19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 7423

Çfarë prodhojnë pushtetet?

0

BRITAIN KOSOVOPublicisti Veton Surroi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka deklaruar se koalicioni PDK-LDK mund të mos jetë kurrfarë përjashtimi nga rregulli i deritashëm në Kosovë – ku elitat politike e kanë shfrytëzuar pjesëmarrjen e tyre në politikë për të krijuar rrethana më të mira për veten, e jo për të krijuar një shtetndërtim të duhur.

Këto janë përgjigjet e Surroit lidhur me vonesën e formimit të institucioneve, koalicionin PDK-LDK, zgjedhjet, Gjykatën Speciale, raportet e tij me Hashim Thaçin, si dhe rrezikun nga ekstremizmi.
Për vonesën në formimin e institucioneve

Kjo flet për dobësinë institucionale në Kosovë, dobësinë e strukturave politike. Është një produkt i një procesi të kapjes së shtetit në Kosovë, i cili, fatkeqësisht, e ka përcjell hyrjen e Kosovës në pavarësi dhe pastaj edhe Kosovën e pavarur.

Për Koalicionin PDK-LDK
Nuk mendoj se duhet të përqendrohemi fare tek formulat. Puna është se çfarë do të prodhojnë pushtetet. Dhe, pushtetet në Kosovë, në masë të madhe, janë pjesë të një periudhe para-moderne të shtetit, ku ai që është në pushtet merr nga shteti dhe nuk jep shtetbërje.Elitat politike në Kosovë e kanë shfrytëzuar pjesëmarrjen e tyre në politikë, për të krijuar rrethana më të mira për veten dhe për familjet e tyre, por jo për të krijuar një shtetndërtim të duhur.Ky koalicion mund të mos jetë kurrfarë përjashtimi nga ky rregull i deritanishëm.

Për zgjedhjet
Zgjedhjet dhe kjo tejzgjatje po i bëjnë dëm nocionit të demokracisë, sepse të gjithë ata që mendojnë se me zgjedhje dhe me votë të lirë do të bëhen ndryshime janë zhgënjyer me produktin e këtyre zgjedhjeve të kaluara, ku me manovra të ndryshme, me institucione të kapura nga struktura politiko-maifioze, nëse mund të përdoret ky formulim, nëpërmjet këtyre manovrimeve e kanë bllokuar një vendimmarrje e cila në shtetet tjera do të ishte demokratike.

Për Gjykatën Speciale

Varet se çfarë do shoqëria kosovare… Si do a interpretojnë klasa politike, shoqëria civile, mediat, pjesa intelektuale e kësaj shoqërie.
Për një shtet të ri, i cili që nga lindja po lëngon nga thyerjet e brendshme, është shumë me rëndësi ta kalojë këtë fazë të katarsës dhe të spastrohet nga akuzat. Nëse ato janë të vërteta, atëherë të procedohen më tutje. E nëse janë të pavërteta, të hiqen një herë e përgjithmonë nga opinioni publik ndërkombëtar.Kosova e ka fatin e keq të dyfishtë, jo vetëm të pasjes së një strukture politike të lidhur me krimin, e cila është shndërruar në elitë udhëheqëse, por edhe në krijimin e një perceptimi të gabueshëm në një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare se të gjithë janë të njëjtë në Kosovë, se disi kodi gjenetik shqiptar duhet të prodhojë krim, gjë që është krejtësisht e pavërtetë.

Për raportet me Hashim Thaçin

Fakti që kemi bashkëpunuar, nuk do të thotë se ka pasur afri. Njeriu, në një fazë historike, duhet të bashkëpunojë me ata që duhet të bashkëpunojë, e jo me ata që zgjedh të bashkëpunojë. Kjo nuk ka qenë zgjedhja ime. Ka qenë zgjedhja e rrethanave historike. Po të kthehesha në po ato rrethana, prapë do të bashkëpunoja pa kurrfarë dyshimi, sepse ishte interesi madhor i këtij vendi. Por, Z. Thaçi dhe struktura së cilës ai i përket, struktura e ngushtë politike e lidhur me krimin, është lajm i keq për Kosovën dhe do të jenë një lajm i keq për Kosovën përderisa do të jenë pjesë e kësaj elite.

Për terrorizmin
Kosova, Shqipëria, Maqedonia, shqiptarët në Ballkan, janë shumë të rrezikuar nga shndërrimi i Islamit Politik në një lëvizje ndërkombëtare dhe shndërrimin e kësaj lëvizjeje ndërkombëtare në një magnet që tërheq njerëzit nga viset e ndryshme të botës në një kauzë e cila është krejtësisht jashtë besimit, traditës, formës së komunikimit të shoqërisë shqiptare.
Ky është një rrezik jo vetëm për sigurinë e shqiptarëve dhe Ballkanit, pra edhe të Europës, por është edhe një rrezik për natyrën, për kodin e bashkëjetesës të cilin e kanë të ndërtuar shqiptarët dhe i cili është shembull për Europën dhe më gjerë.

Thaçi: Javën e ardhshme konstituohen institucionet

0

Thaci-OKBKryeministri Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se Kosova është storie e suksesit dhe shtet i konsoliduar.

Ai ka thënë se shteti kosovar brenda javës do t’i konstituoj institucionet.

Lexojeni fjalimin e Thaçit në Këshillin e Sigurimit:

OKB e ka pasur njërën nga misionet më të suksesshme në botë, në Kosovë.

Kosova është shtet modern me ligje të mira që garanton të drejtat e qytetarëve.

Kosova tashmë ka hyrë edhe formalisht në rrugën drejt integrimit në BE.

Falë dialogut me Serbinë dhe marrëveshje historike me Serbinë, Kosova është importuese e sigurisë.

Ne vendosëm të normalizojmë marrëdhëniet për hir të fëmijë tanë dhe të shikojmë përpara si dy kombe dhe drejt anëtarësimeve euro-atlantike.

Veriu ka qenë brengë e vazhdueshme e eskalimit të situatës. Qytetarët e veriut kanë pasur frikë nga Qeveria e Kosovës, mirëpo kjo gjë ka ndryshuar.

Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e përgjithshme sipas ligjeve të Kosovës për herë të parë, është një ogur i mirë për normalizim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Qytetarëve me nuk ju interesojnë fjalimet nacionaliste, por ata duan punë, arsim… prandaj viti 2014 do të shënohet në histori, që si veriu ashtu edhe jugu morën pjesën në zgjedhje.

Kosova organizoi brenda gjashtë muajve dy palë zgjedhje të suksesshme. Këto zgjedhje u vlerësuan si me të mira nga ndërkombëtare. Këto zgjedhje sollën integrimin e serbëve në sistemin e Kosovës.

Pas zgjedhjeve nacionale kemi pasur një bllokadë, por jo krizë… Ne nuk patëm as trazira gjatë kësaj kohe, por treguan se klasa politike e Kosovës e respekton Kushtetutën, ligjet, presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, përndryshe presidentja e parë femër në tërë Kosovën.

Tani me kënaqësi te veçantë mund t’ju garantoj se duke respektuar vendimin e Kushtetuese, PDK dhe LDK kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje. Dhe ju them se javën e ardhshme konstituohen institucionet e Kosovës.

Edhe komunitetit boshnjak duhet t’i takojë pozitë ministrore në Qeverinë e Republikës së Kosovës

0

Cerim B.Shkruan:Cerim Bajrami

Pas pritjeve pesë mujore për tejkalimin e ngërçit politik rreth formimit të institucioneve qeveritare në Kosovë, pas zgjedhjeve qëndrore të mbajtura me 8 qershor të këtij viti, më në fund erdhi lajmi i shumëpritur se dy liderët e partive më të mëdha në Kosovë, PDK dhe LDK, z. Hashim Thaqi dhe z. Isa Mustafa, para dy javëve, në praninë e Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga dhe Ambasadores së SHBA-ve në Kosovë Tracey Ann Jacobson, kanë arritur marrëveshjen rreth formimit të Qeverisë së përbashkët dhe zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Tash të gjithë e dimë se duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese pozita e kryetarit të organit më të lartë legjislativ të Republikës së Kosovës i takon partisë ose koalicionit parazgjedhor i cili ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhje, e kjo është PDK me partnerët e saj, me gjithsej 36 vende të fituara në Parlamentin e Kosovës.

Ndërkohë, Blloku pas zgjedhor i formuar nga LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosja, qe së bashku kishin shumicën absolute në Parlament, për kundër mospajtimeve me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, para një muaj ata vendosën që të lëshojnë pe lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit nga ana e PDK-së.

Mirëpo, shumë shpejt filluan problemet brenda Bllokut rreth ndarjes së pozitave udhëheqëse të parlamentit dhe ekzekutivit, pasi që paraprakisht ishte marrëveshja që partisë më të madhe në Bllok (LDK-së, gjegjësisht z. Isa Mustafa) t’i takoj posti i Kryetarit të Parlamentit, kurse z. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK- së, ishte planifikuar për kryeministër. Problemi i tyre vazhdoi edhe më tutje rreth pozitës së udhëheqësit të ekzekutivit, pasi që LDK-ja në ndërkohë kërkoi që kjo pozitë t’i takoj asaj, me arsyetimin se kishte numrin më të madh të deputeteve në parlament nga subjektet e Bllokut me gjithsej 30 deputet. AAK-ja nuk lëshoi pe, duke kërkuar që kandidat i Bllokut për kryeministër edhe më tutje të mbetet lideri i tyre z. Ramush Haradinaj, duke shtyrë kështu LDK-në të marr vendim që të hyjë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaqit.

Ky vendim i LDK-së, për shumkënd nuk ishte ndonjë befasi e madhe pasi që në kohën e fundit diçka e tillë ishte paralajmëruar. Ndodhi si ndodhi, pa marrë parasysh mendimet e kundërta (opozitare), vendimi, sipas rrethanave, është i pranueshëm për shumicën e opinionit publik, sepse para së gjithash, ishte koha e fundit që kriza politike të zgjidhej. Në këtë drejtim, kontribut kanë dhënë edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët përmes ambasadorëve kanë ushtruar presion për formimin sa më parë të institucioneve të Kosovës, duke theksuar se ideja e shkuarjes në zgjedhjet e reja, do të jetë opsioni i fundit…

Edhe pse ende nuk është zbuluar dhe nënshkruar marrëveshja e partnerëve të rij të koalicionit PDK dhe LDK, si dhe nuk kemi nga PDK konfirmimin për pozitën e kryeministrit, që në bazë të deklarimeve të publikuara nga LDK, duhet t’i takoj kryetarit të kësaj partie z. Isa Mustafës, ndërsa ka sugjerime që kryeministri aktual i Kosovës z. Hashim Thaqi, në perspektivë do të jetë kandidat për Kryetar të Kosovës nga kjo shumicë e koalicionit parlamentar. Por, ajo që dihet saktë, sipas medieve, është edhe ndarja e pozitave ministrore sipas sistemit gjysmë për gjysmë. Ndërsa ajo që nuk është kontestuese, është formimi i grupeve punuese për konkretizimin e marrëveshjes së dy liderëve rreth programit të ardhshëm qeverisës. Ndërkohë është paralajmëruar seanca e Parlamentit të Kosovës më 8 dhjetor…

Për komunitetet jo shumicë në këtë marrëveshje esenciale janë deklaratat e liderëve mbi parimet bazë për formimin e kabinetit të ardhshëm, në të cilat është edhe premtimi se “qeveria e re do të jetë multietnike”. (Ndryshe, ky qëndrim është cekur edhe para arritjes së kësaj marrëveshje në deklaratat e kryetarit të partisë më të madhe, kryeministrit aktual z. Hashim Thaqit.)
Megjithatë, ajo që është me rëndësi në këtë kontekst për komunitetet jo shumicë, bazuar në raportet e fundit mediale mbi ndarjen e pozitave ministrore në qeveri, është përmendur shifra prej katër ministrive për ta, ndërsa pas arritjes së marrëveshjes PDK-LDK, është përmendur shifra prej tri ministrive për komunitetet joshumicë.

Shifra prej tri ministrive për këto komunitete nuk është befasi e aspak bujari politike e askujt, por është kategori kushtetuese dhe ligjore, gjegjësisht numri minimal i pozicioneve ministrore për këto komunitete sipas sistemit aktual ligjor në Kosovë. Pra, sikurse Kushtetuta e Kosovës parasheh 20 vende të garantuara në Parlamentin e Kosovës për komunitetet jo shumicë, gjithashtu thuhet edhe për minimumin e dy vendeve për përfaqësuesit e komunitetit serbë si dhe minimumin një vend të ministrit për përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve tjera, në qeveri. Kurse dihet se “komunitetet tjera” përveç serbëve, gjithashtu kanë 10 deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Të përkujtojmë se në përbërjen e Qeverisë aktuale, komuniteti serb ka pas të drejtën e tre ministrave (prej të cilëve njëri ka qenë zëvendës kryeministër i qeverisë), kurse në vitin e fundit ka përfituar edhe një ministër pa portofol. Kurse të gjitha “komunitetet tjera” kishin një pozitë ministrore, në të cilën në qeverinë aktuale ishte z. Mahir Yagcilar nga komuniteti turk (nga partia KDTP), kur të njëjtën pozitë e pati edhe në Qeverinë e parafundit, dmth. në dy mandatet rresht. Gjithashtu. KDTP kishte edhe tre zëvendës ministra në qeverinë aktuale të Kosovës, më tre deputet të vet në parlamentin e kaluar.
Në anën tjetër, komuniteti boshnjak me katër deputet në legjislaturën e kaluar parlamentare, të cilët që të gjithë kanë votuar për kabinetin qeverisës, domethënë ishin në pozitë, deri para një viti kishin gjithsej katër zëvendës ministra: tre nga koalicioni “Vakat” dhe një nga Partia e Re Demokratike (NDS), kurse i katërti deputet nga Qendra e Unionit Demokratik (CDU) nuk ka pas asnjë përfaqësues në qeveri nga radhët e komunitetit boshnjak.
Të shtojmë edhe këtë qe komuniteti rom dhe ashkalinjë kishin nga një vend të zëvendësit në qeverinë aktuale, kurse komunitetet RAE kishte katër deputetë, po aq kanë edhe në përbërjen e re parlamentare.
Siç dihet, pozita e zëvendës ministrit gjithashtu nënkupton edhe maximimi dy të punësuar (vozitësi dhe asistenti), derisa pozita e ministrit nënkupton së paku 9 (nëntë) të punësuar: këshilltarë, asistentë, shoferë…., e të mos flasim për pozitën, të drejtat dhe përgjegjësitë e ministrit dhe zëvendës ministrit në qeveri.

Të kujtojmë se në këtë përbërje të parlamentit vendet e rezervuara për komunitetet jo shumicë të Republikës së Kosovës që ishin në dy përbërjet e mëhershme, janë zëvendësuar me vendet e garantuara, dmth. gjithsej 20. Nga 10 vendet e garantuara komuniteti boshnjak ka tre vende, komuniteti turk dy, katër vende i ndajnë komunitetet RAE dhe një vend i takon komunitetit goran. Kurse komuniteti serb gjithashtu ka 10 vende. Pra, boshnjakët e Kosovës në bllokun e komuniteteve jo shumicë, përpos komunitetit serb, kanë numrin më të madh të deputetëve.

Po ashtu, komuniteti boshnjak në zgjedhjet e fundit kishte numrin më të madh të votuesve, gjegjësisht numrin më të madh të votave të fituara nga ana e subjekteve politike të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhje. Gjithashtu, renditet komuniteti i dytë jo shumicë pas komunitetit serb. Nga numri i përgjithshëm i votave, numrin më të madh të votave (afër shtatë mijë) i ka fituar koalicioni “Vakat”, që është një koalicion shumë përfshirës ngase në të bëjnë pjesë katër subjekte politike nga të gjitha rajonet ku jetojnë pjesëtaret e këtij komuniteti në Kosovë. Koalicioni “Vakat” me dy deputet në Parlamentin e Kosovës dhe me një deputet nga subjekti politik NDS, mund të jenë faktor kyç në momentet e rëndësishme të vendimmarrjes, me një bashkëpunim më të madh se gjerë më tani, kur është në pyetje votimi, gjegjësisht vendimmarrja për pozitën e bashkësisë boshnjake.

Por kjo mosmarrëveshje është në fakt një sëmundje e vjetër e politikës boshnjake dhe ajo, në fund të fundit, nuk është ekskluzivisht vetëm e boshnjakëve, pa marrë parasysh qe ka edhe shumë “simptome” specifike. Rezultatet e këtyre mosmarrëveshjeve janë të dukshme, ndërsa njëri nga segmentet e rëndësishme të saj është humbja e pozitave politike si në nivelet lokale ashtu edhe në nivelin qëndror për këta përfaqësues politik, respektivisht përfaqësues boshnjak. Si rezultat i humbjeve të këtyre pozitave, janë evidente edhe humbjet në arritjen e shpejtë të drejtave kombëtare dhe civile të komunitetit boshnjak në Kosovë.

Krijohet përshtypja që ndërkohë edhe për disa udhëheqës të komunitetit shumicë shqiptar të Kosovës, kjo mosmarrëveshje e individëve të caktuar të politikanëve boshnjak tashmë ka kaluar kufirin e “lejuar”, çka është një “trend” i mirë, i cili mund të shkojë në të mirë të apeleve për bashkim dhe një qasje të çartë të përfaqësuesve politik boshnjak, që vijnë nga radhët e popullit boshnjak të Kosovës.
Marrë parasysh fjalët si dhe momentin aktual në prag të formimit të Qeverisë së Kosovës, shtrohet pyetja për vetën nëse mosmarrëveshjet e përfaqësuesve politik boshnjak edhe kësaj radhe do të kontribuojnë në mos përmbushjen e premtimeve, të cilat kanë qarkulluar në pesë muajt pas zgjedhjeve nga udhëheqësit e lartë si nga PDK-ja po ashtu edhe nga ana e Bllokut (respektivisht LDK-ja) që në këtë përbërje të ekzekutivit edhe bashkësisë boshnjake do ti takojë një pozitë ministri?
Në mënyre specifike, pasi që në media po spekulohet se përfaqësuesit e dy partive janë marrë vesh për ndarjen e dikastereve në qeveri, si dhe komuniteteve jo shumicë do t’iu takojnë katër (kurse më herët – tri) ministri, dihet që dy prej tyre (si minimum kushtetues) janë patjetër për komunitetin serb, derisa për të treten kemi paralajmërime nga z. Mahir Yagcilar se ai nuk e ka ndërmend të ndalet së kërkuari një ministri për komunitetin e tij turk, respektivisht për vete, a do të thotë kjo që përsëri boshnjakët mund të llogarisin vetëm në disa poste zëvendësministrash në qeverinë e re të Republikës së Kosovës?

Është i mundur ky rezultat total negativ për komunitetin boshnjak, mirëpo është e mundur që udhëheqësit aktual të PDK-së dhe LDK-së do të mbajnë premtimet e tyre dhënë përfaqësuesve boshnjak, para se gjithash përfaqësuesve te Koalicionit Vakat, që edhe atyre do t’iu ndahet një ministri, një nga tri apo katër ministritë e paralajmëruara për përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë.
Në rast të mos ndarjes së kësaj pozite plotësisht të merituar, assesi nuk duhet pritur nga opinioni boshnjak në Kosovë të pajtohen me fatin politik humbës, gjegjësisht atë që e fitojnë subjektet politike boshnjake në zgjedhje dhe nga votuesit e tyre, disa nga përfaqësuesit e tyre rregullisht humbin në bisedime me ata që formojnë qeverinë e re. Ne fund, do te jetë krejt njëjtë “justifikimi” se përfaqësuesit boshnjak nuk janë gjetur mirë, ose përsëri janë (keq)përdorur nga të tjerët, dhe atë jo vetëm nga përfaqësuesit e komunitetit shumicë, por edhe nga ana e përfaqësuesve jo shumicë.
A do të përsëritet historia e humbjes së përfaqësuesve boshnjak në institucionet e Republikës së Kosovës, apo përfaqësuesit boshnjak do të bëjnë një hap para me marrjen e një pozite ministrore në qeveri për komunitetin boshnjak? Kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.

Vuçiq bën thirrje për krijimin e Gjykatës Speciale

0

Aleksandar Vucic2Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka bërë thirrje për krijimin e Gjykatës Speciale, duke pretenduar se pjesëtarët e UÇK-së duhet të dënohen për krimet e kryera kundër serbëve dhe jo-shqiptarëve.

“Serbët nuk mund të vizitojnë varret e të parëve të tyre në Kosovë sepse nuk ka siguri. Thirrja e institucioneve atje është veç mashtrim sepse atje nuk ka siguri”, ka thënë ai.

“Gjykata speciale duhet t’i gjykojë pjesëtarët e UÇK-së që kanë kryer krime kundër serbëve. Dënimi i tyre nga EULEX-i deri më tani nuk është bërë sepse te ndërkombëtarët ka pasur ndikim elita e politikanëve shqiptarë”.

Ai ka folur në detaje për rastin Kleçka dhe për Grupin e Drenicës.

Vuçiq: Kemi problemet tona, nuk kemi kohë për nacionalizëm

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka thënë se shteti i tij asnjëherë nuk ka krijuar probleme nacionaliste, pasi sipas tij, Serbia ka problemet e veta të brendshme.

“Serbia është e përcaktuar për paqe në mënyrë të pavarur dhe pa kurrfarë shtytje nga jashtë. Kemi bërë reforma ekonomike, nuk krijojmë probleme nacionaliste sepse kemi problemet tona të brendshme. Serbia ka shmangur konfliktet etnike sepse këtë e bëjnë vetëm politikanët e dobët”, ka thënë Vuçiq.

Gjatë mbledhjes, kryeministri serb, ka pohuar edhe njëherë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por kjo nuk do t’i pengojë Beogradit që të bisedojë me Prishtinën.

“Ne nuk njohim pavarësinë e Kosovës, por kjo nuk na pengon që të bisedojmë me Prishtinën. Kjo është një qasje pozitive e Serbisë. Ne kemi dëshmuar se dëshirojmë paqe në Ballkan dhe se dëshirojmë të ardhme normale”, ka thënë ai. /Koha.net/

OKB: Vonesa e institucioneve, ka dëmtuar Kosovën

0

KS-OKBVonesa 6 mujore e krijimit të institucioneve të Kosovës, ka dëmtuar vendin, dhe ka dërguar në pakënaqësi të madhe publike, po ashtu ka vonuar reformat dhe rifillimin e dialogut Prishtinë – Beograd, ka thënë në fjalimin e tij, në Këshill të Sigurimit, Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif.

Duke folur për gjendjen në Kosovë, në seancën e cila ka filluar para pak çastesh në selinë e OKB-së, në New York, Zarif, megjithatë ka vlerësuar se përkundër bllokadës politike, bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë kanë vazhduar, për temat që kanë të bëjnë me energjinë, menagjimin e integruar të pikave kufitare dhe lirinë e lëvizjes.

Ai ka folur edhe për komunat në veri, duke kërkuar që sa më parë të krijohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sa i përket riintegrimit dhe riatdhesimit të personave të kthyer në Kosovë, Zarif ka thënë se këtu ka ende hapësirë për brengosje.

Duke folur për sigurinë, me theks të veçantë, Zarif ka folur për aksionin policor të Kosovës lidhur me arrestimin e 40 të dyshuarve për ekstremizëm, duke përshëndetur një aksion të tillë.

Ai po ashtu ka përshëndetur mbështetjen që i ka dhënë këtij aksioni edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Ndryshe, pas fjalimit të Zarif, fjalën e ka marrë kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, për të cilin zeri.info, do t’ju informojë së shpejti./Zëri/

Zejnullahu: Çfarë dorëheqje more

0

rektori zejnullahuRektori i Universitetit të Prishtinës  “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, tha se nuk e ka në plan dorëheqjen nga posti i tij, ndërsa theksoi se nuk do të lejojë veprime që e lëndojnë këtë universitet.

“Po çfarë dorëheqje more”, tha Zejnullahu i pyetur lidhur me kërkesën e protestuesve, transmeton telegrafi.

“Ne jemi ardhur këtu për me kontribu që ky institucion t’i duhet Kosovës e jo ta lëndojmë këtë institucion”, tha ai.

Zafir Berisha: Forca rektor, ata që po protestojnë janë matrapazë

0

ZafirBerisha11-14Edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, është përfshirë në debatin për protestat e shoqatave të luftës lidhur me regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, duke i dalë në mbrojtje të rektorit Ramadan Zejnullahu.
Lexojeni reagimin e plotë të Berishës:

“Një mendim personal si luftëtar i orëve të para të UÇK-së dhe familje që nuk jem përkul nga 81-ta asnjë regjimi dhe padrejtësie.

FORCA REKTOR.

Është e pamundur të qëndrosh indiferent ndaj zhvillimeve që kanë prekur UP-në dhe trysninë për të regjistruar studentë ‘pa doganë’. Jam ndier i ofenduar me mendimin e drejtë të prof. Rexhep Gjergjit dhe disa të tjerëve, por nuk e kuptoj se a e dinë këta mbrojtës të rektorit se veteranët e vërtetë nuk janë duke protestuar, hiq këtu ndonjë prej tyre. Matrapazët tani e pesëmbëdhjetë vjet me parë vijojnë të keqpërdorin vlerën e shenjtë të këtij kombi, UÇK-në, dhe këta meritojnë një: boll më. Ka kohë që ndjehem keq kur dëgjojë që në emër të luftës çlirimtare disa çakej në emër të shoqatave predikojnë trimëri.

Në fakt disa prej tyre në kohën e luftës as istikame me kazme nuk kanë hapur dhe as me ujë luftëtarët nuk i kanë furnizuar. Madje disa prej tyre në përpjekjen për të ikur në Itali desh e lanë kokën në Adriatik. Është e vërtetë që ka mbetur pa u regjistruar ndonjë fëmijë dëshmori apo luftëtari, por këta injorantë dhe matrapazë nuk kanë lënë vend këto 15 vite me luajtur rolin e bajraktarit për fëmijët e çlirimtarëve. Lufta është bërë për shtet ligjor dhe demokratik o jo për hajdutët që njollosin UÇK-në.

Nëse ka dikush të më thotë se cili dëshmor ka dhënë jetën për shtet anarkik, cili luftëtar ka marrë pushkën për Kosovë e që disa delenxhinj injorantë të luajnë me emrin e tyre pingpong? Kush di të më thotë se është luftuar që dikush të abuzojë në emrin e tyre? Pse vallë dëshmorët paskan luftuar që të rinjtë e Kosovës pas 15 vitesh liri të lëshojnë Kosovën, për të shtegtuar në Evropë për bukën e gojës? Athua që ata kanë luftuar që shtetin të udhëheqin analfabet të sojit të disave që janë mësuar të thërriten në emër të UÇK-së sa herë kanë që duan të realizojnë ambiciet djallëzore të tyre. ‘Boll më…’, nuk durohet më tej idiotizimi juaj!.

Kryemafiozi Hashim Thaçi duhet të ketë turp që e sjell situatën në Kosove në këtë gjendje. Në Kosovë është luftuar për një Kosovë tjetër. Për një arsim tjetër, pasi arsimi është alfa dhe omega e zhvillimit të të gjitha proceseve të shtetit. Nëse edhe këtu nuk lejoni të vendoset rend dhe ligj atëherë do t’ju mallkojnë brezat e ardhshëm. Le të më tregoj dikush nga këta që po thirren në emër të veteranëve, çfarë përgjegjësie kanë pasur në luftë? Të më tregojë dikush nga këto të shoqatave a pasur ndonjëri prej tyre përgjegjësi si komandant zone, brigade, batalioni, kompanie apo togu… ?!”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Hysni Hoxha: Duan të më eliminojnë

0

Hysni HoxhaNë ditën kur është publikuar lajmi se ndaj tij është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit zyrtar, kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, tha për KALLXO.com se nuk ka bërë shkelje të ligjit të prokurimit.

Shefi i të ashtuquajturës “gjykatë e tenderëve” në Kosovë tha se nuk është i njoftuar për këtë aktakuzë.

“Nuk kam të bëj absolutisht me asnjë shkelje të dispozitave të ligjit të prokurimit, por kjo është një çështje politike e operatorëve ekonomikë. Kur atyre një herë nuk u shkon kungulli mbi ujë, ata përdorin gjithçka”, tha Hoxha.

Por atij nuk i bën përshtypje fakti që është nën hetime dhe tash është njeri me aktakuzë të ngritur.

“Unë jam nën hetime pothuaj prej kohës së ish regjimit dhe më vjen keq që disa njerëz punojnë ne institucione tona edhe më tutje dhe bartin një tagër të po atyre njerëzve”, u shpreh ai.

Sipas Hoxhës, në rastin konkret “ka lidhje edhe të operatorëve ekonomikë dhe njerëzve të caktuar”.

Por ai nuk deshi të bëhej më konkret se cilët operatorë dhe cilët njerëz janë të përfshirë.

“Nuk dëshiroj që të hap çështje më shumë. Të gjitha këto do t’i them për publikun, por jo sot”, tha kryetari i OShP-së.

“Unë nuk jam i njoftuar për këtë aktakuzë. Më parë duhet të njoftohem unë pastaj të njoftohen mediat. Vetëm ky fakt më bën të dyshoj se kjo është një përgatitje politike e dikujt tjetër për eliminimin tim”, nënvizoi Hysni Hoxha.

Ai thotë se ka operatorë ekonomikë që dëshirojnë ta eliminojnë atë.

“Janë plot operatorë, plot zyrtarë të caktuar që e kërkojnë eliminimin tim, e të cilët kanë menduar se mund të përfitojnë në mënyrë të paligjshme. Duke qenë kryetar I OSHP-së, jam përpjekur ta mbroj ligjin, ta zbatoj ligjin”.

“Në rastin konkret, krimet mund të çojnë edhe në institucione të mëtutjeshme”, tha ai.

Por ai nuk dëshiron të flasë në këtë fazë se cilat institucione dhe njerëz mund të jenë të përfshirë.

“Do ta them më vonë, jo tash”, u shpreh shkurt Hysni Hoxha.

Remi: Thaçi është i nominuar për kryeministër

0

RrustemMustafa–RemiNënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa Remi, i cili kishte habitur të gjithë me insistimin se partia e tij do të bëjë koalicion me LDK-në, tash ka dal me një tjetër deklaratë. Kësaj here LDK-ja “lutet” që Remi mos t’ia qëllojë.

Ai ka thënë se ende nuk dihen postet kryesore udhëheqëse në Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Hashim Thaçi është i nominuari jonë. Kemi koalicion i cili shpresojmë se do të sjell rend dhe ligj. Unë nuk besoj që Isa Mustafa kushtëzon ecjen e funksionimit të vendit me pozicionin e tij personal. Besoj se asnjë nga liderët nuk e bënë këtë gjë”, ka thënë ai për 21.

“PDK respekton procedurat demokratike e në bazë të zgjedhjeve jemi partia e parë që i prin Qeverisë dhe kështu i zhvillojmë procedurat”, ka shtuar ai.

Pupovci: Zejnullahu i duhet UP-së, po bën historinë

0

Dukagjin PupovciEksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka shprehur bindjen se rektori Ramadan Zejnullahu sot ka një ditë të vështirë, por publikisht i ka thënë mikut të tij se “le ta din se po e bën historinë”.

“Nuk është lehtë të ulesh në karrigen e rektorit në institucionin ku, me vite të tëra, merren para për regjistrime, shiten e blihen nota, dhe shkelen të gjitha normat akademike”, ka shkruan Pupovci në Facebook.

Sipas tij, ata që sot kërkojnë dorëheqjen e tij duan që ai të lëshojë udhë për të vazhduar ky avaz, sepse kështu sigurojnë favore për vete.

“Ramadan Zejnullahu i duhet këtij Universiteti, prandaj edhe duhet t’i bëj ballë presioneve, ndërsa të gjithë ne duhet ta përkrahim”, ka thënë më tej ai.