30.8 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7410

Xhavit Jashari godet Zafir Berishën: Na trego si e ke bërë “Kalanë”!

0

XhavitJashariPërfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Jashari, në emisionin “Info-Box” të Radio Dukagjinit, nga komentet e tija nuk e ka kursyer as bashkëluftëtarin e tij, deputetin e “Nisma për Kosovën”, Zafir Berisha.

Zafir Berisha, në një deklaratë të tij, i kishte cilësuar si matrapaz pjesëmarrësit në protestën e organizuar te enjten në oborrin e rektoratit, duke e quajtur “profiter të luftës”.

“Zafir Berishës, nga Prizreni, mund t’i drejtojmë një mesazh. Le të na tregojë si e ka bërë kalanë e tij, duke i keqpërdorur paratë e fondit ‘Vendlindja thërret’”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Ragip Begaj e quan hero të punës Zymer Hotin

0

007Kolegët e shkollës ‘Ibrahim Mazreku” në Malishevë, kanë mbajtur mbledhje komemorative për punëtorin e kësaj shkolle, Zymer Hoti, i cili sot tragjikisht humbi jetën, pas aksidentit në kaldanë e ngrohjes së shkollës.

Në këtë mbledhje, përveç kolektivit të shkollës, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Begaj, tha se kjo është humbje e madhe, pasi Zymeri, ka humbur jetën në vendin e punës dhe në shërbim të shkollës.

“E nderuara familje Hoti, të nderuar punëtorë të kësaj shkolle, sot në mëngjes mora lajmin për rastin e humbjes së jetës, së një punëtori të vyeshëm, i cili humbi jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës. Humbja e jetës në vend të punës, është e barabartë me një heroizëm. Të gjithë ndiejmë dhimbje, së bashku me ju. Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolektivit të shkollës”, tha Begaj.

Për jetën dhe angazhimin e Zymerit, në këtë shkollë, nga viti 2003, foli mësuesi Hamdi Mazreku, sipas të cilit, “Zymeri ka qenë shembulli më i mirë i një punëtori në shkollë. I afërt, i dashur, bashkëpunues dhe i hareshëm me nxënës”.

Në emër të familjes, i vëllai, Vesel Hoti, i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe për ngushëllimet, ndërsa i ngushëlloi kolektivin e shkollës për humbjen e punëtorit të tyre.
Zymer Hoti, sot aksidentalisht ka humbur jetën, pas një shpërthimi në kaldanë e ngrohjes së shkollës. Zymeri ka lënë pas vetes gruan dhe dy vajza./PrizrenPress.com/

Tridhjet e dy muaj burg për dëmtuesit e restorantit “Sharr”-i në Prizren

0

BurguGjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 32 muaj burgim Adil Thaçin nga fshati Mirushë dhe Fatmir Kilajn nga fshati Lubizhdë e Malishevës. Përveç me burg, dy të akuzuarit janë dënuar edhe me gjobë në vlerë prej 5 mijë euro.

Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj tha se secili nga të dënuarit do të mbajë nga 16 muaj burg si dhe do të paguaj nga 200 euro gjobë.

“Thaçi dhe Kilaj janë dënuar për veprat penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm,mbajtjes në pronësi, kontrollit apo posedimit të paautorizuar të armëve,shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe asgjësimin apo dëmtimin që i kanë bërë pasurisë”, tha Kicaj.

Ndërkaq, të akuzuarit tjerë Bekim Hoti dhe Urim Mazreku, janë dënuar me gjobë nga 500 euro, si bashkëkryerës dhe moslajmërim të veprave penale.

Të akuzuarit Adil Thaçi dhe Fatmir Kilaj me datën 11.03.2014 rrethe orës 00-20 minuta pas mesnatës në restorantin “Sharri” në Prizren kanë përdorur armët e zjarrit.Ata në këtë restorant kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe kanë dëmtuar pasurin e pronarit të ”Sharr”-it./PrizrenPress.com/

Koncert madhështor nga ShKA “Agimi”

0

agimi-620x330Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës “ Xhemajli Berisha” ku morrën pjesë shumë të ftuar dhe qytetarë, në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të shënimit të 70 vjetorit të SHKA “ Agimi”, është shfaqur koncert madhështor.

Përveç emrave të shumtë që i dhanë shkelqimin organizmit kulturor më të vjetër jo vetëm në Prizren, para publikut kanë interpretuar këngë edhe yjet e muzikës së mirëfilltë shqiptare si: Ismet Peja e Zenel Doli nga Gjakova, Vëllezërit Zejna nga Elbasani, Shaban Gjekaj nga Ulqini e shumë të tjerë. Në këtë koncert përveç këngëve nuk munguan as vallet popullore, të cilat gjithashtu u mirëpriten nga të pranishmit në sallë me duartrokitje të shpeshta.

Ky koncert tregoi se sa kanë qenë të përkushtuar anëtarët e SHKA “ Agimi” në punën e tyre të gjatë për kultivimin e vlerave tradicionale të muzikës popullore dhe asaj qytetare. Interpretimi virtuoz në skenë i të gjithë pjesëmarrësve në këtë koncert, duartroktitjet e shpeshta të të pranishmëve, krijuan një atmosferë që prej kohësh i ka munguar kulturës jo vetëm në Prizren.

Për të gjithë të pranishmit ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të dëgjosh këngët e veteranëve të SHKA “ Agimi” si Fetah Aqifi, Muhamet Jetishi, Florent Hoxha, Festim Bytyçi, Agim Tejeci dhe atyre më të ri në moshë si: Ardiana Kabashi, Lendita Kryeziu dhe Hikmete Ahmetaj, nën përcjelljen e orkestrës pjesë e së cilës ishin Sedat Kuqi e Shemsedin Fanaj.

Përveç këtij koncerti, aktivitetet për shënimin e 70 vjetorit do të vijojnë sonte po në Shtëpinë e Kulturës duke filluar nga ora 19 me shfaqjet e përgaitura nga Teatri i Qytetit të Prizrenit, ndërsa ditën e nesërme do të mbahet në mesditë një akademi solemne si dhe do të shfaqet koncerti përmbyllës i shënimit të aktiviteteve për kremtimin e jubileut të 70- të të SHKA “ Agimi”. /TV Prizreni/

Krimi nuk njeh kufij e as madhësi shtetesh

0

Atifete Jahjaga 2Atifete Jahjaga
Secili vend i rajonit sot ballafaqohet me probleme serioze të trashëguara qoftë nga tranzicioni qoftë nga mangësitë profesionale e ligjore të cilat po e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin tonë për ta parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe tash së fundi edhe kërcënimin terrorist që po e rrezikon sigurinë kombëtare të vendeve tona. Gatishmëria e vendeve tona për të bashkëpunuar do të përcaktojë hapin me të cilin do t’i transformojmë shtetet tona në demokraci të mirëfillta edhe shpejtësinë me të cilën rajoni do të ecë drejt integrimeve evropiane si vulë që do të kurorëzojë suksesin tonë për të ndërtuar shoqëri të qëndrueshme. Këtë betejë nuk guxojmë ta humbim sepse po e humbëm ne do të humbim edhe një gjeneratë mundësish për ta jetësuar paqen dhe demokracinë në Evropën juglindore.

Jam e nderuar që sot këtu në Prishtinë, ju mirëpresim juve – përfaqësues të mekanizmave të sigurisë të vendeve të rajonit – njerëz që nevojën e vendosjes së sundimit të ligjit e shihni përtej politikave ditore. Ju mirëpresim të gjithë juve që përfaqësoni garancinë e ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe që jeni të përkushtuar që luftën kundër krimit të organizuar ta fitoni me bashkëpunim.

Në veçanti, dua ta përgëzoj prokurorinë e shtetit të Kosovës për organizimin e kësaj konference, dhe konceptimin e saj si një forum të shkëmbimit të përvojave të të gjitha vendeve të rajonit dhe më gjerë, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Po ashtu dëshiroj të falënderoj përfaqësuesit e Qendrës Marshall për përvojën dhe ekspertizën dhe eksperiencën e tyre që në mënyrë të vazhdueshme përkrahin institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Vendet tona dhe qytetarët tanë nuk duhet të mbesin peng i të kaluarës sonë dhe është prioritet i ynë që të sigurohemi që e ardhmja e tyre të mos rrezikohet për shkak të mungesës së bashkëpunimit mes nesh, posaçërisht në fushën e sigurisë.

Asnjë vend nuk është i paprekshëm dhe i pacenueshëm nga trendet e fundit të radikalizmit dhe ekstremizmit prandaj lufta jonë kundër këtyre të këqijave që po cenojnë sigurinë tonë kolektive duhet të jetë luftë e përbashkët. Ne kemi përqafuar vlerat progresive që përkojnë me aspiratat tona euroatlantike dhe çdo dështim në këtë luftë do të jetë kthim prapa për popujt tanë.

Përtej vullnetit politik dhe përkushtimit për të bashkëpunuar, sot na nevojitet një bashkëpunim konkret dhe strategjik ndërmjet strukturave të sigurisë që bëjnë parandalimin dhe luftimin e këtyre rreziqeve të cilat shtrihen përtej kufijve të secilit vend, me qëllim që përgjigja ndaj tyre të jetë e plotë dhe efektive. Përgjigje e përbashkët dhe e pakompromis.

I gjithë rajoni i Evropës Juglindore sot përballet me një numër sfidash në fushën e sigurisë dhe së fundmi çdo shtet po përballet me problemin e migrimit ilegal që i ka bashkuar rrjetet e grupeve kriminale dhe që po e sfidon edhe përgjigjen tonë profesionale ndaj tyre pikërisht për shkak të mungesës së koordinimit tonë në rrafshin e sigurisë.

Ky është vetëm njëri nga problemet e shumta me të cilat sot ballafaqohemi si rajon dhe që e bën bashkëpunimin ndërkombëtar jo çështje dëshire e vullneti por një nevojë dhe domosdoshmëri urgjente e cila kërkon përgjigjen tonë dhe të vendeve tona, por edhe të institucioneve tuaja.

Përgjigja sërish duhet të jetë e përbashkët dhe prandaj na duhet komunikimi ndërmjet nesh, ndërmjet strukturave të sigurisë, me qëllim që të pengojmë rrezikimin e jetës së qytetarëve të vendeve tona dhe të pengojmë këto procese negative. Kosova nuk mund të lihet jashtë këtij bashkëpunimi dhe ajo nuk mund të perceptohet e ndarë nga vendet e tjera në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera. Kosova duhet të përshihet në të gjithë mekanizmat qoftë rajonalë edhe ndërkombëtarë në fushën e sigurisë, sepse vetëm kështu lufta kundër këtyre dukurive bëhet e plotë dhe e fuqishme. Kosova duhet të jetë pjesë e pandashme e këtyre mekanizmave, përfshirë EUROPOL dhe INTERPOL, sepse kjo garanton suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të krimit në Evropën Juglindore dhe goditjen e fortë ndaj korrupsionit jo vetëm brenda shtetit të Kosovës por edhe në vendet e tjera.

Ne jemi zotuar që të jemi partner të bashkësisë ndërkombëtare për luftimin e këtyre dukurive. Bashkëpunimi në nivel të këtillë e vendos Kosovën si partner të barabartë në luftimin e së keqes. Sundimi i ligjit dhe siguria është çështje që shkon përtej politikës, është domosdoshmëri globale, andaj ftoj bashkësinë ndërkombëtare dhe qeverinë e ardhshme që të punojnë intensivisht në këtë drejtim. Kjo konferencë dhe lista e sfidave para nesh e dëshmojnë më së miri këtë domosdoshmëri dhe këtë nevojë emergjente që e kemi para nesh.

Gjithëpërfshirja është thelbi i zgjidhjes së çështjeve të hapura në fushën e sigurisë dhe përjashtimi i cilitdo do të pamundësojë luftimin e tërësishëm të dukurive negative në veçanti të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Koordinimi i mekanizmave tonë institucionalë duhet të dëshmojë se ne i kemi kapacitetet për t’u ballafaquar në mënyrë kredibile me fenomenet të cilat cenojnë frymën dhe vlerat mbi të cilat ne kemi ndërtuar sistemet tona ligjore.

Në fund, dëshiroj të ju falënderoj për këtë organizim dhe jam e sigurt se konferenca si kjo dhe shumë konferenca të tilla që duhet të organizohen në nivele të tjera në të gjitha vendet tona të rajonit, do të intensifikojnë bashkëpunimin e mëtutjeshëm në të gjitha mekanizmat e rendit dhe të ligjit dhe të bëjë më efektive punën tuaj përbrenda shteteve dhe institucioneve tona në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Ju dëshiroj fat dhe suksese z. Hoxhaj dhe shpresoj shumë se kjo konferencë do të nxjerrë probleme konkrete për avancimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe konkret siç e thash edhe më herët se çështja e rendit dhe sigurisë së qytetarëve tanë, shkojnë përtej barrierave politike. Sukses dhe punë të mbarë!

Lutfi Haziri: S’ka seancë pa marrëveshje me PDK’në

0

LutfiHaziri5-30Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lufti Haziri, ka thënë se nuk do të ketë seancë pa marrëveshje paraprake me PDK’në.

Ai ka thënë se pozita e Kryeministrit i takon LDK’së dhe se kjo punë është e kryer.

Këto komente Haziri i ka bërë në emisionin FORT me Fidan Jupollin.

“Pa marrëveshje s’ka seancë. Edhe puna e Kryeministrit është e kryer. Në kuptimin e detajeve po në kuptimin e përgjegjësive kryesore ne jemi marrë vesh”, ka thënë ai.

Rruga e ikjes si alternativë

0

Arton MuhaxheriArton Muhaxheri

Kosova në periudha të caktuara kohore ka pasur valë ikjesh të qytetarëve drejtë vendeve të zhvilluara të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Secila nga këto periudha tregonte diçka për situatën ku gjendet vendi.

Periudha e paraluftës tregonte shtypjen e shqiptareve nga regjimi serb. Shumë prej familjeve shqiptare, duke mos e përballuar gjendjen e rëndë ekonomike, maltretimet dhe persekutimet e pushtetit serb, si alternativë kishte ikjen nga Kosova. Periudha e pasluftës tregon situatën e pashpresë në të cilën ndodhet vendi dhe kjo duhet t’i shqetësoj, duke filluar nga institucionet që e kanë përgjegjësin kryesore për gjithçka që po ndodh në Kosovë.

Vërtet Kosova – në periudha të caktuara kohore – ka pasur valë ikjesh të qytetarëve, por ajo çka po ndodh sot është jashtëzakonisht e dhimbshme, sepse në periudhën e paraluftës kur shqiptarët iknin nga Kosova ata kishin shpresë se do të kthehen një ditë për të kontribuar në vendin e tyre. E, sot shqiptarët po ikin nga Kosova me dëshirën për të mos u kthyer më, sepse shpresa se një dit mund të bëhet më mirë është shuar.

Sot nuk kanë dëshirë të ikin vetëm ata që janë të papunë, por edhe ata që punojnë dhe kanë paga simbolike; edhe ata që punojnë e kanë paga mbi mesatare. Sot ikjen nga vendi e dëshirojnë shumë të rijnë, por jo vetëm ata, sepse ikja nga vendi është bërë temë bisedash edhe tek të moshuarit që s’e kishin menduar ndonjëherë të vinte një ditë si kjo.

Shkaktari kryesor në dy periudhat kohore të ikjes së shqiptarëve – në kohën e paraluftës dhe pasluftës – është politika. Natyrisht forma ndryshon. Atëherë kemi qenë të persekutuar, pa të drejta, pa liri, mirëpo kishim shpresë; sot kemi të drejta, kemi liri po nuk kemi shpresë. Prandaj, vala e ikjeve është edhe më madhe se në kohën e okupimit, sepse sot nuk ka asgjë që mund të na lidh me vendin. Nëse atëherë na kanë lidh ndjenjat e brendshme për të qëndruar në Kosovë, sot përpos zhvillimit ekonomik, punësimit dhe mirëqenies nuk ka çka të lidh më me Kosovën. Të gjitha janë degraduar deri në skaj. Madje edhe lufta që u bë për çlirimin e vendit është degraduar jashtë mase, pikërisht nga njerëzit që kanë luftuar dhe që sot janë në krye të institucioneve.

Te kërkosh si pushtet nga qytetarët të mos ikin nga Kosova, kjo më duket pafytyrësi nga e ana e këtij pushteti, sepse nuk kanë faj ata qe ikin po ka faj pushteti që i bën qytetarët të ikin duke mos krijuar politika të zhvillimit në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, dhe politika që do të garantonin perspektiven e të rinjve dhe punësimin e tyre. Kjo është formula se si duhet t’ju bëhet ftesë qytetarëve të mos ikin jashtë vendit, e jo me deklarata boshe. Edhe regjimi i Millosheviqit nuk ia linte fajin vetes që iknin shqiptarët, por krijonte parakushte për të ikur.

Pa dashur ta krahasoj deri në këtë pikë me regjimin e Millosheviqit, më duhet të them se për arsyet siç është korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia, varfëria dhe 100 të këqija të tjera që ia bën vendit nga kjo klasë e politikanëve, hajdutë u krijuan parakushtet që qytetaret të ikin nga Kosova.
E, pjesës tjetër të politikës që nuk e ndjen veten përgjegjëse për ikjen e qytetarëve nga Kosova, i mbetet një përgjegjësi e madhe për ta penguar këtë valë ikjesh, përndryshe do të jetë vonë.

Isa Mustafa i padëshirueshëm për PDK-në

0

Isa mustafaaaPartia Demokratike e Kosovës në asnjë mënyrë nuk po mund të pajtohet me faktin se Hashim Thaçi mos të jetë më kryeministër i vendit dhe në krye të ekzekutivit të vij, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Një zyrtarë i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti ka thënë për Gazetën Blic se, Mustafa nuk e gëzon përkrahjen e partisë më të madhe në vend.

“Pjesa më e madhe e PDK-së nuk e duan Isa Mustafën kryeministër” , ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti.Sipas këtij burimi, PDK do të bëjë përpjekje të vazhdueshme që të mos e dorëzoj postin e kryeministrit. Mirëpo, ky burim ka shtuar se edhe nëse PDK e dorëzon këtë post, atëherë do të insistohet që kryeministër të mos jetë Isa Mustafa.

“Nëse LDK nuk do të lëshojë pe në asnjë mënyrë për kryeministrin, atëherë PDK do të insistojë me çdo kusht që as Hashim Thaçi e as Isa Mustafa të mos jenë kryeministër. Në këtë situatë, do të duhej të ishte një person i tretë për kryeministër, por nga radhët e LDK-së. Sipas të gjitha gjasave, Lutfi Haziri do ta ketë mbështetjen më të madhe, dhe ka gjasa të vij në krye të qeverisë, sepse është i pranueshëm edhe për PDK edhe për LDK”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Derisa në Lidhjen Demokratike të Kosovës shprehen të bindur se atyre do t’u takoj posti i kryeministrit, në PDK thonë se nuk ka marrëveshje për këtë pozitë.

Madje edhe deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa- Remi, i cili për pesë muaj insistoj për koalicionin PDK- LDK që në fund u arrit, ka thënë se posti i kryeministrit do t’i takoj partisë më të madhe në vend.

Por, Lutfi Haziri i LDK-së ka thënë se posti i kryeministrit është punë e kryer. Sipas tij, posti i shefit të ekzekutivit i takon partisë së tij, mirëpo nuk ka qartësuar se kush do të jetë kandidati, Isa Mustafa apo dikush tjetër nga LDK.

Ndonëse Haziri publikisht ka thënë se ai nuk është kandidati për kryeministër, nga dega e tij vetëm pak ditë pas arritjes së marrëveshjes PDK- LDK kishin nisur festimet për Lutfi Hazirin si shef i qeverisë.

Marrëveshja ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës u arrit para dy javësh, mirëpo ende nuk janë krijuar institucionet.

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së djeshme Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është zotuar se gjatë javës së ardhshme do të formohen institucionet e reja./ Gazeta Blic

Agron Llakaj: Pasi imitova Berishën ia mbatha në Greqi nga frika

0

AgronLlakaj-roli berishes“Sali Berishën e kam imituar për herë të pare në vitin 1994. Ai atëherë ishte president dhe kjo pati efektin e një boom-i. Unë shquhem se jam trim, por pas kësaj ia mbatha 4 muaj në Greqi”.

Kështu ka deklaruar Agron Llakaj, aktor dhe prezantues i programit televiziv “Al Pazar” në Vizion Plus, i cili ka qenë i ftuar në një emision të njohur “The Karntasians” në Greqi të televizionit Antena 1.

Përpos kësaj, Llakaj i cili gjatë gjithë emisionit ka folur shqip, ka interpretuar një skeç në greqisht ku ai parodizonte trysninë e grekëve që emigrantët shqiptarë të ndërrojnë emrat. Ai ka rrëfyer me këtë fabul një histori nga e shkuara e të atit të tij. Videoja e tij në këtë emision është kthyer në hit në internet, sidomos mes emigrantëve në Greqi

Ylljet Aliçka në garë për çmimin letrar “Balkanika”

0

Ylljet AliçkaShkrimtari Ylljet Aliçka, është nominuar me romanin “Valsi i lumturisë”, kandidat për çmimin “Balkanika”, i cili përfshin disa prej emrave më të njohur letrarë të rajonit. Fituesi i këtij çmimi do ta ketë librin e tij të përkthyer në të gjitha gjuhët ballkanike.

Këtë vit, kjo ngjarje do të mbahet në Shqipëri nga datat 5-7 dhjetor.

Shkrimtarët shqiptarë që e kanë fituar këtë çmim më herët janë Ismail Kadare dhe Fatos Kongoli, kurse sivjet garon Aliçka, me një histori për gjashtë personazhe, me stil të pasur me ironi dhe sarkazëm.

Nga Bullgaria këtë vit, është nominuar Zdravka Eftimova me romanin “Histori nga Perkini”, Dimitrios Stefakanis nga Greqia me romanin “Film Noir”, Mitko Madzunkov nga Serbia me librin “Zogu nga viti i shkuar”, Mirela Noznoevanu nga Romania me një përmbledhje të tregimeve, Dragan Velikic nga Serbia garon romanin “Bonavia” dhe Hakan Gunday nga Greqia me “Ziyan”, shkruan gazeta Shqip.
“Balkanika” konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm letrar sepse promovon arritjet letrare nga vendet e Ballkanit, ofron mbështetje për projektet kërkimore dhe publikon veprat e autorëve në një revistë letrare.