3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6955

Veseli ndërprenë seancën

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mbylli punimet e seancës së Kuvendit pasi opozita për të dytën herë gjatë ditës së sotme bllokoi punimet.

Veseli tha se këto veprime të opozitës janë të paarsyeshme dhe paralajmëroi se nuk do të lejojë që kjo gjendje të vazhdojë edhe më tutje.

Po ashtu u bë e ditur se edhe seanca për ditën e premte është anuluar. /Telegrafi/

Opozita sërish bllokon seancën, Veseli thërret shefat e Grupeve parlamentare

Opozita sërish ka bllokuar punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës. Shefat e Grupeve parlamentare të pozitës pohuan se kjo gjendje nuk lejon vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe se opozita duhet t’i artikulojë qëndrimet e saja në mënyrë që Kuvendi të dalë me një vendim.

Pasi deputetë nga radhët e opozitës bllokuan punimet e seancës së Kuvendit, kryetari i Kuvendit, kadri Veseli ndërpreu seancën për 30 minuta.

Ai thirri shefat e grupeve parlamentare për një takim për të parë si do të procedohet më tutje.

Urimi i rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren,  Ramë Vataj, të gjithë studentëve dhe mësimdhënësve ju uron fillimin e vitit të ri akademik, duke ju dëshiruar suksese maksimale dhe punë të palodhshme.

“Universitetin ‘Ukshin Hoti” në Prizren viti akademik 2015/2016 e gjënë më të konsoliduar në të gjitha aspektet. Mirëpo na mbetet ende shumë punë për të bërë për të përballur të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohemi”.

“Të gjitha këto mund t’i tejkalojmë nëse secili nga ne e kryejmë punën tonë me ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë. Nga ana jonë do të ketë angazhim maksimal që të kemi një universitet siç e dëshirojmë të gjithë”, thuhet në urimin e rektorit./PrizrenPress.com/

Gjashtë kandidatë konkurrojnë në Këshillin e Trashëgimisë Kulturore në Prizren

0

Gjashtë kandidatë kanë konkurruar për një vend në Këshillin e Trashigimisë Kulturore në Prizren.

Kandidatët janë: Senat Haliti, Mujë Berisha, Hermin Memishi, Artnet Haskuka, Arbnora Kolgjeraj dhe Agon Rrezja./PrizrenPress.com/

Nis viti i ri akademik në UP

0

Në të gjitha institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Kosovës sot fillon viti i ri akademik 2015/2016. Megjithatë, edhe ky vit akademik i gjen universitetet publike me probleme të vjetra.

Kosova tashmë ka gjashtë universitete publike, tri prej të cilave në Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë që kanë filluar punën tash vonë.
Universiteti i Prishtinës, ka ulur ndjeshëm numrin e studentëve të cilët janë të pranuar në vitin e ri akademik 2015/2016.

Vetëm në UP “Hasan Prishtina” për këtë vit akademik janë hapur dyert për 7.800 studentë të rinj në 17 fakultete.

Vitin e kaluar numri i studentëve të pranuar në UP ishte 12 mijë, ndërkaq këtë vit numri i studentëve të pranuar në UP është më i ulët, për rreth 4 mijë studentë.

Numri i studentëve është ulur pas rekomandimeve që janë bërë nga ekspertët ndërkombëtarë në raportin e vlerësimit të jashtëm në vitin 2014.

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2015/2016, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë Fakultetin Juridik. Vizita do të bëhet në ora 11:00, në Amfiteatrin e Madh të këtij fakulteti.

Pozitën e opozitën i bashkon luksi

0

Beneficionet, luksi, mëditjet e udhëtimet zyrtare i bëjnë bashkë deputetët opozitarë me pushtetarët, pavarësisht dallimeve të mëdha që kanë në politikë. Blloku opozitar, që tashmë është bashkuar në një front të përbashkët, ka paralajmëruar për bojkotim të seancave plenare dhe mbledhjet e Kryesisë, por jo edhe udhëtimet zyrtare dhe shfrytëzimin e privilegjeve që iu ofron pozita e të qenit deputetë.

Nuk janë vetëm 20 deputetë të partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së, që gjenden në udhëtime jashtë shtetit, por bashkë me ta janë edhe ligjvënësit opozitarë. Nga gjashtë deputetët sa ka “Nisma për Kosovën”, gjysma prej tyre janë në udhëtime zyrtare jashtë shtetit. Deputeti, Haxhi Shala, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” shkuarjen e tre deputetëve të partisë së tij në vizita zyrtare.

“Shefja e Grupit, Valdete Bajrami, ka kohë që ka marrë ftesën nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), ndërkaq deputetja tjetër, Shukrije Bytyqi, ka shkuar në kuadër të Komisionit, që të dyja në SHBA. Edhe deputeti, Zafir Berisha, gjendet për një vizitë zyrtare në Hungari”, ka thënë ai.

Qeverinë nuk e rrëzon Asociacioni, por korrupsioni

0

“Mënyra e vetme për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në Kosovë është që të hiqen nga pushteti të korruptuarit, rrjedhimisht të rrëzohet kjo Qeveri, e cila e ka kapur tërë shtetin, pra edhe sistemin e drejtësisë, pikërisht përmes krimit dhe korrupsionit”, tha Driton Çaushi nga lëvizja ‘Vetëvendosje’

Përfaqësues të subjekteve politike në opozitë kanë thënë se nevoja për të kundërshtuar paraprakisht këto marrëveshje të arritura në Bruksel me Serbinë dhe për t’i vendosur ato në prioritet para denoncimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, që po e zhytin në mjerim popullin e Kosovës, për shkak të punësimeve militanteske dhe monopolet, që favorizojnë oligarkët e bizneseve, nuk do të mund ta amnistojë për asnjë milimetër Qeverinë e kriminalizuar. Opozitarët thonë se paraprakisht duhet të bëhet luftë për sigurimin e tërësisë së pacenueshme territoriale të vendit, sovranitetit dhe integritetit kushtetues.

“Zgjidhjet që po jep dialogu i Brukselit po e degjenerojnë Republikën, duke e shndërruar Kosovën në një Bosnjë të dytë. Ky proces po udhëhiqet nga liderë, që lëshimet ndaj Serbisë i shohin si monedhën e vetme këmbyese, që ua mundëson mbijetesën politike. Në Bruksel nuk po mbrohet interesi i Kosovës, por interesi personal i duos Thaçi-Mustafa. Ekipet negociatore me përgatitje mediokre janë tregues i heqjes dorë të udhëheqjes së vendit nga përgjegjësia për ta mbrojtur interesin e vendit”, tha Driton Çaushi nga lëvizja ‘Vetëvendosje’./kosova sot/

Muja nuk e di kush po e zëvendëson të suspenduarin Nexhmi Krasniqi

0

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal për Bashkësi në Prizren, ka habitur të pranishmit kryetari i komunës, Ramadan Muja, i cili ka pyetur zyrtarët e policisë se kush është duke e zëvendësuar aktualisht drejtorin e suspenduar të policisë, Nexhmi Krasniqi.

Ai ka thënë gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që nuk është i informuar për kësi lloj rastesh.

Përveç se është kryetar i komunës, ai gjithashtu është edhe kryetar i Këshillit Komunal për Bashkësi, e që i bie se në vazhdimësi duhet të jetë i informuar me të gjitha ndodhitë në organet përkatëse që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve, dhe padyshim se bashkëpunimi me drejtuesit më të lartë të policisë duhet të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm. /Tv Prizreni

Universiteti i Prizrenit e ai në Ankona lidhin memorandum

0

Rektori Rame Vataj dhe Kryesuesi Bekim Gashi, të mërkurën kanë vazhduan vizitën në Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë, ku janë takuar me rektorin e këtij universiteti, prof. Sauro Longhi dhe prorektorin për marrëdhënie me jashtë prof. Mario Giordano.

Në këtë rast, është nënshkruar edhe memorandumi për bashkëpunim në mes të dy universiteteve. Në kuadër të këtij memorandumi ndër të tjera përfshihet pranimi në këtë universitet dhe lirimi nga taksat universitare në studimet e doktoraturës të studentëve nga UPZ, pastaj mbështetja e UPZ-së në themelimin e programeve të reja studimore dhe shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik.

Rektori Vataj foli për të arriturat dhe sfidat si dhe për çështjet specifike që e karakterizojnë Universiteti “Ukshin Hoti”. Edhe kryesuesi Gashi e elaboroi strukturën organizative të universitetit dhe mënyrën e menaxhimit të tij, por dhe rreth punës që po bëhet për themelimin e fakultetit te ri në kuadër të UPZ-së. Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe shumë çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me shkëmbimin e studentëve e në veçanti për mundësinë e vazhdimit të studimeve të doktoratës, të stafit dhe studentëve të UPZ në këtë universitet.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, rektori i këtij universiteti ofroi mundësinë që për studentët që vijnë me rekomandimin e UPZ për studimet e doktoratës (PhD) të lirohen nga të gjitha taksat e universitetit (semestrat dhe taksat tjera administrative) si dhe mundësinë për aplikim në bursat e këtij universiteti për të gjitha shpenzimet tjera. Rektori Vataj kërkoi nga menaxhmenti i këtij universiteti që ta thelloj bashkëpunimin në veçanti në aspektin e projekteve të përbashkëta, hulumtimeve shkencore, evaluimin e stafit akademik dhe administrativ të UPZ, vizitat studimore të stafit dhe studentëve, etj.

Më pas në vazhdën e vizitave dhe marrëveshjeve për themelimin e fakultetit të ri u realizua edhe dy vizita të tjera nëpër njësi akademike të këtij universiteti, ku rektori Vataj dhe kryesuesi Gashi u mirëpritën nga drejtori i departamentit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, prof. Paolo Mariani.

Edhe në këtë rast u kërkua që të krijohet mundësi që së paku një nga stafi i UPZ të regjistrohet në PhD studime pranë këtij fakulteti meqë edhe në UPZ po punohet të ngrihet një fakultet i tillë. Përgjegjësi i kësaj njësie e siguroj rektorin Vataj që për vitin a ardhshëm akademik ta ndaje një vend për PhD për stafin e UPZ.

Vizita vazhdoi në njësinë tjetër, në Fakultetin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mjedisit, ku u pritën nga drejtori prof. Bruno Mazzeti dhe përgjegjësi i programit studimor të Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit, prof. Carlo Urbinati. Edhe në këtë takim u diskutua rreth përgatitjes për hapjen e fakultetit të ri në UPZ.

Edhe në këtë rast UPZ si program model për Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit e ka pikërisht këtë universitet. Përsëri edhe këtu u arrit mirëkuptim që në kuadër të marrëveshjes të dërgohet një student në studimet PhD për Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit dhe eventualisht një tjetër për Shkencat e Ushqimit. Përgjegjësit e këtyre programeve treguan gatishmërinë që të vijnë në UPZ për ta ndihmuar atë për ngritjen e fakultetit të ri të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, sidomos për çështjet e mësimdhënies fillimisht por edhe hulumtimeve të përbashkëta shkencore.

Në fund, Rektori Vataj dhe kryesuesi Gashi i falënderuan të gjithë menaxhmentin dhe stafin e këtij universiteti për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar e sidomos për mundësinë për studimet e doktoratës në këtë universitet pa pagese për stafin dhe studentët e UPZ. /PrizrenPress.com

Në 2015, asnjë i vdekur nga pickimi i rriqrave

0

Ka përfunduar faza e katërt e projektit të financuar nga Komisioni Evropian dhe përkrahur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës për repelimin e kafshëve shtëpiake si gjedhe, dele e dhi.

Në kuadër të Strategjisë për parandalimin e sëmundjes së Etheve Hemoragjike Krime-Kongo, kompania “Fauna”, e cila ka implementuar projektin, ka bërë repelimin e kafshëve në 44 fshatra të komunës së Malishevës, e cila njihet për raste të shumta të të pickuarve nga rriqrat.

Ky projekt i financuar nga Komisioni Evropian kishte filluar në muajin gusht, ndërsa për rezultatet e tij tregon më së miri edhe numri shumë i vogël i të pickuarve të sivjetmë, që për dallim nga vitet e kaluara askush nuk ka humbur jetën nga ethet hemoragjike.

Menaxheri i kompanisë “Fauna”, Bashkim Kurti, thotë për Telegrafin se qëllimi i këtij projekti të financuar nga Komisioni Evropian ka qenë që përmes repelimit të kafshëve, rriqrave t’iu pamundësohet të ushqyerit me gjakun e kafshëve, sepse sipas tij, gjaku i kafshëve është burimi kryesor i zhvillimit dhe shumëzimit të rriqrave.

“Nëse një rriqër femër arrin të thithë gjakun nga kafsha, ajo prodhon deri në 8 mijë vezë dhe i bie se nga një rriqër krijohen edhe rreth 8 mijë rriqra të reja. Përmes repelimit të kafshëve, ne kemi arritur të parandalojmë shumimin e tyre në masë të madhe dhe në këtë mënyrë kemi ulur edhe incidencen e sëmundjes, pra të etheve hemoragjike”, thotë Kurti për Telegrafin.

Kurti tregon se i njëjti proces i repelimit të kafshëve është realizuar edhe në gjashtë fshatra të komunës së Suharekës, duke përfshirë fshatrat si Dobërdelan, Semetishtë, Nishor, Breshanc, Kosterc dhe Bllacë.

“Repelimi i kafshëve tani është duke vazhduar në fshatrat e komunës së Rahovecit. Këtu njëherë i kemi pasur të përfshira vetëm 7 fshatra, por me kërkesë të Drejtorisë së Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale dhe asaj të Bujqësisë të komunës së Rahovecit, drejtuar në Komisionin Evropian, është vendosur që repelimi të bëhet në të gjitha fshatrat e Rahovecit. Por, ai pastaj do të vazhdojë edhe në 13 fshatra të komunës së Klinës”, tregon më tej Kurti.

Ndryshe, si zona dhe grupe më të rrezikuara ndaj kësaj sëmundje janë vlerësuar banorët që jetojnë në rajonet ku sëmundja ka më shumë prevalencë, siç janë Malisheva, Suhareka, Rahoveci dhe Klina.

Komuna e Malishevës kundër “Zajednicës”

0

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Malishevës, ka propozuar një deklaratë e cila kundërshton marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë, në theks të veçantë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe/”Zajednicës”.

Deklarata u mbështet nga anëtarët e subjekteve tjera politike Nisma dhe AAK, derisa u kundërshtua nga LDK-ja dhe PDK-ja, të cilat në momentin e votimit të saj lëshuan edhe sallën, duke treguar se janë për krijimin e Zajednicës, dhe i qëndrojnë besnik shefave të tyre që këto marrëveshje i arritën në dëm të vendit.

Negociatat mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, përgjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë të favorshme për këtë të fundit. Ajo që dihet tashmë hapur është se pikërisht nga këto negociata pa kushte dhe pa parime Serbia po i afrohet më shumë Bashkimit Evropian dhe po e forcon pozitën e saj në raport me çështjet e brendshme të Kosovës, ndërsa në anën tjetër Kosova po dëmtohet në vazhdimësi.

Më poshtë Deklarata e votuar.

Negociatat mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, përgjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë të favorshme për këtë të fundit. Ajo që dihet tashmë hapur është se pikërisht nga këto negociata pa kushte dhe pa parime Serbia po i afrohet më shumë Bashkimit Evropian dhe po e forcon pozitën e saj në raport me çështjet e brendshme të Kosovës, ndërsa në anën tjetër Kosova po dëmtohet në vazhdimësi.

Pas disa marrëveshjeve të dëmshme dhe jo kushtetuese në kurriz të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, të martën me datë 25 gusht, Kryeministri i Republikës së Kosovës nënshkroi marrëveshjen për krijimin e “Zajednicës”.

Krijimi i “Zajednicës” është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme dhe cenon sovranitetin e vendit.

Krijimi i “Zajednicës” e zhvesh shtetin e Kosovës nga përkufizimi kushtetues si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.

Krijimi i “Zajednicës” ka për synim ndarjen mbi baza etnike dhe është një mini shtet i Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ky është procesi më i dëmshëm që mund t’i ndodh Kosovës.

“Zajednica” do të ketë territor të vetin dhe ai është, pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës, komunat Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, por synimi do të jetë përfshirja e të gjitha komunave me shumicë të popullatës serbe.

Përveç territorit “Zajednica” do të ketë edhe Kuvendin e vet, ku do të përfaqësohen gjitha Komunat me shumicë serbe, pra do të ketë të drejtën e ligjvënies.

“Zajednica” do të ketë kompetenca të plota dhe të pavarura në zhvillim ekonomik, infrastrukturë, shëndetësi, arsim, planifikim urban e rural. Po ashtu “Zajednica” do ta ketë edhe policinë, gjyqësinë dhe pavarësinë financiare.

Në mbështetje të dispozitave të Nenit 12 paragrafit 2 pikës d, lidhur me Nenin 40 paragrafi 2 pika l të Ligjit NR. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Nenin 10 pikës 2 të Statutit të Komunës së Malishevës , Kuvendi i Komunës së Malishevës në mbledhjen e datës 30.09.2015 miraton këtë:

D E K L A R A T Ë

1. I ashtuquajturi Asociacioni/“Zajednica” i/e komunave me shumicë serbe shprehë themelimin e një etniteti juridik të themeluar mbi bazën e pastrimit etnik të shqiptarëve.

2. Themelimi i një Asociacioni të tillë, krahas dëmit juridiko-administrativ dhe organizimit shtetëror që i bënë Republikës së Kosovës si shtet me karakter unitar të përkufizuar me Kushtetutë, juridizon formalizimin e një strukture juridike me tipare etnike. Me këtë karakter tani më të përkufizuar me Marrëveshjen e Brukselit dhe me marrëveshjen e fundit të datës 25 gusht 2015, Republika e Kosovës po bëhet shtet diskriminues ndaj shumicës shqiptare, por edhe ndaj qytetarëve të tjerë që janë shtetas të Republikës së Kosovës.

3. Themelimi i këtij Asociacioni/Zajednicë me pushtet të ndërmjetëm e tejkalon çdo qëllim të organizimit të pushtetit lokal si organizim themelor administrativ. Qëllimi i këtij etniteti legal nuk është asgjë tjetër veçse një strukturë formale me baza etnike që përjashton të gjithë qytetarët të tjerë që nuk janë të përkatësisë kombëtare serbe.

4. E themeluar me përmbajtje tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Republikë së Kosovës, legjislacionin pozitiv nga fusha e organizimit të pushtetit lokal dhe atij përkitazi me financat publike të pushtetit lokal, Kartës Evropiane Për Vetëqeverisje Lokale (Strasburg, 15 tetor 1985).

5. Kuvendi i Komunës së Malishevës nxjerrë qëndrim për arsyet e mësipërme:

5.1 Kuvendi i Komunës së Malishevës nuk do të njoh një formacion juridik i quajtur Asociacion/ “Zajednicë” e Komunave me Shumicë Serbe, duke përfshirë vendimet që do të merren nga organet e këtij konstruksioni formal kundërkushtetues;

5.2 Kuvendi i Komunës së Malishevës zotohet se nuk do të mbajë asnjë raport me strukturat e këtij organizimi kriminal dhe me prapavijë të spastrimit etnik;

5.3 Kuvendi i Komunës së Malishevës i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë nga cilido veprim i cili do t’i kontribuojë themelimit të Asociacionit/“Zajednicës”;

5.4 Kjo Rezolutë do të hyjë në fuqi ditën e miratimit të saj nga Kuvendi i Komunës së Malishevës.

/PrizrenPress.com