22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Policia: Dhjetë protestues të arrestuar, një polic i lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë intervenimit të mbrëmshëm për të shpërndarë protestuesit janë arrestuar dhjetë protestues. Poashtu, policia ka njoftuar se si pasojë e dhunës është lënduar një zyrtar i Policisë.

Komunikata e plotë e Policisë

Edhe pas orës 23:30 të datës 23.10.2015 seanca e Kuvendit të Kosovës është tentuar të vazhdoj sërish, mirëpo e njëjta nuk ka vazhduar për arsye se nga deputet të caktuar janë hedhur edhe dy mjete të dyshuara si gaz lotsjellës, si dhe janë hedhur shishe të ujit drejt Kryesisë së Kuvendit.

Referuar vendimit të Kryesisë së Kuvendit dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit, personeli i sigurimit ka vazhduar qëndrimin e tyre në formë të kordonit të sigurisë, deri në vendimin për largim nga salla i cili ka ndodhur pak minuta pas orës 01:00 të datës 24.10.2015.

Me vendimin e radhës së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, personeli i sigurimit policor është kërkuar të ofrojë siguri të mjaftueshme për mbarëvajtjen e pa penguar të seancës së Kuvendit të Kosovës e cila është zhvilluar në një sallë tjetër të Kuvendit.

Personeli i sigurimit policor konform kërkesës dhe vendimit në fjalë ka ofruar siguri të plotë, duke mundësuar mbarëvajtjen pa pengesa të seancës së mbajtur në sallën e caktuar deri në përfundimin e saj.

Si pasojë e të gjitha zhvillimeve të dhunshme të protestuesve, të cilët po thuajse gjatë gjithë kohës kanë hedhur mjete të ndryshme drejt objektit të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë mjete piroteknike, fishekzjarre, boca me ngjyrë e tym, boca me zjarr, mjete të forta gur masiv dhe koktej molotovi, njësitet policore ishin detyruar të intervenojnë për të shpërndarë turmën deri në lokacione të caktuara, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe ruajtjes së pronës publike dhe asaj private.

Disa protestues të dhunshëm gjatë lëvizjes dhe shpërndarjes së tyre, në disa rrugë kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kontejnerë për të penguar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të komunikacionit rrugor.

Njësitet policore gjatë veprimeve të tyre kanë arrestuar dhjetë (10) protestues të dhunshëm të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

Po ashtu si pasojë e dhunës së shprehur nga disa protestues është lënduar një (1) zyrtar policor i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia e Kosovës ka arritur ta vejë situatën nën kontrolle dhe tani ajo konsiderohet të jetë e qetë dhe stabile.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ruajtjes së pronës publike dhe asaj private si dhe krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.

Më Shumë

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, qëndroi në Gjonaj të Hasit, në hapjen e edicionit të 35-të të Festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”,...

Lajmet e Fundit