18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Dëshmi dhe dokumentar filmik për 85 vitet e Alfred Moisiut

AlfredMoisiu-ish presidentFamiljarë, të afërm, miq, njerëz të politikës shqiptare dhe jo vetëm, u bënë pjesë e festimeve për 85-vjetorin e lindjes së ish-Presidentit, Alfred Moisiu. Ceremonia e zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u çel nga ish-Presidenti, Rexhep Mejdani.

Lotët e gëzimit dhe urimet për një jetë sa më të gjatë për zotin Moisiu ishin shoqërueset e kësaj atmosfere të ngrohtë. Ndërsa nuk munguan poezitë, notat muzikore dhe një dokumentar kushtuar gjithë jetës së Alfred Moisiut. Një urim përshëndetës për ish-Presidentin Moisiu erdhi ta jepte nga Kosova edhe ishpresidenti i saj Fatmir Sejdiu. “Sonte jemi mbledhur të festojmë 85 vjetorin e një burri të ri” u shpreh ish-presidenti Sejdiu. Gjatë fjalës së tij Sejdiu nuk harroi të përmendë rolin e ish-presidentit Moisiu për fitimin e pavarësisë së Kosovës, si gjatë periudhës kur ai ushtronte detyrën e Presidentit të Shqipërisë, por edhe më pas. Si shenjë mirënjohjeje ndaj Moisiut, ish-presidenti i Kosovës, Sejdiu i dhuroi një kristal nga miniera e Trepçës.

Pjesë e urimeve të ngrohta për Alfred Moisiun u bë edhe ish-presidenti, Bamir Topi. Gjatë fjalës së tij Topi u shpreh “I dashur komshi, pasi përpara se ta njihja si një burrë shteti zotin Moisiu e kam njohur si komshi, kemi jetuar për disa vite në të njëjtën lagje, të uroj që edhe për shumë vite të tjera të ruash këtë gjallëri dhe këtë qartësi mendore”. Më tej Topi vijoi fjalën e tij, duke u shprehur se shpesh herë politika nuk ka qenë dashamirëse ndaj institucionit të Presidentit, por Alfred Moisiu ka qenë ndër ata që gjithmonë ka gjetur frymën e konsensusit edhe me mazhorancën edhe me opozitën. Mbrëmja e kushtuar totalisht Alfred Moisiut vijoi nën vargjet e ëmbla të poetit Arben Duka.

“T’i ke qenë partizan edhe unë i dua partizanët” u shpreh ndër të tjera poeti Duka. Pjesë e urimeve për një jetë sa më të gjatë për ish-ministrin e Mbrojtjes Moisiu u bë edhe akademiku Rexhep Qose, përmes nje letre të lexuar në sallë. Qose e vlerëson Moisiun si një mik të ngushtë të Kosovës dhe si një personalitet jo vetëm politik, por edhe shtetëror. Për të vlerësuar punën e palodhshme të ish-Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura mendoi gjeneral- major, Kostaq Karoli. “Edhe pse kishte mbi supe detyra të rëndësishme komandant Moisiu zbriste së paku 2 herë në muaj në bazë dhe na dëgjonte mbi shqetësimet tona, shpeshherë na jepte ide, por edhe na urdhëronte” u shpreh Karoli. Se sa rëndësi i jep Alfred Moisiu, gjuhës shqipe, shkrimit të saj të drejtë, e tregon profesori, doktori dhe akademiku, Gjovalin Shkurtaj. “Shumë mundohen të shkruajnë historinë e jetës së tyre, por pak i’a arrijnë kësaj.

Teksa lexoja me laps në dorë botimet mbi jetën e Moisiut jam mahnitur nga mënyra e të shkruarit dhe qartësia në drejtshkrim”- u shpreh profesor Shkurtaj. Më tej akademiku, me batuta, tregon vendosmërinë e Moisiut për shkrimin drejt të gjithçkaje. “Më merr në telefon korrektorja e shtëpisë botuese që po merrej me punimet e Alfredit dhe me pyet a ka mundësi të më tregosh se si shkruhen saktë shkurtimet e organizatave ushtarake ndërkombëtare pasi nuk dua të kem pasaktësira përpara zotit Moisiu” nënvizon me anën e batutave zoti Shkurtaj. Më tej ai shton se Alfredi, përpos punës së tij të përditshme, ndjek me zell çdo gjë që flitet dhe diskutohet për gjuhën shqipe. “Pasi kisha mbajtur një ligjëratë në një televizion më bie telefoni dhe Alfredi më thotë, se të ndoqa me vëmendje, më pëlqeu parashtrimi jot” përfundoi fjalën e tij profesor Shkurtaj. Zëri brilant i Kastriot Tushës ngriti peshë sallën e Muzeut Historik Kombëtar mes duartrokitjeve dhe vlerësimeve për figurën e Alfred Moisiut. Pjesë e rëndësishme e kësaj ceremonie ishte edhe një dokumentar kushtuar jetës së ish-presidentit. Një dokumentar i pregatitur nga Radio- Televizioni Shqiptar, nën kujdesin e Tefta Radit, Bajram Hoxhës, Donika Gjebresë, Skënder Bajraktarit, Bajram Ibrajt etj. Në 52 minuta pamje filmike dhe zë u tregua e gjithë jeta “voluminoze” e Alfed Moisiut. “Të pafshim gjithmonë kështu si një djalë të ri” u shpreh Tefta Radi.

Moisiu merr medaljen e Mirënjohjes

Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrja Kodheli u shpreh se Moisiu është një figurë që ka dhënë një kontribut të çmuar për vendin tonë. Ish-Presidenti Moisiu në fjalën e tij tha se, ai do të japë kontributin e tij për vendin deri në frymën e fundit. “Shpresoj që unë vërtet të kem bërë kaq shumë për vendin tim. Do të punoj për vendin tim sa të kem frymën time gjallë, sepse kështu e do atdheu, kështu e do Shqipëria, kështu e meriton populli im”, tha Moisiu. Ish-Presidenti sqaroi se karriera e tij ushtarake ishte trashëgimi familjare. “Ju e dini që babai im, Spiro Moisiu, ishte drejtuesi i Luftës. Që në kohën e Zogut ai ishte ushtarak dhe mua më tërhiqnin veshjet e tij të bukura, uniformat”, theksoi ish-Presidenti Moisiu. “Arsyeja e dytë ishte se ushatarakët atëhërë lëviznin shumë, nga vendi në vendi dhe kishin edhe mundësitë. Unë do të uroja që edhe ushtarakët tanë ta kenë këtë mundësi sot, që jemi integruar në NATO”, nënvizoi ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë. Në fund të fjalës së tij, Moisiu u shpreh krenar për medaljen e marrë, ndërsa rrëfeu se në 40-vite karrierë vështirësitë kanë qenë të pashmangshme, ashtu si dhe uljet e ngritjet në detyrë teksa rezervoi dhe një urim speacial për ushtrinë Shqiptare. “Uroj që Ushtria Shqiptare, në rrugën e NATO-s, qoftë me armatike, qoftë me dije, të vazhdojë të ecë në gjurmët e Ushtrisë së krijuar që në vitin 1912”, përfundoi Moisiu. Ministria e Mbrojtjes në 70-vjetorin e LANÇ dhe në 85-vjetorin e Lindjes i jep Alfred Moisiut, Medaljen e Mirënjohjes me motivacion për kontributin e tij në mbrojtjen e vendit. Alfred Moisiu mbart mbi vete një karrierë të shkëlqyer në radhët e ushtrisë, ndërsa karriera e tij u kurorëzua në vitin 2002, kur më 24 korrik u zgjodh nga Kuvendi si President i Republikës. Moisiu, përveç postit të kreut të shtetit ka mbajtur detyra të larta si dy herë zv.ministër i Mbrojtjes dhe një herë ministër i Mbrojtjes.

Moisiu “Qyetar Nderi” i Kavajës dhe i Beratit

Gjatë ceremonisë së festimit të 85 vjetorit të lindjes të ish-Presidentit, Alfred Moisiu, shprehu kontributin e dhënë për qytetin e Kavajës, kryebashkiaku Elvis Roshi. Gjatë fjalës së tij Roshi i shpreh se Moisiu është një mik i qytetit të Kavajës dhe me këtë rast Këshilli Bashkiak i qytetit të Kavajës i akordon atij titullin “Qytetar Nderi”. Një titull vlerësues për Alfred Moisiun rezervoi edhe qyteti i Beratit. Kryebashkiaku i këtij qyteti, Fadil Nasufi gjatë fjalës së tij vlerësoi rolin dhe punën e Alfred Moisiut gjatë kohës që ushtronte detyrën e kreut të shtetit, duke e cilësuar si një nga nismëtarët e fitimit të statusit të Beratit si qyteti i mbrojtur nga UNESCO. “Gjatë kohës që ushtronte detyrën e Presidentit Alfred Moisiu vjen për një vizitë në Berat dhe në bisedë e sipër më thotë unë si President i vendit nuk kam mundësi të akordoj fonde për qytetin tuaj por së shpejt do vijnë të të takojnë tri miq. Pas disa ditës vijnë dy miq nga Tirana sëbashku me sekretarin e përgjithshëm të UNESCOS. Që prej asaj dite nisi certifikimi i Beratit si qyteti i njohur nga UNESCO dhe kjo për meritë të ish- Presidentit, Alfred Moisiu” e pëfundoi fjalën e tij kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi. Më herët ish-Presidenti Moisiu për meritat e tij ndaj çështjes së Kosovës është shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës së Lipjanit. Ndërsa edhe qytetet e Vlorës, Durrësit dhe Çorovodës e kanë vlerësuar Alfred Moisiun me titullin “Qytetar Nderi”.

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me intervale me diell – temperaturat deri në 22 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së,...

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

Lajmet e Fundit