22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Zafir Berisha letër Agim Çekut

Ish-komandati i UÇK-së, Zafir Berisha, i ka dërguar letër të hapur udhëheqësit të Komisionit për Verefikimin e Veteranëve të UÇK-së Agim Çekut.

Ai në këtë letër shpreh shqetësimin e tij për mospërmisimin e listave të veteranëve të luftës së UÇK-së. Sipas tij, shqyrtimi i listave, jo vetëm që nuk është përmisuar, por përkundrazi është rënduar edhe më shumë me parregullësi të shumta.

“I drejtohem me këtë letër të hapur Agim Cekut, si Kryetar i Komisionit qeveritar për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, duke i thënë se lëshimet që janë bërë në fazën e parë, kanë qenë të papranueshme në këtë drejtim. Por, kam besuar se me shqyrtimin e ankesave si fazë e dytë, do të përmisoheshin lëshimet e mëhershme. Mirëpo për fat të keq, shqyrtimi i ankesave, e rëndon edhe më shumë gjendjen e krijuar më parë, duke thelluar edhe më shumë situatën.

Si rezultat i kësaj, aktualisht me shqyrtimin e ankesave po merren persona jo kopetentë, njerëz të cilët në emër të ZOP-it po vazhdojnë të bëjnë lëshime të rënda, të cilat dëmtojnë seriozisht proçesin, por njëkohësisht dëmtojnë rëndë edhe imazhin e luftës së UÇK-së.

Shqyrtimi i ankesave, veçanërisht ato të Brigadës125, pa qenë i pranishëm asnjë pjesëtar i kësaj brigade, na bën të dyshojmë se matrapazë dhe përfitues të vlerave të luftës, vazhdojnë të bëjnë lëshime të qëllimshme për të dëmtuar dhe më shumë lavdinë e Brigadës 125 të UÇK-së.

Z.Agim Ceku, ju keni përgjegjësi ligjore dhe historike, për të ndërhyrë sa nuk është shumë vonë. Përndryshe do të jeni bashkëpërgjegjës në dëmin që po i bëhet UÇK-së.

Dhe së fundmi besoj se e dini që për këto lëshime që po bëhen, ju nuk jeni imun ndaj ligjit, ashtu si nuk janë as matrapazët që po luajnë me vlerat e luftës së UÇK-së”, shkruan në letër Berisha. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Sonte nis Eurovision 2024

Sonte fillon edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest. 15 këngë do të konkurrojnë, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit