21.1 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 7425

Familja Shasivari nuk pranoi t’i rrënohet shtëpia, përleshet me Policinë

0

POOO-620x330Familja e Shadan Shasivarit nuk ka pranuar që t’i rrënohet shtëpia nga inspektorët e Komunës së Prizrenit. Anëtarët e kësaj familjeje gjatë aksionit të rrënimit të objekteve pa leje nuk kanë dashur as të largohen nga shtëpia e tyre.

“Gjatë intervenimit të policisë, është përdorur edhe dhunë ndaj anëtarëve të familjes”, është ankuar Shasivari. Ai ka paralajmëruar se këtë veprim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do të denoncoi në organet e tjera të drejtëisë.
“Policia vetëm ka zbatuar urdhërat dhe fajin më të madh për këtë ngjarje e kanë organet të cilat kanë vendosur për rrënimin e objekteve në këtë pjesë të qytetit”.

Në aksionin e përbashkët të Drejtorisë së Inspektoratit dhe asaj të Urbanizmit kanë asistuar edhe pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë. Për shkak të rrënimit te një pjesë të këtij objekti, policia ka kërkuar nga anëtarët e familjes Shasivari që të largohen nga shtëpia për shkak të rrezikut të shembjes së tërë objektit. Por një kërkesë e tillë është refuzuar nga këta familjarë, me ç’rast policia ka intervenuar në largimin e tyre.

Lidhur me këtë incident TV Prizreni, ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë të Prizrenit, kapiten Hazir Berisha.

“Pas mbledhjes së informacioneve, Zyra për Informim publik e Drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren do të dal me një raport të përgjithshëm lidhur me këtë incident”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, në vendngjarje ka dalë edhe drejtori i Inspektorateve, Bedri Bytyçi”

“Qysh në aksionin e parë për rrënimin e objekteve në rrugën “ Ueslli Kllark” pronarët e objekteve janë informuar që brenda 10 ditëve të largojnë gjërat me vlerë nga shtëpitë e tyre, ndërsa pohoi se inspektorët komunal do të zbatojnë vendimin për rrënimin e pjesëve të objekteve që ndodhen në pronën komunale. Gjatë incidentit të sotëm, ka qenë i nevojshëm edhe intervenimi i mjekëve nga Qendra e Urgjencës në Prizren, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore që ndodheshin disa të moshuar./TV Prizreni/

Isa Mustafa kryeministër, Ramiz Kelmendi zëvendëskryeministër

0

Ramiz Kelmendi-aakBiznesmeni Ramiz Kelmendi pritet të jetë zëvendëskryeministër për çështje ekonomike në Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se një gjë e tillë është arritur gjatë diskutimeve të grupeve punuese në mes të dy partive.

Po ashtu, këto burime bëjnë të ditur se Isa Mustafa përfundimisht do të jetë kryeministër i Kosovës.

Ndryshe, në bazë të marrëveshjes së 19 nëntorit, në mes të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, LDK do të marrë ministritë të cilat janë të lidhura më zhvillimin ekonomik.

Seanca konstituive do të mbahet 8 dhjetor, ku pritet të zgjidhet kryeparalemtari dhe nënkryetaret e Kuvendit, për t’i hapur rrugë kështu formimit të Qeverisë se re. /ORAinfo/

Fshehtësia e madhe e Titos: Ia dha Kosovën Enverit

0

TitoPresidenti i ish Jugosllavisë socialiste, Josip Broz Tito qysh në fund të vitit 1946 ia kishte “dhuruar” Kosovën, si dhe të gjitha territoret tjera me shumicë shqiptare, Shqipërisë dhe Enver Hoxhës.
Kështu shkruan portali serb, telegraf.rs.

“Është pak e njohur se Josip Broz Tito në intervistat për gazetarët e huaj në vitet 1945/46, hapur ka folur se Kosova, si dhe pjesë tjera me shumicë shqiptare, do t’i bashkohen Shqipërisë”, shkruan ky portal, transmeton Indeksonline. Tito, kur bëhet fjalë për Kosovë, për Asociated Press kishte thënë: Në rast se komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën ingerencat e Tiranës.

“Shefi i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se marshall Tito kah fundi i vitit 1946 personalisht i ka premtuar se Kosova do të jetë në kuadër të Shqipërisë, ashtu si edhe rajonet tjera ku shqiptarët janë shumicë, pasi që i ka dashur ata. Megjithatë, këto deklarata nuk janë transmetuar në publik, pasi që marrëdhëniet e Tiranës dhe Beogradit gjithmonë kanë qenë të tensionuara”, shkruan tutje portali serb.

Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardeli, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë dhe në ish BRSS, i kishte thënë Stalinit që Kosova do t’i ‘jepet’ Shqipërisë.

Tensionohet situata, Njësia Speciale edhe brenda Rektoratit

0

protesta ne upE plotësuar:Protestuesit sërish po gjuajnë gjësende në drejtim të Rektoratit, ndërkaq situata është tensionuar dhe protestuesit kanë filluar të shtyhen dhe përleshen direkt me Policinë. Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta iu kanë bërë thirrje protestuesve të mbajnë qetësinë, pasi sipas tyre, pritet një takim me ministrin e Arsimit, Ramë Buja për të shqyrtuar situatën.

Vazhdon protesta, lëndohet një polic

Në protestat para rektoratit të UP-së është lënduar një protestues i moshuar. Demonstruesit po vazhdojnë protestën duke tentuar të hyjnë dhunshëm në Rektorat, ndërkohë që Policia Speciale po vëzhgon situatën. Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me gjësende në drejtim të Rektoratit, ndërsa është lënduar edhe një polic.

Përfaqësuesi i veteranëve, Smajl Elezi u ka bërë thirrje protestuesve që të mos shtyhen me Policinë e Kosovës sepse ata nuk kanë faj, por një thirrje të tillë nuk po e dëgjojnë protestuesit.

Ai u tha protestuesve të kërkojnë dorëheqjen e rektorit Zejnullahu, por jo të përleshen me Policinë.

Protestuesit përleshen me Policinë, tentojnë të hyjnë dhunshëm në Rektorat

Protestuesit në këto momente po tentojnë të hyjnë dhunshëm brenda objektit të Rektoratit, ndërkaq janë duke u përleshur me forcat policore.

Protestuesit ultimatum rektorit: Dorëheqje ose s’marrim përgjegjësi për situatën

E plotësuar: Protestuesit para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës i kanë dhënë kohë 20 minuta rektorit Ramadan Zejnullahu për të dhënë dorëheqje, në të kundërtën sipas protestuesve nuk marrin përgjegjësi për eskalimin e situatës.

Përfaqësuesit e protestuesve kanë kërkuar nga të pranishmit që të shpërndahet përreth tërë Rektoratit për t’ia pamundësuar rektorit të dalë nga objekti.

Përfundon takimi i protestuesve me rektorin, s’ka marrëveshje

E plotësuar: Xhavit Jashari pas takimit me rektorin Zejnullahu tha se kanë biseduar me rektorin, por sipas tij me protestë do të vazhdohet deri në realizimin e kërkesave.

Sipas Jasharit, rektori Zejnullahu ka thënë se do të respektojë çdo vendim që vjen nga kryeministri Thaçi ose ministri Ramë Buja. Megjithatë Jashari ka thënë se do të vazhdohet me protestë deri në realizimin e kërkesës.

“Nuk ka marrëveshje me rektorin. Rektori ka thënë unë e dëgjoj fjalën e kryeministrit. Ne nuk do të largohemi nga këtu derisa të marrim fjalën e kryeministrit. Mos bëni veprime pa u konsultuar me ne. E vetmja mënyrë që me hjek këtë masë nga këtu është dorëheqja e rektorit”, ka thënë Xhavit Jashari.

Protestuesit kanë djegur fotografitë e rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, ndërkohë që kanë tentuar të hyjnë edhe brenda Rektoratit. Megjithatë situata është qetësuar, pasi disa demonstrues kanë bërë thirrje për qetësi.

Policia Speciale para Rektoratit, disa protestues hyjnë në objekt

E plotësuar: Përfaqësues të OVLUÇK-së dhe studentëve kanë hyrë në objektin e Rektoratit për të biseduar me rektorin Ramadan Zejnullahu lidhur me situatën, ndërkaq para Rektoratit ka arritur edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

—–

Qindra protestues po marshojnë drejt hyrjes së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, më saktësisht ndodhen brenda oborrit të Rektoratit. Protestuesit të prirë nga drejtuesit e organizatave të dala nga lufta po brohorisin “UÇK UÇK, Poshtë rektori”.

Gazetari i Telegrafit mëson se protestuesit kanë ardhur nga disa qytete të Kosovës.

Smajl Elezaj, përfaqësues i organizatave të dala nga lufta tha se nuk po kërkojnë asgjë më shumë se të drejtat që iu takojnë veteranëve të luftës në të gjitha vendet tjera.

Ai tha se javën e fundit është zhvilluar një fushatë e ashpër kundër tyre nga mediat dhe shoqëria civile.

Pavarësisht kësaj, Elezaj deklaroi se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Edhe Xhavit Jashari nga OVLUÇK tha se nuk do të lejojnë të shkelet dinjiteti i luftës së UÇK-së. Ai kërkoi dorëheqjen e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Rektorati rrethohet nga forcat policore

Ende para fillimit të protestës së paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta, të cilat kërkojnë regjistrimin e studentëve nga kjo kategori, Rektorati i Universitetit të Prishtinës është rrethuar nga forca policore.

Forcat policore tashmë janë vendosur përreth ndërtesës së Rektoratit, por policë shihen edhe brenda oborrit të Rektoratit. Aktualisht janë mbledhur rreth 100 protestues, raporton Telegrafi.

Protestuesit kanë thënë se sot do të kërkojnë largimin e rektorit të sapozgjedhur Ramadan Zejnullahu.

Në mbrojte të rektorit janë deklaruar kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, KMDLNJ, lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe avokati i Popullit, Sami Kurteshi. /Telegrafi/

Një muaj paraburgoim për rrëmbyesit, Musli Thaçi dhe Veton Sylkaj nga Rahoveci

0

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar një muaj paraburgim Musli Thaçit dhe Veton Sylkajt nga Rahoveci. Ata dyshohen për rrëmbimin e viktimës I.M.

“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 01.12.2014 në ora 17:00, dhe do të zgjasë deri me datën 01.01.2015”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 01.12.2014, rreth orës 15:40 min në Mamushë afër xhamisë së vjetër,të pandehurit në bashkëveprim kanë rrëmbyer të dëmtuarin përkatësisht viktimën I.M. me qëllim që nga ai të nxjerrin para përkatësisht të përfitojnë dobi pasurore nga viktima i cili ka qenë i ulur në një karrige në skaj të rrugës të cilin e marrin dhe e hypin në veturë duke sjellë në qytet i cili duke shfrytëzuar momentin e volitshëm del nga vetura duke kërkuar ndihmë nga qytetarët”. /PrizrenPress.com/

Arrestohen pesë persona në regjionin e Prizrenit

0

arrestimi 2Pesë persona janë arrestuar brenda 24 orësh në regjionin e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës në Prizren.

Rapori i plotë dhe pa ndërhyrje i Policisë së Kosovës

Rr. “William Woker”, Prizren 02.12.2014 – 13:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimin e përcaktuar nga gjykata është liruar.

Rr. “William Woker”, Prizren 02.12.2014 – 14:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Turk dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Rr. “William Woker”, Prizren 03.12.2014 – 13:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimin e përcaktuar nga gjykata është liruar.

Rahovec 03.12.2014 – 16:55. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.

Rahovec 03.12.2014 – 16:55. Ne baze të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.

Arrestohet një person në Lugishtë të Hasit, dyshohet për vjedhje

0

arrestim-300x225Policia në Prizren ka arrestuar një person nga fshati Lugizhtë e Hasit. Ai dyshohet për vjedhje të një lokali në vlerë prej 150 euro.

“Me 03.12.2014 si rezultat i punës se njësiteve policore është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se me datën 20.11.2014 nga një lokal ka vjedhur gjësende të ndryshme në vlerë prej 150 euro”, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka kryer edhe 16 vjedhje në atë zonë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje/PrizrenPress.com/

Tri fshatra mbesin pa ujë në Rahovec, një javë pas përurimit të ujësjellësit

0

uji 3Ndonëse i përuruar javën e kaluar rrjeti i ujësjellësit të KRU “Radoniqi”, në 3 prej pesë fshatrave ende nuk është në funksion.

Banorët e fshatrave Guri i Kuq, Palluzhë dhe Çifllak të Rahovecit, janë ankuar se kanë mbetur pa ujë të pijshëm, ndërkohë që ujë kanë vetëm fshatrat Kramovik dhe Dabidol, shkruan Koha Ditore.

Këtë nuk e kanë mohuar as zyrtarë të Komunës dhe ata të “Radoniqit”, të cilët japin arsyetime të ndryshme përkitazi me mungesën e ujit.

Banori i fshatit Guri i Kuq,Maliq Fetahu, thotë se e kanë lëshuar rrjetin e ujësjellësit për 2 fshatra, por kjo nuk vlen për fshatin tonë. Arsyeja sipas tij qëndron se në disa pjesë të rrjetit gypat janë këputur.

“Zyrtarë të “Radoniqit” janë në dijeni për këtë problem. I kam njoftuar me shkrim, por deri tashti nuk kam marrë kurrfarë përgjigje”, ka thënë Fetahu.

Ban Ki moon i shqetësuar për bllokadën politike në Kosovë

0

BanKiMoonKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot debaton për zhvillimet në Kosovë.

Në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për periudhën prej 16 korrikut e deri më 15 tetor të vitit 2014, që është publikuar në faqen në Internet të OKB-së, theksohet se “zhvillimet kryesore politike ndërlidhen me dështimin për krijimin e Parlamentit të ri të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare më 8 qershor 2014”.

Në këtë kuadër, zoti Ban thekson se “është veçanërisht i shqetësuar për bllokadën e zgjatur politike në Prishtinë dhe ndikimin negativ të saj në progresin e arritur deri tash në forcimin e institucioneve demokratike dhe të proceseve në Kosovë”.

Zoti Ban shprehet se “kërkon fuqishëm nga të gjitha entitetet politike të Kosovës, e veçanërisht nga liderët e tyre, për t’i intensifikuar përpjekjet për ndërtim në suksesin e zgjedhjeve të 8 qershorit dhe të sigurojnë se rruga pa krye aktuale po kapërcehet”.

Raportohet se në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pjesëmarrjen e tij e kishte paralajmëruar edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

‘I burgosuri i katit të 15-të’ – premierë në Shkup

0

Shfaqja-I burgosuri i katit të 15-tëTeatri Shqiptar i Shkupit do të shfaqë sonte premierën e dramës “I burgosuri i katit të 15-të” të autorit Nil Sajmon, në regji të Donald Hasanit.

Rolet në këtë komedi i interpretojnë aktorët Vjollca Bekteshi Hamiti, Muzbajdin Qamili, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga dhe Flora Kadriu.Asistent i regjisë është Genci Mirzo, skenografinë e ka bërë Erald Bakalli, ndërsa kostumet Genta Spahiu.

Autori i komedisë, Sajmon (i lindur më 1927), është dramaturg dhe skenarist amerikan, një nga shkrimtarët më të suksesshëm në historinë e Broduejit dhe një nga autorët veprat e të cilit janë interpretuar më së shumti në mbarë botën. Është fitues i 3 çmimeve teatrore Toni (nga 17 nominimet), 4 herë ka qenë i nominuar për Oskar, ndërsa është fitues edhe i çmimit Pulicer, si dhe i Globit të Artë.

Premiera do të shfaqet sonte, me fillim në orën 20, në Teatrin e Komedisë, ish-Teatri Popullor i Maqedonisë, ndërsa repriza e parë është pasnesër, më 6 dhjetor.