24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 7435

Diplomaci me dron

0

StilolapsiShkruan: Arben Latifi

Vizita e gjashtëdhjetë e tetë viteve më parë ishte një vizitë ndryshe. Pozicioni i Shqipërisë në rajon atëbotë ishte inferior; e sapo dalë nga lufta, e gjendur në mes të një pansllavizmi në njërën anë, nga rreziku i greqizimit në anën tjetër. Nga ana perëndimore mund të thuhet se ishte ”porta’’ më e cënueshme e Bllokut Lindor. Natyrisht se ky inferioritet ndihej edhe në vizitën e Enver Hoxhës në Jugosllavinë e Titos.

Tani, 68 vite më pas, Shqipëria dhe shqiptarët ndodhen në pozicion shumë më të mirë gjeopolitik; Shqipëria në NATO, Kosova e pavarur, të dyja të vendosura si kurrë më parë për një të ardhme evropiane. E rreshtuar mirë politikisht, natyrisht se e ka luksin të bëj vizita edhe në ato vende ku nuk janë të mirëpritur.

Roli që Kryeministri Edi Rama mori në Konferencën e Berlinit në gusht të këtij viti, veç sa e konfirmoi këtë. Realizimi i objektivave dhe konkluzioneve të Konferencës së Berlinit, medoemos duhej të fillonte me një takim të dy kryeministrave, shqiptar dhe serb. Serbia, e rreshtuar politikisht në të njejtën linjë me Rusinë, me projekte politike fashiste e shoviniste qindravjeçare ndaj fqinjëve e sidomos ndaj shqiptarëve, sigurisht që s‘mund të ofroj bashkëpunim rajonal dhe stabilitet në Ballkan e lëre më të flitet për evropianizimin e tij.

Dhe kaluan muaj e erdhi tetori. Vizitës së 22 tetorit, e caktuar qysh prej Konferencës së Berlinit, i paraprinte një ndeshje futbolli midis dy kombëtareve, të Shqipërisë dhe Serbisë. Por, vet kjo vizitë i paraprinte nje vizite tjetër, asaj të Kryeministrit të Rusisë Vladimir Putin në Serbi.

Ndeshja ishte caktuar, me kërkesë të Federatës së Futbollit të Serbisë, të zhvillohej pa praninë e tifozëve shqiptarë (me gjasë serbët i dinin të metat e tyre). Lojtarët dolën në fushë, u priten si mos më keq. U kënduan këngë çetnike nga tifozët, “u shurdhua” hymni shqiptar nga koret raciste të tifozëve, u nëpërkëmb flamuri shqiptar, u bënë thirrje fashiste dhe raciste si “vdekje e shqiptarëve’’, “vrisni shqiptarët”. E megjithatë ndeshja filloi, ndërkaq që thirrjet raciste s’kishin pushuar. Filluan të hidheshin edhe gjësende në fushë nga tifozët, për ç‘gjë u ndërpre edhe ndeshja. Fluturoi edhe një dron me një hartë të Shqipërisë Etnike dhe dy figurave emblematike të kombit shqiptar. Gjithë urrejtja për një komb të tërë, që deri atëherë në fushë ishte shfaqur me fjalë fyese, filloi të shfaqej edhe fizikisht. Vërshuan tifozët në fushë, ushtruan dhunë ndaj lojtarëve të kombëtares shqiptare, e cfare nuk u bë tjetër.

E ndodhur në këtë situatë të papritur (që mund të jetë edhe e pritur; mund ta kenë bërë vet serbët në funksion të vizitës së Putinit), Serbia u kujdes ta bënte çështjen politike; u tha që droni ishte komanduar nga vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë. Vërshuan deklaratat e lidershipit serb që u shëmbëllenin thirrjeve të tifozëve. Të gjitha ato thonin se si serbët paskeshin qenë provokuar nga shqiptarët përmes një droni, gjë që në vendet perëndimore do të quhej vetëm si gjest interesant sportiv. Ngjarja mori jehonë. U tha e u shkrua gjithkah për dronin, në mediat vendore e ndërkombëtare; u tha se e bëri vëllai i Kryeministrit Rama; u tha se e bënë vet serbët; u tha se e bëri Ballisti; e thanë të tjerë se e bëmë ne. Gjithcka flitej vetëm për dronin. Thuajse raportet ndërmjet dy vendeve vareshin nga ai dron, nga autori i tij. U harruan gati krejtësisht thirrjet raciste dhe gjithë çka ndodhi në stadium, që vetëm futboll nuk kishte. Besoj që çdo shqiptar do të jetë ndier i fyer nga ato që ndodhen atë ditë dhe ditëve në vijim. Duhet të jetë fyer edhe Kryeministri Rama, edhe si shqiptar edhe si përfaqësues i gjithë shqiptarëve të fyer.

Krejt kjo ndodhi në prag të vizitës së Edi Ramës në Serbi. E thanë gati të gjithë se duhej të anulonte vizitën. Por, ai ishte i vendosur të shikonte përpara dhe të realizonte vizitën. Tregoi se nuk po shkonte veç si një kryeministër i një vendi, tregoi se kishte marrë përsipër të barte edhe një pjesë të agjendës evropiane, na tregoi të gjithëve se është lideri më i kompletuar në rajon.

Në këtë situatë, politika e Serbisë, në mes agjendës të saj evropiane dhe para një takimi me Vladimir Putin, e kishte të vështirë të priste në takim Kryeministrin e Shqipërisë. E gjendur gjithmonë midis Evropës dhe Rusisë, nuk mund të pranonte kurrsesi faktorizimin e popullit shqiptar, nuk mund të pranonte një lider shqiptar që i ishte dhënë një rol prijës në Ballkanin Perëndimor për të shtyrë përpara një pjesë të agjendës evropiane të përcaktuar në gushtin e këtij viti në Berlin. Kështu pra, Serbia ishte gati të anulonte takimin me Edi Ramën edhe për faktin se nuk mund t’i thoshte pas dy ditësh Putinit se Serbia ka vendosur t’i shkoj deri në fund agjendës evropiane. U desht ndërhyrja dhe presioni ndërkombëtar që të takimi të mos anulohej. Kështu, Serbia zgjodhi një rrugë të ndërmjetme. Pranoi të shtynte takimin.
Erdhi edhe 10 nëntori dhe takimi u realizua. Kryeministri i Shqipërisë e tha aty ku duhet dhe aty ku është më vështirë të thuhet, në Beograd, në Pallatin Serbia; “Kosova është shtet i pavarur dhe një realitet krejt i pandryshueshëm; se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të gëzojnë të drejta sa serbët e Kosovës; që shqiptarët kudo që ndodhen duhet t’i kenë të drejtat e garantuara“ dhe la të kuptohet se marrëdhëniet ndërmjet dy popujve ndërtohen mbi bazën e këtyre realiteteve. Kurse, Kryeministri i Serbisë Vuçiç, tregoi se Serbia nuk është ndarë nga e kaluara e saj e errët e që është po ajo që ka qenë; me projektin “Serbia e Madhe“ në sirtar, me urrejtjen patologjike ndaj shqiptarëve dhe me flatra të kthyera nga Rusia.

E, se kush e hodhi dronin në stadium, tani, pak kush mund ta di. Koha do ta tregoj se kush e bëri. Deri atëherë, ngjarjet e muajit të fundit do të kujtohen për tri gjëra; për “mikpritjen serbe“ dhe të Kryeministit Vuçiç; dronin si “dron shqiptar” dhe; një “dorë e fortë“ e diplomacisë shqiptare.

Ja eshtrat e Isa Boletinit

0

Eshtrat e Isa BoletinitTashmë janë identifikuar eshtrat e Isa Boletinit, të cilët do të rivarrosen më 28 nëntor në vendlindjen e tij në Boletin.

Me këtë rast, Kosova e Shqipëria kanë krijuar një bord të përbashkët që po merret me organizimin e ceremonisë madhështore të rivarrimit të tij.

Infodirekt.tv ka siguruar disa fotografi, në të cilat shihen qartë eshtrat e heroi të kombit. Këta eshtra janë duke i mbajtur familjarët e vet në Boletin.

Eshtrat e Isa Boletinit1 Eshtrat e Isa Boletinit

Piktura e Hitlerit në ankand

0

Piktura e HitleritPara se të bëhej udhëheqës i Partisë Naziste, Hitleri ishte një artist ambicioz.

Një nga krijimet e tij – piktura e qytetit të Munihut, do të shkojë në ankand në Nuremberg, të shtunën.

Piktura me ngjyrë të ujit, që përshkruan qytetin e Munihut, vjen me një certifikatë që verifikon se është krijim i Rajhut të Tretë.

Piktura është vendosur në shitje nga dy motra, që dëshirojnë të mbesin anonime, transmeton koha.net.

Dy gratë besohet se e posedojnë pikturën për disa vite, të cilën refuzuan që ta shfaqin.

Pasi iu dhurua krijimi nga halla e tyre, thuhet se motrat e kanë mbajtur krijimin artistik në një sirtar, të mbuluar me pallomë.

Hitleri është i njohur për natyrën e tij mizore të udhëheqjes gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, në Gjermani është legale që të shiten pikturat e tij përderisa nuk kanë simbole të nazizmit.

Piktura në pronësi të motrave do të shitet nga Shtëpia e Ankandeve Weidler në Nuremberg të Gjermanisë të shtunën, me një pjesë të fitimeve që do të i dhurohet fëmijëve me nevoja të veçanta.

KPF, rekomandime për KK të Malishevës

0

KPF ne Malisheve-mbledhjaKomiteti për Politik dhe Financa (KPF) kanë dhënë disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.

Anëtarët e KPF-së kanë rekomanduar këto pika të rendit të ditës si Raportin e nëntëmujorit të buxhetit 2014, për të cilin kanë kërkuar sqarim rreth kësaj pike. Rekomandim tjetër që dhanë është edhe Caktimi i grupit të punës për hartimin e Planit vjetor të punës së KK-së.

Kuvendit Komunal, KPF-ja ia rekomandoi edhe këto pika të rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme: Shqyrtimi i kërkesës për diasporë, me kërkesën e po këtij komiteti, pastaj debati rreth kalimit të institucioneve nga regjioni i Prizrenit në regjionin e Gjakovës, dhe Raportin e DKA-së.

Rekomandim tjetër për KK, është edhe Formimin e Komisionit për ndryshimet dhe plotësimet e rregullores së punës së kuvendit, si dhe Puna e trupave të kuvendit dhe pagesa e tyre. /PrizrenPress.com/

Diplomati i lartë gjerman viziton Kosovën

0

Ernst ReichelI dërguari special i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Europën Juglindore, Ernst Reichel ka arritur në Kosovë.

Ardhja e tij është konfirmuar edhe nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Ndërkohë sot liderët e partive të koalicionit paszgjedhor pritet të takohen dhe të përcaktojnë hapat e mëtejmë të veprimeve të tyre.

Ende nuk dihet nëse AAK do të heqë dorë nga posti i kryeministrit. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka bërë të qartë se “Ne do të angazhohemi maksimalisht që me marrëveshje të koaliconit paszgjedhor të bëjmë zgjidhje të pranueshme për subjektet që ne i përfaqësojmë dhe në interes të partive të koalicionit dhe të qytetarëve, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bëri të pamundur implementimin e marrëveshjes sonë të datës 10 qershor 2014”, kurse Vetëvendosje ka thënë se nuk do ta votojë kryeparlamentarin nga radhët e PDK-së.

Mustafa: Kushtetuesja e bën të pamundur marrëveshjen e Bllokut

0

Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se tani më e rëndësishme është të konstituohen institucionet, sesa kush do të jetë në krye të tyre.

Në këtë postim ai shkruan:

Situata në Kosovë lidhur me konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme është larg më e rëndësishme sesa thjeshtësimi i saj se kush do të jetë në krye të institucioneve. Partitë politike i kanë liderët e tyre, por zgjedhjet neve në LDK nuk i kemi bërë që të më akomodojnë mua si lider, ashtu siç po i dëgjoj disa komente.

Zgjedhjet janë bërë që të bëjmë ndryshime pozitive për qeverisje të vendit. Ne do të angazhohemi maksimalisht që me marrëveshje të koaliconit paszgjedhor të bëjmë zgjidhje të pranueshme për subjektet që ne i përfaqësojmë dhe në interes të partive të koalicionit dhe të qytetarëve, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bëri të pamundur implementimin e marrëveshjes sonë të datës 10 qershor 2014.

Ne i kemi qëndrimet e subjekteve tona, të cilat i kemi diskutuar bashkërisht dhe do t’i diskutojmë brenda koalicionit paszgjedhor dhe do të vendosim në harmoni me vullnetin tonë dhe të anëtarësisë, të cilën e përfaqësojmë, por edhe të kritereve, të cilat na u kanë pasqyruar si mundësi për ta marrë mandatin.

PDK-ja bllokuese, mendon vetëm për zgjedhje

0

PDK-keshilli drejtuesPartia Demokratike e Kosovës nuk po arrin të gjejë asnjë model për zhbllokimin e krizës në vend. Kjo parti është bllokuar në tentimin për të arritur një marrëveshje me partitë e spektrit të djathtë për ndërtimin e institucioneve.

E gjithë kjo situatë është krijuar pas refuzimit të vazhdueshëm të koalicionit paszgjedhor VLAN, që të bëjë marrëveshje me partinë e Hashim Thaçi për ta formuar qeverinë.

Në mungesë të alternativave, daljen nga kjo situatë tani PDK po e sheh vetëm te mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Kësisoj, kjo parti kohët e fundit ka filluar të përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Kryetarët e degëve të kësaj partie nëpër gjithë vendin, siç transmeton Tribuna, kanë marrë ‘selam’ nga kreu i PDK-së Hashim Thaçi, që t’i funksionalizojë shtabet zgjedhore si dhe të fillojë mobilizimi.

Këmbëngula e kësaj partie për të shkuar në zgjedhje të parakohshme është parë edhe në mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj partie. Në këtë mbledhje zyrtarë të PDK-së u zotuan se nuk do të ketë thirrje të seancës konstituive e as krijim të institucioneve pa pjesëmarrjen e PDK-së, në të kundërtën sipas tyre, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Quinti: Haradinaj jo kryeministër, Vetëvendosje jashtë Qeverisë

0

blloku opozitarDisa Vende të Quintit kanë nisur t’i japin qëndrimet e tyre të qarta për politikën në vend. Ata nuk përkrahin Ramush Haradinajn për kryeministër dhe as “Vetëvendosjen” të udhëheqë me dialogun.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë mesazhin e qartë nga Berlini zyrtar, se ata nuk e mbështesin kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, për kryeministër të Kosovës, duke kërkuar nga Mustafa që ta rishqyrtojë sa më parë pozicionin e tij brenda Bllokut.

Në takimet e tij me zyrtarë të lartë politikë në Gjermani gjatë këtyre ditëve, Mustafës i është bërë me dije se Qeveria e ardhshme duhet të ketë një koalicion të qëndrueshëm dhe me pakicat serbe të përfshira.

Ndërkohë, që ata kanë dilema të mëdha nëse “Vetëvendosje” mund të jetë pjesë e Qeverisë, duke marrë parasysh qëndrimin e saj për dialogun me Beogradin.

Kështu kanë bërë të ditur për “Zërin” përfaqësues ndërkombëtarë nga Qeveria gjermane, të enjten. /Zëri/

Kadare: Pajtova të fortin e “Profarmës” të rrihte shkrimtarin që më kërcënoi

0

IsmailKadare6-30Një homazh për Parisin, i ndërthurur me rrëfime për Shqipërinë, të shkuarën, të tashmen e të ardhmen e saj. Libri i ri i shkrimtarit të njohur Ismail Kadare “Mëngjeset në kafe Rostand” sjell ese, portrete, shënime për kohë e personazhe të ndryshëm, që edhe nëse nuk kanë emra, mund t’i zbuloni mes radhëve. “Gazeta Shqiptare” boton sot një pjesë prej librit, atë ku tregohet një skenar kërcënimi për librin “Viti i mbrapshtë”. Një i njohur i bën me dije shkrimtarit se libri i tij është antiparti dhe për të do ketë ankesa lart. Ndërsa shkrimtari i kalonte ditët në ethe, duke pritur çdo të ndodhte, por duke kërkuar zgjidhje që të mos e kërcënonin, gjakrat krejt papritur qetësohen. Ka vetëm heshtje. Miku i tij qaraman, tani buzëqesh. Më vonë Kadare mëson se “grupi i armiqve” që rrinin së bashku ishin “turku”, “Liliana”, “I verbri”, qarësi dhe kërcënuesi me syze”.

Ismail Kadare*

E qara në mesnatë
Nga cikli i përfytyruar

“Këngë dhe vome për letërsinë shqipe”
I
Ishte viti 1986. Ishte pranverë dhe mesnatë kur ra telefoni.
Ngaqë s’më kishte qëlluar ndonjëherë të flisja në telefon me një burrë që qante, në fillim kujtova se qarja s’ishte veçse rrjedhojë e çrregullimit të linjës. Por shumë shpejt e kapa se qarja ishte e vërtetë, madje, njëkohësisht me këtë, e njoha qarësin. Ishte një redaktor i shtëpisë botuese, që merrej ato ditë me një librin tim, përmbledhje novelash, më saktë novelash e reportazhesh bashkë, në përzierjen e të cilave kisha vënë gjithë shpresën e mosrënies në sy të një romani të shkurtër problematik.

Asgjë të mirë s’mund të jepte kjo qarje redaktori, ndaj mendimi i parë e, bashkë me të, droja në trajtë lutjeje që më erdhi ndër mend ishte: veç mos ketë të bëjë me romanin!
Për fat të keq kishte të bënte pikërisht me të: romanin e maskuar si novelë.
Kush e kishte kapur? Ku? Si? Shefi, drejtori, zyra e shtypit në Komitetin Qendror? Përgjigjet, ndonëse të ngadalësuara prej qarjes, i mora njëra pas tjetrës. As shefi, as drejtori, as zyra e shtypit në Komitetin Qendror. Shkurt, tani për tani romani ende nuk ishte kapur. Por mbi të rëndonte një kërcënim.
Ç’kërcënim, pyeta me padurim. Nga kush?
E qara në skajin tjetër të fillit u dendësua ndjeshëm. Ishte një fjalë e ngjashme me “kërcënim”, që mbaronte me “im”, por që u desh njëfarë kohe sa të shpëlahej prej gulçit.

Aha, një denoncim. Po nga kush?
E qara pati një ngritje të re. Pastaj, pas një psherëtime të gjatë, vetëfajësimi për pakujdesinë dhe naivitetin, dëgjova emrin e denoncuesit.
Po pse ai? fola me zë të ulët. Pse pikërisht ai?
E njihja, ishte një djalë i heshtur, që ashtu heshturazi hipte dhe zbriste shkallët e Lidhjes së Shkrimtarëve pa rënë në sy të askujt.
Ai është miku yt, apo jo?
Pikërisht, ndaj bëra gabim të madh, ia dhashë dorëshkrimin ta lexonte, ashtu kot nga qejfi.
Dhe ai të kërcënoi me denoncim?

Pikërisht. Më kërcënoi se do t’i shkruante letër Komitetit Qendror, kundër botimit të “Vitit të mbrapshtë”, si vepër antiparti, anti… kështu e anti ashtu, shkurt në kundërshtim me mendimet e shefit të madh për lëvizjen e Haxhi Qamilit… (Per me teper lexoni Gazeta Shqiptare ne print)

Ymeri: Askush nga Blloku nuk do të bisedojë me PDK-në

0

visar ymeriDeputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri është shprehur i bindur se asnjëra prej katër partive të Bllokut paszgjedhor nuk pranon të ulet me PDK-në të bisedojë për të krijuar qeverinë.

Ne nuk shohim asnjë arsye që të kemi marrëveshje me PDK-në, nëse ulemi i bie se jemi duke u pajtuar për një marrëveshje. Është një precedent i rrezikshëm për demokracinë e vendit”, ka thënë Ymeri, në Interaktiv të KTV-së.

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes në legjislaturën e katërt të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se presidentja duhet ta luajë rolin e vet kushtetues dhe të mos bëhet vegël e partisë së Thaçit.

“Mos veprimi i saj është në vijë me PDK-në”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka treguar se LVV nuk do të votojë kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit, pa marrë parasysh se cili deputet i kësaj partie është kandidat për të parin e Kuvendit.

“PDK-ja nuk është shumicë dhe mendojmë se nuk duhet t’i takojë posti i kryeparlamentarit”, ka thënë Ymeri, transmeton Koha.net.

Ai e ka quajtur sfidë të Bllokut krijimin e Qeverisë.

“PDK-ja vazhdimisht e ka trajtuar Kuvendin si mjet të tyre dhe nëse kjo parti merr postin e kryetarit të kuvendit atëherë shumë lehtë mund ta bllokojë punën e qeverisë”, ka thënë ai.

Ymeri ka thënë se presin që presidentja ta mandatojë shumicën parlamentare dhe nuk mund të mandatojë një parti që nuk e ka as gjasën më të vogël të krijojë qeveri kur nuk ka shumicën.

“Çështja e kryetarit të kuvendit është duke u diskutuar për një kohë të gjatë dhe deklarata e ambasadores amerikane nuk ka ndikuar në përshpejtimin e vendimit. Është një vendim që ka ardhur për një kohë të gjatë. Ka rastisur që të jetë në kohën e deklaratës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Ymeri.

Për Ymerin, ajo që ka thënë ambasadorja është një lloj skandali për gjuhën e përdorur.

“Dhe ka qenë plotësisht e padrejtë. Ajo tentoi të bëjë një lloj barazimi mes PDK-së dhe subjekteve tjera. Konsideroj se kjo nuk i ndihmon demokracisë në vend”, ka thënë ai.

Fjalën e saj banale nuk e kam trajtuar si shuplake ndaj politikës por si një lloj kritike”.

Ato që i kemi thënë për LDK, AAK e Nisma qëndrojnë, por ne kemi bërë një marrëveshje e cila do ta ndalojë hajninë në të ardhmen dhe do ta hetojë hajninë nga kushdo që ka mundur të ndodhë.