5.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6953

Kryeministri, magjistraturën në Beograd, doktoraturën në Prishtinë

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në muajin maj të vitit 2016 i mbush 65 vjet dhe del në pension.

Ai ka magjistruar në Universitetin e Beogradit, në Fakultetin e Shkencave Organizative, në vitin 1985, kurse tezën e doktoratës e ka mbrojtur në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001, në moshën 50-vjeçare, raporton Indeksonline.

Tezë të magjistraturës kishte këtë: “Organizacija finansijske funkcije u SOUR Elektroprivreda Kosova”, kurse tezë të doktoratës këtë: “Ndikimi i udhëheqjes në efikasitetin ekonomik të ndërmarrjes”.

Po t`i shihni më poshtë të dhënat për punimet e tij, askund në biografinë e tij të pasluftës kryeministri s’shkruan se magjistraturën e ka përfunduar në Beograd.

Pse kryeministri ka frikë që ta tregojë nivelin e shkollimit të vet në Beograd?!
/Indeksonline/

Presidente thirri liderët

0

Monitoruesi i punës së Kuvendit të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se qasja e opozitës për ta bllokuar Kuvendin është e papranueshme dhe nuk duhet të vazhdojë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se në asnjë variant bllokimi i jetës parlamentare nuk është zgjidhje.

“Qasja e bllokimit të organit më të lartë legjislativ është e papranueshme. Qasja bllokuese nuk është zgjidhje, por ajo duhet të zëvendësohet me debat në Kuvend si dhe me dialog në mes të subjekteve politike në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, e jo të zgjidhet bllokimi si formë e reagimit politik”, ka deklaruar Selmanaj, duke shtuar se bllokimi nuk është formë e ardhjes në pushtet.

“Tendencat për të ardhur në pushtet janë legjitime, por duhet garë lojale dhe qasje e përgjithshme publike dhe politike. Më pas duhen gjetur format se si mund të vihet në pushtet, por jo duke bllokuar jetën institucionale”, është shprehur ai.
Selmanaj e ka vlerësuar të nevojshëm ndërhyrjen e presidentes Jahjaga nëpërmjet thirrjes së një takimi në mes të liderëve të subjekteve politike parlamentare për të gjetur zgjidhje.
“Presidentja ka mandat ta garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve. Në këtë drejtim ajo duhet të kujdeset edhe për jetën parlamentare. Dhe nëse dikush duhet të ndërhyjë, mendoj se është në mandatin e presidentes t’i ftojë liderët e partive parlamentare të diskutojnë për format e mundshme për t’u tejkaluar kjo situatë”, ka theksuar ai. Sipas Selmanajt, faktori ndërkombëtar nuk duhet të ndërhyjë sepse drejtuesit e institucioneve dhe subjekteve parlamentare duhet të tregojnë maturi dhe pjekuri politike.

“E kaluara ka treguar se vetëm intervenimi nga jashtë u ka dhënë zgjidhje situatave. Mund të ndodhë edhe tani, por uroj të mos ndodhë, sepse njëherë e përgjithmonë duhet të dëshmojmë se kemi arritur pjekuri politike që problemet eventuale politike t’i zgjedhim vetë, e jo të kërkojmë ndihmë nga të tjerët”, ka deklaruar Selmanaj, duke shtuar se as zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje.

Qeveritë i mashtruan shqiptarët

0

Bashkëpunimi dhe këmbimi i deritashëm ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon që të jetë i zbehtë.

Analistët e ekonomisë dhe ekspertët thonë se marrëveshjet ekonomike, Kosovë- Shqipëri, që u nënshkruan në fillim të këtij viti, ishin një farsë me pompozitet për popullin.

Në Tiranë më 23 mars 2015, 11 marrëveshje, memorandume dhe protokolle, u firmosën nga qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës në mbledhjen e mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, që ishte mbledhja e dytë e përbashkët mes dy shteteve, pas asaj të 11 janarit 2014 në Prizren. Marrëveshjet e firmosura nga ministrat respektivë të Kosovës dhe Shqipërisë, konsistojnë në thellimin e partneritetit strategjik në fushën e sigurisë, ekonomisë, arsimit, bujqësisë, kulturës, si dhe në lehtësimin tregtar mes dy vendeve. Por, pavarësisht kësaj ka një varg pengesash në kufi.

Njohësi i ekonomisë, Milazim Abazi, specialist i fushës së bankave, vlerëson se mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë dhe Kosovë- Shqipëri ishin një farsë e vërtetë apo një folklor patriotik, sikurse edhe para disa viteve Vendimi i Qeverisë shqiptare për t’ia dhuruar Portin e Shëngjinit Qeverisë së Kosovës.

“Nga asnjëra mbledhje e të dyja qeverive nuk ka dalë asnjë vendim për t’u zbatuar. Është fatkeqësi kombëtare se sa pak bashkëpunojnë ekonomitë e të dyja vendeve mes vete, edhe përkundër ndërtimit të rrugës së kombit”, ka thënë ai.

“Edhe shoqatat e bizneseve, përkundër angazhimeve të vazhdueshme, nuk kanë arritur ndonjë sukses në lehtësimin e barrierave dhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, u shpreh Abazi. /Kosova Sot

Deputetët kërkojnë hetimin e skandalit 53 milionësh të Enver Hoxhajt

0

“Nuk është çështje e raportimit në Kuvend, por e organeve të drejtësisë. Faktet janë, pasojat janë të hetueshme. Zyrtarët përgjegjës dihen, përgjegjësit po ashtu. Nuk ka asnjë pengesë për të filluar nga hetimet deri te ngritja e rastit. Sa më parë dhe sa më shpejt. Kjo është dhe një kërkesë publike që njësitë e krimeve ekonomike dhe prokurorët të fillojnë nga hetimi”, i ka thënë gazetës “Kosova Sot” Mytaher Haskuka, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të kërkojnë përgjegjësi nga ish- ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, i cili me vendimin skandaloz, të vitit 2008, bëri që nga viti 2008 deri ne 2014 të shpenzohen mbi 53 milionë euro mjete të buxhetit pa tender dhe paligjshëm, duke ua mundësuar që në kontot e dy kompanive, respektivisht shtëpive botuese monopoliste pa asnjë procedurë tenderimi dhe me çmimet që i diktojnë këto dy kompani, dy deri trefish më të larta nga çmimet reale të tregut, individë të caktuar të përfitojnë miliona euro nga buxheti i varfër i Kosovës.

Deputetët, si përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, duhet të merren me këtë shkelje flagrante, por edhe Prokuroria duhet sa më parë të nisë hetimet. Në një prononcim për “Kosova Sot”, Adem Salihaj, deputet në Kuvendin e Kosovës, është shprehur se për fatin tonë të keq, në Kosovë nuk funksionon pothuajse fare sistemi i drejtë- sisë, sepse, ka thënë Salihaj, ai është plotësisht i kontrolluar nga politika../kosova sot/

Viti i ri me premtime të vjetra

0

Drejtues të Ministrisë së Arsimit kanë kërkuar dje cilësi në arsim, në ditën kur universitetet publike, si dhe kolegjet private në gjithë vendin kanë nisur vitin e ri akademik.

Ministri Arsim Bajrami, në shënimin e nisjes solemne të vitit të ri akademik 2015/16 në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik, ka theksuar se ky vit po nis me shumë shpresa, por edhe shumë sfida, për ta demonstruar cilësinë në arsim.

Bajrami tha se Fakulteti Juridik që nga themelimi i tij ka përgatitur liderë, të cilët kanë udhëhequr procese të rëndësishme në vend. “Në këtë sallë unë po shoh liderë të së ardhmes. Të jeni të sigurt që mësimdhënësit dhe asistentët do të punojnë me ju, do të jenë interaktivë, në mënyrë që vërtet të mundësohet një edukim bashkëkohor dhe cilësor i juristëve të ardhshëm. Profesorët dhe Universiteti ekzistojnë për ju”, theksoi ministri Bajrami.

Ai ka ftuar studentët e rinj që të jenë aktivë, të përkushtuar, kërkues dhe kritikë, në mënyrë që liria dhe krijimtaria akademike të bëhen pjesë e punës së përbashkët.

Bajrami vlerëson stafin akademik

“Sot po e nisim një sfidë të re, sepse fillimi i vitit akademik, sa është akt solemn është edhe sfidë. Të kthehemi 17 vjet prapa dhe të kujtojmë 1 Tetorin kur ne kishim një ëndërr. Ajo ëndërr sot është bërë realitet. Ne jemi në shtetin tonë të pavarur dhe po përgatisim juristë, të cilët do të mbrojnë shtetin tonë, do të mbrojnë ligjet tona dhe shtetin ligjor, për të ndërtuar një shtet demokratik”, theksoi ministri. ../zeri/

Limaj: Kthehemi në Kuvend, me kusht ta miratojmë Ligjin për Referendum (Video)

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i ftuar në emisionin Rrokum Roll në Televizionin Rrokum, thotë se me “devotshmëri” Kosova e ka respektuar Pakon e Ahtisaarit.

“Çka do të thotë hapja e Pakos? Kur hapet, hapet krejt. E, ky është problemi që po e paraqesim. Për mos me spekulu është Referendumi. Nëse bëhet Ligji për Referendum, atëherë shihet se a ka ma shumë qytetare për PO apo për KUNDËR. Nëse referendumi del me rezultat PO për ‘Zajednicën’, ne tërhiqemi”, porositi ai.

Vdekje qytetit

0

Hajrulla Çeku

Qytetet e Kosovës janë në transicion të përhershëm, së paku nga përfundimi i luftës së dytë botërore. Transformimi i parë drastik i qyteteve ka ndodhur si pjesë e projektit jugosllav. Atë kohë, e vjetra kryesisht otomane shihej si e papërshtatshme për interpretimin ideologjik të sistemit.
Si pasojë, bërthamat e qyteteve (çarshitë, zonat historike) iu nënshtruan një procesi të retushimit fizik për të ndërtuar “të renë”. Ndërtime të reja dhe të larta (kryesisht të stilit modernist), skulptura universaliste, rrugë të gjëra të asfaltuara dhe të ngjashme e rikrijuan hapësirën publike me qëllim të shlyrjes së një pjese të kujtesës dhe ndërtimit të një rrëfimi të ri ideologjik.

Më pas, në periudhën e autonomisë u shfaqën përpjekjet e para për të kthyer atë pjesë të sulmuar të kujtesës. Përmes planeve urbane për qendrat historike u vendosën disa parime post-moderniste mbi trajtimin e qytetit. Për herë të parë në Kosovë u artikulua nevoja për rikthimin ose revitalizimin e zonave historike të qyteteve. Të gjitha këto mbetën vetëm dëshira të projektuara mbi letër, pasi që politikisht vendi po hynte në periudhën e turbulencave të fundviteve 80. Dekada që do të pasonte do të sillte një tjetër goditje për qytetet e Kosovës, nën masat e dhunshme të okupimit. Luftës së viteve 98-99 që shkatërroi pjesë të tëra të qyteteve i kishte paraprirë një periudhë e gjatë e neglizhencës totale ndaj qyteteve, duke e sulmuar në veçanti trashëgiminë kulturore.

Dhe paslufta. Koha e administrimit ndërkombëtar dhe e instalimit të një kleptokracie vendore, të dyja totalisht të painteresuara për t’i mbrojtur qytetet. Një ndërhyrje e egër dhe e pamëshirshme ndaj gjithçkaje që kishte mbetur. Ndërtime të reja e mbindërtime gjithkund dhe pa kurrfarë kriteri. Projekte të mëdha infrastrukturore pa kurrfarë ndieshmërie ndaj mjedisit jetësor. Rrënim i monumenteve të trashëgimisë kulturore për të krijuar hapësira të reja komerciale. Zaptim i hapësirës publike dhe privatizimi i të gjitha të mirave publike.

Të gjitha këto faza të transformimeve i kanë lënë qytetet tona pa identitet. Ato janë shndërruar në prenë më të lehtë të njërës apo tjetrës elitë politike e ekonomike. Ne përfundimisht e kemi humbur betejën për t’i shpëtuar qytetet tona. Ndonëse elitat dallojnë njëra prej tjetrës, ajo që mbeti e njejtë nga LIIB është heshtja dhe nënshtrimi ynë ndaj çdo intervenimi mbi qytetet tona. Shikuar nga kohëzgjatja e fazave të deritanishme të transformimeve, i bie që jemi diku nga fundi i fazës së fundit. Keni ndonjë prognozë, cila do të jetë ndërhyrja e rradhës?/sbunker.net/

Gjithçka gati për “Takimet e Gjeçovit 2015”

0

Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, ditën e shtunë, më 10 tetor 2015, duke filluar nga ora 11, mbahet edicioni i 44-të i manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit 2015”.

Manifestimin e organizon Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” e Zymit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe të Drejtoratit të Kulturës të komunës së Prizrenit.

Si zakonisht manifestimi përbëhet prej dy pjesëve qendrore: Tribuna që sivjet i kushtohet “Vendit të Kosovës në UNESCO”. Për këtë çështje do të mbahen katër kumtesa nga kuadrot më përgjegjëse të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të UNESCO-s.

Në vazhdim do të hapen dy ekspozita: Njëra në temën “Fotografia familjare” e studentëve të etnografisë të Universitetit publik “Hasan Prishtina” të Prishtinës, dhe ekspozita tjetër do të jetë e artistit dhe skulptorit Llesh Biba, nga Tirana, ku do të ekspozohen punime – drugdhendje me motive të ndryshme.

Ndërkaq, pjesa e dytë do të jetë “Ora letrare Anton Pashku”, në kuadër të së cilës së pari shënohet përvjetori i Pjetër Bogdanit (flet Prend Buzhala), e pastaj 15 poetë nga viset etnike shqiptare dhe diaspora do t’i deklamojnë poezitë e tyre.

Në kuadër të manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takime e Gjeçovit 2015”, sikurse edhe vjetëve të mëparshme, jepen edhe çmimet: “PLAKETA PJEËR BOGDANI”, “PLAKETA SHTJEFËN GJEÇOVI” dhe “PLAKETA ANTON PASHKU”, si dhe çmimi kryesor “UNAZA E KATIT” (Katarina Josipi).

Do përmendur se në kuadër të këtij evenimenti kulturor pritet që të përurohet edhe rruga Zym-Shëngjergj-Mulliri me Erë, asfaltimin e të cilës e kreu ditë më parë komuna e Prizrenit.

Në fund, para të pranishmëve do të shfaqet një program i begatë kulturo-artistik Ansambli etno-kulturor “Katarina Josipi” e Zymit.

Zafiri bën opozitë të fortë derisa pushon në një hotel me 5 yje (Foto)

0

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, e ka bërë një postim në Facebook, duke komentuar seancën e sotme të Kuvendit

Derisa bën opozitë e komenton ngjarjet në Kuvend, ai nuk ka qëndruar që të marrë pjesë në këto ngjarje. Zafir Berisha po pushon në një hotel me pesë yje në Budapest.

Edhe në postimin e tij, Berisha nuk është treguar fare modest derisa ka cekur vendndodhjen e tij. /Express/

budap

Prokuroria: Bastisjet e sotme, për krim të organizuar

0

Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se, sot, Policia e Kosovës (PK), duke përfshirë edhe Drejtorinë e PK-së për Krime Ekonomike, së bashku me Njësinë e Hetimeve të Krimit të Organizuar të EULEX-it (OCIU) kanë kryer bastisje të shumta, në disa prona, në bazë të një urdhri të gjykatësit të EULEX-it nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Këto aktivitete kanë të bëjnë me hetimin(et) në vazhdim kundër krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme, të kryera nga një prokuror në PSRK”, thuhet në komunikatë. /PrizrenPress.com