16.8 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 7433

Mustafa: Rugova, personaliteti më i shquar i kësaj epoke

0

isa te varri i rugovesMe rastin e 70 vjetorit të lindjes së ish-presidentit të ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova, strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës i bënë homazhe te varri i tij.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, tha se Rugova mbetet një ndër personalitetet më të shquara të kësaj epoke dhe ishte themeluesi i shtetit të Kosovës.

“Sot po ia bëjmë nderimet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeluesit të LDK-së dhe presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e 70 vjetorit të lindjes së tij. Rugova mbetet një ndër personalitet më të shquara të kësaj epoke, themelues i shtetit të Kosovës, kreator i lirisë dhe pavarësisë, njeri i cili e frymëzoi me demokraci dhe me marrëdhënie të mira. Ai që hapi portat kyçe të vendeve të rëndësishme botërore në mënyrë që çështja e Kosovës të bëhet jo vetëm çështje e Evropës por çështje e botës, dhe ne natyrisht se do t’i kemi të gjitha këto parasysh në mënyrë që të ndërtojmë raport të mirë ndaj figurës së tij. Respekt për figurën e tij dhe këtë respekt ta kultivojmë të gjithë gjeneratat” , tha ai, transmeton kp.

Ai shtoi se Rugova ishte ai që hapi të gjitha portet e Kosovës drejt Evropës.

Nënkryetari Lulëzim Kabashi, shkëmben pronën e tij private, me atë të Komunës

0

Lulezim KabashiiNënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulëzim Kabashi, ka shkëmbyer një pronë të tij private, me një pronë të paluajtshme të Komunës. Shkëmbimi i pronës së tij, është miratuar edhe nga Asambleja Komunale.

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor Nijazi Kryeziu është arsyetuar se shkëmbimi i pronës së paluajtshme e Komunës, me atë të nënkryetarit të Prizrenit, Lulëzim Kabashit është bërë për shkak nevojës për zgjerimin e rrugës “Kuvendi i Arbërit” dhe realizimin e Planit Rregullues Urban për lagjen “Lakuriqi”..

Çështja e shkëmbimit të pronës së nënkryetarit të parë të Ramadan Mujës, Lulëzim Kabashit, në mbledhjen e 18 shtatorit të këtij viti, fillimisht, kishte hyrë në rend të ditës në Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Edhe pse u votua me shumicë votash nga pozita, vendimi nuk është proceduar, për shkak të frikës nga ndjekja e mundshme penale për shkeljen e procedurave që i përcaktojnë ligjet në fuqi.

Kërkesa për shkëmbimin e pronës është kthyer përsëri në Asamblen Komunale me datën 27 nëntor 2014, por kësaj here, si propozim kryetarit të Komunës Ramadan Muja për realizimin e “interesit publik” për këmbim të pronave ndërmjet Komunës së Prizrenit me firmën “K Group”.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Abrashi thotë se shkëmbi i pronës nuk është bërë për interes publik, por për motive biznesore të nënkryetarit të Komunës, Lulëzim Kabashit, dhe realizimin e pazareve politike ndërmjet PDK-së dhe AAK-së.

“K Group” është kompani private e lidhur ngushtë me nënkryetarin Lulëzim Kabashi. Para ardhjes së kërkesës në Asamble, kjo firmë ka bërë ndryshime në përbërjen e saj të brendshme për t’i fshehur gjurmët e konfliktit të interesit”, thotë Abrashi.

“Neni 11, pika 2.1 e Ligjit Nr. 04/L-144 për Dhënie në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës thotë “këmbimi iniciohet vetëm nga Komuna, jo nga pronari privat, kurse në këtë rast, Komuna këmben pronë me personin privat që ka lidhje të drejtpërdrejta me një zyrtar publik të Komunës”.

“Rrjedhimisht, kemi të bëjmë me konflikt interesi, që sipas ligjit Nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik përkufizohet si “gjendje e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të zyrtarit të lartë, kur ai ka interesa private të drejtpërdrejta ose të tërthorta, personale ose pasurore, të cilat ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në ligjshmërinë, transparencën, objektivitetin dhe paanësinë e tij gjatë ushtrimit të funksionit publik”, thotë Abrashi./PrizrenPress.com/

KMDLNj kërkon drejtësi për Shyhrete Berishën

0

Shyhrete Berishës, suharekKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar në lidhje me rastin e Shyhrete Berishës, e mbijetuara e masakrës më të madhe të Suharekës, për pretendimin e saj se i takon hise në pasurinë e bashkëshortit të saj të ndjerë.

KMDLNj për këtë rast e bënë përgjegjëse edhe gjykatën kompetente që nuk ka vepruar shpejtë dhe duke e trajtuar rastin me prioritet për shkak të ndjeshmërisë.

“E mbijetuara e masakrës ndaj familjes Berisha që e kryen forcat paramilitare, policore dhe ushtarake serbe në Therandë, znj. Berisha përkundër faktit se në masakrën ndaj familjes Berisha humbi burrin dhe 4 fëmijët, edhe 15 pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk po mund të realizojë njërën ndër të drejtat themelore të njeriut, të drejtën e trashëgimisë. Në një kontest të stërzgjatur gjyqësor që ka filluar para 12 vjetësh ajo po përballet me mohimin e të drejtës që të trashëgojë shtëpinë ku ka jetuar me burrin dhe 4 fëmijët e ekzekutuar nga forcat serbe”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj thotë se sot në Kosovë e drejta e trashëgimisë është e rregulluar me Ligjin për Trashëgiminë i cili përcakton qartë këtë të drejtë andaj thirrje eventuale në të drejtën zakonore apo Kanunin e Lekë Dukagjinit përveç se është anakronizëm është edhe një veprim i pamoralshëm dhe demonstrim i hapur i diskriminimit që i bëhet femrës në Kosovë në përgjithësi ndërsa Shyhrete Berisha në veçanti.

Në rastin konkret, KMDLNj e bënë përgjegjëse edhe gjykatën kompetente që nuk ka vepruar shpejtë dhe duke e trajtuar rastin me prioritet për shkak të ndjeshmërisë së rastit në mënyrë që të eliminohet diskriminimi në baza gjinore ndaj Berishës.

Për KMDLNj –në është i parëndësishëm fakti ku jeton Shyhrete Berisha (Gjermani) e që përdoret si argument në kontestimin e së drejtës së pakontestueshme, të drejtës për trashëgimi. Gjithashtu, manipulimi me faktin kinse babai i Xhelal Berishës, si trashëgimtar i vetëm i kësaj prone e njeh për trashëgimtar të ligjshëm dhe të vetëm Xhelal Berisha nuk paraqet fuqi juridike që e përjashton Shyhrete Berisha nga trashëgimia.

“KMDLNj përkrah të drejtën e pamohueshme të znj. Shyhrete Berisha për trashëgimi të pronës familjare dhe kërkon të ndërpriten diskriminimet që u bëhen femrave në realizimin e kësaj të drejte duke kërkuar gjithashtu që Ligji për Trashëgiminë të respektohet në përpikëri pa bërë dallime etnike, fetare e në rastin konkret gjinore”, thuhet në fund të këtij reagimi të KMDLNj-së.

Rektori fyeri fëmijët e dëshmorëve

0

burim shalaKryesitë e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Prizren, janë takuar me shefat e tyre, Fadil Shurdhajn, Xhavit Jasharin dhe Smajl Elezaj.
Kryetar i SHIL të UÇK-së, Dega Prizren, Burim Shala tha se në këtë takim është diskutuar për demonstrata që do të mbahen të enjtën në ora 12:00 para Rektoratit të UP-së.

“Shoqatat janë këmbëngulëse,që të zbatohet menjëherë memorandumi që është në fuqi”, ka thënë Shala për “PrizrenPress”.

“Shoqatat nuk do të marrim përgjegjësi nëse demonstratat mund të shndërrohen në dhunë, sepse janë fyer vlerat e UÇK-së”.“Fëmijët tanë janë quajtur fëmijë të paditur nga vet Rektori, prandaj iu bëjmë thirrje të gjithë familjeve të kategorive të luftës, që të marrin pjesë në këtë demonstratë për t’i mbrojtur vlerat tona”./PrizrenPress.com/

Dy rrugë që çojnë te posti i presidentit

0

zyra e presidentesLlogaritë e bëra për përfshirjen e postit të presidentit në ndarjen e pushtetit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, nga ana ligjore e kushtetuese duken vështirë të realizueshme. PDK dhe lideri i saj Hashim Thaçi, po tregojnë shenja mospajtimi me faktin që posti i presidentit të mbetet jashtë pazarit politik në kohën kur LDK e ka bërë të qartë se pa postin e kryeministrit, do ta prishte edhe marrëveshjen me PDK-në. Si parti fituese e zgjedhjeve, PDK-së po i mbetet posti i kryetarit të Kuvendit.

Në këtë mes, llogaritë politike që ende mbeten në fuqi, janë që aty në pazarin e ndarjes së pushtetit të përfshihet edhe posti i presidentit të vendit, duke aluduar në një marrëveshje me presidenten Atifete Jahjaga, e cila sipas këtij skenari, brenda 6-7 muajve do ta lëshonte këtë post për liderin e PDK-së Hashim Thaçi. Por, dorëheqja e presidentes, për kah ana ligjore-kushtetuese vlerësohet se është e pamundshme të realizohet në këso rrethana.

Në bazë të skenarëve të PDK-së, por të cilat në heshtje nuk i kishte kundërshtuar as LDK-ja, ishte llogaritur që nën emrin e formimit dhe funksionimit të institucioneve të Kosovës, me anë të marrëveshjes t’ia shkurtojnë mandatin kushtetues pesë vjeçar presidentes Atifete Jahjaga, duke besuar se një marrëveshje të tillë do ta pranonte edhe presidentja shkruan Tribuna e sotme.

Dëshmi dhe dokumentar filmik për 85 vitet e Alfred Moisiut

0

AlfredMoisiu-ish presidentFamiljarë, të afërm, miq, njerëz të politikës shqiptare dhe jo vetëm, u bënë pjesë e festimeve për 85-vjetorin e lindjes së ish-Presidentit, Alfred Moisiu. Ceremonia e zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u çel nga ish-Presidenti, Rexhep Mejdani.

Lotët e gëzimit dhe urimet për një jetë sa më të gjatë për zotin Moisiu ishin shoqërueset e kësaj atmosfere të ngrohtë. Ndërsa nuk munguan poezitë, notat muzikore dhe një dokumentar kushtuar gjithë jetës së Alfred Moisiut. Një urim përshëndetës për ish-Presidentin Moisiu erdhi ta jepte nga Kosova edhe ishpresidenti i saj Fatmir Sejdiu. “Sonte jemi mbledhur të festojmë 85 vjetorin e një burri të ri” u shpreh ish-presidenti Sejdiu. Gjatë fjalës së tij Sejdiu nuk harroi të përmendë rolin e ish-presidentit Moisiu për fitimin e pavarësisë së Kosovës, si gjatë periudhës kur ai ushtronte detyrën e Presidentit të Shqipërisë, por edhe më pas. Si shenjë mirënjohjeje ndaj Moisiut, ish-presidenti i Kosovës, Sejdiu i dhuroi një kristal nga miniera e Trepçës.

Pjesë e urimeve të ngrohta për Alfred Moisiun u bë edhe ish-presidenti, Bamir Topi. Gjatë fjalës së tij Topi u shpreh “I dashur komshi, pasi përpara se ta njihja si një burrë shteti zotin Moisiu e kam njohur si komshi, kemi jetuar për disa vite në të njëjtën lagje, të uroj që edhe për shumë vite të tjera të ruash këtë gjallëri dhe këtë qartësi mendore”. Më tej Topi vijoi fjalën e tij, duke u shprehur se shpesh herë politika nuk ka qenë dashamirëse ndaj institucionit të Presidentit, por Alfred Moisiu ka qenë ndër ata që gjithmonë ka gjetur frymën e konsensusit edhe me mazhorancën edhe me opozitën. Mbrëmja e kushtuar totalisht Alfred Moisiut vijoi nën vargjet e ëmbla të poetit Arben Duka.

“T’i ke qenë partizan edhe unë i dua partizanët” u shpreh ndër të tjera poeti Duka. Pjesë e urimeve për një jetë sa më të gjatë për ish-ministrin e Mbrojtjes Moisiu u bë edhe akademiku Rexhep Qose, përmes nje letre të lexuar në sallë. Qose e vlerëson Moisiun si një mik të ngushtë të Kosovës dhe si një personalitet jo vetëm politik, por edhe shtetëror. Për të vlerësuar punën e palodhshme të ish-Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura mendoi gjeneral- major, Kostaq Karoli. “Edhe pse kishte mbi supe detyra të rëndësishme komandant Moisiu zbriste së paku 2 herë në muaj në bazë dhe na dëgjonte mbi shqetësimet tona, shpeshherë na jepte ide, por edhe na urdhëronte” u shpreh Karoli. Se sa rëndësi i jep Alfred Moisiu, gjuhës shqipe, shkrimit të saj të drejtë, e tregon profesori, doktori dhe akademiku, Gjovalin Shkurtaj. “Shumë mundohen të shkruajnë historinë e jetës së tyre, por pak i’a arrijnë kësaj.

Teksa lexoja me laps në dorë botimet mbi jetën e Moisiut jam mahnitur nga mënyra e të shkruarit dhe qartësia në drejtshkrim”- u shpreh profesor Shkurtaj. Më tej akademiku, me batuta, tregon vendosmërinë e Moisiut për shkrimin drejt të gjithçkaje. “Më merr në telefon korrektorja e shtëpisë botuese që po merrej me punimet e Alfredit dhe me pyet a ka mundësi të më tregosh se si shkruhen saktë shkurtimet e organizatave ushtarake ndërkombëtare pasi nuk dua të kem pasaktësira përpara zotit Moisiu” nënvizon me anën e batutave zoti Shkurtaj. Më tej ai shton se Alfredi, përpos punës së tij të përditshme, ndjek me zell çdo gjë që flitet dhe diskutohet për gjuhën shqipe. “Pasi kisha mbajtur një ligjëratë në një televizion më bie telefoni dhe Alfredi më thotë, se të ndoqa me vëmendje, më pëlqeu parashtrimi jot” përfundoi fjalën e tij profesor Shkurtaj. Zëri brilant i Kastriot Tushës ngriti peshë sallën e Muzeut Historik Kombëtar mes duartrokitjeve dhe vlerësimeve për figurën e Alfred Moisiut. Pjesë e rëndësishme e kësaj ceremonie ishte edhe një dokumentar kushtuar jetës së ish-presidentit. Një dokumentar i pregatitur nga Radio- Televizioni Shqiptar, nën kujdesin e Tefta Radit, Bajram Hoxhës, Donika Gjebresë, Skënder Bajraktarit, Bajram Ibrajt etj. Në 52 minuta pamje filmike dhe zë u tregua e gjithë jeta “voluminoze” e Alfed Moisiut. “Të pafshim gjithmonë kështu si një djalë të ri” u shpreh Tefta Radi.

Moisiu merr medaljen e Mirënjohjes

Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrja Kodheli u shpreh se Moisiu është një figurë që ka dhënë një kontribut të çmuar për vendin tonë. Ish-Presidenti Moisiu në fjalën e tij tha se, ai do të japë kontributin e tij për vendin deri në frymën e fundit. “Shpresoj që unë vërtet të kem bërë kaq shumë për vendin tim. Do të punoj për vendin tim sa të kem frymën time gjallë, sepse kështu e do atdheu, kështu e do Shqipëria, kështu e meriton populli im”, tha Moisiu. Ish-Presidenti sqaroi se karriera e tij ushtarake ishte trashëgimi familjare. “Ju e dini që babai im, Spiro Moisiu, ishte drejtuesi i Luftës. Që në kohën e Zogut ai ishte ushtarak dhe mua më tërhiqnin veshjet e tij të bukura, uniformat”, theksoi ish-Presidenti Moisiu. “Arsyeja e dytë ishte se ushatarakët atëhërë lëviznin shumë, nga vendi në vendi dhe kishin edhe mundësitë. Unë do të uroja që edhe ushtarakët tanë ta kenë këtë mundësi sot, që jemi integruar në NATO”, nënvizoi ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë. Në fund të fjalës së tij, Moisiu u shpreh krenar për medaljen e marrë, ndërsa rrëfeu se në 40-vite karrierë vështirësitë kanë qenë të pashmangshme, ashtu si dhe uljet e ngritjet në detyrë teksa rezervoi dhe një urim speacial për ushtrinë Shqiptare. “Uroj që Ushtria Shqiptare, në rrugën e NATO-s, qoftë me armatike, qoftë me dije, të vazhdojë të ecë në gjurmët e Ushtrisë së krijuar që në vitin 1912”, përfundoi Moisiu. Ministria e Mbrojtjes në 70-vjetorin e LANÇ dhe në 85-vjetorin e Lindjes i jep Alfred Moisiut, Medaljen e Mirënjohjes me motivacion për kontributin e tij në mbrojtjen e vendit. Alfred Moisiu mbart mbi vete një karrierë të shkëlqyer në radhët e ushtrisë, ndërsa karriera e tij u kurorëzua në vitin 2002, kur më 24 korrik u zgjodh nga Kuvendi si President i Republikës. Moisiu, përveç postit të kreut të shtetit ka mbajtur detyra të larta si dy herë zv.ministër i Mbrojtjes dhe një herë ministër i Mbrojtjes.

Moisiu “Qyetar Nderi” i Kavajës dhe i Beratit

Gjatë ceremonisë së festimit të 85 vjetorit të lindjes të ish-Presidentit, Alfred Moisiu, shprehu kontributin e dhënë për qytetin e Kavajës, kryebashkiaku Elvis Roshi. Gjatë fjalës së tij Roshi i shpreh se Moisiu është një mik i qytetit të Kavajës dhe me këtë rast Këshilli Bashkiak i qytetit të Kavajës i akordon atij titullin “Qytetar Nderi”. Një titull vlerësues për Alfred Moisiun rezervoi edhe qyteti i Beratit. Kryebashkiaku i këtij qyteti, Fadil Nasufi gjatë fjalës së tij vlerësoi rolin dhe punën e Alfred Moisiut gjatë kohës që ushtronte detyrën e kreut të shtetit, duke e cilësuar si një nga nismëtarët e fitimit të statusit të Beratit si qyteti i mbrojtur nga UNESCO. “Gjatë kohës që ushtronte detyrën e Presidentit Alfred Moisiu vjen për një vizitë në Berat dhe në bisedë e sipër më thotë unë si President i vendit nuk kam mundësi të akordoj fonde për qytetin tuaj por së shpejt do vijnë të të takojnë tri miq. Pas disa ditës vijnë dy miq nga Tirana sëbashku me sekretarin e përgjithshëm të UNESCOS. Që prej asaj dite nisi certifikimi i Beratit si qyteti i njohur nga UNESCO dhe kjo për meritë të ish- Presidentit, Alfred Moisiu” e pëfundoi fjalën e tij kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi. Më herët ish-Presidenti Moisiu për meritat e tij ndaj çështjes së Kosovës është shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës së Lipjanit. Ndërsa edhe qytetet e Vlorës, Durrësit dhe Çorovodës e kanë vlerësuar Alfred Moisiun me titullin “Qytetar Nderi”.

Thaçi, deputet i përkohshëm

0

hashim thaci 3Hashim Thaçi, pas shtatë vjetësh në krye të Qeverisë mund të mbetet përkohësisht pa pozitë të lartë udhëheqëse. Të garantuar e ka vetëm mandatin e deputetit. Mirëpo, synimet e tij janë që të vije në krye të shtetit brenda pak muajsh, pavarësisht se me Kushtetutë, posti i presidentit është i zënë deri në pranverën e vitit 2016. Atëherë i skadon mandati presidentes, Atifete Jahjaga.

Por, pavarësisht pozitës që ai do ta ushtrojë, analistët politikë vlerësojnë, se kryeministri aktual do të ketë ndikim të madh në qeverisjen e ardhshme. Për Driton Selmanaj nga KDI, kjo është çështje e kalkulimeve politike që mund t’i bëjnë lidershipi i subjekteve politike, por vendi ka Kushtetutën e dhe ligjet e Kosovës dhe mandati i presidentes, sipas tij është i qartë.

“Mandati i presidentes është shumë i qartë, sepse Kushtetuta e Kosovës i ka paraparë afatet, mënyrat dhe kompetencat se kur përfundon mandati i saj. Është çështje tjetër, nëse presidentja heq dorë nga pozita e saj, por në rrethanat tjera duket se është e pamundur që ajo të largohet. Presidentja ka mandat deri në pranverën e vitit 2016. Nëse vepron ndryshe, kjo atëherë është çështje e saj”, ka thënë Selmanaj…/tribuna/

Thaçi dhe Vuçiq takohen më 4 dhjetor

0

Thaci Vuqiq1Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, do të takohet me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në New York, më 4 dhjetor.

Ata do të kenë një takim gjatë kohës kur do të mbahet Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kështu ka bërë të ditur burimi ndërkombëtar i gazetës ”Zëri”..

PDK-LDK, pa plan për zvogëlimin e numrit të ministrive

0

PDK LDK logoPDK-ja dhe LDK-ja akoma nuk janë përcaktuar sa ministri do t’i ketë Qeveria që do ta formojnë. Në këto subjekte kanë thënë se janë duke e diskutuar një çështje të tillë dhe se pritet që të vendoset bashkërisht.

Ndërkohë anëtarë të subjekteve opozitare si dhe analistë politikë kanë vlerësuar se numri aktual i ministrive përbën një shifër të madhe dhe se ajo duhet të zvogëlohet.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë të hënën se çështjen e ministrive e kanë temë trajtimi me partnerin qeverisës. “Ende jemi në konsulta me LDK-në dhe vendosim bashkërisht si të veprohet”, ka thënë ai…/koha ditore/

Pabesi mes Thaçit e Mustafës

0

Thaci e Mustafa14-23Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka “kërcënuar” partnerin e koalicionit, PDK-në e Thaçit, se në rast se nuk merr postin e kryeministrit, do të tërhiqet nga marrëveshja për bashkëqeverisje.

Mustafa, pas kësaj deklarate në mesditën e djeshme rreth orës 13.00 është takuar edhe me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Nga burimet e LDK-së mësohet se Mustafa është duke kërkuar garanci për postin e kryeministrit edhe nga ndërkombëtarët, duke mos i zënë besë kreut të PDK-së, Hashim Thaçi.

Mësohet se me presidenten kanë biseduar rreth procedurave të ardhshme të themelimit të institucioneve.

Ndërkohë që Mustafa ka bërë me dije se marrëveshja për ndarjen e ministrive do të finalizohet brenda dy ditësh.

Por, derisa kreu i LDK-së zyrtarisht këmbëngul se posti i kryeministrit të ardhshëm do t’i takojë atij, na anën tjetër PDK-ja e Thaçit vazhdon të mos komentojë rreth kësaj çështjeje.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha të hënën pas takimit që kanë zhvilluar liderët politikë dhe anëtarët e grupeve punuese për ndarjen e përgjegjësive se partia e tij nuk do të hynte në koalicion me PDK-në sikur të mos i jepej posti i kryeministrit. /Zëri/