23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Pabesi mes Thaçit e Mustafës

Thaci e Mustafa14-23Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka “kërcënuar” partnerin e koalicionit, PDK-në e Thaçit, se në rast se nuk merr postin e kryeministrit, do të tërhiqet nga marrëveshja për bashkëqeverisje.

Mustafa, pas kësaj deklarate në mesditën e djeshme rreth orës 13.00 është takuar edhe me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Nga burimet e LDK-së mësohet se Mustafa është duke kërkuar garanci për postin e kryeministrit edhe nga ndërkombëtarët, duke mos i zënë besë kreut të PDK-së, Hashim Thaçi.

Mësohet se me presidenten kanë biseduar rreth procedurave të ardhshme të themelimit të institucioneve.

Ndërkohë që Mustafa ka bërë me dije se marrëveshja për ndarjen e ministrive do të finalizohet brenda dy ditësh.

Por, derisa kreu i LDK-së zyrtarisht këmbëngul se posti i kryeministrit të ardhshëm do t’i takojë atij, na anën tjetër PDK-ja e Thaçit vazhdon të mos komentojë rreth kësaj çështjeje.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha të hënën pas takimit që kanë zhvilluar liderët politikë dhe anëtarët e grupeve punuese për ndarjen e përgjegjësive se partia e tij nuk do të hynte në koalicion me PDK-në sikur të mos i jepej posti i kryeministrit. /Zëri/

Më Shumë

Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitin 2025, Në deklarimin e pasurisë në APK, kryetarja...

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Lajmet e Fundit