Home Blog Page 6960

Të ndarë më 28 Nëntor

0

Edhe në Kosovë, edhe Shqipëri, 28 Nëntori gjen politikën shqiptare të ndarë. Secilën në mënyrën e vet.

Tri partitë opozitare në Kosovë kanë zgjedhur 28 Nëntorin për të protestuar – ndonëse këtë grumbullim të tyre në Prishtinë e quajnë “manifestim” – për Marrëveshjet e Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Pas gazit lotsjellës në Kuvend dhe pas përleshjeve me policinë rrugëve të Prishtinës, për ç’gjë kanë marrë kritika të ashpra nga faktori ndërkombëtar, liderët e VV’së, AAK’së dhe Nismës kanë premtuar se organizimi i tyre i sotëm do të jetë paqësor.

Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj konsiderojnë se Qeveria e Kosovës ka disa mundësi për dalje nga kjo situatë – të cilën ata e quajnë krizë, ndërsa partnerët e koalicionit qeverisës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e vlerësojnë jo si krizë por si tentim të Opozitës për marrje të pushtetit me dhunë.

Sipas tyre, tërheqja e marrëveshjeve, referendumi, ose zgjedhjet e jashtëzakonshme, janë çelësi për kthim në normalitet. Të tri këto opsione janë hedhur poshtë nga Pozita.

Sot, të dyja palët, shënojnë të ndara Festën e 28 Nëntorit.

Po ashtu, në Shqipëri, edhe ky 28 Nëntor, siç raportojnë mediat shqiptare, e gjen sërish politikën shqiptare të ndarë mes Vlorës dhe Tiranës.

Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar do të jenë sot në orën 10:00 në Sheshin e Flamurit në Vlorë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit dhe të festimeve për Ditën e Pavarësisë.

Opozita, ndërkaq, e cila feston më 28 Nëntor Pavarësinë edhe Ditën e Çlirimit, po në orën 10:00 do të zhvillojë homazhe në varrezat e “Dëshmorëve në Tiranë”. /Politiko.net

Ramadan Muja: 28 Nëntori të festohet në çdo familje

0

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ka uruar të gjithë qytetarët e Prizrenit, më rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Urojmë që kjo festë e madhe kombëtare të festohet në çdo familje. Është rast i mirë që të reflektojmë të gjithë për rrugëtimin tonë kombëtar gjatë historisë, të jemi të gatshëm që të punojmë shumë, në realizimin e synimeve tona politike e kombëtare, në rrugën e integrimeve”, thuhet në urimin e Mujës./PrizrenPress.com/

Urimi i Munir Bashës: Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!

0

Kryetari i Partisë Konservatore në Prizren Munir Basha ka uruar të gjithë qytetarët për Festën e Nëntorit.
“Me rastin e 28Nëntorit- Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, uroj nga zemra të gjithë Shqiptarët kudo që janë, festën më sublime dhe më të shënuar për gjithë Kombin”.

“Kjo datë e shënuar nuk simbolizon vetëm kurorëzimin e përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi, por ajo është testament dhe udhërrëfyes në rrugëtimin tonë shekullor për realizimin e aspiratave tona kombëtare”.

Në këtë festë të madhe i kujtojmë me pietet dhe lutemi tek Zoti I Madhërishëm për shpirtrat e të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e tyre për Shqipëri dhe shqiptari”.

“Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!/PrizrenPress.com/

Urimi i LDK-së në Prizren për 28 Nëntorin

0

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka uruar qytetarët për festën e 28 Nëntorit.

“Dita e 28 Nëntorit është ngjarja më e shënuar dhe më e dashur në historinë moderne shqiptare, thuhet në urimin e LDK-së.

“Ky flamur plot krenari ka ditur t’i bashkojë shqiptarët në periudha edhe më të vështira përgjatë historisë herë- herë të dhimbshme 103 vjeçare”.

“ Historia na ka mësuar se ky popull nga Nëntori i Skënderbeut e deri më sot ka mundur t’i tejkaloi ndasitë dhe mosmarrëveshjet mes nesh për hir të interesit madhor kombëtar”.

“Andaj sot që jetojmë e gëzojmë lirinë e vendit tonë, duhet të jemi të përkushtuar që ta jetësojmë amanetin e dëshmorëve dhe të punojmë bashkërisht pa dallim për ardhmërinë më të mirë të fëmijëve tanë brenda kornizave të një shteti demokratik e sovran, siç e deshi edhe vet Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova dhe komandanti Adem Jashari”

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ju uron 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve anë e mbanë globit me porosinë për më shumë dashuri e unitet brenda shqiptar”./PrizrenPress.com/

Haskuka: Ja pse duhet marshuar paqësisht nesër

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, në një artikull autorial në Facebook ka shkruar për arsyet pse duhet marshuar paqësisht nesër.

“Para disa muajsh gjatë një jave më patën kërkuar takim tri organizata dhe një grup qytetarësh: sindikalistët e rajonit të Prizrenit, pensionistët, organizatat e dala nga lufta dhe një grup i qytetarëve të indinjuar me një vrasje. Sindikalistët u ankuan për privatizimin e egër, që pronat për të cilat kishin punuar aq shumë ishin shitur shumë lirë, me çmimin e hekurit të makinave që ishin në ato fabrika, dhe që në shumicën e rasteve punëtorët nuk ishin kompensuar sipas ligjit”, ka thënë Haskuka.

Ai ka thënë se pensionistët u ankuan për kontributet e tyre pensionale që kishin mbet në Serbi dhe u ankuan që pensionet momentale janë vetëm ndihma sociale dhe ata nuk donin lëmoshë, kishin kontribuar shumë për këtë shoqëri, ata kërkonin që fondet e tyre të kthehen nga Serbia.

“Organizatat e dala ishin të pakënaqur me arrestimin e luftëtarëve në Prizren dhe kërkuan mbështetjen tonë për një protestë. Grupi i qytetarëve kërkuan mbështetje për një protestë ku donin të shprehnin indinjatën e tyre me mosveprimin e policisë, prokurorisë dhe gjyqësisë në një rast të paraqitur në polici, ku si pasojë e mosveprimit të shteti kishte mbetur i vrarë një i ri Prizrenas dhe disa ishin plagosur”, ka thënë Haskuka.

Sipas tij, në një formë apo tjetër mosveprimi i shtetit për qytetarin e thjeshtë dhe veprimi i aparaturës shtetërore vetëm për grupe të caktuara, na tregon që ky shtet është i kapur.

“Ata që e kanë kapur shtetin, e kthyen atë në Pushtet. Ata me negociatat dhe kompromiset që janë duke bërë po bëhen të paprekshëm. Sa më të paprekshëm që po bëhen ata aq më i cenueshëm po bëhet Shteti ynë. Ky ekuacion fatkeqësisht po ekuilibrohet në kurriz të qytetarëve”, ka thënë Haskuka.

Deputeti ka bindjen se në njërën anë po defunksionalizohet shteti me ndarjen territoriale të Zajednicës në baza etnike, ku Serbia po fiton legjitimitet në kontrollin e Kosovës, në anën tjetër pushtetarët të korruptuar po kthehen në despotë për të marrëveshjet e së bashku me to po e ruajnë edhe pushtetin e tyre.

“Kjo ndodh edhe me përkrahjen e disa diplomatëve që mendojnë që demokracia aplikohet vetëm për popujt dhe për shtetet e tyre. Pse kemi ardhur deri këtu ku jemi, pjesërisht është edhe faji jonë, ngase ne pritëm që të huajt na e ndreqin shëndetësinë, arsimin, drejtësinë, policinë, sigurinë… (T ‘kish qenë kështu shtetet afrikane do të ishin vende të zhvilluara). Në vend se të marrim pjesë në ndërtimin e shtetit tonë, të themi fjalën tonë të punojmë për të përbashktën, ne u interesuam vetëm për individuale, për një diplomë, një vend pune me pak punë, një veturë, një banesë…Por kur shkuam tek mjeku nuk u mjekuam, morëm diplomë por nuk gjetëm punë, me veturë nuk mund të shkojmë kërkah, banesa pa leje lutmi zotit të mos të ketë termet. Po i kemi të gjitha këto por në fakt nuk kemi asgjë, ngase pa të përbashkëtën nuk ka individuale. Pa publiken nuk ka private. Pa republikë nuk ka qytetarë. Pa shtet nuk ka të drejta”, ka thënë ai.

“Prandaj për të ndaluar hapin e fundit drejt shkatërrimit të shtetit ne duhet të qesim hapin tonë të parë për ta mbrojtur atë. Paqësisht dhe me masivitet nesër duhet të jemi në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë për t’i thënë JO Zajednicës dhe për t’i thënë Po Republikës. Ne qytetarë të Kosovës duam të kemi një shtet normal, në vend se të ankohemi individualisht le të manifestojmë bashkërisht. Të bashkuar mund t’ia dalim, të ndarë vetëm ankohemi. Shihemi në shesh”, ka shtuar ai.

Në shkurt 2016, Thaçi votohet për president (Video)

0

Qysh në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të vendosin për postin e presidentit të vendit.

Ardian Arifaj, këshilltar i kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, ka konfirmuar për Tribuna Channel se Thaçi do të kërkojë votën e deputetëve për president në muajin shkurt, dy muaj para se t’i skadojë mandati presidentes aktuale, Atifete Jahjaga.

Nga ana tjetër, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, presidenti i ri duhet të zgjidhet më së largu më 7 mars, një muaj para përfundimit të mandatit të presidentes aktuale.

Veseli: SHIK-u ka ndalë vëllavrasjen

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se opret që manifestimi i paralajmëruar për nesër nga ana e opozitës, të mos e prish festën e 28 Nëntorit. Ai edhe një herë u ka bërë thirrje partive opozitare që t’i kthehen dialogut në Kuvend.

“Unë shpresoj të jetë paqësore. Në Kuvend nuk kanë qenë paqësor. Kanë qenë të dhunshëm. Shpresoj të jenë dinjitozë në Ditën e Flamurit”, ka thënë Veseli në emisionin “Argument Plus” në RTV21.

“Opozita duhet ta thotë fjalën e vetë në Kuvend; opozita duhet t’i respektoj ligjet, përkatësisht rregulloren e Kuvendit”.

Veseli konfirmon se seanca e paralajmëruar për të hënën, do të mbahet në sallën kryesore të Kuvendit.

Ndërkaq, i pyetur për aktivitetin e tij në Shërbimin Informativ të Kosovës, (SHIK), ai ka thënë se kjo organizatë nuk duhet të ngatërrohet me matrapazët dhe zhvatësit e pasluftës.

“Jam i gatshëm të votoj krijimin e një komisioni për SHIK-un, por nuk do të lejoj që kjo organizatë të ngatërrohet me matrapazët e pasluftës. Duhet të ketë hetime për të gjithë”, theksoi ai, duke shtuar se SHIK-u ka ndaluar vëllavrasjen pas luftës.

“Ndoshta është pikëriht ajo organizatë që ua ka ndalë turrin matrapazëve që të mos shkojmë në vëllavrasje, veçanërisht në periudhën e 2001-2002-2003”./Telegrafi

Edea Demaliaj, largohet nga gara e RTSH-së

0

Vajza e Gent Demaliajt – këngëtarit të grupit “Djemtë e detit”, i cili ndërroi jetë para pak kohësh, Edea Demaliaj, nuk është më pjesë e garës në festivalin e fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar.

Në vend të saj, në anën tjetër, është zëvendësuar Orgesa Zaimi- një zë tanimë i njohur prej vitesh në muzikën e rrymës së re në Shqipëri. Orgesa ka qenë pjesëmarrëse aktive dikur në festivalet e ndryshme në Shqipëri, derisa zgjodhi të pauzonte.

Oregesa Zaimi-festivali i kenges ne RTSH

Orgesa ka lindur më 1985 ndërsa është e njohur për performancat e saj në “Kënga Magjike”, “E diela shqiptare”, “Top Fest”, “Këngët e Shekullit” etj.

Festivali i fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet në fund të këtij viti, prej nga zgjidhet edhe kënga fituese që përfaqëson më pas Shqipërinë në Eurosong Contest 2016, në Stokholm të Suedisë. 43 shtete do të jenë pjesëmarrëse në këtë kompeticion muzikor, ndër më të njohurit në Evropë. /KultPlus.com

Zhduket pa gjurmë një bari, familjarët dyshojnë të jetë vrarë

0

Një bari nga fshati Katundisht i Përmetit rezulton i humbur që prej pasdites së djeshme. Polcia dhe Forcat RENEA kanë nisur kërkimet për gjetjen e Zenun Baçit, 56 vjeç.

Denoncimin në polici e kanë bërë familjarët e tij, të cilët dyshojnë që Zenun Baçi, mund të jetë vrarë nga ndonjë bari tjetër.

Ata pohuan gjithashtu se 56-vjeçari, nuk kishte pasur konflikte të mëparshme me persona të tjerë.

Ndërkohë, policia nuk përjashton as pistën e ndonjë aksidenti në mal. /Mapo

Limaj: Alarmi për bomba, blof i Qeverisë për të frikësuar qytetarët (Video)

0

S’është mirë me e ofendua inteligjencën e qytetarëve të Kosovës. Me këto përalla nuk mashtrohet populli, ka thënë kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Në një linjë telefonike për emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, ai tha se alarmet e rrejshme për mjete shpërthyese ishin blof që nesër sa më pak njerëz të tubohen në manifestimin e organizuar nga opozita.

“Këta njerëz po e humbin arsyen. Lërini njerëzit të besojnë në qëndrimet e tyre. Mos provoni me u pengu”, tha ai.