Home Blog Page 6961

Limaj: Alarmi për bomba, blof i Qeverisë për të frikësuar qytetarët (Video)

0

S’është mirë me e ofendua inteligjencën e qytetarëve të Kosovës. Me këto përalla nuk mashtrohet populli, ka thënë kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Në një linjë telefonike për emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, ai tha se alarmet e rrejshme për mjete shpërthyese ishin blof që nesër sa më pak njerëz të tubohen në manifestimin e organizuar nga opozita.

“Këta njerëz po e humbin arsyen. Lërini njerëzit të besojnë në qëndrimet e tyre. Mos provoni me u pengu”, tha ai.

“50 poezi për borën”

0

Bora që ra mëngjesin e 27 nëntorit bëri që qyteti i Prishtinës të prijë sivjet me organizimin e Festivalit ndërkombëtar të poezisë “50 poezi për borën”(50 poems for snow), që organizohet në qytete të ndryshme të botës siç janë Londra e Çikago, që ende po presin borën e parë për të realizuar mbrëmjen e përvitshme poetike.

Organizatorët njoftojnë se “50 poezi për borën” mbahet në Prishtinë sonte (27 nëntor) me fillim nga ora 21:00, në kopshtin e kafe-librarisë Soma Book Station, ku poetët Blerina Rogova Gaxha, Halil Matoshi dhe Ndriçim Ademaj do të lexojnë poezitë e tyre.

Ky festival sivjet i dedikohet poetit Mevlana Xhelaleddin Muhammed-Rumi dhe krahas poezive të poetëve pjesëmarrës do të lexohen edhe poezi të tij gjithashtu. /PrizrenPress.com

“Vepro” uron Ditën e Flamurit

0

Organizata për Veprim dhe Progres “Vepro”, me rastin e Ditës së Flamurit, të gjithë qytetarëve ua uron këtë ditë kaq të madhe për kombin shqiptarë.

“Besojmë fuqishëm që kontributi dhe sakrifica e popullit tonë ka qenë jetike për Pavarësi, duke u shëndrruar në pishtar të lirisë”, thuhet në urim.

“Ne kemi një detyrim madhor ndaj figurave të shquara kombëtare, të cilët me fuqinë e tyre intelektuale dhe me mbështetjen e popullin gjithmonë, bënë realitet ëndrrën e lirisë dhe fal tyre Shqiponja valëvitet kokëlartë me krenari”.

“Urime 28 Nëntori shqiptarëve, gjithandej ku jetojnë dhe frymojnë shqip, në frymën e të parëve!” /PrizrenPress.com

Emilija Rexhepi pajtohet me PDK-në e Prizrenit

0

Kryetarja e NDS, Emilija Rexhepi është pajtuar me PDK-në e Prizrenit.

Ajo tha se mosmarrëveshjet e krijuara për zgjedhjen e lokacionit të QKB-së, duhet të tejkalohen.

“Për këtë çështje i mbetet drejtorit të DKRS-së, Arhim Ajazi, dhe kryetarit Ramadan Muja që të gjejnë zgjidhje për objektin e shumëpërfolur”, ka thënë ajo.
Përcaktimi i lokacionit për ndërtimin e Qendrës Kulturore Boshnjake ishte bërë “mollë sherri” ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Prizren PDK dhe NDS.

Emilija Rexhepi, e cila është edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, kishte shprehur dyshimin se konflikti me PDK-në në Prizren ishte bërë shkas që persona të panjohur ta rrëmbejnë vajzën e saj për disa minuta.

“Vajzën time e kanë rrëmbyer dy persona dhe e kanë lëshuar mëpas në mënyrë që ajo të më përciellë porosinë se “nëna jote duhet të ketë kujdes se çfarë po bën”, pat thënë Rexhepi.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Minir Krasniqi, e vlerësoi të frytshëm takimin me përfaqësuesit e NDS-së.

Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ka shprehur besimin se mosmarrëveshjet PDK-NDS janë lënë anash, dhe se ai dhe bashkëpunëtorët e tij nga koalicioni qeverisës do të angazhohen konkretisht në realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Prizren./TVPZ/

Opozita organizon transportin me autobusë

0

Përfaqësuesit e subjekteve opozitare, Glauk Konjufca nga VV, Pal Lekaj nga AAK dhe Bilall Sherifi nga Nisma, në një konferencë për media, kanë ftuar qytetarët që të bashkohen në manifestimin e nesërm të tyre për të kundërshtuar Marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacion me Malin e Zi.

“Në të dy këto marrëveshje, opozita ka sjellë argumente dhe fakte të mjaftueshme që flitet për cenim dhe shkelje të patolerueshme të shtetësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tri subjekteve ozpoitare.

Ato, po ashtu, ka bërë të ditur se kanë organizuar transportin me autobusë nga të gjitha komunat, për në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Manifestimi fillon në ora 14:00 me intonimin e himnit kombëtar, vazhdon me fjalime politike si dhe mbaron me një pikë artistike”, thuhet në njoftim.

Rruga e Kombit mbulohet nga bora, vështirësi në qarkullim

0

Reshjet e dendura të borës që kanë rënë gjatë paradites së të premtes në Rrugën e Kombit kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Trashësia e borës ka shkuar në nivelin e 7 cm , ndërkohë që temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në rrugë. Kompania të cilës i ka mbaruar kontrata prej 3 muajsh ka ndërhyrë me borëpastruese duke pastruar rrugën, përgjatë së cilës është hedhur dhe kripë.

Shtabi i Emergjencave Civile Kukës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, sidomos gjatë qarkullimit në zonat e thella malore.

Abdulla Domi, sekretar i Institucionit të Prefektit: Ka borë në zonat e Bushtricës dhe Shishtavecit. Momentalisht rrugët janë të qarkullueshme. Vëmendja e Shtabit është tek Rruga e Kombit, e cila, edhe pse nuk përfundoi në koncesionim, firma e cila e ka mbajtur deri tani vazhdon ta mbajë. Ka pasur rrëshqitje të dherave, por nuk ka pasur problem.

Reshje bore ka pasur edhe në zonat e Dibrës dhe të Pukës, ndërkohë që nuk janë vërejtur probleme me qarkullimin.

Mesditën e së premtes reshjet e para të borës kanë nisur dhe në fshatin turistik të Dardhës në Korçë, por pa krijuar probleme me rrugët.

Aksident në Prizren, përplasen dy automjete

0

Në rrugën “Dragash” në qytetin e Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës njëri shqiptar dhe tjetri goran.

Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjer shqiptar të cilit i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Dragash e më pas tretmanit mjekësor është liruar për shërim shtëpiak. /PrizrenPress.com

Dëshmitë e asaj nate në Bataclan

0

Edhe një herë për ferrin e përjetuar në Bataclan. Rrëfimi i secilit prej pjesëtarëve të Eagles of Death Metal.

Rock bendi Eagles of Death Metal kishte një orë që luante në shfaqjen e 13 nëntorit, ku të gjithë biletat ishin shitur, në Sallën e Koncerteve Bataclan në Paris. Në ato momente, disa persona të armatosur hynë brenda dhe nisën të qëllojnë. Mes të parëve që kuptoi se çfarë po ndodhte ishte inxhinieri i zërit i grupit, Shaun London, që po punonte pranë portës kryesore. Ai mendoi se ishin fishekzjarre, më pas pa fansa që binin përtokë.

“Plagosje. Vdekje. Dhe pastaj, njerëz që vraponin”, kujton London në një intervistë për Vice, në të parën intervistë që ka dhënë grupi pas sulmeve.

“Nuk kishte ku të shkoje”.

Inxhinieri i zërit pa drejt e në sy një prej personave të armatosur.

“Dhe ai më nguli sytë mua”, thotë London.

“Dhe më qëlloi, por jo në shenjë”.

Plumbat goditën pajisjet e tij. Londoni u shtri menjëherë dhe u bashkua me të tjerët, teksa terroristi vazhdonte të qëllonte.

“Ai qëndroi aty dhe vazhdoi të qëllojë dhe të thërrasë ‘Allahu Akbar’, me sa kishte në kokë. Pikërisht në atë moment e kuptova se çfarë po ndodhte”.

Në skenë, secili pjesëtar i grupit u mbërthye nga paniku, duke zgjedhur rrugë të ndryshme që më në fund i nxorrën nga klubi. Një prej punonjësve të tyre, Nick Alexander, ishte mes atyre 89-ëve që gjetën vdekjen.

Dëshmitë e pjesëtarëve të grupit.

Eden Galindo, kitarist

Galindo mendoi se të shtënat e para ishin fishekzjarre. Kur u bë e qartë se ishin të sulmuar, këngëtari Jesse Hughes, një bashkëthemelues i grupit, rendi drejt tij. Së bashku u strukën në një qoshe të skenës. “Nuk ishim të sigurtë në kishin ne në shënjestër, apo çfarë po ndodhte”, thotë Galindo. Pas pak, një anëtar i grupit që quhet Boot vuri re që atentatori që ndodhej mëpranë ishte ndalur për të rimbushur automatikun. “Ai thirri: Shkojmë! Dhe pastaj ne u ngritëm, dhe dolëm jashtë skene”. Galindo tha se ai dhe Hughes u ngjitën lart për të gjetur të dashurën e Hughes, Tuesday Cross. Ajo nuk ishte aty. U kthyen dhe kërkuan një rrugëdalje.

Matt McJunkins, basist

“Kur nisën të shtënat, hodha basin në tokë dhe u fsheha për një sekondë, prapa perdeve”, thotë McJunkins. Më pas vrapo drejt derës, ku po qendronte menaxheri i grupit. Ajo të çonte në një dhomë, por jo tek dalja. Ata u futën brenda, ku shumë njerëz, shumë prej të cilëve të palgosur, po fshiheshin. Dikush e bllokoi derën me karrike. Një tjetër gjeti një shishe shampanjë, që ta përdorte si armë. “të shtënat vazhduan për 10, 15 minuta”, thotë McJunkins. “Më pas u ndalën dhe patëm një ndjesi çlirimi, por ato nisën sërish. Dhe më pas dëgjuam një shpërthim”. Më pas, ai mësoi se një prej atentatorëve kishte hedhur veten në erë.

Julian Dorio, bateri

Dorio kujton se tëgjoi të shtënat dhe ndjeu erën e barutit. Ai u fsheh pas baterisë dhe u përpoq të shohë se ç’po ndodhte. ‘Pashë dy persona te dera kryesore, dhe mund të ketë qenë gjëja më e tmerrshme, ata që qëllonin pa dallim mbi audiencën”, thotë Dorio. Ai shkoi zvarrë deri tek qoshja e skenës dhe dëgjoi Boot, pjesëtarin, që thirri “Shkojmë!” Më pas ndoqi pas Galindon dhe Hughesin.

Jesse Hughes, këngëtar

Prioriteti i Hughes ishte të gjende Cross, të dashurën e tij. Hapi derën për në dhomën e zhveshjes, por ishte bosh. Më pas doli në holl. “Aty pashë atentatorin, dhe ai u kthye nga unë”, thotë Hughes. “Ai uli armën, dhe tyta goditi kornizën e derës. Thashë me vete: Oh, mos dhe u ktheva”. Kishte njerëz pas tij, që e ndiqnin. “Unë thirra: Jo, jo, jo, mos ejani këndej, mos dhe filluam të gjithë të zbrisnim”. Më pas gjetën një derë që të çonte përjashtë, por Hughes hezitoi, duke menduar për të dashurën. Por më pas, ai dëgjoi zërin e saj. Për një moment, u ndie i çliruar. Më pas pa njerëz që vinin nga qoshja. ‘Njerëzit as nuk dinin se çfarë të bënin”.

Shaun London, inxhinier zëri

London, që përpiqej të gjente një vend ku të futej bashkë me të tjerët, u përpoq të bindte një grua që të pushonte së thirruri. Ata dëgjuan atentatorin që u ndal të rimbushte armën, por nuk nxituan aq sa duhej që të iknin. Kështu që pritën për disa të shtëna të tjera. Kur ai u ndal ta mbushë sërish, u ngritën dhe vrapuan. Ai shtyu gruan e plagosur drejt derës. Më pas, atentatori u kthye nga ata. Plumbat goditën murin pranë tyre teksa vraponin për të dalë. Londoni zgjati dorën te një prej dyerve prej xhami, por sapo do ta prekte, ajo u bë copë e çikë. Ata vazhduan të rendin, deri sa dolën nga dera”, thotë London. “Na u desh të vrapojmë mbi trupa të vdekurish”. Më pas, anëtarët e grupit e gjetën njëri-tjetrin dhe shkuan në stacionin e policisë.

Së bashku, ata premtojnë se do të rikthehen në Paris. “Dua të jem grupi i parë që do të luajë në Bataclan kur të rihapet”, thotë Hughes. “Sepse isha aty kur e pushtoi heshtja për një minutë. Miqtë tanë shkuan atje të shohin rrok, dhe vdiqën. Do të rikthehem të luaj atje”.

NISMA në Prizren uron shqiptarët për festat e Nëntorit

0

NISMA për Kosovën – Dega në Prizren uron të gjithë shqiptarët për festat e Nëntorit.

“28 Nëntori është dita e Flamurit, dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e Legjendarit Adem Jashari, si dhe e dalja e parë publike e UÇK-së. Andaj me të drejtë konstatojmë se kjo ditë fisnikron shqiptarët kudo që ata janë si në Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Çamëri, Preshevë, Ulqin, Plavë e Guci dhe të gjithë shqiptarët në diasporë”, thuhet në urimin e NISMA-s në Prizren.

“Meqë fisnikëria si virtyt u trashëguanga sakrifica e dëshmorëve që me shekuj derdhen gjakun për këto troje, atëherëdetyrë e jona dhe në veçanti e atyre që kanë për obligim procese të rëndësishme për vendin, është dhe mbetet amaneti i tyre, si dhe frymëzimi i gjeneratave të reja me vepra konkrete, se si duhet dashur dhe mbrojtur Republika. Sepse ata që sakrifikuan jetën e tyre, janë ata që i dhanë shpirt historisë sonë, janë ata që na dhanë forcë e kurajo për rilindjen e shtetit të Kosovës.Ndërsa ne asnjëherë nuk duhet ti ndalim përpjekjet dhe angazhimet tona për shtet, sovranitet dhe dinjitet kombëtar dhe qytetar”.

“Tash edhe pas 8 viteve nga shpallja e pavarsisë, Kosova megjithatë akoma po përballet me probleme bazike lidhur me funksionalizimin e shtetëror të saj. Formimi i bashkësisë së komunave serbe brenda Kosovës, na bënë jofunksional si shtet dhe demarkimi i kufirit me Malin e Zi po na tkurrë akoma edhe më shumë”.

“Prandaj me tendencë për ta madhështuar akoma edhe më shumë festën, NISMA për Kosovën bashkë me partitë tjera opozitare dhe me gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, këtë 28 nëntor do të festojnë dinjitetshëm, në sheshin Zahir Pajaziti, sepse kauza e përbashkët rreth së cilës jemi mishëruar, do ti jep akoma më shumë kuptim këtij manifestimi madhështor”. /PrizrenPress.com

Qeveria kroate në duart e deputetes shqiptare nga Zymi i Hasit

0

Vota e deputetes së parë shqiptare në Kuvendin kroat, Ermine Lekaj Perlaskaj, e cila ka prejardhjen nga Zymi i Hasit të Komunës së Prizrenit, ka gjasa të vendosë se cila parti do të formojë qeverinë e re në Kroaci dhe kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i këtij vendi.

Pas konsultimeve të sotme të deputetëve të pakicave me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, Përlaskaj nuk ka dhënë deklaratë për mediumet, transmeton gazeta “Lajm”. Sipas mediumeve kroate, ka gjasa që ajo të jetë deputetja e vetme, siç e kanë quajtur “pakictare”, që do të përkrahë partinë djathtiste HDZ, deri tani opozitare.

“Ermine Lekaj-Përlaskaj ishte e para nga ‘pakictarët’ që ka filluar konsultime me presidenten. Para arritjes së saj flitej se është e vetmja që ka ‘lëshuar’ anijen e pakicave, duke pasur parasysh se pakictarët kanë vendosur të mbështesin koalicionit e majtë ‘Kroacia Rritet’. Ajo ka mbetur misterioze edhe pas konsultimeve, sepse shpejtë është larguar nga gazetarët dhe nuk ka dashur të japë deklaratë”, shkruan gazeta kroate “Veçernji List”.