Opozita kritikon ashpër fjalimin e Thaçit në OKB

thaci ne okbFjalimi i kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, në Këshillin e Sigurimit u kritikua ashpër nga partitë opozitare. Thanë se Thaçi vazhdimisht ishte në defensivë, derisa Vuçiqi sulmonte vazhdimisht. Për opozitarët, Hashim Thaçi nuk e ka përfaqësuar denjësisht Kosovën, raporton KTV.

Kritika të mëdha në adresë të kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, për paraqitjen e tij në Këshillin e Sigurimit në New York kanë adresuar partitë opozitare në vend.

Në Vetëvendosje dhe AAK, thonë se Thaçi nuk e përfaqësoi denjësisht vendin dhe nuk e mbrojti Kosovën karshi homologut të tij serb, që vazhdimisht fliste për Kosovën si territor të Serbisë.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë se kryeministri në largim në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit vazhdimisht është munduar t’i ikte përballjes me Vuçiqin, por sipas tij, një gjë të dy homologët i bashkoi e që ishte krijimi i Gjykatës Speciale për t’i ndjekur luftëtarët e UÇK-së për krime të supozuara.

Konjufca tha se derisa Vuçiqi fliste për Kosovën si territor të saj, Thaçi fliste se sa në Kosovë përdoret interneti.

Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, tha se është pritur që kryeministri në detyrë të fliste për të zhdukurit dhe dëmet që Serbia ia shkaktoi Kosovës e jo të merret me vetveten.

Shefja e deputetëve të AAK-së tha se Vuçiqi gjithë kohën përpiqej të përfitonte nga sulme të vogla, që kanë ndodhur në Kosovë e Thaçi vetëm improvizonte, përcjell koha.net.

Ndërkohë, nga New Yorku, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar krijimin e qeverisë së re javën e ardhshme dhe gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për krijimin e shpejtë të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara në Kosovë.

Më Shumë

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit