Home Blog Page 6980

Millaku: Nexhat Çoçaj kërcënoi nga burgu Ramadan Mujën !

0

Kuvendarja e VV-së Drita Millaku, ka thënë se drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj, ka kërcënuar nga burgu kryetarin e Prizrenit Ramadan Mujën.

“Ka pasur kërcënim nga burgu,ose të më nxjerrin ose do t’i tregoj të gjitha”, ka thanë Millaku në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit.

Ndërkaq, kundër këtij fjalimi ka reaguar kryesuesi i Kuvednit, Kujtim Gashi.

“Dritë, a po punon në burg?”, ka pyetur Gashi, kuvendaren Millaku.

Kuvendarja Millaku ka thënë se arsimi në Prizren është degraduar.

“Ky drejtor e degradoi arsimin në Prizren, hyri edhe si ligjërues për të degraduar UPZ-në”,ka thënë Millaku./PrizrenPress.com/

Alush Shala: Ramadan Muja nuk emëroi kryeprokuror Sylë Hoxhajn

0

Kuvendari i PDK-së, Alush Shala ka kërkuar nga opozita që të mos e luajnë rolin e organeve të drejtësisë.

“E kemi shndërruar kuvendin në gjykatore”, ka thënë Shala.

“Ramadan Muja nuk e ka emëruar kryeprokuror Sylë Hoxhajn”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga opozita që të mos nguten dhe të lejojnë në mënyrë të pavarur që me çështjen e arsimit në Prizren, të merren organet e drejtësisë/PrizrenPress.com/

Haziz Hodaj kërkon dorëheqjen e Ramadan Mujës

0

Kuvendari i LDK-së Haziz Hodaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës.

“Muja do të bënte mirë që të del e të thotë se ika në shtëpi”, ka thënë Hodaj.

Ai ka thënë se gjendja në arsimin e Prizrenit është e keqe.

“Arsimtarëve ia kanë humbur edhe atë pak dinjitet që kanë pasur”, ka thënë Hodaj./PrizrenPress.com/

Arbër Rexhaj: VV vazhdimisht ka alarmuar për gjendjen e arsimit në Prizren

0

Kuvendari i VV-së Arbër Rexhaj ka thënë se punësimet në arsimin e Prizrenit, kanë kaluar nëpër duart e PDK-së.

Sipas tij, VV vazhdimisht ka ngritur shqetësimin për sistemin e arsimit.

“Ne vazhdimisht kemi ngritur shqetësimin për keqpërdorimet në këtë drejtori”, ka thënë Rexhaj./PrizrenPress.com/

Shukri Çuni: Seanca e jashtëzakonshme, tendencioze

0

Kuvendari i PDK-së Shukri Çuni e ka vlerësuar tendencioz thirrjen e seancës së Kuvendit,për të diskutuar për arsimin e Prizrenit.

“Sa herë kemi mbajtur seancë për arsim. Kjo seancë është tendencioze dhe ka për qëllim shkarkimin e Nexhat Çoçajt”, ka thënë ai.

Sipas tij, drejtori Çoçajt është dashur të jetë në seancë./PrizrenPress.com/

Mybera Mustafa: Arsimi në Prizren është degraduar

0

Kuvendarja e LDK-së Mybera Mustafa, në emër të grupit opozitar në Prizren, ka kërkuar nga kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, që të pezullohen nga postet e tyre zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit.

Sipas saj, arsimi në Prizren është degraduar.

“Kryetari i Prizrenit në vend të pezullimit emron nipin e tij ushtrues të detyrës”/PrizrenPress.com/

Mbreti Abdullah: Jemi para Luftës së Tretë Botërore

0

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein në një konferencë për media gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë ka thënë se është i lumtur me përparimin që ka bërë Kosova që nga paslufta.
“Është kënaqësi të jem përsëri këtu dhe të shoh ndryshimet që janë bërë në Kosovë”.

Ai ka theksuar se Kosova është shembull i tolerancës fetare, ndërsa ka komentuar sulmet e Parisit, që i ka quajtur shpërfaqje të tmerrit të terrorizmit, njofton Klan Kosova.

“Kosova reflekton vlerat më të mira, vlera të cilat duhet t’i reflektojmë të gjithë”.

“Sulmet e tmerrshme të Parisit tregojnë se grupet terroriste nuk respektojnë asnjë ligj në botë”.

“I thashë presidentes Jahjaga se ne jemi pak para Luftës së Tretë Botërore”, transmeton KlanKosova.

Mungesa e hapësirës, problem për studentët e UPZ-së

0

Fakultete dhe drejtime të ndryshme janë hapur në Universitetin Publik “Ukshin Hoti”, në Prizren, por ato nuk po ofrojnë kushtet e duhura për studentët.

Studentët e këtij universiteti, kryesisht ata të vitit të parë, në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, tregojnë për shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e hapësirë së duhur për vijimin e ligjëratave.

Vesel Hajdari, i cili studion në Fakultetin Ekonomik në vitin e parë, thotë se për shkak të numrit të madh të studentëve, e ka të vështirë që t’i dëgjojë ligjëratat.

“Unë jam në grupin e tretë të ligjëratave në drejtimin Administrim i biznesit. Nuk po mund të hyj në këtë grup për vijimin e ligjëratave, pasi që është një tollovi e madhe. Jo vetëm në grupin e tretë, por njëjtë është edhe në grupin e parë dhe të dytin. Edhe një çështje tjetër është se edhe orarin nuk e kanë bërë si duhet dhe nuk po dimë çka të bëjmë”, tregon Hajdari.

Mungesa e hapësirës, problem për studentët në Prizren

ListaShkarkoje
Liridon Bytyçi, student i vitit të parë në Fakultetin e Edukimit, konsideron se si pasojë e moscaktimit si duhet të orareve për ligjërata, ato nuk po mbahen me rregull. Ai thotë se nga kjo mund të humbin shumë studentët.

“Qe një muaj ka filluar viti i ri akademik dhe ende nuk kanë dalë listat për të treguar se në cilin grup je. Studentët nuk e dinë ende se në cilin grup janë. Ende ka paqartësi, duhet të vijmë herët në mëngjes dhe të thonë je në grupin e parë ose të dytin ose edhe në të tretin”, rrëfen Liridoni.

Adi Skenderi, student i Fakulteti Ekonomik, është pjesë e një grupi prej 100 studentësh, që dëgjon ligjëratat në drejtimin Administrim biznesi:

“Jemi tri grupe me nga 100 studentë që bëjnë 300 studentë. Mendoj se një grup prej 100 studentësh është numër i madh. Vendi është jo i mjaftueshëm, kurse zhurma shumë e madhe dhe nuk dëgjohen ligjërata – studentë shumë e vendi i vogël”.

Liridona Aliaj, studente në Fakultetin e Edukimit, drejtimi fillor, thotë se nëse nuk ka një ndarje të më shumë grupeve, vijimi i ligjëratave do të jetë problem.

“Ende nuk kemi jemi adaptuar siç duhet me ligjërata. Po na thonë se ende është fillimi, se do të ndryshojnë gjërat dhe do të ketë më shumë grupe. Ne po presim që do të jetë ashtu, se me të vërtetë kjo çështje është problem. Mendoj se problem kanë qenë edhe afatet e fundit të pranimeve të studentëve, siç ka qenë ai për pranimin e fëmijëve të veteranëve. Na kanë thënë se kur të përfundojë gjithçka në këtë drejtim, do të ketë më shumë grupe”, thekson Liridona.

Kurse, Antoneta Badalli tregon:

“Jemi diku rreth dyqind studentë që ndjekim ligjërata në të njëjtën kohë dhe unë mendoj se nuk është normale kjo gjë. Mund të ketë studentë, të cilët nuk janë në gjendje që të ndjekin ligjërata ose nuk janë në humor për diçka të tillë dhe mund të bëjnë zhurmë dhe nuk mund të ketë ligjëratë cilësore”.

Nga ana tjetër, Albin Muçaj, i cili studion në njërin nga fakultetet e Universitetin të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është i interesuar që të transferohet në Universitetin e Prizrenit, por deri më tash thotë se nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive.

“Jam i interesuar që të transferohem nga Prishtina në Prizren, nuk e di ndoshta edhe bëhet kjo punë. Në Prishtinë në universitet nuk janë kushtet edhe shumë të mira, në ligjërata ka zhurmë, profesorët nuk vijnë me rregull, dikush mungon. Mendoj se kërkesat e studentëve që kanë dëshirë për t’u transferuar, do të ishte mirë që të merren parasysh”, mendon Albini.

Fitore Krasniqi nga Prizreni, e cila studion në Fakultetin Ekonomik dhe që i takon gjeneratës së parë që kur është hapur universiteti, tregon për eksperiencën e saj:

“Edhe në fillim kur është hapur universiteti, ka pasur numër të madh të studentëve dhe ka pasur rregulla sa i takon vitit 2010 deri më tani. Tani nuk e di se si janë rregullat dhe sa është numri i studentëve, por unë mendoj se është mirë gjithçka”.

Universiteti publik “Ukshin Hoti” në Prizren, ka nisur punën në vitin 2010, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelim.

Selia e Universitetit “Ukshin Hoti” është në Prizren dhe është universiteti i dytë publik në Kosovë.

Në vitin 2010, numri i studentëve ishte afër 1.700, ndërsa në vitin 2014 numri i studentëve ishte rreth 10.000.

Aktualisht, Universiteti i Prizrenit ofron studime në ciklin Bachelor dhe Master.

Gjendet i vdekur në greminë 65-vjeçari i humbur

0

Një 65-vjeçar i zhdukur prej pesë ditësh është gjetur pa jetë në një greminë nga policia në qytetin e Dibrës.

Faik Lasku ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij dhe policia kishte ditë që po e kërkonte. Sipas policisë, viktima nuk kishte shenja dhune në trup.

Vrasja në Linzë, autori i dyshuar lihet në burg

0

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljano Tashon, i cili dyshohet se ka vrarë para pak ditësh në Linzë Enton Nikajn pas një sherri të momentit.

Tasho, ndaj të cilit rëndon edhe akuza për një plagosje të kryer në korrik të këtij viti, ka qenë i shoqëruar ditën e krimit nga katër miq të tij, dy prej të cilëve janë vënë në panga. Po ashtu, gjykata ka dhënë “arrest me burg” edhe për Enver Biraçin, personin që e ndihmoi Tashon të strehohej në banesën e tij ndërsa ishte shpallur në kërkim nga policia.