10.4 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026
Home Blog Page 6917

UP-ja në zgjedhje të parakohshme

0

Pas një vargu problemesh, Qeveria e Kosovës ka vendosur që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në mbledhjen e së shtunës të Qeverisë së Kosovës, ndër të tjera, është diskutuar për situatën në të cilën ndodhet Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Duke parë situatën e brishtë dhe pa ndonjë rrugëzgjidhje të qartë është vendosur që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, njofton Klan Kosova.

Ato duhet të mbahen më së largu deri më 15 shkurt 2016.

Zafir Berisha letër Agim Çekut

0

Ish-komandati i UÇK-së, Zafir Berisha, i ka dërguar letër të hapur udhëheqësit të Komisionit për Verefikimin e Veteranëve të UÇK-së Agim Çekut.

Ai në këtë letër shpreh shqetësimin e tij për mospërmisimin e listave të veteranëve të luftës së UÇK-së. Sipas tij, shqyrtimi i listave, jo vetëm që nuk është përmisuar, por përkundrazi është rënduar edhe më shumë me parregullësi të shumta.

“I drejtohem me këtë letër të hapur Agim Cekut, si Kryetar i Komisionit qeveritar për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, duke i thënë se lëshimet që janë bërë në fazën e parë, kanë qenë të papranueshme në këtë drejtim. Por, kam besuar se me shqyrtimin e ankesave si fazë e dytë, do të përmisoheshin lëshimet e mëhershme. Mirëpo për fat të keq, shqyrtimi i ankesave, e rëndon edhe më shumë gjendjen e krijuar më parë, duke thelluar edhe më shumë situatën.

Si rezultat i kësaj, aktualisht me shqyrtimin e ankesave po merren persona jo kopetentë, njerëz të cilët në emër të ZOP-it po vazhdojnë të bëjnë lëshime të rënda, të cilat dëmtojnë seriozisht proçesin, por njëkohësisht dëmtojnë rëndë edhe imazhin e luftës së UÇK-së.

Shqyrtimi i ankesave, veçanërisht ato të Brigadës125, pa qenë i pranishëm asnjë pjesëtar i kësaj brigade, na bën të dyshojmë se matrapazë dhe përfitues të vlerave të luftës, vazhdojnë të bëjnë lëshime të qëllimshme për të dëmtuar dhe më shumë lavdinë e Brigadës 125 të UÇK-së.

Z.Agim Ceku, ju keni përgjegjësi ligjore dhe historike, për të ndërhyrë sa nuk është shumë vonë. Përndryshe do të jeni bashkëpërgjegjës në dëmin që po i bëhet UÇK-së.

Dhe së fundmi besoj se e dini që për këto lëshime që po bëhen, ju nuk jeni imun ndaj ligjit, ashtu si nuk janë as matrapazët që po luajnë me vlerat e luftës së UÇK-së”, shkruan në letër Berisha. /PrizrenPress.com

Haradinaj, ultimatum kryeministrit Mustafa

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka shpalosur tri qëndrimet e partisë së tij lidhur me zhvillimet e djeshme.

Sipas tij këmbëngulja e qeverisë për t’ju ikur gabimeve që është Asociacioni e Demarkacioni me përdorimin e metodave të tyre duke shpifur ka krijuar situata të paqena.

“Ne vërtetë i kemi shfrytëzuar të gjithë mekanizmat që i parasheh demokracia për sensibilizim. Janë injoruar gupet parlamentare të opozitës”, ka thënë Haradinaj.

Si qëndrim të tyre të dytë Haradinaj ka shtuar se pasojat e marrëveshjeve janë më afatgjata se sa mandati i kësaj qeverie.

“Janë dëme të pa riparueshme nëse fuqizohen. AAK-ja do të vazhdojë në këtë mënyrë bashkë me opozitën. Përballja do të vazhdojë deri në tërheqje të marrëveshjeve ose dorëheqjen e qeverisë. Dje pamë se si mund të sulmohet opozita por nuk pamë që mund të përballen me dëmet që i bëjnë këto marrëveshje”, theksoi Haradinaj, duke shtuar se fjala seancë nuk përputhet, thjesht ishte takim i koalicionit pa i informua gupet parlamentare të tjera.

Haradinaj më pas shtoi se sa për metoda “dje e treguam që jemi të vendosur që këto marrëveshje nuk do të kalojnë”.

“Në parlament ka pas më shumë policë se deputetë. Kryeministri Mustafa prandaj sot duhet të jap dorëheqje, ose përballja do të vazhdojë në Kuvend – e në rrugë do të ketë protesta”, ka thënë ndër tjerash Ramush Haradinaj. /Indeksonline

Presidentja thellësisht e shqetësuar

0

Presidentja Atifete Jahjaga ka apeluar te deputetët e opozitës që të heqin dorë nga dhuna.

Përmes një deklarate Jahjaga ka thënë se është thellësisht e shqetësuar dhe ka shprehur keqardhjen e saj të thellë për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.

“Skenat dhe veprimet e dhunshme në Kuvend janë të dënueshme dhe të papranueshme, mjetet e përdorura plotësisht në kundërshtim me parimet bazike të një rendi demokratik dhe një demokracie parlamentare”.

“Apeloj te deputetët e opozitës të heqin dorë nga dhuna. Aspiratat e vendit tonë po rrezikohen thellësisht nga këto ngjarje dhe këto veprime po e dëmtojnë demokracinë që e kemi ndërtuar me mund. Apeloj te i tërë spektri politik që t’i kthehen normalitetit, që institucionet të vazhdojnë punën sepse kemi shumë sfida para vetes”.

“Qytetarët që na kanë zgjedhur presin nga ne të jemi shembull i promovimit të sundimit të ligjit, respektim të procesit demokratik. Dialogu është gurthemel i demokracisë. Aty ku ka dialog, ka zgjidhje”.

Policia: Dhjetë protestues të arrestuar, një polic i lënduar

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë intervenimit të mbrëmshëm për të shpërndarë protestuesit janë arrestuar dhjetë protestues. Poashtu, policia ka njoftuar se si pasojë e dhunës është lënduar një zyrtar i Policisë.

Komunikata e plotë e Policisë

Edhe pas orës 23:30 të datës 23.10.2015 seanca e Kuvendit të Kosovës është tentuar të vazhdoj sërish, mirëpo e njëjta nuk ka vazhduar për arsye se nga deputet të caktuar janë hedhur edhe dy mjete të dyshuara si gaz lotsjellës, si dhe janë hedhur shishe të ujit drejt Kryesisë së Kuvendit.

Referuar vendimit të Kryesisë së Kuvendit dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit, personeli i sigurimit ka vazhduar qëndrimin e tyre në formë të kordonit të sigurisë, deri në vendimin për largim nga salla i cili ka ndodhur pak minuta pas orës 01:00 të datës 24.10.2015.

Me vendimin e radhës së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, personeli i sigurimit policor është kërkuar të ofrojë siguri të mjaftueshme për mbarëvajtjen e pa penguar të seancës së Kuvendit të Kosovës e cila është zhvilluar në një sallë tjetër të Kuvendit.

Personeli i sigurimit policor konform kërkesës dhe vendimit në fjalë ka ofruar siguri të plotë, duke mundësuar mbarëvajtjen pa pengesa të seancës së mbajtur në sallën e caktuar deri në përfundimin e saj.

Si pasojë e të gjitha zhvillimeve të dhunshme të protestuesve, të cilët po thuajse gjatë gjithë kohës kanë hedhur mjete të ndryshme drejt objektit të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë mjete piroteknike, fishekzjarre, boca me ngjyrë e tym, boca me zjarr, mjete të forta gur masiv dhe koktej molotovi, njësitet policore ishin detyruar të intervenojnë për të shpërndarë turmën deri në lokacione të caktuara, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe ruajtjes së pronës publike dhe asaj private.

Disa protestues të dhunshëm gjatë lëvizjes dhe shpërndarjes së tyre, në disa rrugë kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kontejnerë për të penguar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të komunikacionit rrugor.

Njësitet policore gjatë veprimeve të tyre kanë arrestuar dhjetë (10) protestues të dhunshëm të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

Po ashtu si pasojë e dhunës së shprehur nga disa protestues është lënduar një (1) zyrtar policor i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia e Kosovës ka arritur ta vejë situatën nën kontrolle dhe tani ajo konsiderohet të jetë e qetë dhe stabile.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ruajtjes së pronës publike dhe asaj private si dhe krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.

Rugova: Opozita t’i bëjë bllokadat me mjete demokratike, jo me dhunë

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka qenë i vetmi nga LDK-ja që ka folur për mediat në këtë mëngjes rreth zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës.

Në një bisedë për emisionin “Alo Mirëmëngjesi” të Radio Dukagjinit, Haki Rugova ka ftuar opozitën t’i kthehet punës në Kuvend duke shfrytëzuar mjetet demokratike për arritjen e qëllimeve të veta, e jo dhunën.

“Ata duhet të kthehen në punën e Parlamentit dhe me forma demokratike t’i bllokojnë proceset. Pa hyrë në detajet e organizimit, ato që pamë mbrëmë janë skena të këqija. Nuk dua t’ua hedh fajin njërës apo palës tjetër, por, këtu po shihet qartë se opozita ka vetëm një qëllim – marrjen e pushtetit me dhunë”, ka thënë Rugova për Radio Dukagjinin.

Rugova ka shtuar se një tryezë pozitë – opozitë për LDK-në do ishte e mundur vetëm pa kushtet paraprake të opozitës, e që janë tërheqja e nënshkrimeve për Asociacionin dhe demarkacionin.

Vrasje në Suharekë: Burri vret gruan dhe plagos vajzën

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten rreth orës 21:25 brenda një familjeje në Suharekë.

Raportohet se një burrë nga ky qytet e ka therë me thikë për vdekje gruan e tij ndërsa e ka plagosur vajzën e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, e konfirmoi vrasjen për KALLXO.com. Sipas policisë, vrasësi është një 45 vjeçar ndërsa gruaja e tij tashmë e ndjerë një 39 vjeçare.

Berisha tha se i dyshuari nuk është marrë ende në pyetje për shkak se, sipas tij, është nën ndikim të alkoolit.

Limaj: Qeveria ra

0

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, në një konferencë për media, është shprehur se kjo seancë është e paligjshme.

“Sonte janë duke u mbajtur takime të stilit të Zanzi Bari-it”, njofton Klan Kosova.

“Parlamenti është ky që është, institucionet janë këto që janë e salla është ku duhet të jetë”.

“Largimi në mënyrë ilegale, rrethimi dhe mosnjoftimi i deputetëve ne nuk e njohim ndryshe përpos takimit në mes të dy strukturave partiake”

“Me këto veprime qeveria ka rënë”.

Haradinaj: Mund të shkojnë edhe në kafeteri, por seanca ka përfunduar

0

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, ka deklaruar se pozita sonte ka treguar se çfarë janë të gatshëm të bëjnë.

“Është një improvizim i bërë prej deputetëve të dy partive. Këta mund të shkojnë edhe në ndonjë kafiteri, por seanca ka përfunduar. Kjo tregon se deri ku mund të shkojnë këto procese”, ka thënë ai.

Ymeri: Kjo nuk është seancë, është takim ilegal

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka thënë se kjo çka po bën Kuvendi nuk është në asnjë mënyre seancë.

“Kjo nuk është seancë është takim ilegal i këtyre strukturave”, ka thënë Ymeri para gazetarëve.

“Atje ata janë të rrethuar, dhe nuk e kanë njoftuar opozitën për këtë veprim”.

“Në këtë drejtim ne mbajmë përgjegjës kryetarin e Kuvendit që po tenton të bëj kësi lloj kontrabandimi, duke e shndërruar Kuvendin në një Kuvend të PDK-së e LDK-së dhe bëhen se kishe po marrin vendime për vendin”.