Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasdite në qytetin e Cërrikut në lagjen numër 3.. Sipas burimeve, është plagosur shtetasi Sabri Gjoni.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasdite në qytetin e Cërrikut në lagjen numër 3.. Sipas burimeve, është plagosur shtetasi Sabri Gjoni.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Në një epokë kur rock n’roll dominohej nga legjendat e muzikës si Rolling Stones, Bob Dylan dhe Jumi Hendrix, Janis Joplin kishte arritur të depërtonte si këngëtarja më e mirë femër në vitin 1960, me vokalin e saj të fuqishëm me plot shpirt dhe me personalitetin e saj të pashoq.
Edhe pse Joplin kishte inspiruar miliona fanse femra me stilin e saj si e pavarur dhe me prezencën e saj të egër në skenë, ajo ishte një person që çdo natë shkonte në ndeja, shfrenohej dhe kërkonte dashurinë. Ajo ka vdekur nga një mbidozë e heroinës në moshën 27 vjecare, në vitin 1970.
Fama e shpejtë e saj dhe vdekja në moshë të re, janë material i jashtëzakonshëm për Hollywood-in., Mirëpo ende, edhe pas 45 vjetësh që nga vdekja e saj, nuk është bërë një film biografik për këtë artiste ikonë.
Mirëpo, kjo s’ka ndodhur për shkak se ka pasur mungesë përpjekjesh për të realizuar një film.
Për dekada të tëra, një numër projektesh dhe aktorësh i janë dedikuar punës për të bërë një film mbi jetën dhe karrierën e Janise Joplin, e cila përfundoi me fatalitet.
Producenti Peter Newman i cili ishte brucosh në kolegj kur Joplin vdiq, ka qenë duke punuar për një film që nga fundi i vitit 1990, dhe është shprehur se kurrë s’do të heqë dorë nga bërja e këtij filmi dhe po punon vazhdimisht që të gjejë edhe aktoren ideale që do ta luante rolin e saj në një film të shumëpritur biografik.
Këshilltarët e Lëvizjes Vetëvëndosje në Kuvendin e Prizrenit, sot kanë mbledhur nënshkrimet e anëtarëve të Kuvendit ku kërkohet lirimi nga masa e paraburgimit të shefit të GK të LVV-së, Artan Abrashi, i cili është arrestuar nga policia gjatë protestave të opozitës në Prishtinë.
Kuvendari i LVV-së, Arbër Rexhaj, njoftoi me këtë rast se 24 kuvendarë e kanë dhënë nënshkrimin e tyre për këtë kërkesë të LVV-së, të cilët i ka falënderuar, por ka bërë të ditur se një gjë e tillë nuk është përkrahur nga këshilltarët e LDK-së, të cilët sipas Arbër Rexhajt, kolegun e tyre nga opozita duan ta shohin në burg.
Lidhur me këtë, ka reaguar shefja e GK të LDK-së, Mybera Mustafa, e cila tha se dokumenti për vënien e firmosjes për lirimin e Artan Abrashit atyre i është dhënë gjatë kohës së mbajtjes së seancës së sotme të Kuvendit të Prizrenit, dhe kjo gjë ishte arsyeja e mospërkrahjes së kësaj kërkese.
Ndërkaq, Arbër Rexhaj, tha se lidhur me kërkesën e LVV-së janë njoftuar qysh para seancës strukturat e LDK-së, por një gjë e tillë nuk gjeti përkrahje nga ju, ishin fjalët me të cilat i’u drejtua ai kuvendarëve të LDK-së.
Ndryshe, gjatë leximit të emrave të këshilltarëve që e kanë nëshkruar këtë kërkesë të LVV-së, figuronin nënshkrimet e të gjithë anëtarëve të Kuvendit nga pozita dhe opozita, përveç atyre të LDK-së. /Tv Prizreni
Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka thënë se aderimi i tij në këtë Lëvizje është krejt e natyrshme.
“Unë kam qenë njeri politik gjithmonë. Jo që kam qenë anëtar i Vetëvendosjes. Ndërsa arsyeja e aderimit në VV është një shtrat ku unë e gjej veten time”, ka thënë Kurteshi.
Ai menjëherë ka filluar që të kritikojë pushtetin e që siç tha “po rrëshqet në diktaturë policore duke ndjekur njerëzit që mendojnë ndryshe”.
“Kjo është motivi që dua të angazhohem në politikë”, ka thënë Kurteshi gjatë konferencës për media e organizuar në selinë e Vetëvendosjes.
Sa i përket veprimeve si Avokat i Popullit, Kurteshit tha se ato kanë qenë në përputhje me Kushtetutën.
Ndërkaq sa i përket veprimeve të opozitës në Kuvend, Kurteshi tha se ato janë shprehje e protestës dhe inkurajim për qytetarë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, në emisionin “Info-Box” të RTV Dukagjini ka theksuar se bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet ta tejkalojë retorikën patriotike, por të kthehet në bashkëpunim më të madh ekonomik në mes dy vendeve.
Sipas tij, shkëmbimi tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë këtë vit ka arritur rreth 200 milionë euro, për dallim para dy viteve kur kjo shumë ka qenë 150 milionë euro.
“Nëse ndonjëherë dalin problem gjatë shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve, ne duhet t’i ruajmë dozat e reagimit, sepse kemi të bëjmë më një ekonomi të hapur, ku ndryshojnë interesat nga një vend në tjetrin. Nuk ju ndodhin probleme vetëm Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin ekonomik, por probleme në mes vete kanë edhe vendet evropiane”, ka thënë ai.
Minxhozi ka theksuar se shqiptarët këndej dhe andej kufirit duhet ta njohin më mirë njëri tjetrin dhe se sipas tij, duhet ta kemi parasysh si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë ekonomi të vogla, dhe duhet ta kenë një bashkëpunim të ndërsjellë në mes tyre.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka theksuar se nuk dëshiron që disa fenomene negative që kanë ndodhur në Parlamentin e Shqipërisë të transferohen edhe në Kosovë.
“Jam kundër përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe bllokimit të seancave. Nga ana tjetër edhe Qeveria duhet të jetë më aktive dhe të tregoj që është e gatshme të jetë pjesë e dialogut. Shpresoj që manifestimi i këtij 28 nëntori të jetë i qetë, sepse çdo eskalim do ta përdhoste këtë festë”, ka shtuar Minxhozi.
Ish-avokati i popullit, Sami Kurteshi, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Aderimin Kurteshi pritet ta bëjë publik në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
Përafrimi i tij më këtë subjekt është vërejtur kohëve të fundi. Po ashtu, Sami Kurteshi është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi.
Që nga 26 nëntori në repertorin e kinemasë DokuKino në Prizren është edhe filmi kushtuar Steve Jobs, i zhanrit dramë. “Steve Jobs” do fillojë të shfaqet në ora 17:00 që nga dita e enjte.
Filmi “Steve Jobs” me regji nga Danny Boyle bazohet në biografinë e Steve Jobs të shkruar nga Walter Isaacson dhe prezanton prapaskenat e produkteve Macintosh, Next dhe iMac, që kanë sjellë revolucion në botën digjitale.
Me rolet e tyre nuk këtë film paraqitën aktorët Michael Fassbender, Kate Winslet dhe Seth Roger.
Orhan Pamuk i rikthehet romanit. Quhet “Çudia që kam në kokë” dhe është historia e jetës së ëndrrave të një bozaxhiu.
“Kjo është historia e jetës së ëndrrave të bozaxhiut Mevlut Karatas, shitës boze dhe kosi”, një ekzistencë e përshkuar nga fati i paparashikueshëm, siç do t’ia zbulojë lexuesve të vet Orhan Pamuk, tek libri “Çudia që kam në kokë”.
Romani i ri i shkrimtarit turk, fitues të Çmimit Nobel, rrëfen pikërisht jetën e Mevlutit, i cili ka në kokë një çudi, të cilën ai vetë nuk arrin ta shpjegojë dhe nga e cila do të përpiqet gjithmonë që të çlirohet.
Nga Albin Kurti
Në janarin e këtij viti, anembanë qyteteve e qytezave të Kosovës u patën mbajtur rreth 15 protesta kundër ish ministrit të qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq. Me vendosmëri po kërkohej shkarkimi i Jabllanoviqit pasi që ai i kishte quajtur egërsira nënat e të pagjeturve nga Gjakova dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Qeveria po e mbronte Jabllanoviqin herë duke thënë që ai është keqkuptuar e herë duke i keqinterpretuar motivet e protestuesve.
Të shumtë ishin qytetarët e Kosovës të cilët asokohe na thoshin se nuk hiqet dot Jabllanoviqi si ministër qeverie meqenëse ai është kreu i Listës serbe. Dhe, vazhdonin ata, po u shkarkua Jabllanoviqi, atëherë tërhiqet Lista serbe nga koalicioni me PDK e LDK dhe asisoj bie qeveria! Na e thoshin këtë edhe pas dy protestave masive e të fuqishme më 24 dhe 27 janar në Prishtinë. Na e thoshin këtë madje edhe në ditën e 3 shkurtit, në mbrëmjen e së cilës më në fund u shkarkua Jabllanoviqi (një ditë para protestës së radhës të paralajmëruar për 4 shkurt).
Mirëpo, të gjithë këta qytetarë një gjë nuk po e kuptonin: Vuçiqi e Daçiqi më të rëndësishëm i kanë Mustafën e Thaçin të cilët u nevojiten atyre për ‘Zajednicën’ sesa Jabllanoviqin të cilin kollaj mund ta zëvendësojnë me një tjetër siç edhe bënë. Pra, Serbia i ka aset shumë të vlefshëm krerët e qeverisë së Kosovës sepse këta janë tejet dorëshlirë për Kosovën duke ia përmbushur rregullisht apetitet Serbisë.
Në këtë kuptim, Mustafa e Thaçi nuk janë më as tradhtarë të Republikës së Kosovës e të kombit shqiptar. Ata tashmë janë bashkëpunëtorë të Serbisë. Mund të tradhtosh një herë, nuk mund të tradhtosh disa herë e aq më pak të tradhtosh vazhdimisht. Mustafa e Thaçi moti e kanë kryer tradhtinë. Sot ata janë shndërruar në bashkëpunëtorë të Serbisë, në shërbëtorë të devotshëm të Serbisë hegjemoniste dhe ekspanzioniste, në vegla të nacional-socializmit serb të udhëhequr nga Vuçiqi e Daçiqi. Mustafa e Thaçi janë më keq se tradhtarë të Kosovës – ata janë bashkëpunëtorë të Serbisë.
Këta dy jo vetëm që aspak s’po e ndihmojnë Kosovën, por edhe po e ndihmojnë shumë Serbinë. Trajtimi special që po ia bën qeveria e Kosovës Serbisë përmes dialogut pa kushte me të, po e forcon Serbinë në fushatën e saj kundër Kosovës. Qeveria e Kosovës po jep kontribut të çmuar në fuqizimin e Serbisë brenda Kosovës e rreth Kosovës, gjithnjë kundër Kosovës. Prandaj, opozita e bashkuar nuk mund t’i lëshojë pe Mustafës e Thaçit sepse ashtu do t’i binte që i lëshuam pe Serbisë!
Thaçi e Mustafa pasi që e kanë bërë Kosovën të negociueshme me Serbinë, tash marrëveshjet me Serbinë po i paraqesin si të panegociueshme (sic.). Thonë se e kanë të pamundur të tërhiqen nga marrëveshjet e këqija si këto për ‘Zajednicën’ e Serbisë dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Po të ishin Mustafa e Thaçi njëmend qeveritarë të Kosovës e jo shërbëtorë të Serbisë, jo tërheqja nga këto marrëveshje, por pikërisht nënshkrimi i tyre do të ishte i pamundur e i paimagjinueshëm.
Kuvendi i Kosovës është i shkelur me ‘Zajednicën’ e Serbisë. Bllokimi në Kuvend e mbron Republikën pa të cilën nuk ka çka të duhet Kuvendi. Fundja, Kuvendi mund të jetë edhe i autonomisë, edhe i kantonit, edhe i njësisë federative, s’është e thënë të jetë vetëm i republikës, apo jo? Kthimi në Kuvend i opozitës nuk mund të jetë kthim në hapsirë pa qenë kthim në kohë: duhet të kthehemi në situatën para 25 gushtit të këtij viti. Sepse debati duhet t’i paraprijë marrëveshjeve e jo anasjelltas.
Me kohë dhe në vazhdimësi ne i kemi kundërshtuar decentralizimin etnik dhe eksterritorialitetin fetar, UNMIK-un dhe EULEX-in, shitjen e KEDS-it dhe vjedhjen e Bechtelit, mallrat e Serbisë dhe Jabllanoviqin. Për të gjitha këto ka dalur se kemi pasur të drejtë. S’do mend se edhe ata që sot kanë dilema shpejt do ta kuptojnë se kemi pasur të drejtë edhe në kundërshtimin e ‘Zajednicës’ së Serbisë e të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. E gjithë çështja është se çfarë çmimi duhet të paguajmë deri sa të tërhiqen Mustafa e Thaçi nga pazaret e tyre me Serbinë dhe Malin e Zi.
Ka mundësi që ata do të tërhiqen vetëm pasi ta kenë vrarë dikë prej nesh apo disa prej nesh. Nuk kam dyshim në gatishmërinë e tyre për të na vrarë. Mirëpo, kjo gatishmëri e tyre do ta ketë përballë një gatishmëri tonën edhe më të madhe edhe më të lartë: gatishmërinë jo vetëm që të burgosemi por edhe të vdesim vetëm e vetëm që Serbia të mos e fitojë ‘Zajednicën’ në Kosovë kurse Mali i Zi të mos i marrë 9.000 hektarë tokë të Kosovës. Ne nuk i frikësohemi as burgjeve e as plumbave të regjimit Mustafa-Thaçi. Ne i frikësohemi vetëm bosnjëzimit të Kosovës.
Nuk mund të dialogosh me këtë qeveri e të merresh vesh me të. Jo vetëm për shkak se ajo tanimë ka dialoguar e është marrur vesh me Serbinë dhe Malin e Zi. Dialogun në institucione e kemi parë te ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë Gjykatës Speciale. Fol e debato sa të duash në foltoren e Kuvendit, në fund, votimi i deputetëve të koalicionit PDK-LDK-Srpska i përngjan futjes së rruazave në pe. E, nëse rastësisht s’ka mjaftueshëm rruaza, atëherë thirret seanca tjetër ku gjithçka përsëritet deri te rezultati i duhur. Demokraci se jo mahi!
Alternativa e kësaj është insistimi përmes protestave të vazhdueshme sikurse në rastin e shkarkimit të Jabllanoviqit. Në atë rast u arrit qëllimi e u realizua kërkesa jonë pa kurrfarë dialogu e pa asnjë takim me Mustafën e Thaçin. Nuk pati as tryezë dialogu e as platformë bisedimesh, por Jabllanoviqi u detyrua të ikë. Dialogu me regjimin Mustafa-Thaçi nuk është alternativë. Fundja, në shtetin e të kapur, natyrisht që ka më shumë më tepër demokraci në demonstrata qytetare sesa në institucione zyrtare.
Një punëtor i varrezave të Prizrenit ka raportuar dje në polici se duke hapur një varr ka gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese të llojit të panjohur.
Policia njofton se njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetet në mënyrë të sigurt. /PrizrenPress.com