24.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

(Mos)marrëveshja e partnerëve të ri PDK-LDK

HashimThaci-IsaMustafaKapërcimi i krizës politike dhe krijimi i institucioneve të reja ishte parë me urgjencë nga përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë në Kosovë. Por, janë bërë katër ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së për krijimin e qeverisë së re, dhe ende nuk ka ndonjë rezultat në drejtim të ndërtimit të institucioneve. Përveç postit të kryeministrit që është thënë se do t’i takojë partisë së Isa Mustafës, asnjë detaj tjetër nga kjo marrëveshje nuk është bërë i ditur.
Një anëtar i PDK-së, pjesë e këtij grupi punues, në kushte anonimiteti ka thënë për gazetës se palët janë marrë vesh që asnjë informatë mos të rrjedhë deri në finalizimin e marrëveshjes.

Sipas tij, grupet punuese pritet të finalizojnë këtë marrëveshje deri të hënën.

“Deri të hënën do të përfundojnë të gjitha punët rreth dizajnimit të qeverisë së re si dhe harmonizimit të programit qeverisës. Ne besojmë se institucionet do të krijohen javën e ardhshme”, ka thënë ai.

Mirëpo, zvarritja që po bëhet në krijimin e institucioneve të reja, sipas njohësve të çështjeve politike, po tregon papërgjegjësinë që PDK dhe LDK po tregojnë ndaj shtetit.

Sipas tyre, zvarritja ndodh edhe për shkak se palët po dëshirojnë të përfitojnë sa me shumë nga marrëveshja. /Tribuna/

Më Shumë

Mbahen homazhe në 27-vjetorin e rënies së Luan Haradinajt

Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari i AAK-së, Ramush...

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për...

Lajmet e Fundit