18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Qeveritë i mashtruan shqiptarët

Bashkëpunimi dhe këmbimi i deritashëm ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon që të jetë i zbehtë.

Analistët e ekonomisë dhe ekspertët thonë se marrëveshjet ekonomike, Kosovë- Shqipëri, që u nënshkruan në fillim të këtij viti, ishin një farsë me pompozitet për popullin.

Në Tiranë më 23 mars 2015, 11 marrëveshje, memorandume dhe protokolle, u firmosën nga qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës në mbledhjen e mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, që ishte mbledhja e dytë e përbashkët mes dy shteteve, pas asaj të 11 janarit 2014 në Prizren. Marrëveshjet e firmosura nga ministrat respektivë të Kosovës dhe Shqipërisë, konsistojnë në thellimin e partneritetit strategjik në fushën e sigurisë, ekonomisë, arsimit, bujqësisë, kulturës, si dhe në lehtësimin tregtar mes dy vendeve. Por, pavarësisht kësaj ka një varg pengesash në kufi.

Njohësi i ekonomisë, Milazim Abazi, specialist i fushës së bankave, vlerëson se mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë dhe Kosovë- Shqipëri ishin një farsë e vërtetë apo një folklor patriotik, sikurse edhe para disa viteve Vendimi i Qeverisë shqiptare për t’ia dhuruar Portin e Shëngjinit Qeverisë së Kosovës.

“Nga asnjëra mbledhje e të dyja qeverive nuk ka dalë asnjë vendim për t’u zbatuar. Është fatkeqësi kombëtare se sa pak bashkëpunojnë ekonomitë e të dyja vendeve mes vete, edhe përkundër ndërtimit të rrugës së kombit”, ka thënë ai.

“Edhe shoqatat e bizneseve, përkundër angazhimeve të vazhdueshme, nuk kanë arritur ndonjë sukses në lehtësimin e barrierave dhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, u shpreh Abazi. /Kosova Sot

Më Shumë

Fenomeni Luiz Ejlli, imazhi i ri i Golden Eagle

Luiz Ejlli, fitues i Big Brother VIP Albania 2, do të jetë fytyra e re e Golden Eagle. Pas përfundimit të kontratës që kishte me...

Zhduket një person në Prizren

Një person është zhdukur në Prizren. Rasti po hetohet. Raporti i policisë Prizren 10.05.2024 – 16:30. Më 11.05.2024 ankuesja femër ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë...

Lajmet e Fundit