29 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025
Home Blog Page 7049

Kryetari që ka problem me ligjin shkarkon drejtorin e akuzuar

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili aktualisht përballet në gjykatë për shkelje ligji ka shkarkuar nga detyra drejtorin e suspenduar të Ekonomisë dhe Financave, Mehmet Butuc, me arsyetimin se ka shkelur ligjin, shkruan sot Koha Ditore.

Në vend të tij ka emëruar drejtorin e ri, Ertan Simitçi, në bazë të propozimit të pranuar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP).

Shefi i ZIP-it i Komunës, Ymer Berisha, të mërkurën ka pohuar se ky vendim i Mujës shkon në drejtim të funksionalizimit të DEF-it. Ai ka konfirmuar lirimin nga detyra të ish-drejtorit, Butuc.

“Ish- drejtori i DEF-it, Mehmet Butuc, ka pasur probleme me ligjin dhe kryetari Muja si masë të parë ka marrë suspendimin e tij. Pastaj, kryetari nuk ka vepruar më tej dhe ky problem ka kaluar në nivelin partiak. Tashti KDTP-ja ka vlerësuar se dëshiron që ta ndërrojë Mehmet Bytycin me Ertan Simitçiun dhe kryetari Muja ka pasur gatishmërinë që ta respektojë marrëveshjen e koalicionit, dhe emrin e propozuar nga KDTP-ja e ka sjellë me vendim të tij në kabinetin e vet si drejtor të DEF-it”, është shprehur Berisha.

Ndërsa Ertan Simitçi ka konfirmuar se është emëruar në këtë post.

Burgim i përjetshëm për gjeneralin serb të Bosnjës

0

Gjykata e Hagës dënoi gjeneralin e kohës së luftës Zdravko Tolimir me burgim të përjetshëm për gjenocid të boshnjakëve nga Srebrenica, por e shpalli atë të pafajshëm në apel për kryerje gjenocidi në Zepa.

Gjykata e mbështetur nga OKB-ja ditën e mërkurë refuzoi apelin nga Tolimiti, ish-shefi i inteligjencës në shtabin kryesor të Ushtrisë Serbë të Bosnjes, kundër dënimit të tij për gjenocid kundër mijëra burrave dhe djemve boshnjakë nga Srebrenica në korrik të vitit 1995.

Tolimir ishte një ndihmës i afërt i komandantit ushtarak serb të Bosnjes, Ratko Mlladiç, bëri kryq ndërsa jepej vendimi i tij.

Megjithatë dhoma e apelit e Gjykatës së Hagës e liroi atë nga akuza për gjenocid në Zepa, një tjetër ‘zonë e sigurt’ e OKB-së në atë kohë.

“Për dënimin e tij, dhoma e apelit do të kërkonte prova se vrasjet shkaktuan dhimbje të madhe psikologjike, por prova të tilla nuk u paraqitën,” tha kryetari i trupit gjykues, Theodor Meron, transmeton kallxo.com.

Meron shtoi megjithatë se pavarësisht lirimit nga akuzat, dhoma e apelit zbuloi se popullsia boshnjake e Zepës ishte viktimë gjenocidi.

Tolimir u lirua gjithashtu nga akuza për kryerje gjenocidi përmes dëbimit me dhunë të grave, burrave dhe të moshuarve nga Zepa pasi ajo ra në duart e trupave serbe.

“Nëse shikohet veçmas vrasjeve, transferim i dhunshëm nuk mund të shihet si një mjet për të shkatërruar një grup. Dhoma e apelit është e bindur ka ekzistuar një plan për të dëbuar popullsinë myslimane, por nuk ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se kjo politikë kishte për qëllim shkatërrimin e grupit,” tha Meron.

Tolimir u lirua nga akuza për vrasjen e gjashtë burrave në Trnovo, të cilat ishin kryer nga njësia paraushtarake “Akrepët”.

Pavarësisht hedhjes poshtë të disa akuzave, Meron tha se dënimi me burgim të përjetshëm duhet të qëndrojë në fuqi, për shkak të rëndësisë së krimeve të Tolimirit.

Gjatë gjyqit fillestar, kryetari i trupit gjykues tha se Tolimiri “ishte krahu i djathtë i komandantit serb të Bosnjës Ratko Mlladiç dhe ndonjëherë dinte edhe më shumë sesa vetë Mlladiçi”.

“I akuzuari ishte në dijeni të përpjekjes për kryerje gjenocidi të lidershipit serb të Bosnjes dhe ishte përgjegjës për gjenocid,” tha gjykatësi.

Megjithatë, Tolimiri këmbënguli gjatë gjyqit fillestar se ai thjesht po drejtonte një operacion kundër “grupesh terorriste”.

Pas firmosjes së marrëveshjes së paqes në Dayton në vitin 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, Tolimiri ka qenë për pak kohë këshilltar i presidentes serbe të Bosnjës Biljana Plavsic, e cila është dënuar gjithashtu për krime lufte.

Ai më pas u largua nga ushtria dhe në vitin 2005 u padit. Ai u ndalua në vitin 2007 pasi kishte kaluar dy vjet në arrati. /Kallxo.com/

“Fast & Furious 7” po mbush kinemanë në Prizren

0

Pohimet se për shkak të mundësisë që ofrojnë rrjetet kabllore televizive, kinemaja tashmë ka humbur vizitorët në Prizren, më së i miri i ka demantuar hapja e kinemasë moderne “Doku Kino” dhe shfaqja mbrëmë e premierës së filmit “Fast & Furious 7”, me regji të James Wan.

Kinemaja që funksionon në kuadër të kompleksit “Europa” ishte përplot me shikues, pjesa më e madhe e të cilëve ishin grup-mosha të reja, që janë adhurues të artit filmik.

Salla ishte e stërmbushur në të dyja terminet me shikues, ku kërkohej një ulëse më tepër, ndërsa edhe për sonte sipas organizatorëve biletat tashmë janë shitur. Eroll Bilibani menaxher në “Doku Kino”, tha për “Zërin” se për shkak të interesimit të madh që ka zgjuar filmi, biletat janë shitur për dy netët e para, ndërsa ka interesim edhe netët tjera.

Filmi, që zgjat mbi dy orë në zhanrin aksioni, krimi dhe triller po jepet në dy terminë.

Seria e shtatë e filmit “Fast & Furious” i është dedikuar aktorit të ndjerë, Paul Walker, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike. Në skenën e përfundimtare të filmit, nga aktori përshëndetet Vin Diesel, por edhe i tërë ekipi.

Gjimnazistët Alban Gegollaj e Miran Krasniqi, kanë dalë nga kinemaja me mbresa të shumta pasi kanë përcjellë filmin, që siç thanë shpesh i ka lënë pa frymë. “Ka pasur shumë skena interesante dhe të shpejta e me aventura marramendëse në drejtimin e veturave, andaj shpesh kemi menduar se po shohim diçka të drejtpërdrejtë”, thanë ata.

Sipas të dhënave filmi ka sjellë përfitime të shumta nga shitja e biletave në të gjithë botën.

Skena e fundit është më mbresëlënëse dhe në të Diesel i thotë lamtumirë vëllait të tij, siç e ka quajtur Paul Walker, i cili humbi jetën në nëntor të vitit 2013 në një aksident automobilistik./Zëri/

Refki Gallopeni sonte me ekspozitë në “In On Galery”

0

Në mbrëmjen e sotme do të hapet ekspozita e radhës në galerinë “In On Galery”.

Ekspozita do të hapet në ora 19:00, ndërkaq artisti Gallopeni do të prezantohet me tre cikle të punuara vitet e fundit.

Kurator i ekspozitës është Ilir Muharremi.

Adoleshentja e dashuruar me Cozmanin e Tunës (Foto)

0

Këngëtarja Tuna ka një rival më shumë tashmë në dashurinë e saj për këngëtarin Cozman.

Një adoleshente ka publikuar te faqja e Cozman foton e një tatuazhi të saj në kyçin e dorës.

Në të shkruhen emri i vajzës ngjitur me emrin e Cozman.

“Cozman të dashuroj”, shkruan adoleshentja.

Të jetë bërë vallë xheloze Tuna?

Coz-tatu

Arabi i dashuruar me Enca Haxhian

0

Siç vihet re në faqen e Enca Haxhias ajo ka shumë fansa nga vendet arabe.

Nuk dihet se përse ka lindur kjo dashuri kaq e madhe për Encën nga arabët, por fakt është që ajo ndiqet nga shumë të tillë.

Enca ka njoftuar në rrjetet sociale se së shpejti do të mbajë një koncert në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të shumta kanë qenë reagimet e fansave të saj nga vendet arabe, ca arabisht dhe ca anglisht.

“Enca, unë jam nga Arabia Saudite por të dashuroj”, shkruan një prej komentuesve.

Mesa duket fama e Encës ka marrë dhenë…

Enca-komentuesi

Video më e nxehtë në internet është bërë pa lejen e saj (+18)

0

?Disa thonë se kjo është video më e nxehtë në YouTube.

Modelja seksi Kate Upton, e cila kërcen me bikini hitin “Cat Daddy”.

Video është bërë nga fotografi kontrovers, Terry Richardson.

Në atë kohë, Upton ishte vetëm 19 vjeç.

Video është kthyer në një fenomen në internet dhe e bëri të famshme akoma më shumë modelen.

Por tani 22- vjeçarja tregon për Vogue se nuk e dinte që video do hidhej në internet.

Ajo ka mbetur e shokuar.

Pasi e ka takuar fotografin 49- vjeçar, i ka thënë se ajo që ka bërë është mungesë e theksuar respekti.

Haradinaj përkujton betejën e Koshares

0

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar betejën e lavdishme të Koshares, heronjtë Agim Ramadani, Sali Çeku tha 112 dëshmorët tjerë.

“E kujtojmë me respektin më të lartë, sot, në 16-vjetorin e saj, Betejën e lavdishme të Koshares, heronjtë Agim Ramadani, Sali Çeku dhe 112 dëshmorët tjerë, që me guximin dhe gjakun e tyre shënuan njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”, që nis sot, risjellë lavdinë e kësaj ngjarjeje dhe përmbushë veç njërin prej obligimeve tonë në nderim të sakrificës së bijave dhe bijve më të mirë të kombit, për lirinë dhe shtetin që po e ndërtojmë.

Beteja e Koshares, një nga ngjarjet e luftës sonë për liri, kujtohet si një prej betejave më të suksesshme të UÇK-së, ku u zhbë, për herë të parë, kufiri i padrejtësisë së madhe midis shqiptarëve, në kapitullin përfundimtar dhe vendimtar të luftës sonë për liri.

Lavdi të gjithë të rënëve!

I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e Koshares!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Kushtetuta, përjetësim i luftës për liri

0

Në Ditën e Kushtetutës, ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se Kushtetuta është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe një shtet demokratik me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, feje apo gjinie.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është akti më i lartë juridik i vendit, që ka mundësuar krijimin e themeleve për ndërtimin e një shteti funksional dhe demokratik, të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit dhe në mirëqenien e qytetarëve. Ky dokument është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe një shtet demokratik me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, feje apo gjinie. Një shtet që respekton diversitetin kulturor dhe fetar, si vlera të shoqërisë sonë, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, një vend që aspiron anëtarësimin në BE dhe NATO. Gëzuar 9 prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Mustafa: Kushtetuta, akt i shenjtë që e kemi dëshiruar shumë

0

I shkurtër ka qenë në urimin e tij, kreu i ekzekutivit Isa Mustafa.

Kryeministri, përmes profilit të tij në Facebook, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Kushtetutës, duke e cilësuar aktin më të lart juridik në vend, si të shenjtë.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, një akt i shenjtë që e kemi dëshiruar shume. Sinonim i shtetit tone. Qytetarë të dashur, urime Dita e Kushtetutës sonë!”, ka shkruar Mustafa.