Home Blog Page 7047

Shtëpia e Bruce Springsteen del në shitje

0

Shtëpia në të cilën Bruce Springsteen e kishte kompozuar albumin Born to Run ka dalë në shitje.

Ajo gjendet në adresën 7 1/2 West End Court, Long Branch, New Jersey, afër plazhit, ka dy dhoma gjumi, kurse çmimi fillestar është 299 mijë dollarë.

Shtëpia aktualisht është pronë e tre adhuruesve të Sprinsteenit – Jerry Ferrara, Kim McDermott dhe Ryan DeCaroli, të cilët e kanë blerë atë në vitin 2009 për 280 mijë dollarë.

Arsyeja për shitjen e shtëpisë është mungesa e kohës për t’iu përkushtuar asaj.

“Shpresojmë se pronarët e rinj do ta ruajnë shpirtin e shtëpisë”.

“Në një botë ideale, Bruce do të shfaqej dhe do të thoshte: ‘Mendoj se unë ende duhet ta posedoj këtë shtëpi”.

“Por, nuk besojmë se kjo do të ndodhë”.

Seanca e radhës e Kuvendit të premten

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten pasdite.

Veseli në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë tha se janë të vendosur të mbrojnë institucionet e vendit dhe nuk do të ketë as gaz lotsjellës e asgjë tjetër që do t’i zmbrapsë.

Ai nuk deshi të tregojë se si do të veprojë nëse edhe të premten opozita tenton të bllokojë mbajtjen e seancës.

Në këtë drejtim, kryetari Veseli u ka bërë thirrje edhe partive opozitare që të jenë konstruktive në mbarëvajtjen e seancës së radhës.

“Opozita le ti thërrasin arsyes dhe ndërgjegjes. Opozita dhe opozita janë grupe politike që veprojnë dhe duhet vepruar brenda institucioneve të Kosovës”, ka thënë ndër tjerash Veseli.

Seanca do të filloj në ora 16:00.

Komuna e Prizrenit ndan lokacion për ndërtimin e QKBT-së

0

Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka ftuar në takim zyrtar përfaqësuesit e komunitetit boshnjak për t’i njoftuar me vendimin e komisionit të pronës, për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Kulturore Boshnjake dhe Turke, në qytetin e Prizrenit.

“Kryetari i komunës, Ramadan Muja, më këtë vendim ka përmbushur edhe një premtim publik për qytetaret e komunës sonë dhe kjo vendimmarrje i bashkohet edhe vendimmarrjeve tjera të shumta të cilat cilësisht po e ngrisin nivelin e jetës në komunën tonë”, bën të ditur zëdhënësi i komunës, Ymer Berisha.

“Vendimi për ndarjen e lokacionit është marrë, bazuar në ekspertizën profesionale të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor dhe pritet që shumë shpejtë të fillojnë edhe punimet për realizimin e këtij projekti”, thotë ai. /PrizrenPress.com

Opozita nuk tërhiqet as pas takimit me presidenten

0

Ka përfunduar takimi në mes të presidentes Atifete Jahjaga dhe liderëve të tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për Kosovën.

Me këtë rast, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se tre partitë opozitare nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre duke shtuar se takimin e përbashkët me partitë që udhëheqin me koalicionin qeverisës PDK-LDK e pranojnë vetëm atëherë kur tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet e Brukselit.

Nga ana e tij, edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendojse, Visar Ymeri ka ripërsëritur se opozita nuk do të heq dorë nga qëndrimet e saj.

Kurse, udhëheqësi i Nismës, Fatmir Limaj tha se është e padrejtë që opozitarët po përndiqen nga prokuroria.

Ndërkohë që , I pari i AAK-së Haradinaj foli edhe për mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës duke thënë se çdo thirrje për mbajtjen e tyre është e padrejtë dhe provoikim.

Kurse, kolegu i i tij nga Vetëvendosje Visar Ymeri tha pas takimit me të parën e shtetit se i kanë bërë thirrje udhëheqëses kosovare që të kërkojë mos mbajtjen e seancave të reja pa pajtim partiak, njofton Klan Kosova.

Prizren: 19 vjeçari theret me thikë në shkollën ‘Abdyl Frashëri’

0

Policia në Prizren bën të ditur se, dje, rreth orës 15:40 minuta, ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në Urgjencën e Spitalit Rajonal ndodhet një person i vitlindjes 1996 i lënduar nga mjeti i mprehtë.

Një patrullë policore ka ndjekur rastin dhe ka kuptuar se i lënduari kishte marrë plagë në regjionin e gjoksit përderisa kishte qenë në oborrin e Shkollës “Abdyl Frashri”.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja por policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe është në ndjekje të tij për ta arrestuar.

Ndërkaq i lënduari ndalët në kirurgji për trajtim mjekësor. /PrizrenPress.com

Theret me thikë një 28 vjeçar në Dragash

0

Një 28 vjeçar është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Bresanë të Dragashit.

Sipas policisë, viktima është therur nga i dyshuari me një brisk xhepi me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore për të cilat ka marrë ndihmën mjekësore në ambulancën e fshatit e më pas është shtrirë në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal në Prizren.

I dyshuari është ndaluar dhe po mbahet nën masën e arrestit. /PrizrenPress.com

500 bursa për nxënësit e komunitetit RAE

0

Pesëqind nxënës të komunitetit romë, egjiptianë ashkalitë arsimit parauniversitar do të perfitojnë bursa nga ministria e arsimit në bashkëpunim me organizatën ” Voice of Roma, Ashkali Egjiptian”.

Zyrtari për bursa dhe monitorim nga kjo organizatë Erxhan Galushi tha për Klan Kosovën se për një vit rresh nxënësit do të përfitojnë për çdo muaj brusa në vlerë të 30 eurove.

Anarki për t’i shpëtuar Speciales

0

Një nga arsyet, e pathënë publikisht, për këtë krizë politike që po vuan vendi, sipas analistëve, mund të jetë edhe improvizimi i paramenduar i vetë liderëve politikë që t’i nxjerrin jashtë funksioni të gjitha institucionet e shtetit, për të shpëtuar veten sa më gjatë nga Gjykata Speciale, e cila pritet të akuzojë disa nga ish-drejtuesit e UÇK-së, që sot kryesisht janë pjesë e PDK-së.

“Anarkia është e gatshme dhe duket se ka shkuar kohë e gjatë pa eskaluar situata. Qeveria me pozicionin e saj duket se është kundër anarkisë dhe është në gjendje të marrë masa të dhunshme, por e vërteta qëndron te gjendja e padurueshme ekonomike e sociale, të cilën po e intensifikon gjithnjë e më shumë vetë Qeveria me papërgjegjësinë e saj. Qeveria po ndërmerr veprime provokuese, siç ishte rasti i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, me qëllim që të nxisë reagime”, tha analisti politik, Isa Mulaj për Kosova Sot.

Sipas tij, opozita dhe qytetarët nuk kanë se si t’i shmangin këto provokime të dëmshme, përveç të reagojnë me forcë.

“Në këtë mënyrë Qeveria e gjuan gurin dhe fsheh dorën, do të thotë duke u bërë shkaktar i trazirave të dhunshme, e në anën tjetër zotohet se nuk do të lejojë skenarin e trazirave si në Shqipëri më 1997”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, tha per Kosova Sot thotë se anarkia do të krijonte situatën kur nuk mund të finalizohet Gjykata Speciale.

“Anarkia po ashtu do të krijonte situatën kur nuk mund të finalizohet Gjykata Speciale. Disa jetojnë me shpresë se anarkia mund të jetë shpëtimi i tyre nga drejtësia. Kosova akoma është peng i lëkurës së kapove të krimit”, tha deputeti Adem Salihaj për Kosova Sot.

Nëpunësit nën hetime të pezullohen

0

Derisa në institucionet e Kosovës ka shumë zyrtarë që hetohen nga Prokuroria apo Policia, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime, korrupsion apo për përfshirje në vepra të ndryshme penale, në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHC) thonë se ligji e definon qartë se ata nuk mund të jenë pjesë e Shërbimit Civil dhe duhet të suspendohen.

Megjithatë, Këshilli, sipas kryetarit të saj Lulzim Aliaj, nuk ka mandat në këtë fazë që të ndërhyjë në lidhje me këta zyrtarë, që janë objekt hetimesh.

Deri më tani, sipas Aliajt, kryetar i KPMSHC-së, nuk ka ndonjë zyrtar të lartë që është larguar nga puna për shkak të hetimeve që janë zhvilluar ndaj tij.

Institucionet, sipas tij, po shkelin ligjin duke lënë me muaj të tërë ushtrues detyre në pozita të rëndësishme, pavarësisht se kanë tërhequr vërejtjen në lidhje me këtë çështje.

Zëri: Z. Aliaj, një numër i madh i zyrtarëve të Shërbimit Civil të Kosovës, përfshirë edhe sekretarë permanentë, janë duke u hetuar për vepra të ndryshme. A do të duhej që shërbyesit civilë që janë nën hetime t’i kryejnë këto funksione?

Aliaj: Ligji është shumë i qartë. Kërkohet vetëm zbatimi i tij dhe ne vetëm këtë e kërkojmë. Sa herë që kemi zyrtarë, qoftë të nivelit të lartë drejtues, qoftë të nivelit profesional, udhëheqësit më të lartë të institucioneve janë të obliguar që ndaj zyrtarëve të marrin masa përkatëse. /Zëri

“Poetry Slam Kosova”, gara e poezisë

0

Në shkollën amerikane në Kosovë (American school of Kosovo) organizohet gara e poezisë, Poetry Slam Kosova, për të gjithë krijuesit e rinj e dashamirët e letërsisë.

Më 24 tetor me fillim nga ora 15:00, në amfiteatrin e ASK në Prishtinë do të lexohen 15 poezitë e zgjedhura nga krijuesit e rinj, të cilat do të vlerësohen nga juria.

Ngjarja organizohet nga YES Alumni Kosovo, inspiruar nga shumë ngjarje të ngjashme që organizohen nëpër botë.