17.4 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 7393

Enver Hoxha, i preferuari i jugosllavëve: U bë komandant dhe u shndërrua në mit nga Mugosha e Popoviqi

0

Enver Hoxha-i preferuari i jugosllaveveLibri historik “Sundimi pa pushtim. Shqipëria 1945-1948”, me autor Luan Doden, është vlerësuar si punim shkencor që ballafaqon fakte e dokumente. Periudha e vendosjes së regjimit komunist, sidomos vitet 1945-1948, vazhdojnë të shqetësojnë të gjitha palët. Në librin e tij, Dode shkruan një shënim të veçantë mbi mitet dhe simbolet komuniste, ku ndër të tjera jep shpjegim biografik deri në kohën kur Enver Hoxha u bë komandant i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, pjesë të shkëputura të së cilës mund t’i lexoni më poshtë.

“…Revolucionari. Si veprimtar komunist, Enver Hoxha ka filluar në moshën 32-vjeçare, pas janarit të vitit 1940, në degën e Tiranës të Grupit Komunist të Korçës. Në atë kohë, kryetari i Grupit, Koço Tashko, qëndronte në kryeqytet. Në plenumin e Beratit, Hoxha rrëfehet: ‘Kur unë mora pjesë në Lëvizje me grupin e Korçës… u gjenda afër Koço Tashkos. Të tjerët kujtonin se unë isha kryetari i punës… por unë isha vetëm një simpatizant, unë nuk isha anëtar. Kur u formua Partia dhe u gjenda në Komitetin Qendror, këtu hyra me propozim të Koços [AQSH. Plenumi i Beratit. Në: Politikë, 153]’.

Enver Hoxha u hodh në ilegalitet të nesërmen e një demonstrate të zhvilluar në Tiranë më 28 tetor 1941, kundër zaptuesve italianë, ku u ndesh me një oficer të karabinierisë. Me krijimin e PKSH-së, Hoxha u zgjodh anëtar i KQ provizor të saj dhe u ngarkua me problemet e financës (Frashëri Kristo, 268).

Pas vrasjes së Qemal Stafës në maj 1942, për njëfarë kohe Popoviqi (Milladin) ‘s’kishte vendosur cili do të vinte në krye të Partisë’, thotë Tuk Jakova në Pl. e Beratit (AQSH).

Hoxha tregon se në Konferencën e Parë të vendit të PKSH-së, në mars 1943, gjatë “zgjedhjeve” të organeve drejtuesve të partisë, ishin të dërguarit jugosllavë ata që e vendosën në postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë, kurse Koçi Xoxen si sekretar organizativ. Po ata caktuan edhe anëtarët e tjerë të Komitetit Qendror dhe të Byrosë Politike (AQSH, Politikë, Plenumi i Beratit, 74,75,170-1).

Sipas kritereve komuniste, prej këtij çasti në duart e Enver Hoxhës do përqendroheshin me radhë postet më të rëndësishme të Lëvizjes Nacional çlirimtare e cila mbizotërohej tashmë prej komunistëve.

Me krijimin e Shtabit të përgjithshëm të UNÇ, në korrik 1943, Hoxha u caktua Komisar i Përgjithshëm. Komandat u vendos oficeri i karrierës, major Spiro Moisiu. Në prill 1944, në një tubim ku kishin qenë të pranishëm disa nga anëtarët e KQ të PKSH-së, Dushan Mugosha dha mendimin se Spiro Moisiu nuk ishte në nivelin e detyrës së vet dhe propozoi që Enver Hoxha të ishte edhe Komandant (Dedier, 61). Një hap i tillë, pa dyshim, duhet të jetë miratuar nga ‘lart’, siç e quanin Popoviqi e Mugosha udhëheqjen e PKJ-së (Dedier, 24).

Propozimi u ‘miratua’ në Plenumin e parë të KQ të PKSH-së, që u zhvillua në mesin e majit në Helmës të Skraparit; pas dhjetë ditësh u “zyrtarizua” në Kongresin e Përmetit. Kështu, me kujdesin e jugosllavëve Enver Hoxha gëzoi edhe titullin ‘Komandanti’ me gradën e gjeneralkolonelit të marrë po në Përmet (Dedier, 6, Kongresi, 47).

Një muaj më parë Popoviqi kishte lajmëruar KQ të PKJ-së, se gradat në UNÇ-në do të shpalleshin në Kongresin e Përmetit, për t’u njohur botërisht (Dedier, 60 ku citon relacionin e Popoviqot, dt. 24 prill 1944). Në atë kongres, Hoxha u zgjodh edhe President i Komitetit Antifashist NÇ me atributet e një qeverie provizore. Në Përmet, pa dyshim sipas kërkesave të emisarëve jugosllavë, u hodh hapi i parë për një popullarizim më të gjerë të Titos dhe të Enver Hoxhës: Në ballinën e ndërtesës ku u mbajt kongresi, ishin vizatuar në formate të mëdha portretet e të dyve (Dervishi, 521, ku jep fotografinë e ballinës së ndërtesës).

Qysh para Kongresit të Përmetit, sipas udhëzimeve të Popoviqit e të Mugoshës, në shtypin komunist të luftës kishte filluar të shkruhej për Enver Hoxhën. Liri Gega shkroi një artikull biografik ku cilësohej si ‘udhëheqës i madh i LNÇ-së’ (në revistën ‘Ylli Çlirimtar’, nr. 1-2,1944). Artikulli u botua edhe veçanërisht në shtypshkronjë, në formë trakti, me portretin e tij dhe u shpërnda në tërë vendin.

Në atë kohë Nako Spiru e cilësoi si ‘faktori kryesor i luftës dhe i sukseseve’. Në ngjashmëri me Titon, Buletini i Luftës Nacional-Çlirimtare shkruante artikullin me titull ‘Vëllazërim armësh në Dibër. Ushtritë NÇ të Titos dhe Enverit çimentojnë vëllazërimin e tyre’. Shkruhej për ‘ushtarët e Enverit’, për ‘partizanët e Enverit’ (Buletin, 16 e 25 nëntor 1944).

Për popullarizimin e fryrë të Enver Hoxhës është diskutuar në Plenumin e Beratit. Tuk Jakova ka thënë: ‘Ne s’e kemi popullarizuar mirë Enverin… Kjo ka rrjedhur se Aliu (M. Popoviq) s’kish vendosur cili do vinte në krye të Partisë sonë… Shoku Enver, i lidhur pas Aliut, nuk ka ardhur të shohë ushtrinë dhe popullin… Ne popullarizojmë një njeri që s’e ka parë kush… Enveri ka qenë i mbyllur brenda pas Aliut… dhe jam i mendimit që Enveri të dalë të lëvizë, që të duket e të njihet në ushtri e në popull’.

Aty, Nako Spiru, pasi u justifikua për artikullin që pati shkruar më parë duke treguar se ‘në Panarit na është thënë nga Dushani e Miladini se tani Lëvizja duhej të lidhej me një figurë’, u shpreh: ‘Sot edhe në një listë gjellësh do të gjesh emrin e Enverit’. Po aty, Sejfulla Malëshova foli për një ‘popullarizim që mori formë banale’. Në autokritikën e vet Hoxha pohonte: ‘Unë e shija popullarizimin se ishte artificial dhe nuk më dukej i arsyeshëm’ (AQSH. Pl. e Beratit, në: Politikë, përkatësisht 84, 86, 122-3,130,155).

Por, kritikat dhe autokritikat nuk e ndryshuan kursin. Porosia e dy shokëve jugosllavë për popullarizimin e Enver Hoxhës, që pa dyshim kishte ardhur nga ‘lart’ u bë pjesë e ‘tezave’ themelore për drejtuesit komunistë shqiptarë. Qeveria do të hynte në Tiranë më 28 nëntor 1944. Gazeta ‘Bashkimi’ që kishte dalë në mëngjes si ‘Numër i posaçëm’, dhe që u shpërnda, u rishtyp si një ‘numër special’ se në ballinën e botimit të parë mungonte fotografia e Enver Hoxhës.

Pas ardhjes në fuqi s’kishte më pengesa për popullarizimin e komandantit, me gjithë pëshpëritjet që qarkullonin mes shokëve të vet ‘rreth popullarizimit të ekzagjeruar’ dhe për ‘një popullarizim në rrugë të drejtë’ të tij (AMPB, në: E vërteta 27, 115). Edhe në Beograd ngrihej lart figura e Hoxhës. Pas një viti pushtet, ‘Bashkimi’ i 28 nëntorit 1945, nën titullin e madh ‘28 e 29 nëntor 1945’, fotografia e Hoxhës qëndronte në krye, ndërsa nën të, me formate më të vogla, ishin vendosur ato të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit”. /Standard/

Imam Kosove

0

Edison YpiEdison Ypi
Mafja, korrupsioni, hajdutllëqet, dallaveret, atentatet, plagosjet, vrasjet, fukarallëku, mungesa e shpresës, mungesa e perspektivës, ma kanë largu Kosovën ku tash sa vjet nuk kam shku.

Por tash sa muaj që po shoh me tmerr se serbët vrasës e genocidistë munden me bo qeveri, e kosovarët e shumvuajtur jo, Kosova e Prizrenit elegant, Pejës së çikave shtatnalta, Mitrovicës së therur, Prishtinës fantastike, pasulit madhështor, mirjelljes, qytetarisë, urtësisë, dhimbjes, vuajtjes, durimit, heroizmit, sakrificave, më është bërë edhe më e largët. Prandaj ende në Kosovë nuk mundem me shku. Se më vjen me qa, e Kosovën përmes lotësh nuk mundem me e pa.
Por Kosovën nuk mundem me e harru. Kosovën që nuk mundem me vajt me e pa me sy, po e kqyri përmes Internetit.
Po çfar me pa ?!

Më pat’ rënë në sy aty-këtu ndonjë Imam Kosove duke predikuar broçkulla. Për shembull duke thënë se maca e zezë që të del para kerrit nuk ësht kurrnisen, është bestytni, e frikën nuk duhet me ja pas macës, por tjerave sene, që i di Imami.
Por nuk i pata dhënë rëndësi. Më janë dukur episode sporadike brenda lirisë që gjithkush mundet të thotë gjithçka.

Mirpo Imam pas Imami, broçkull pas broçkulle, konstatova se Imamët e Kosovës dhe broçkullat e tyre vetëm sporadike nuk janë.

Kështu mes broçkullash dhe imamësh rrëshqita në një gropë të thellë e të errët plot me çudira të papara dhe të padëgjuara, dhe interesimi për imamët mu shtua.

Dihet se po të kërkosh në Internet diçka, bashkë me atë që kërkon të dalin edhe gjëra të tjera të përafërta që me gjasë mund të të interesojnë. Kështu e ka bërë kaurri Internetin. Meqënse fjala erdhi të kaurri, për me i qetësu dyshimtarët, po u them se emrin e kam, por kaurr nuk jam, Allahun e besoj, nënë e babë musliman i kam, dhe synet jam, të interesuarve dyshimtarë pa problem mund tua demonstroj.

Pra mund të kërkosh në Internet, ta zemë, kompjuter, dhe Interneti të nxjerrë kompjutera, e bashkë me kompjuterat të sugjeron edhe tableta, modema, kamera dhe të tjera gjëra.
Të kërkosh në Internet për Imam Kosove gjen vetëm imam Kosove, asgjë tjetër.
Imami i Kosovës nuk ka të përafërt apo të ngjajshëm.

I vetmi i ngjajshëm me Imamin e Kosovës është Imami i Kosovës.
Tullat, tjegullat, kompjuterat, veshjet, të ngrënat, kondomat, vibratorët, ushqimet, janë gjithfarësh. Imamët e Kosovës jo, ata janë të gjithë identikë.

Ngjajshmëria rrënqethëse e imamëve të Kosovës, secili veç e veç si të gjithë bashkë, dhe të gjithë bashkë si secili veç e veç, të fut drithmat.

Bërtitës, uluritës, arrogantë, kërcënues, imponues, invadues, imamët e Kosovës të kallin tmerrin.
Fjalori i njëllojtë, lëvizjet nervoze të gjymtyrëve, gjestet e rrëmbyera si të Hitlerit dhe Musolinit, argumentat banale deri në turp e neveri, deri edhe shëndeti i imamave të Kosovës, janë identikë. Ke parë njërin, i ke parë të gjithë. Ke dëgjuar njërin i ke dëgjuar të gjithë.

Nëse të ka marrë malli për uniformitetin, linearitetin, gjithpërfshirjen, krekosjen, burracakërinë e Shqipërisë diktatoriale, shko se e ke të tërën në krismat e çartuna të predikimeve të Imamit të Kosovës.

Zëvendësoje për një moment në të folurën e Imamit të Kosovës, Muhametin me kurvin, xhaminë me Komitetin e Partisë, vetë Imamin me sekretarin e partisë, ata që e dëgjojnë Imamin me një “kolektivin punonjës” të ndonjë ndërmarrje shqiptare. Pa më të voglin ndryshim, as në sipërfaqe as në thellësi, as në qëndër as në margjina, lart e poshtë, majtas e djathtas e rretheqark, pa absolutisht asnjë dallim, asnjë ndryshim, asnjë diferencë, asnjë distancë, ngjajshmëria është frymëndalëse, para sysh të ka dalë zezona më e madhe e historisë njerëzore, vetë ferri, me të gjitha ligësitë dhe egërsitë e saj, Shqipëria e viteve ’70.

Imami, apo Hoxha, si e njohin historikisht shqiptarët, është mëshirimi i urtësisë dhe përunjësisë.
Tek predikon, Imami i Kosovës ka krejt tiparet e një sekretari partie apo të një agjenti të Sigurimit që po flet kërcënueshëm para një tufe budallenjsh, para një kopeje bagëtish.

Imami i Kosovës flet për Allahun krejt njësoj si për kurvin, Stalinin apo Leninin.
Imami i Kosovës bërtet, uluret, urdhëron, detyron, imponon, si diktator, si komisar ushtarak, si komandant burgu.

Imami i Kosovës deri edhe “çikat e mbuluara” i quan leperica, magarica, kurva, rruspia për të vetmen arësye se kanë dalë shëtitje me dy frajera.

Që “çika e Kosovës” duhet me qënë e mbuluar, këtë, me të njëjtën masë arrogance dhe kërcënimi, Imami i Kosovës e quan të padiskutueshme dhe të detyrueshme si kurvi konsideronte shallin e pionierit. Madje Imami i Kosovës futet edhe më thellë. Tek nëna e çikës së Kosovës. Që edhe ajo, sipas Imamit, është një lepericë e magarisë, sepse nuk lejon çikën e vet me marr për burrë një si budalli që ajo vetë, nëna e çikës, ka marrë, por ndonji me pare, me biznes, me kerr.

S’po zgjatem me gomarllëqet e pafundme për “Mbulesën” se s’dua ta le lexuesin pa gjumë një muaj rresht. Ama një pyetje lidhur me mbulesën e kam;
Sa kohë tundimet mishtore janë reciproke dhe identike, pse Imami nuk predikon edhe mbulimin e mashkullit por vetëm mbulimin e femrës ?
Nuk po them, Allahu më ruajt, të mbulohen të dy, që bota të sterrosej, e aq më pak, të zbulohen të dy, që qytetërimi të shembej. Thjesht bëra një pyetje.

Prej kohësh pata konstatuar se hera-herës vihet re një hov i shtuar i çikave të Tiranës për t’i zbuluar edhe më tepër cicat, për t’i zvogëluar edhe më tepër breçkat.
Pasi bëra disa paralelizma kohore, këtë enigmë arrita ta zbërthej.

Sa më tepër klithin imamët e Kosovës, aq më tepër i zbulojnë çikat e Tiranës cicat, dhe aq më tepër i zvogëlojnë breçkat. Zbulimi progresiv i cicave dhe zvogëlimi galopant i breçkave të çikave të Tiranës është një kundërpërgjigje e klithmave të imamëve të Kosovës.

Nga ana tjetër, cicat e zbuluara dhe breçkat e zvogëluara të çikave të Tiranës, si kundërpërgjigje e kundërpërgjigjes së çikave të Tiranës, provokojnë klithma edhe më të forta nga imamët e Kosovës, të cilët, si vigjilentë të mëdhenj të cicave dhe breçkave që janë, ndaj këtyre zbulimeve dhe zvogëlimeve respektive s’mund të rrinë duarkryq.

Se ku do përfundojë kjo garë cicash që zbulohen, breçkash që zvogëlohen, dhe imamësh që tërbohen, Allahu e di.

Muslimanizmi si marksizëm leninizmi, Muhameti si kurvi, Meka si Komiteti Qëndror, xhamia si hetuesia, Imami i Kosovës si Koçi Xoxja i Shqipërisë, si e thashë në krye, të gjitha i kam nga Interneti, i cili, siç dihet, është i kaurrit që mund të ketë bërë ndonjë hile të cilën unë s’e kap dot, mua thjesht më dëshpëron.

Vllasi: Hashim Thaçi të mbetet kryeminister

0

Azem-VllasiNjohësi i zhvillimeve politike në vend Azem Vllasi thotë se Kosova tani pas marrëveshjes PDK-LDK ka nevojë të ketë një qeveri kompetente, profesionale dhe me duar të pastra.

Vllasi thotë se Isa Mustafa duhet të kënaqet me postin e kryeparlamentarit, kurse Thaçi të mbetet kryeministër. Ai parasheh edhe mospajtime të thella që mund të qojnë edhe në zgjedhje të reja.
Azem Vllasi thotë se tani Kosova nuk duhet të humb kohë, por duhet të insistojë në formimin sa më të shpejt të institucioneve shtetërore.

Sipas tij dy partitë politike PDK e LDK kanë potencial kadrovik ta bëjnë një qeveri kompetente dhe profesionale për të mbuluar të gjitha lamitë, raporton rajonipress.

Vllasi ka edhe një porosi për dy liderët Thaçi e Mustafa. “Kjo qeveri nuk duhet të ketë emra nga qeveritë e kaluara e që janë përfolur dhe janë në procedura hetimore rreth korrupsionit dhe keqpërdorimeve. Unë mendoj se është nevojë e madhe me u formue një qeveri me emra të pastër” tha Vllasi.

Megjithatë aii shton se edhe pse është arritur marrëveshja PDK- LDK megjithatë po shihet se me këtë marrëveshje ende nuk është kryer puna sepse nuk janë ndarë pozitat. “Thaçi këmbëngul tek pozita e kryeministrit, kurse Isa sa ishte në VLAN insistonte tek kryeparlamentari. Por tashti e kemi një situatë të re. Mendoj se Isa Mustafa duhet të pajtohet me kryeparlamentarin sepse i flenë ajo pozitë, por ai e din se ka pakënaqësi nga elektorati dhe nuk e ka bash lehtë ta pranojë kryeparlamentarin. Ndoshta këto dy poste edhe mund të ndahen në mënyrë “paqësore” ose LDK mund ta prishë marrëveshjen dhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja” shton Vllasi.

Ai thotë se edhe nëse shkojmë në zgjedhje të reja edhe kjo formulë i konvenon Hashim Thaçit, por më racionale do të ishte formula e formimit të Qeverisë sipas marrëveshjes PDK-LDK.

Tapitë e shtetit mund të zhduken

0

arkivi maqedoniEdhe për dokumentet dhe materialet më vitale dhe me të rëndësishme të shtetit mungon përkujdesja e duhur institucionale.

Rreth 72 mijë metra gjatësi lëndë arkivore po ruhen në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Kushtet në depo nuk i plotësojnë standardet e arkivistikës, ndërsa nga lagështia dhe të ftohtit, ka rrezik që gjithë sekretet dhe tapitë e shtetit të zhduken, shkruan Zëri.

Qeveria ka vite që nuk investon në këtë agjenci.

Aktori kosovar i 12 roleve në teatrin e famshëm amerikan

0

20141123090439681646Para dy vjetësh kur ishte hapur konkursi për pranim në Universitetin e San-Diegos në Amerikë, rreth dy mijë aktorë do t’ia mësynin audicionit.

Mes tyre edhe aktori kosovar Kushtrim Hoxha. Nga tri fazat e audicionit, ku në secilën pjesë numri i aktorëve do të përgjysmohej, vetëm shtatë prej tyre do të bëheshin pjesë e Universitetit. E Hoxha e pati këtë fat. Ai mori bursë të plotë për të përfunduar studimet master dhe në të njëjtën kohë u punësua në teatrin “The Old Glob”, i cili është i lidhur me Universitetin e San-Diegos,shkruan Koha Ditore.

Hoxha, për dy vjet e gjysmë, në skenën e këtij teatri u bë pjesë e gjithsej 12 shfaqjeve. Gjatë kësaj kohe doli në skenë me role të ndryshme, mes të cilave atë të Shakespearit, Molierit e Tom Stoppard

UP, borxh deri “në hundë”

0

Ramadan ZejnullahuUniversiteti i Prishtinës (UP) nuk i ka borxh vetëm kompanive private, por edhe punëtorëve të vet.

Angazhimi shtesë i stafit akademik dhe orët mbinormë e kanë rritur borxhin e këtij Universiteti. Nëpër fakultete të ndryshme të UP-së kanë mbetur pa paguar jo pak ligjërues.

Vetëm në Fakultetin Filozofik ky borxh ka arritur në shumën e 70 mijë eurove../zeri/

Të gatshëm për Bllok opozitar

0

Kurti-Haradinaj14-14Tri partitë që kanë mbetur në opozitë, “Vetëvendosje”, AAK dhe Nisma, kanë paralajmëruar se do të jenë të zëshme në “luftën” parlamentare kundrejt koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Madje, koalicioni LDK-PDK duket se për herë të parë do t’i bashkojë partitë opozitare në Bllok kundër Qeverisë../zeri/

Politikanët e pabesë

0

politikan-euml-t-e-pabes-euml_hdMafiozë, komplotistë, komunistë, titistë, enveristë, SHIK-ist, jugosllavë, “zhugosllavë”, i lig, i keq, zaptues, tradhtar e hajn pulash, janë vetëm disa prej fjalëve të fjalorit të politikanëve.

Gjuha ashpërsohet edhe më shumë kur vjen puna te krijimi i koalicioneve për të ruajtur e marrë pushtetin.

Nuk kursehen fjalët më denigruese për të prishur imazhin e rivalit. Aleati i sotshëm, të nesërmen shndërrohet në cak sulmesh me gjuhë poshtëruese.

Gjithçka ndryshon brenda natës. Natën i arrijnë edhe marrëveshjet për koalicione të reja e prishje të të vjetrave

Për kategorizimin e tyre në liga, për kryeministër apo tradhtar, për garën se “kush po gënjen më shumë”, për “pinokiopolitikën”, për shteti “armik” për qytetarët, për atë se sa kohë merr ndryshimi, shkruan sot Koha Ditore.

Qirezi: Kosova udhëhiqet nga kartele të elitave

0

arben qireziMosbesimi i qytetarëve ndaj institucioneve është për shkak të grumbullimit të madh të problemeve politike dhe socio-ekonomike, thotë doktori i shkencave politike, Arben Qirezi.

Sipas tij, ngërçi pesëmujor politik dhe vendimet “kontradiktore” të Gjykatës Kushtetuese kanë bërë që qytetarët ta humbin besimin në aktin më të lartë juridik të shtetit-Kushtetutën.

Duke folur në një bisedë për Kohën Ditore, për mundësinë e shprehjes së pakënaqësisë përmes protestave, Qirezi është shprehur se për momentin kjo nuk mund të ndodhë, pasi ekziston një tolerancë ndoshta e tepërt qytetare ndaj fenomeneve negative dhe padrejtësive që po u bëhen.

“Arsyet për humbjen e besimit janë të thjeshta- në secilën votë që është dhënë kemi pasur forca të njëjta dhe liderë të njëjtë që i marrin vendimet me dyer të mbyllura dhe në mungesë të lëvizjeve politike. Ky fenomen në teori quhet kartel i elitave politike”, ka thënë Arben Qirezi. /Koha Ditore/

(Mos)marrëveshja e partnerëve të ri PDK-LDK

0

HashimThaci-IsaMustafaKapërcimi i krizës politike dhe krijimi i institucioneve të reja ishte parë me urgjencë nga përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë në Kosovë. Por, janë bërë katër ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së për krijimin e qeverisë së re, dhe ende nuk ka ndonjë rezultat në drejtim të ndërtimit të institucioneve. Përveç postit të kryeministrit që është thënë se do t’i takojë partisë së Isa Mustafës, asnjë detaj tjetër nga kjo marrëveshje nuk është bërë i ditur.
Një anëtar i PDK-së, pjesë e këtij grupi punues, në kushte anonimiteti ka thënë për gazetës se palët janë marrë vesh që asnjë informatë mos të rrjedhë deri në finalizimin e marrëveshjes.

Sipas tij, grupet punuese pritet të finalizojnë këtë marrëveshje deri të hënën.

“Deri të hënën do të përfundojnë të gjitha punët rreth dizajnimit të qeverisë së re si dhe harmonizimit të programit qeverisës. Ne besojmë se institucionet do të krijohen javën e ardhshme”, ka thënë ai.

Mirëpo, zvarritja që po bëhet në krijimin e institucioneve të reja, sipas njohësve të çështjeve politike, po tregon papërgjegjësinë që PDK dhe LDK po tregojnë ndaj shtetit.

Sipas tyre, zvarritja ndodh edhe për shkak se palët po dëshirojnë të përfitojnë sa me shumë nga marrëveshja. /Tribuna/