29.9 C
Prizren
E premte, 1 Gusht, 2025
Home Blog Page 7416

Marrëveshja PDK-LDK firmoset në fundjavë

0

Mustafa-Thaci14-26Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike pritet të firmosin më së largu të dielën marrëveshjen për koalicionin qeverisës, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Një burim i “Kohës Ditore” ka treguar se grupet punuese tashmë kanë finalizuar draftin e Programit qeverisës, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe gazeta.

Po kështu, subjektet janë akorduar edhe për ndarjen e pushtetit. Sipas tij, marrëveshja mund të firmoset edhe gjatë ditës së shtunë nga liderët e të dyja partive, Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Kësisoj, të hënën do të mund të zhvillohet seanca konstituive.

“Do të ketë një takim ndërmjet liderëve politikë gjatë ditës së nesërme dhe në fund janë planet që edhe të nënshkruhet marrëveshja që ka të bëjë me ndarjen e përgjegjësive institucionale”, ka thënë ky burim, shkruan Koha Ditore.

“Emra titullarësh nuk do të përmenden në marrëveshje”.

Thaçi, kryeministër në detyrë, nuk ka qenë thuajse gjatë gjithë javës në Kosovë. Ai ka qëndruar në New York, ku e ka prezantuar Kosovën në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Do të kthehet paraditen e së shtunës dhe zyrtarët e partisë së tij nuk e kanë mohuar faktin se po këtë ditë edhe do ta firmosë marrëveshjen me Mustafën.

“Nesër vjen kryeministri. Ai i sqaron gjërat brenda ditës”, ka thënë shkurt Hajredin Kuçi, nënkryetar në PDK.

‘Provokim i ri’: Mbishkrime ‘UÇK’ dhe ‘Kosova’ në Manastirin e Zoçishtes

0

Manastiri Zocishtes-mbishkrimNë portën e manastirit të Zoçishtes në Rahovec, persona të panjohur kanë shkruar mbishkrime “UÇK” dhe “Kosova”, veprime të cilat dioqeza Rashkë-Prizren i ka cilësuar si provokime të reja.

Dioqeza Rashkë-Prizren ka njoftuar në faqen e saj të internetit se rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, ndërsa ka shtuar se kryesi i veprës ka hyrë përmes një hapësire në mur afër portës, raporton Koha.net.

Në Dioqezë vlerësojnë se shkrimi i këtyre mbishkrimeve është edhe një provokim i radhës, me siguri me qëllimin që të sjellin shqetësim në mes të murgjve dhe punëtorëve në manastir.

Dioqeza kujton se ky nuk është rasti i parë që shkruhen mbishkrime në muret e manastireve, porse “secilën herë ky është një paralajmërim i ri për murgjit që të jenë më të kujdesshëm”.Manastiri Zocishtes-mbishkrim1

Ramush Haradinaj: Isa Mustafa i dobët për Kryeministër

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj tha se Blloku filloi të lëkundej në momentin kur Gjykata Kushtetuese mohoi mundësinë që Isa Mustafa të ishte Kryeparlamentar. Në këtë kohë sipas Haradinajt, LDK nisi të kërkonte mënyra për të përmbushur ambiciet e tyre politike.

“LDK ka qenë dashtë me qenë me e qartë. Nëse e kanë dashtë veç postin e Kryeministrit ose me ne ose me tjerët është dashur të tregonte se duan pushtet”, tha Haradinaj.

Haradinaj në emisionin ‘Argument Plus’ tha se pavarësisht se kishin njohuri për ndryshimin në LDK nuk kishin arritur të ndryshonin qeverisjen në vend.

Tha se nuk ka rëndësi nëse do të jetë Kryeministër Hashim Thaçi ose Isa Mustafa, sipas tij qeverisja e këtyre dy partive do të jetë e dobët.

Haradinaj tha se nuk mund t’i linte postin e Kryeministrin Isa Mustafës, pasi tha se kjo do të ishte një Qeveri e dobët.

“Me ia pranue mandatarin gjatë asaj kohe sa isha i propozum prej tyre do t’i pranojsha mandatarin dikujt që udhëheqke me 47 deputetë për një Qeveri edhe sikur të rrinte në Bllok pra për një Qeveri 47 deputetë plus komunitetet etnike që do të ishte një Qeveri çdo herë e mvarne nga votat e listës serbe, pa të keqe se ne i kemi partnerë janë qytetarë të venit, por atëherë unë do të shkojsha për një variantë të një kryetari të Qeverisë për të cilin mendoj se është i dobët për kryetar të Qevrisë”, tha Haradinaj.

Këta mund të jenë ministrat e LDK-së

0

LDK-logo5-23Burime të portalit Koha.net kanë dhënë emrat që nga radhët e LDK-së mund të jenë ministra në kabinetin qeveritar që kjo parti do të ketë me PDK-në e Hashim Thaçit.

Qeveria, që me gjasë do t’i prijë Isa Mustafa, për Ministër të Financave do të ketë Abdullah Hotin, për ministër të Zhvillimit Ekonomik do të ketë njohësin e çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa.

Në dikasteret që kanë të bëjnë me ekonominë, e që sipas gjitha gjasave do t’i takojnë LDK-së, ministre e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë Hikmete Bajrami.

Ministrinë e Kulturës, Rinise dhe Sportit do ta drejtojë Kujtim Shala, ndërsa atë të Administratës Publike, Arben Gashi. Mbetet i padefinuar emri i ministrit të Diasporës, e cila do t’i takojë LDK-së, ndërsa janë dy emra që po përmenden për të qenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Ata janë Teuta Sahatqija dhe Valbon Krasniqi.

Sipas këtij burimi, shef i kabinetit të kryeministrit Mustafa do të jetë Bajram Gecaj, ndërsa Arban Abrashi zëdhënës i Qeverisë.

Më parë kryeministri në detyrë Hashim Thaçi ka thënë se marrëveshja me LDK-në do të finalizohet gjatë vikendit.

Haliti: Posti i Kryeministrit mbetet çështje e diskutueshme

0

XhavitHaliti-pdkVazhdimi seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet këtë të hënë mund të ndodhë që të shtyhet për fillimin e vitit të ardhshëm, nëse nuk nënshkruhet marrëveshja mes PDK’së e LDK’së.

Anëtari i kryesisë së PDK’së, Xhavit Haliti ka thënë për televizionin publik se posti i kryeministrit mbetet çështje e diskutueshme.

“Shpresoj që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja. Me të kthyer kryeministri Hashim Thaçi nga Nju Jorku besoj se kjo do të kryhet të shtunën ose të dielën gjatë takimit të dy liderëve të të dyja partive”, ka thënë Haliti.

Ai më pas ka theksuar se PDK nuk është e gatshme ta prish marrëveshjen me LDK’në, dhe se nuk beson që do të mund të ketë shtyrje të seancës.

Seanca e Kuvendit mund të shtyhet deri në 2015

0

Kuvendi i Kosoves 7Vazhdimi seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet këtë të hënë mund të ndodhë që të shtyhet për fillimin e vitit të ardhshëm, nëse nuk nënshkruhet marrëveshja mes PDK-së e LDK-së

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë për RTK-në se posti i kryeministrit mbetet çështje e diskutueshme.

“Shpresoj që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja. Me të kthyer kryeministri Hashim Thaçi nga Nju Jorku besoj se kjo do të kryhet të shtunën ose të dielën gjatë takimit të dy liderëve të të dyja partive”, ka thënë Haliti.

Ai më pas ka theksuar se PDK nuk është e gatshme ta prish marrëveshjen me LDK-në, dhe se nuk beson që do të mund të ketë shtyrje të seancës.

Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, nuk e ka mohuar mundësinë e shtyrjes së seancës konstituive për në fillim të vitit të ardhshëm.

“Pres që të hënën e ardhshme ose në fillim të vitit të ardhshëm të thirret seanca”, ka thënë Rugova.

Ai ka theksuar se LDK-ja do të jetë ajo që do ta udhëheq qeverinë e Kosovës.

“Nuk kem hy në koalicion pa e pas postin e kryeministrit. LDK nuk do ta lëshoj postin, nëse LDK e lëshon unë nuk do të jem pjesë e saj”, ka deklaruar Rugova.

Sheshel: Serbia do kthehet në Kosovë, me luftë ose pa luftë

0

Shesheli14-13Është liruar përkohësisht nga Haga por nuk po i ndalë kërcënimet.

Lideri i radikalëve serbë Vojsllav Sheshel në një intervistë për Klan Kosovën ka deklaruar se Serbia do të kthehet në Kosovë edhe me luftë nëse është nevoja. Ai ka treguar se në qendrën e paraburgimit në Hagë ka takuar Fatmir Limajn e Ramush Haradinajn dhe se ka kaluar mirë me ata.

Sheshel nuk e pranon faktin që ajo që për të është krahinë jugore e Serbisë u bë shtet i pavarur i shumicën shqiptare.

‘Ne do të kthehemi në Kosovë me ose pa ushtri. Duam ta bëjmë këtë në paqe dhe rezoluta 1244 i garanton Serbisë këtë kthim. S’do të pengojmë jetën e shqiptarëve dhe politikanëve të tyre. Nëse kjo do të thotë luftë, atëherë bëhuni gati, ushtria serbe do të kthehet o sot o nesër”, tha Sheshel.

Thotë se do e vizitoj Kosovën edhe pse e di se do ta ketë të vështirë.

‘Nuk do të më lëshojnë në kalimet administrative por më duhet të shkoj ilegalisht nëpërmjet ndonjë rruge dhish që të mos më ndal policia. Do t’i vizitoj Mitrovicën, Prishtinën e Graçanicën. Mund të më vrasin por jo edhe të më ndalin”, tha ai.

12 vjet në burg në Holandë ku u mbajt si i dyshuar për krime lufte e kanë zbutur pak njeriun që është simbol i urrejtjes etnike dhe fetare ndaj shqiptarëve, myslimanëve boshnjak dhe kroatëve. Çuditërisht me disa nga përfaqësuesit politik të të parëve ka kaluar mirë në Hagë.

“Në Hagë takova Fatmir Limajn që nuk e di nëse ende është nënkryetar i PDK’së e njoh Ramush Haradinajn e tjerë shqiptarë që kanë qenë në Hagë. Ne jemi shoqëruar, flisnim se si secili ka luftuar për interesat e popullit të tij. Aty kurrë nuk pati telashe shqiptaro-serbe por serbët mes vete kaluam keq”, theksoi ai.

Rugova: S’do të jem pjesë e qeverisë nëse LDK s’e drejton qeverinë

0

HakiRugova-ldk14Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, nuk e ka mohuar mundësinë e shtyrjes së seancës konstituive për në fillim të vitit të ardhshëm.

“Pres që të hënën e ardhshme ose në fillim të vitit të ardhshëm të thirret seanca”, ka thënë Rugova për televizionin publik.

Ai ka theksuar se LDK-ja do të jetë ajo që do ta udhëheqë qeverinë e Kosovës.

“Nuk kemi hyrë në koalicion pa postin e kryeministrit. LDK nuk do ta lëshojë postin. Nëse LDK e lëshon, unë nuk do të jem pjesë e saj”, ka deklaruar Rugova.

Rektori: Pa lejen time, asnjë vendim i Komisionit nuk mund të zbatohet

0

rektori zejnullahuSot është formuar komisioni shtatë anëtarësh për gjetjen e një zgjidhjeje që kandidatët për studime që vijnë nga lista e formuluar nga Shoqatat e Luftës, të sistemohen në Universitetin e Prishtinës.

Mirëpo, marrëveshja e arritur mbrëmë në Rektorat ndërmjet rektorit, ministrit në detyrë të Arsimit, zyrës së kryeministrit dhe Shoqatave të dala nga Lufta, ka shumë paqartësi, raporton RTK.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, thotë se roli i këtij komisioni është që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dy palët.

Mirëpo, rektori Ramadan Zejnullahu thotë se pavarësisht vendimit që do të merr ky komision, asgjë nuk mund të zbatohet pa lejen e tij.

“Shpresoj që Komisioni të dalë me një qëndrim, mirëpo mua ekskluzivisht me mbetet që ta zbatojë apo jo atë vendim. Pa dhënë leje unë asgjë nuk mund të bëhet në Universitet”, ka thënë Zejnullahu.

Opozita kritikon ashpër fjalimin e Thaçit në OKB

0

thaci ne okbFjalimi i kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, në Këshillin e Sigurimit u kritikua ashpër nga partitë opozitare. Thanë se Thaçi vazhdimisht ishte në defensivë, derisa Vuçiqi sulmonte vazhdimisht. Për opozitarët, Hashim Thaçi nuk e ka përfaqësuar denjësisht Kosovën, raporton KTV.

Kritika të mëdha në adresë të kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, për paraqitjen e tij në Këshillin e Sigurimit në New York kanë adresuar partitë opozitare në vend.

Në Vetëvendosje dhe AAK, thonë se Thaçi nuk e përfaqësoi denjësisht vendin dhe nuk e mbrojti Kosovën karshi homologut të tij serb, që vazhdimisht fliste për Kosovën si territor të Serbisë.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë se kryeministri në largim në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit vazhdimisht është munduar t’i ikte përballjes me Vuçiqin, por sipas tij, një gjë të dy homologët i bashkoi e që ishte krijimi i Gjykatës Speciale për t’i ndjekur luftëtarët e UÇK-së për krime të supozuara.

Konjufca tha se derisa Vuçiqi fliste për Kosovën si territor të saj, Thaçi fliste se sa në Kosovë përdoret interneti.

Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, tha se është pritur që kryeministri në detyrë të fliste për të zhdukurit dhe dëmet që Serbia ia shkaktoi Kosovës e jo të merret me vetveten.

Shefja e deputetëve të AAK-së tha se Vuçiqi gjithë kohën përpiqej të përfitonte nga sulme të vogla, që kanë ndodhur në Kosovë e Thaçi vetëm improvizonte, përcjell koha.net.

Ndërkohë, nga New Yorku, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar krijimin e qeverisë së re javën e ardhshme dhe gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për krijimin e shpejtë të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara në Kosovë.