17.2 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025
Home Blog Page 7050

Sot është Dita e Kushtetutës

0

Sot në Kosovë festohet Dita e Kushtetutës. Saktësisht shtatë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës, ndërsa ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8).

Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene. 9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot do ta kenë ditë pushimi.

Pornostarja i ofron futbollistit 16 orë seks

0

Një pornostare nga Rusia i ka ofruar një futbollisti një maratonë seksuale 16- orëshe nëse ai shënon edhe pesë gola deri në fund të kampionatit.

Alina Yeremenko, 25 vjeç, që njihet me emrin Alina Hennessy, e bëri ofertën për sulmuesin e Dinamos së Moskës, Alexander Kokorin, 24 vjeç, gjatë një interviste.

Në janar, aktorja mori çmimn për skenën më të mirë të seksit në një film të huaj në Oscarët e pornos.

“Futbolli është si porno, plot me meshkuj të bukur,” tha ajo.

Kokorin konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të Rusisë.

Ai ka shënuar 25 gola deri tani.

Kërcënohet Astrit Gashi

0

Gazetari Astrit Gashi ka marrë një kërcenim nga shefi i Njësisë së Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu. Këtë fakt e ka bërë publikë vetë Gashi në profilin e tij në Facebook. Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Gashit.

“Denoncim publik ndaj kercenimit te shefit te Njesise se Inteligjences Financiare Dardan Nuhiu

Te dashur miq, ju njoftoj edhe publikisht se para disa minutash mora nje thirrje telefonike me mesazh e ton kercenues nga Dardan Nuhiu, Shef i Njesise se Inteligjences Financiare te Kosoves.

Nuhiu me nje ton kercenues mu drejtua me keto fjale:

– Astrit Gashi a e din se cfare ke publikuar dhe cilat jane pasojat? Do t’i shohesh!

Pra nuk kishte as mirembrema dhe as ndonje pershendetje kurtoazie si do duhej ta bente nje zyrtar i shtetit. Por z. Nuhiu me drejtoi nje mesazh paralajmerues e madje edhe kercenues .

Une i thash, dhe per kete kam deshmitare, ” Vetem vazhdo”. Ketu nderpreme telefonaten.

Kjo thirrje te dashtur miq eshte kercenim ndaj lirise se mediave dhe te shtypit nga nje institucion qe i pergjigjet drejtpersedrejti Qeverise se Kosoves.

Arsyeja e ketij kercenimi ishte publikimi ne Gazeta Blic te nje dokumenti per transaksionet financiare te kandidatit per kryeprokuror te shtetit z. Aleksander Lumezi.

E porosis Nuhiun dhe shefat e tij ne qeveri, qe presionet dhe kercenimet nuk mund te me ndalin as mua personalisht dhe as gazetaret e Gazeta Blic.

Ju rikujtoj une jam vetem drejtues i Bordit, por mbeshtes ne ploteni punen e gazetareve te redaksise.

Ftoj qytetaret e lire, mediat, shoqatat e gazetareve te rreshtohen krah te fjales se lire. Gjithashtu ftoj Qeverine e Kosoves te distancohet nga sjelljet e zyrtarit te saj dhe te merr masa ligjore ndaj te njejtit, ne mbrojtje te fjales se lire, te drejtes se publikut per te ditur te verteten dhe demokracisë” (sic.). /Telegrafi/

Modelja e Playboy: I dhurova të dashurit një treshe për ditëlindje

0

Një modele e revistës Playboy tha se nuk dinte çfarë t’i bënte dhuratë të dashurit për ditëlindje.

Pasi u mendua shumë, vendosi që t’i bëjë një dhuratë interesante: një treshe.

Daniella Chavez, nga Kili, tha se rekrutoi një shoqe për të marrë pjesë në treshe.

Bomba 25- vjeçare tha për revistën Playboy: “Kisha kaluar dy ditë nëpër qendrat tregtare, por nuk po gjeja dhuratën përfekte”.

Një mikeshë i tha se duhej t’i bënte një treshe.

“I thashë se nuk gjeja dot një femër që të më ndihmonte. Ajo tregoi gatishmëri. E mora në apartament. Hëngrëm një darkë të shijshme dhe pasi pimë disa gota, gjërat u nxehën. Ai mbeti i befasuar kur ne nisëm të putheshim dhe të zhvisheshim. Mund të them se ishte fantastike dhe ia vlen ta bëjmë sërish”.

Bleona është kaq seksi edhe nën ujë

0

Këngëtarja Bleona Qereti ka postuar një foto nga xhirimet për videoklipin e ri.

“Një tjetër pamje fantastike nën ujë nga xhirimet për klipin e ri,” shkruan këngëtarja.

Në vitin 1908, Prizreni pa asnjë turk – Shkupi me shumicë shqiptare (Dokument)

0

Në Shkup, sipas statistikave të vitit 1908-1909, shumica e popullatës ka qenë shqiptare. Kjo statistikë, që shihni në dokumentin më poshtë, mendohet se është e realizuar nga pushteti i kohës, pra Perandoria Osmane.

Sipas saj, në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9264 serb dhe 29080 bullgarë (asnjë maqedonas, siç quhen sot).

Tetova ka pasur 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorë sllavë.

Tuzi ka qenë qytet me 100 për qind banorë shqiptarë. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun. Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë. Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë.

Prizreni kishte 64569 shqiptarë, 17219 serbë e asnjë turk. Ndërsa, Gjakova kishte 70963 shqiptarë e 687 serbë.

Në tabelë mund të gjeni edhe të dhënat për qytetet tjera të Vilajetit të Kosovës, përfshirë numrin e banorëve sipas kombësisë dhe përqindjen.

Në të gjitha qytetet shqiptarët përbënin shumicën. /Telegrafi/Statistika1908

Nexhmedin Spahiu promovon librin “Foshnjëria e kombit kosovar” në Malishevë

0

Publicisti Nexhmedin Spahiu, sot në Malishevë, ka promovuar librin e tij “Foshnjëria e kombit kosovar”, ku para audiencës malishevase, autori i mundua ta arsyetoi çështjen e krijimit të kombit kosovar dhe dallimin mes etnisë dhe kombit. Kjo pavarësisht shpjegimit në versionin e autorit, të pranishmit, shumica prej tyre, nuk u pajtuan me mendimin e autorit.

Fillimisht, Hazbi Gashi, foli për librin dhe për temën e shtjelluar, ku në fund tha se “ngritja e kombit kosovar, nuk është përçarje”, ndërsa vet autori, më pas e shpjegoi arsyen e shtjellimit të kësaj teme, sipas tij edhe “nevojën e krijimit të kombit kosovar, si një realitet dhe kombi si një pronar i shtetit”. Më pas këtë e arsyetoi edhe me nevojën që shqiptarët, në OKB të kenë dy vota, sepse sipas tij “OKB është organizatë e kombeve “. Autori Spahiu, në shumë raste, e krahasoi kombin kosovar dhe shqiptar, me mënyrën si janë krijuar popujt moldav nga rumunët, pastaj malazezët nga serbët dhe maqedonët nga bullgarët.

Megjithëse autori, e arsyetoi në versionin e tij në këtë temë, shumica e pjesëmarrësve nuk u pajtuan me teorinë e krijimit të kombit kosovar, pasi sipas tyre, “kanë shtetësinë kosovare, por si komb jemi shqiptar”. Disa prej pjesëmarrësve, e arsyetuan shtetin zviceran, i cili përbëhet nga tre popuj, pa qenë nevoja ta krijojnë një popull tjetër, ndërsa kishte të tillë, që hapjen e kësaj teme, e quajtën tentim për largimin e temave tjera më të rëndësishme dhe zëvendësimin me këtë temë, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së qytetarëve. Por në mesin e audiencës, kishte edhe të tillë, që e përkrahnin idenë e kombit kosovar.

Qendra Turistike në Brezovicë mbetet e bllokuar

0

Orteku që ra mbrëmë në rrugën që çon për në qendrën e skijimit të Brezovicës, është larguar. Megjithatë rruga për atje ende mbetet e bllokuar.

Në komunën e Shtërpcës, thonë se gjithçka është pastruar, por situata në terren, ku bora arrin lartësinë deri në dy metra, nuk duket ashtu. Rreziku nga rrëshqitjet ekziston ende.

Kjo është gjendja e rrugës për në Brezovicë. KFOR-i polak po raporton lidhur me gjendjen aktuale këtu, të cilën e cilëson jo shumë të sigurt. Për këtë arsye sugjeruan edhe ekipin e RTK-së që të largohet. Për të arritur deri tek qendra turistike ishte e pamundur. Në Komunën e Shtërpcës thanë se kompanitë janë duke punuar për pastrimin e borës.

Afet Hasani, Shef Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Shtërpcë, tha njerëzit të cilët kanë mbetur tek hotelet janë të paktë dhe se po qarkullojnë në këmbë. Disa orë më vonë u panë edhe mjetet të cilat po bënin përpjekje që ta largonin borën. Por të reshurat e fundit kanë bërë që trashësia e borës ta arrijë lartësinë deri në dy metra e gjysmë./RTK/

Prokurori Rexha: Më kanë ofruar mito deri në 500 mijë euro

0

Prokurori i Prokurorisë Speciale Ali Rexha ka thënë se atij i janë ofruar mito deri në 500 mijë euro për të ndalur ndjekjet për krime të rënda.

Rexha këtë e tha në emisionin “Betimi për Drejtësi” që transmetohet në televizionin publik, ku sipas tij përveç mitos ai edhe është kërcënuar. Madje ai tha se njëra nga këto oferta është edhe një shtëpi në bregdet.

Prokurori tha se këto oferta me para për të mbyllur rastet I kanë ardhur nga sekserë të ndryshëm por që nuk e ka pranuar.

Megjithatë Rexha nuk sqaroi nëse ka ndërmarrë masa ndaj atyre sekserëve përveç se tha se të akuzuarit për këto raste janë dënuar me dënime të larta.

Polici amerikan vret një afro-amerikan

0

Një polic i ShBA-ve ka gjuajtur tetë herë prapa shpine një qytetar afro-amerikan. Pesë nga tetë plumbat janë shënjestruar në shpinën e 50 vjeçarit Walter Scott.

Polici 50 vjeçar Michael Thomas Slager ka gjuajtur tetë herë përderisa viktima ishte në lëvizje, ndërsa pesë plumbat e kishin kapur atë, transmeton Mirror.

Madje polici nuk u mjaftua me aq, dhe e lidhi me pranga kufomën e viktimës. Sot janë paralajmëruar protesta për të dalë kundër këtij dhe rasteve të tjera të tilla.

Polici ishte arrestuar menjëherë pas këtij akti, teksa u pa në një video duke shtënë në një person të pambrojtur. Teksa shkaqet nuk dihen ende, polici është arrestuar dhe është duke u mbajtur.