23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Universiteti i Prizrenit e ai në Ankona lidhin memorandum

Rektori Rame Vataj dhe Kryesuesi Bekim Gashi, të mërkurën kanë vazhduan vizitën në Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë, ku janë takuar me rektorin e këtij universiteti, prof. Sauro Longhi dhe prorektorin për marrëdhënie me jashtë prof. Mario Giordano.

Në këtë rast, është nënshkruar edhe memorandumi për bashkëpunim në mes të dy universiteteve. Në kuadër të këtij memorandumi ndër të tjera përfshihet pranimi në këtë universitet dhe lirimi nga taksat universitare në studimet e doktoraturës të studentëve nga UPZ, pastaj mbështetja e UPZ-së në themelimin e programeve të reja studimore dhe shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik.

Rektori Vataj foli për të arriturat dhe sfidat si dhe për çështjet specifike që e karakterizojnë Universiteti “Ukshin Hoti”. Edhe kryesuesi Gashi e elaboroi strukturën organizative të universitetit dhe mënyrën e menaxhimit të tij, por dhe rreth punës që po bëhet për themelimin e fakultetit te ri në kuadër të UPZ-së. Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe shumë çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me shkëmbimin e studentëve e në veçanti për mundësinë e vazhdimit të studimeve të doktoratës, të stafit dhe studentëve të UPZ në këtë universitet.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, rektori i këtij universiteti ofroi mundësinë që për studentët që vijnë me rekomandimin e UPZ për studimet e doktoratës (PhD) të lirohen nga të gjitha taksat e universitetit (semestrat dhe taksat tjera administrative) si dhe mundësinë për aplikim në bursat e këtij universiteti për të gjitha shpenzimet tjera. Rektori Vataj kërkoi nga menaxhmenti i këtij universiteti që ta thelloj bashkëpunimin në veçanti në aspektin e projekteve të përbashkëta, hulumtimeve shkencore, evaluimin e stafit akademik dhe administrativ të UPZ, vizitat studimore të stafit dhe studentëve, etj.

Më pas në vazhdën e vizitave dhe marrëveshjeve për themelimin e fakultetit të ri u realizua edhe dy vizita të tjera nëpër njësi akademike të këtij universiteti, ku rektori Vataj dhe kryesuesi Gashi u mirëpritën nga drejtori i departamentit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, prof. Paolo Mariani.

Edhe në këtë rast u kërkua që të krijohet mundësi që së paku një nga stafi i UPZ të regjistrohet në PhD studime pranë këtij fakulteti meqë edhe në UPZ po punohet të ngrihet një fakultet i tillë. Përgjegjësi i kësaj njësie e siguroj rektorin Vataj që për vitin a ardhshëm akademik ta ndaje një vend për PhD për stafin e UPZ.

Vizita vazhdoi në njësinë tjetër, në Fakultetin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mjedisit, ku u pritën nga drejtori prof. Bruno Mazzeti dhe përgjegjësi i programit studimor të Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit, prof. Carlo Urbinati. Edhe në këtë takim u diskutua rreth përgatitjes për hapjen e fakultetit të ri në UPZ.

Edhe në këtë rast UPZ si program model për Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit e ka pikërisht këtë universitet. Përsëri edhe këtu u arrit mirëkuptim që në kuadër të marrëveshjes të dërgohet një student në studimet PhD për Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit dhe eventualisht një tjetër për Shkencat e Ushqimit. Përgjegjësit e këtyre programeve treguan gatishmërinë që të vijnë në UPZ për ta ndihmuar atë për ngritjen e fakultetit të ri të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, sidomos për çështjet e mësimdhënies fillimisht por edhe hulumtimeve të përbashkëta shkencore.

Në fund, Rektori Vataj dhe kryesuesi Gashi i falënderuan të gjithë menaxhmentin dhe stafin e këtij universiteti për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar e sidomos për mundësinë për studimet e doktoratës në këtë universitet pa pagese për stafin dhe studentët e UPZ. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Iu gjetën mbetjet 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë patrioti Ukë Sait Ukaj

Sot në Piranë varroset trupi i Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. E...

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, tashmë ka arritur mbi 1 milion. Lajmin e ka konfirmuar në “RTV Dukagjinit”, Ylli...

Lajmet e Fundit