Home Blog Page 6993

Nait Hasani: Kosova është Shqipëri

0

Deputeti Nait Hasani ka thënë për Klan Kosovën se lojën miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë do ta përcjellë përmes televizorit.

“Askush nga Federata e Futbollit nuk ka dërguar ndonjë ftesë zyrtare për të marrë pjesë si deputet të parlamentit, por as edhe si komisione parlamentare”.

”Ata si federatë vazhdimisht kërkojnë buxhet nga qeveria”.

Hasani ka bërë me dije se sot do të bëj tifozllëk për Shqipërinë.

“Mendoj që Kosova duhet ta marrë rrugën drejt Shqipërisë, sepse është më e mirë sesa rruga drejt Beogradit”.

“…dhe jo vetëm sot Kosova duhet të jetë Shqipëri, Kosova është Shqipëri”, ka shtuar deputeti i PDK-së, Nait Hasani.

Qeveria shqiptare tërhiqet nga propozimi

0

Ka shkaktuar reagim të menjëhershëm propozimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të rikthyer dënimin me burg për shpifje apo fyerje.

Propozimi është cilësuar si një kërcënim ndaj lirisë së shtypi.

“Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, thuhet mes tjerash në propozimin e qeverisë shqiptare.

Ky ndryshim i propozuar nga kryeministri Rama, u mbajt i fshehtë dhe u zbulua më datën 11 nëntor, vetëm një ditë përpara se të kalonte në Parlamentin e Shqipërisë.

Mëngjesin e së enjtes kryeministri Rama përmes tre prostimeve në rrjetet social, bëri me dije se propozimi i tij ishte vetëm për politikanët që shpifin.

Ai kërkoi “ndjesë që [propozimi] ka hapur shteg për një keqkuptim të madh”.

Por për sa kohë që ky specifikim nuk pasqyrohet në formulimin e propozimit të tij, shoqatat e gazetarëve dhe ambienti mediatik në Shqipëri, janë të pasigurtë dhe të paqartë nëse kjo do të reflektohet apo jo në riformulimin e propozimit.

Me anë të një deklarate të përbashkët,Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Unioni I Gazetarëve Shqiptarë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, Rrjeti Investigativ Birn, AIS / Open Data Albania, kanë adresuar shqetësimin e tyre te organizatat ndërkombëtare të medias dhe faktori ndërkombëtar në Shqipëri.

“Ky propozim I kryeministrit u bë pa transparencë, pa u publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, pa u diskutuar me asnjë grup interesi, por i është përcjellë direkt për shqyrtim Parlamentit të Shqipërisë. Kërkojmë që të na mbështesni në këtë shqetësim tonin publik, duke përdorur gjithë ndikimin tuaj që ky propozim i kryeministrit të qartësohet duke specifikuar, se nuk vlen për median… Një nen i tillë, në formën e paraqitur nga kryeministri është një kërcënim serioz në punën tonë të përditshme si gazetarë.”

I mënjëhershëm ka qenë reagimi i faktorit ndërkombëtar.

Përfaqësuesja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviq, shprehu shqetësimin për projekt-ndryshimet në Kodin Penal të Shqipërisë, dhe u bëri thirrje anëtarëve të Parlamentit të hedhin poshtë projektligjin që parashikon dënim me burg për shpifjen ndaj figurave publike.

“Institucionet dhe zyrtarët publikë nuk duhet të gëzojnë mbrojtje shtesë ndaj deklaratave kritike, përkundrazi ata duhet të tolerojnë një shkallë më të lartë kritike se qytetarët e zakonshëm”, tha Mijatoviq.

“Dënimet penale për shpifjen janë të tepruara dhe jo përpjestimore. Ato duhet të zëvendësohen me rregullime të përshtatshme në ligjin civil apo administrativ”.

Raportuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Andrej Hunko ka shprehur habi dhe shqetësim për drafin e qeverisë që në Kodin Penal e konsideron shpifjen si vepër penale.

“Ky propozon është plotësisht kundër këtyre rekomandimeve. Jam shumë i shqetësuar për këtë zhvillim”, shprehet deputeti gjerman i KiE-së.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin në qeverinë Rama, Ermonela Felaj, deklaroi për gazetarët se propozimi është tërhequr dhe do të rishikohet.

“Ne do ta tërheqim atë nismë për të saktësuar pikërisht këtë moment në mënyrë që të mos ndodhi ky lloj diskutimi por një gjë duhet të jetë e qartë që politikanët duhet të kenë një marrëdhënie korrekte me të vërtetën, kanë detyrimin për sa kohë paguhen nga taksat e publik të shprehin të vërtetën dhe të luftojnë për të vërtetën”.

Kritika për këtë propozim të qeverisë shqiptare ka pasur edhe nga Partia Demokratike në opozitë, por edhe nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili tha se “një akt të tillë e shoh me preokupim dhe shqetësim”.

“E gjykoj kufizim të lirisë së shprehjes dhe cënim të standarteve demokratike të arritura deri më tash me kontributin e të gjitha paleve politike në vend”, ka thënë Nishani.

Shpifja dhe fyerja si vepër penale janë hequr nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në shkurt të viti 2012, me dakordësinë e shumicës dhe opozitës së asaj kohe, pas një presioni disavjeçar të shoqatave të mediave dhe të organizatave ndërkombëtare.

Progres Raporti i fundit i Bashkimit Evropian dhe ai i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit 2015 në Shqipëri, kanë sjellë raste të censurës e kërcënimit të medias në Shqipëri./REL

Vetëvritet me litar një djalë i ri

0

Një incident i rëndë ka ndodhur para disa çastesh në Qendër të Tetovës. Një djalë i ri është varur me litar në qafë dhe ka bërë vetëvrasje. Dyshohet se ka qenë kabllo elektrike.

Incidenti ka ndodhur në një banesë përball godinës së Postës në Qytetin e Tetovës.

Dëshmitar okular janë të tronditur nga atë që e kanë parë para disa çastesh.

Njëri prej tyre për Zhurnal thotë se një djalë tepër i shqetësuar fliste me zë të lartë në telefon dhe sapo mbylli telefonin dhe vuri litarin në qafë dhe bëri vetëvrasje, transmeton zhurnal.mk

Filarmonia e Kosovës po mbush sallat plotë

0

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë u mbushen 600 karrige nga dashamirë të muzikës që mbrëmjen e së enjtes, (12 nëntor) kishin ardhur për të ndjekur koncertin e radhës nga Filarmonia e Kosovës.

Pesëdhjetë anëtarët e korit të kësaj filarmonie dhanë një koncert premierë, i cili edhe nga vet ata u konsiderua si sfidë muzikore. Ata nën dirigjimin e Rafet Rudit prezantuan vepra të renesancës e barokut, nga kompozitorët Giovanni Pierlugi da Palestrina, Tomas Luis de Victoria, Claudio Monteverdi, Antonio Vivaldi dhe Johann Sebastian Bach.

Me gjithë interesimin e publikut, ka një problem të pa zgjidhur tash e sa kohë për këtë komunitet artistik. Pritja për një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës, Rinës dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës lidhur me ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit në Prishtinë vazhdon.

Muzikantët kanë vazhdimisht ankesa për ambientet ku ushtrojnë edhe interpretojnë dhe jo rrallë e rrisin zërin për këtë problem, me ta pajtohet edhe Lumnije Kastrati, profesoreshë e muzikës, e cila pas koncertit të Filarmonisë tha për KosovaLive se kjo gjendje është për të ardhur keq.

“Ky problem po vazhdon me vite dhe zgjidhja nuk po i shihet. Është e dhimbshme të dëgjosh një koncert kaq cilësore të këtyre muzikantëve kaq të përkushtuar dhe pastaj ta kujtosh se ky kryeqytet nuk ka një hapësirë adekuate për ta. Sonte bile, të paktën nuk u ngrimë së ftohti duke dëgjuar filarmoninë siç na ka ndodhur shpesh herë. Kjo zvarritje duhet të përfundojë dhe të zgjidhet ky problem, e jo të vazhdojë të jetë një demotivim për të rinjtë”, tha ajo.

Deri në nisjen e përfundimin e projektit të sallës “Ibrahim Rugova”, për Filarmoninë e Kosovës, në kushte jo shumë adekuate, mbetet hapësira e Katedrales “Nënë Tereza” e Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ndërsa për Trupën e Baletit, së cilës gjithashtu publiku nuk i mungon, mbetet skena e Teatrit Kombëtar. /KosovaLive

Filarmonia e Kosoves-salla plot

Haxhi Avdyli: ‘Qeveria Muja’ po përdhos Prizrenin

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka akuzuar pushtetin lokal për keqqeverisje. Sipas tij, “Qeveria Muja” po përdhos vlerat e qytetit të Prizrenit.

Avdyli, konsideron se kryetari i Prizrenit Ramadan Muja po e mban peng qytetin ku së bashku me drejtorët e tij, shumica të hetuar edhe të dënuar, sipas tij, asnjeherë nuk treguan interesim për qeverisje të mirë e me duar të pastra.

“Kjo çka po i ndodh qyteti tonë, këtij qyteti antik, kulturor e turistik, më nuk ka kuptim. Nuk më le ndërgjegjja të rri i heshtur karshi gjithë kësaj çfarë po ndodh, si kryetar i LDK-së në Prizren, partisë më të madhe opozitare por edhe si një qytetar i thjeshtë”, ka shkruar Avdyli në llogarin e tij në Facebook.

“Të nderuar qytetar, kjo çka po ndodh me qytetin tonë e ka emrin përdhosje e vlerave dhe nënqmim i ndërgjegjjes qytetare. Ne nuk e meritojmë dhe nuk ia kemi borgj askujt të degjenerohemi në këtë nivel. Ne po qeverisemi nga një qeverisje e cila ja ka humbur vlerën këtij qyteti, me një kryetar të dënuar me vendim i cili vazhdon ti përdhos ato vendime gjyqësor por edhe besimin e mijëra qytetarëve. Ai po e mban peng qytetin ku së bashku me drejtorët e tij shumica të hetuar edhe të dënuar që asnjeherë streguan interesim për qeverisje të mirë e me duar të pastra”.

“Ata cdo ditë e më shumë po vazhdojnë të shkatërrojnë qytetin, me ndërtime të egra, gjelbërimin po betonizojnë, po degradojnë Arsimin me afera , po dëmtojnë kulturën e trashëguar nga të parët tanë . Ata me shumë janë bërë problemi sesa zgjidhës të problemeve. Skandalet e ditura por tash te hetuara në arsim ku njerëz pa diploma , familjarë e militant partiak punësohen derisa mijëra intelektual të mirëfilltë sillen rrugëve po i jep vulën e zezë kësaj qeverie komunale. Tashmë së fundmi me hetimet e paralajmëruara nga Kryeprokurori i Prizrenit për Drejtorinë e Urbanizmit dhe Inspektoriatit, po del qe po kjo qeverisje ka degraduar dhe po shkatërron edhe qendren historike dhe trashëgemin kulturore. Unë personalisht por edhe cdo zyrtar e aktivist i Ldk-së siq ka vepruar edhe më parë nuk mund dhe nuk do të rrimë asnjeherë indiferent para kësaj katrahure. Javën tjetër është marrë iniciativë e përbashkët e partive opozitare për të diskutuar keto cështje ku do dënohen këto veprime të turpshme të zyrtarëve komunal në institucionin e vetëm multipartiak në asamble e qytetit. Por si duket këto dënime e diskutime formale më spo qojnë peshë dhe po hasin në vesh të shurdhër. Sepse një fjalë urtë thotë që i laguri si mërzitet shiut”.

“Prandaj qytetarë të nderuar, ne nuk duhet të rrijmë të heshtur,ku do që jeni, të ngrisim zërin e mospajtimit , të guxojmë ti kundërshtojmë veprimet e paligjshme që po bëhen në emër tuaj pa dallim përkatësie partiake. Ne ishim e jemi qendër e civilizimit dhe kulturës kombëtare , nuk duhet të lejojmë që kjo garniturë politike e cila në ditët e numëruara të qeverisjes së tyre të shfrytëzoj rastin për përfitime personale, duke shfrytëzuar gjithçka: punësime partiake, ryshfet, korrupsion, ndërtime e mbindërtime, parkingje vend e pavend, etj”.

“Aferat dhe skandalet për këtë qeverisje nuk kanë të ndalur, kjo cka po i ndodh Prizrenit është e pa pranushme andaj gjithmonë ne si parti por edhe si qytetar,do ta ngrisim zërin, bashkë me ju për ta mbrojtë, qytetarin, historinë, kulturën, gjelbërimin, rrugët e bugjetin e qytetit tonë. Nëse zëri ynë i arsyes nuk do dëgjohet ,e injorohet ne bashkë me ju ,këtë zë do bëjmë edhe më të fuqishëm për të shpëtuar Prizrenin tonë nga njerëz të pandërgjegjshëm”, ka shkruar Avdyli. /PrizrenPress.com

Arrestohet 44-vjeçari për “shfrytëzim prostitucioni”

0

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “emigracion klandestin” është arrestuar në Lushnje.

Në pranga është vënë 44-vjeçari Artan Haliti , banues në lagjen “Loni Dhano”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga Gjykata e Breshias (Itali) është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi dyshohet për veprat penale “emigracion klandestin, sulm, keqtrajtim, shfrytëzim prostitucioni, shfrytëzim seksual dhe prostitucion”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, shkruan Top Channel.

Korrupsioni lulëzon nga politikanët e kriminalizuar

0

Pas  disa vjetëve radhazi Raporti i Progresit për Kosovën paraqet të njëjtat dështime në sistemin e drejtësisë dhe, ndonëse apelohet që të adresohen problemet dhe të përmirësohet sistemi, sërish asgjë nuk ndryshon. Njohësit e çështjeve të drejtësisë njëzëri shprehen se për dështimin në drejtësi është faji i politikës, e cila ka bërë pjesë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë njerëz të shantazhuar e të korruptuar skajshëm. Pyetja shtrohet, se a munden këta njerëz të përmirësojnë drejtësinë, me të kaluarën e tyre të errët, të cilën politika ua përdor, nëse e kundërshtojnë ose nuk heshtin? Për shkak se në drejtësi ka njerëz të shantazhuar në Kosovë, nuk ka ndonjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion apo për krim të organizuar.

Zëvendësshefi  i Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi, gjatë një takimi, pikërisht për gjetjet e Raportit të Progresit është ndalur tek  dënimet vendimtare për korrupsionin që, sipas tij, mbeten sfidë, e cila po e përcjell Kosovën çdo vit. “Lufta kundër korrupsionit është një fushë për të cilën ne mendojmë se Kosova është në një fazë të hershme e të përgatitjeve. Por, ka pasur ca përparime, në veçanti sa i përket bashkëpunimit në mes të agjencive kundër korrupsionit dhe Prokurorisë. Përparime kemi parë edhe sa i përket deklarimit të pasurisë, që është rritur paksa gjatë kësaj kohe. Megjithatë, ne nuk kemi parë rezultate konkrete në këtë fushë, posaçërisht s’kemi parë të jenë dhënë dënime vendimtare  a meritore për nivel të lartë të korrupsionit. Thjesht, nuk ka vullnet politik për këtë veprim”, thotë Gnocchi../kosova sot/

Dekalogu Liberal

0

Dhjetë Urdhëresat e një prej filozofëve më të shquar të Shekullit XX, Bertrand Russell.

Ky është “Dekalogu Liberal” i Bertrand Russell, një prej filozofëve më të shuar të Shekullit XX, i cili fillimisht është publikuar në një ese të tij në vitin 1951.

1. Mos u ndiej absolutisht i sigurtë, për asgjë.

2. Mos mendo që ia vlen të prodhosh besim duke fshehur provat, pasi është e sigurt që provat do të dalin në dritë.

3. Kurrë mos u përpiq të shkurajosh mendimin, sepse është e sigurt që do të kesh sukses.

4. Kur has në kundërshti, qoftë edhe brenda familjes tënde, përpiqu ta kapërcesh përmes debatit dhe jo autoritetit, sepse një fitore që varet nga autoriteti, është e pavërtetë dhe e rreme.

5. Mos ki respekt për autoritetin e të tjerëve, pasi gjithmonë gjenden autoritete të kundërt.

6. Mos përdor pushtetin për opinione që i konsideron të dëmshëm, sepse nëse e bën, do të jenë opinionet që do të të shtypin ty.

7. Mos ki frikë se mos dukesh ekscentrik kur shpreh një opinion, sepse çdo opinion që sot pranohet, dikur ka qenë ekscentrik.

8. Gjej më shumë kënaqësi tek disidenca inteligjente sesa tek miratimi pasiv, sepse nëse e çmon inteligjencën ashtu si duhet, atëherë e para do të prodhojë një mirëkuptim më të thellë sesa e dyta.

9. Qëndroj me skrupulozitet të vërtetës, edhe nëse e vërteta është e pavolitshme, sepse është më e pavolitshme, atëherë kur përpiqesh që ta fshehësh.

10. Mos ndiej zili për lumturinë e atyre që jetojnë në parajsën e budallenjve, sepse vetëm një budalla do të mendonte që ajo është lumturi.

BE krijon fondin prej 1.8 miliardë euro për Afrikën

0

Presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker njoftoi të enjten krijimin ‘Fondit Urgjent të Mirëbesimit për Afrikan’, me qëllim përballimin krizës së refugjatëve në Europë.

Samiti i BE-së mbi çështjen e refugjatëve përfundoi të enjten në kryeqytetin e Maltës Valletta.

Mësohet se BE-ja do të investojë 1.8 miliardë euro në këtë fond, nga buxheti i tij si dhe nga Fondi i Zhvillimit të Europës. Ndërkohë, anëtarët e kësaj organizate ranë dakord të investojnë 81.2 milionë euro.

BE-ja u shpreh se ‘Fondi Urgjent i Mirëbesimit për Afrikën’, që do të ndihmojë vendet origjinë të emigrantëve afrikanë, synon nxitjen e zhvillimit ekonomik të Afrikës, shtimin e punësimit dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë.

Bashkimi Europian synon zgjidhjen problemeve rrënjësore të refugjatëve dhe të emigrantëve të paligjshëm, si pasojë e paqëndrueshmërisë së rajonit.

Po të enjten, BE-ja publikoi “Programin e Veprimit të Valletta-s”. Sipas këtij programi, vitin e ardhshëm do të dyfishohen kuotat e bursave për studiuesit dhe studentët afrikanë në Europë.

Njëkohësisht, do të shtohen goditjet ndaj kontrabandës dhe do të krijohen lehtësira për emigrimin e ligjshëm të afrikanëve në Europë.

Plas sherri mes Thaçit dhe Veselit

0

Ideja e rokadës në Qeveri, me ç’rast kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, do të hiqte dorë nga zgjedhja për president të vendit vitin tjetër, për ta rimarrë postin e kryeministrit, ndërsa kryeministri aktual, Isa Mustafa, ta marrë pozitën e të parit të shtetit, ka shkaktuar përplasje brenda zyrtarëve të lartë të partisë më të madhe në vend.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri” një propozim i tillë nuk është hedhur poshtë nga Thaçi, pasi që, ky i fundit, po qe se do të zgjidhej president i vendit, do ta humbte “timonin” e partisë, të cilin do ta merrte menjëherë Kadri Veseli, aktualisht kryetar i Kuvendit.

Po ashtu Thaçi, sipas këtyre burimeve, nuk është i interesuar t’i hynte garës për presidente, derisa disa deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar publikisht votë kundër tij në Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër, zyrtarë të LDK-së nuk janë kundër idesë që Mustafa të zgjidhet president, për një mandat të ri 5-vjeçar, sidomos pas përplasjeve të fundit me opozitën në Kuvend, e cila po i kundërshton ashpër marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi. ../zeri/