagall (në “Madura” të Vallauris). – Atëherë ai i mësoi Abedinit dhe boksin. Bashkë bënin boks. Më vonë, kur tregonte hundën e tij, Abedini qeshte dhe thoshte se hundën ma ka shtypur Arifi me grushtet e tij. Arifi e donte shumë vëllain e vogël. Madje ndikoi në shijet dhe formimin e tij”.

Arifi ishte shtatlartë, 1.90 metra dhe i pëlqente shumë boksi. Ishte i shëndetshëm. Sa xhentëlmen ishte, po aq ishte dhe i thjeshtë, një proletar në shpirt. Kishte dëshirë të hante mirë, por kur s’kishte, nuk ankohej dhe hante si një i varfër. Kur kishte para të blinte gjithnjë një duhan holandez që i pëlqente shumë; kur nuk kishte, atëherë mjaftohej me duhanin më të keq, 4-5 paketa në ditë. Madje nuk i bënte përshtypje të flinte dhe për tokë. Asnjëherë nuk vinte kravatë, edhe pse i kishte me shumicë. Ishte i heshtur, i pëlqente më shumë të dëgjonte të tjerët. Ç’thoshte bota përreth? Me llumin e kafesë vizatonte mbi kapakët e paketave të cigares apo në copa të vogla letrash. Prandaj dhe ato vizatime që kanë mbetur prej tij janë të përmasave të vogla, vizatuar në kafene, por me një art të madh. I pëlqente të rrinte me njerëz të çmendur, të njihte botën e tyre: ç’mendonin ata, cili ishte mekanizmi i metafizikës së tyre? Kjo i kishte ndodhur dhe në Paris, në Athinë apo Stamboll. Bota në pragun tjetër. “Ai ishte një filozof, – kujtonte Abedini, në librin “Arif Dino“, – megjithëse asnjë rresht nuk shkroi për filozofinë. Ai donte ta përjetonte artin, të përjetonte të qenët artist, pak rëndësi kishte momenti i krijimit. Ja pse, ai nuk donte të linte gjurmë me veprat e tij. Ai fliste, të tjerët shkruanin për të. Te xhamia “Sulejmanie”, afër sheshit Bajazit, në kafenenë prej druri që ne e quanim “Forum”, Arifi shkonte shpesh. Atje shkonin plot artistë, mes të cilëve dhe Orhan Veliu, Fikret Mualla apo Bedri Rahmi. Të gjithë artistët e kishin bërë zakon që poezitë apo vizatimet e tyre, së pari t’ia tregonin Arifit, të dëgjonin mendimin e tij … Arifi ishte si mjeshtri i artit. Të gjithë donin të dinin nëse atij i pëlqente apo jo. Etaloni i së përkryerës“.

Kur Abedini shiti pikturën e parë të tij dhe erdhi gjithë qejf në shtëpi, ai i bërtiti. Sipas tij, ai që bënte art për të shitur, bënte një lloj prostitucioni. Ai e shihte artin si diçka të shenjtëruar: atë mund ta dhuroje, por jo ta shisje. Vite më vonë, kur ishin në Paris, sa herë i shiteshin pikturat, Abedini ndjente një lloj boshllëku apo faji dhe gjithnjë i kujtohej reagimi i vëllait të tij në Adana.

Arifi ishte një njeri me virtyte të larta dhe episodi që do të më tregonte Guzin në Paris, e vërtetonte plotësisht këtë. Në Stamboll, kur Arifi jetonte pranë xhamisë së famshme “Sulejmanie”, një nga më të mëdhatë dhe më të bukurat e Stambollit dhe të gjithë epokës osmane, në katin përdhes të godinës së tij jetonte një shofer bashkë me familjen. Arifi ishte njeri i thjeshtë dhe demokrat. Edhe pse intelektual i njohur, ishte mjaft i afrueshëm dhe me njerëzit e thjeshtë. Një ditë, shoferi po i qante hallet dhe në një moment i kishte thënë: “Nëse më ndodh ndonjë gjë, kush do të kujdeset për familjen time të gjorë. Fëmijët do të më mbesin në katër rrugët”. Për ta qetësuar Arifi i kishte thënë se do të kujdesej ai, dhe se s’do ta linte në rrugë familjen e tij. Çuditërisht, të nesërmen e asaj dite, shoferi kishte vdekur. Kjo vdekje Arifin e tronditi shumë, pasi këtë lajm e mori si një mesazh hyjnor, dërguar nga një fuqi e mbinatyrshme. Dhe me të vërtetë ai iu përkushtua asaj familjeje që të mos mbetej nëpër rrugë. Ky ishte Arifi, me një zemër të madhe …

Kur bashkë me Jusuf Vrionin takuam Abedinin në Paris, duke folur për Arifin, ai na tha: “Arifi ishte një talent i madh. Kam disa vizatime të tij në shtëpi. Por ai ndryshonte nga unë. Qëndronte në hije …”. Abedini e kishte adhuruar gjithnjë të vëllain e tij. Po kështu edhe miku i tij Jashar Qemali. Në një shkrim të tij në revistën Tarih ve Toplum të vitit 1994, bashkëkohësi dhe miku i Abedinit, Taha Toros, kujton sesi Jashari i vogël afrohej pranë tavolinës së tyre dhe si mrekullohej nga fjalët e Arifit në kafenenë e sheshit të qytetit. “Kur s’kishte vend në karrige, ai ulej në tokë dhe e dëgjonte”. /Gazeta Shqip

Edhe dy muaj burg

0

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një statusi në Facebook kanë bërë të ditur se deputetët e Ablin Kurti, Albulena Haxhiu si dhe Faton Topalli do të mbahen në paraburgim edhe për dy muaj.

Ata kanë bërë të ditur se ky vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës, do t’i ketë kosta të madhe për qeverinë.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë:

MBAJTJA NË BURG E DEPUTETËVE, DO TË KETË KOSTO TË MADHE PËR QEVERINË

Gjykata Themelore e Prishtinës, me një trupë gjykuese të udhëhequr nga gjyqtari Beqir Kalludra ka vendosur që të zgjasë edhe për dy muaj mbajtjen në paraburgim të deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që janë Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli. Po ashtu, është vazhduar edhe për dy muaj arresti i shtëpisë për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Është i njëjti sistem i gjyqësorit, i cili në 16 vitet e pasluftës dhe në 8 vite të pavarësisë kurrë nuk ka nisur procese të tilla kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar i cili është prezent në të gjitha nivelet e larta të politikës dhe ekonomisë në vend.

Ky gjyqësor sot po përdoret, pikërisht nga kriminelët në pushtet, që të mbajë pa asnjë të drejtë në burg deputetët të cilët ende kanë imunitet në bazë të mandatit të marrë nga votat e popullit.
Këta deputetë, të gjitha veprimet që i kanë bërë, i kanë bërë me ndërgjegje të plotë politike, për të ndalur marrëveshjet e dëmshme që i ka sjellë qeveria e paaftë, e korruptuar dhe e shantazhuar e Mustafës dhe e Thaçit. Pra sot ata janë të burgosur politikë.

Vendimi i padrejtë për të mbajtur në burg deputetët do të ketë një kosto të madhe për pushtetin. Ne nuk do të ndalemi së protestuari.

Kërkojmë të lirohen menjëherë deputetët dhe aktivistët e tjerë. Kërkojmë që qeveria të ndalë mbrojtjen me dhunë të marrëveshjeve të padrejta për Zajednicë dhe Demarkacion.

Protestat e janarit po afrojnë. Në ato protesta jo vetëm që do të ndalet zbatimi i marrëveshjeve, por do të ndalet edhe praktika e korruptuar sipas së cilës qeveria kontrollon gjykatat e policinë për të burgosur opozitën. Qeveria e re do të sjellë liri edhe për gjykatat e për institucionet e rendit, që sot janë të kapura në mënyrë skandaloze nga Qeveria e Rashkës dhe nga SHIK-u.

Shkelet me veturë një këmbësore në Suharekë

0

Një këmbësore është goditur me veturë në fshatin Dragaqinë të Komunës së Suharekës.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com

Opozita e bashkuar fton prizrenasit në protestën e nesërme

0

Zyrtarët e katër subjekteve politike në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje, Bashkimi Demokratik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, përmes një konference për medie, kanë ftuar prizrenasit që të mbështesin protestën e së shtunës kundër AKS-së dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Zyrtari i LVV-së, Arbër Rexhaj, tha se marrëveshjet e arritura nga qeveria e paaftë në Bruksel me Serbinë po i dëmtojnë interesat e vendit, dhe shtoi se “Zajednica” është e dëmshme edhe për Prizrenin. Ai ftoi bashkëqytetarët që nesër masovikisht të protestojnë kundër këtyre marrëveshjeve.

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, njëherit edhe kryetar i Bashkimit Demokratik, ka shprehur besimin se prizrenasit në numër më të madh duhet t’i bashkohen kauzës së Opozitës së bashkuar për t’i kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për vendin pasi që mundësohet prania e Serbisë ende në këto hapësira. Berisha me këtë rast ftoi edhe qytetarët e komuniteteve pakicë që jetojnë në Prizren t’i bashkohen protestës së nesërme.

Thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në këtë protestë i bënë edhe kryetari i Nismës në Prizren, Sinan Alija dhe sekretari i të rinjve të AAK-së, Ron Kastrati.

Protesta e nesërme e Opozitës së bashkuar fillon në ora 13:00 në sheshin “Shatërvan”. /Tv Prizreni

Prizreni manifeston per Republiken

Prokuroria ngritë aktakuzë kundër zyrtarit të arsimit në Prizren për falsifikim

0

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër R. K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 të KP-së.

“I dyshuari R. K., në cilësinë e zyrtarit të arsimit në Drejtorinë komunale të arsimit në Prizren, ka përpiluar, vërtetuar dhe nënshkruar dokumentin e falsifikuar, në emër të personave të tjerë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Prizrenit.

“R. K., me këto veprime ka kryer veprën penale, falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 të KP-së”. /PrizrenPress.com

Shkolla e Filmit Dokumentar hap thirrjen për aplikim në Kampin Pranveror

0

Shkolla e Filmit Dokumentar, sot ka hapur thirrjen për aplikim në Kampin Pranveror.

“Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”, i fton të gjithë nxënësit që të aplikojnë për kampin pranveror ku ata do të aftësohen për të xhiruar filma të cilat do të shfaqen në edicionin e ardhshëm të festivalit”, thuhet në njoftim.

Afati i fundit për aplikim është 15 Shkurt 2016. Ndërsa Kampi Pranveror mbahet nga 17 – 20 mars në Prizren. /PrizrenPress.com

DokuFest-Shkolla e Filmit Dokumetar

Revoltohet Alush Shala: Turp për Ramadan Mujën e Kujtim Gashin

0

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Alush Shala, ka reaguar pas vënies së gurthemelit të objektit të Qendrës Kulturore Boshnjake, për shkak se nuk është ftuar në ceremoninë e prerjes së shiritit.

Ai, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është i papranueshëm fakti se si përfaqësues (ai dhe kuvendarja Fahrije Bytyçi) të zgjedhur të banorëve të lagjes “11 Marsi” ku do të ndërtohet ky objekt, dhe si kryetar i nëndegës së partisë në këtë lagje, nuk janë ftuar nga kryetari i komunës dhe kryesuesi i Kuvendit.

“Turpi nuk ka kufi. Sot në lagjen 11 Mars vëhet gurthemeli i Qendrës Kulturore Boshnjake po nuk ftohemi ne si përfaqësues të zgjedhur të kësaj lagje dhe njëherit edhe si kryetar i kësaj nëndege”, ka shkruar Shala.

Ai ka thënë se gurthemeli është vënë nga njerëz që nuk kanë marrë asnjë votë në lagjen “11 Marsi”.

“Gurthemelin e vënë ata që nuk e kanë marrë asnjë votë në këtë lagje”.

Shala për këtë çështje fajëson drejtpërdrejt kryetarin Ramadan Muja dhe kryesuesin Kujtim Gashi.

“Në emër të kryesisë së nëndegës dhe në emër të dy kuvendarëve shprehi revoltën për veprime të pahijshme si të kryetarit ashtu edhe të kryesuesit të komunës”, ka shkruar Shala. /PrizrenPress.com

Alush Shala-facebook

Në Prizren vihet gurthemeli i Qendrës Kulturore Boshnjake

0

Me një solemnitet rasti, sot i është vënë gurthemeli objektit të shumëpërfolur të Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren.

Pjesë e këtij solemniteti ishin zyrtarët më të lartë komunal të Prizren dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa organizmave ndërkombëtar.

Me këtë rast kryetari i komunës, Ramadan Muja, tha se me ndërtimin e këtij objekti po mundësojmë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, në radhë të parë për të rinjët e komunitetit boshnjak.

Nënkryetarja e komunës, Sabina Birdaini-Dana, tha se në këtë qendër parashihet që të realizohen aktivitete të ndryshme kulturore, por edhe ato rinore.

Ndërkaq, drejtori i kulturës, Arhim Ajazi, tha se për ndërtimin e këtij objekti i cili ka një sipërfaqe prej 8 ari, komuna nga buxheti i vet ka ndarë 226 mijë euro, ndërsa i tërë projekti pritet të finalizohet deri në vitin 2018.

Ndryshe, përzgjedhja e lokacionit për ndërtimin e QKB-së ishte bërë “mollë sherri” ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Prizren PDK-NDS, ku këta të fundit kishin kërcënuar me largim nga koalicioni, por mosmarrëveshjet janë tejkaluar kohët e fundit dhe është arritur një kompromis nga palët që në afërsi të Shkollës së Mjekësisë të ndërtohet kjo Qendër Kulturore. /Tv Prizreni

Grabovci: Sfidë, ndryshimet kushtetuese për Gjykatën Speciale

0

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) tha se është për të shprehur keqardhje ajo që ka ndodhur pas zgjedhjeve parlamentare. Ai tha se në zgjedhjet e vitit 2014 kanë fituar të gjithë, pasi kanë fituar vlerat.

Në një konferencë për media për fundvit, duke folur për veprimet e opozitës, ai tha se në vendet demokratike opozita jep hapësirë qeverisë që të bëjë një rezyme, por se ajo u sfidua që në ditët e para. Ai tha se PDK-ja ka një strategji pune 2015-2018, ku gjatë këtij viti ka mbajt 37 mbledhje të zakonshme, 36 pyetje parlamentare dhe një kërkesë për debat.

Ai shtoi se çështjet që i kanë ngritur kanë qenë për shëndetësi, arsim, siguri etj. Mirëpo ka theksuar se sfidë ka qenë ndryshimet kushtetuese për gjykatën speciale.

“Kemi konsultuar shumë njerëz dhe ekspertë të ndryshëm, por me gjithë vërejtjet kemi ardhur në përfundim, se duhet të ketë një vlerësim edhe pse kishte mundësi që Kosova të ketë një gjykatë vendore dhe të ketë ekspert edhe ndërkombëtar. Por u kërkua që të kem një gjykatë të veçantë dhe ne nuk i jemi frikësuar kësaj. Ne kemi marrë një përgjegjësi për t’i larguar akuzat nga supet”, tha Grabovci.

Sfidë tjetër ai ka quajtur edhe marrëveshjet si ajo për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi. Ai tha se kjo është shfrytëzuar nga partitë politike për interesa të tyre.

“Nuk është pritur se edhe ne kemi vërejtjet tona për të, por nuk janë lejuar që t’i themi”, tha Grabovci.

Sa i përket veprimeve të opozitës për demarkacionin ai tha se ka qenë e ngutshme, pasi sipas tij, ende nuk ka material dhe se për këtë do të duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës. /KosovaLive