26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 7436

Romani i Mira Meksit më i shituri, blihen 3000 kopjet e para

0

Mira Meksi“Mallkimi i priftereshave të Ilirisë”, romani më i ri i Mira Meksit ka shënuar sukses në Panairin e Librit. Prej botimit e deri tani, libri që pasqyron jetën e mbretëreshës ilire Teuta ka shitur 3000 kopje, duke u bërë kështu botimi më i shitur jo vetëm i ‘TOENA’, por edhe një prej në të shiturve të Panairit. Në të rrëfehet jeta e Teutës, përshkruhen vendet ku banoi, miqtë dhe luftrat e saj.

Ai është cilësuar si roman i patëdytë, pasi sjell jo vetëm rishkrimin e një historie të një personazhi 2300 vjeçar, por sjell edhe historine e saj e dashurisë me gjeneralin grek Demetër Farios. Ku e çoi kjo dashuri dhe pse erdhi fundi i saj. A e tradhtoi Farios mbretëreshën dhe pse gjithë historinë e rrëfen një gjarpër që simbolizon shumëccka tek ilirët. Mite, legjenda, histori dhe ndjenja shpërfaqen në librin që ka mbërthyer kaq shumë lexues.

KEDS-i s`ia rrit kapacitetin energjetik Qendrës së Kompetencës në Prizren, rrezikon cilësinë

0

Prizren-Qendra KompetencesLidhja e Shkollës së Kompetencës në Prizren në rrjetin energjetik ka rezultuar të jetë një sfidë e ndërlikuar për zyrtarët e Komunës së Prizrenit.

Me gjithë ujdinë që Drejtoria e Arsimit kishte arritur me KEDS-in për zgjidhjen e kësaj çështjeje, problemi ende nuk është tejkaluar ani pse tashmë afër dy muaj ka nisur procesi mësimor në këtë qendër arsimore, shkruan KD.

Drejtori i DKA-së, Nexhat Çoçaj, ka bërë të ditur se Qendra e Kompetencës aktualisht ka një lidhje në rrjetin energjetik, që nuk është e mjaftueshme për t’i vënë në funksion të gjitha pajisjet kur qendra operon me kapacitet të plotë, prandaj dhe ishte arritur ujdia me KEDS-in që të sigurohet një lidhje me kapacitet më të lartë për furnizim me energji elektrike.

“Problemi është se një marrëveshje që e kemi arritur në komunë dhe donatori me KEDS-in para katër muajsh nuk është jetësuar. Ata kanë premtuar se do të sigurojnë kabllot në gjatësi afër dy mijë metra për ta lidhur Qendrën në rrjetin energjetik. Por premtimi i dhënë nuk është mbajtur dhe jemi të detyruar që ta përsërisim kërkesën e njëjtë te KEDS-i, pasi ata janë arsyetuar se është ndërruar menaxhmenti”, ka thënë Çoçaj.

Zyrtarët e KEDS-it në Prizren në disa raste kanë pohuar se nuk prononcohen për mediet.

Qendra e Kompetencës në Prizren ka nisur punën në mes të shtatorit të këtij viti. Kjo Qendër u themelua në saje të përpjekjeve të përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe të Luksemburgut. Afër 3 milionë është shuma e investimeve për ndërtimin dhe pajisjen e kësaj shkolle, krijimin e plan-programeve dhe ofrimin e trajnimeve.

“Të gjitha kurset të cilat shkolla i ofron, i plotësojnë kërkesat e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve. Kjo nënkupton që certifikatat përfundimtare të nxënësve mund të krahasohen me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, shpjegohet në uebfaqen e këtij institucioni.

Prizren/Suharekë: Lëndohen katër persona në tri aksidente trafiku

0

motociklet aksidentKatër persona janë lënduar në tri aksidente të trafiku që kanë ndodhur në rajonin e Prizrenit.

Në qytetin e Prizrenit kanë ndodhur dy raste të aksidenteve, njëri në rrugën “Rifat Ukimeri” dhe tjetri në rrugën “Ismet Jashari”, kurse rasti i tretë në fshatin Sopi të Suharekës.

“Në rrugën ‘Rifat Ukimeri’ në Prizren, raportohet se një person shtetas i Shqipërisë duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia ka godit një çiklist dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësorë është liruar ne shtëpi”.

I dyshuari është ndaluar në pikë kalimin kufitar në Vermicë dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policorë ku pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, aksidenti i dytë ka ndodhur në rrugën “Ismet Jashari”.

“Një veturë e pa identifikuar ka goditur biciklistin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes”.

“Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit ndërsa rasti është nën hetime”.

Në fshatin Spoi të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave civile ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë në QKMF në Suharekë dhe më pas janë liruar në shtëpi. /PrizrenPress.com/

Buja shkel autonominë e UP-së, i qon vendim rektorit të pranojë 1000 kandidatët e shoqatave

0

RameBuja-ministri arsimitMinistri i Arsimit në detyrë Ramë Buja ka kërkuar nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës të  pranojë në studime rreth 1000 kandidatë të shoqatave të dala nga lufta.

Përmes një vendimi që sapo ka pranuar Rektorati Buja kërkon që Rektorati i Universitetit të Prishtinës të zbatoj memorandumin të lidhur ndërmjet UP-së dhe Shoqatave të Dala nga Lufta.

Rektori Ramadan Zejnullahu ka konfirmuar për “Zërin” se sapo ka marrë kërkesën. “Sapo e mora kërkesën. Do ta njoftojë Këshillin Drejtues dhe pastaj do të marrë hapa në përputhje me moralin personal”, ka thënë ai për “Zërin” duke pohuar kështu se mund të pasojë dhe dorëheqja e tij në qoftë se Këshilli vendos për miratimin e kërkesës, që sipas rektorit është shkelje e ligjit.

Ministri i Arsimit në detyrë, Ramë Buja ka kërkuar të mërkurën nga rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu që të zbatojë duke e quajtur kërkesën e tij vetëm rekomandim.

“Unë dje e kam pasur një takim me rektorin, megjithatë është e tij të veprojë siç do sepse e ka pavarësinë vepruese, por i sugjeroj që të veprojë në mënyrën më racionale që mos ta trazojë institucionin”, ka deklaruar dje Buja, por sot ai i ka dërguar vendim rektorit duke shkel kështu autonominë e UP-së. /Zëri/

Presidente, a janë liderët kundër interesit të Kosovës?

0

Seremb_Gjergji 3Shkruan: Seremb Gjergji

Duket se iku Liberalizimi i Vizave edhe për vitin 2015, për shkak të bllokadës së Liderëve tanë. Kjo bllokadë i ka tejkaluar suazat e normales, por dhe të armiqësisë. Shqiptarët janë takuar me armiqtë e tyre dhe kanë krijuar paqë. Sot shqiptarët nuk takohen ndërmjet veti! Kjo më shtynë të besoj se janë Kundër Interesave Kombëtarë. S’ka shpjegim tjetër.

“Familja që nuk e dëgjon t’zonë e shpisë, e merr teposhtën”, thotë një fjalë e urtë shqiptare.
Burra, mos harroni se nëpër botë po takohen armiqtë! Mos e lejoni lakminë t’iu verboi – Ju lutem?!
Presidente, ftesa juaj për liderët, duhet të avancohet në një nivel tjetër dhe besoj se duhet të jetë edhe më e qartë dhe më e ashpër se deri me tash?
“Liderët që nuk marrin pjesë në takimin e përbashkët janë kundër interesave kombëtarë. Janë kundër shtetit dhe shtetësisë së Kosovës. Janë kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë votuar për ta”.

Nëse nuk e mbrojnë INTERESIN KOMBËTARË, atëherë interesin e kujt po e mbrojnë ata. Në historinë e traditës sonë shqiptare – “Ata që nuk e kanë mbrojtur interesin e vendit, e kanë mbrojtur interesin e dreqit”.
Lufta politike ka filluar, tash duhet të mbizotëroi paqja dhe pajtimi. Kosova ka nevojë për afrim, jo për largim dhe injorim.

Kushtetuta e Kosovës – si rregulltar i lojës politike dhe Gjykatat Kushtetuese si refer, nuk e kanë bllokuar as nuk e bllokojnë procesin, por shtyjnë palët që në momente të vështira të gjejnë zgjidhje.

Liderët tanë nuk po mund të shohin përtej interesit personal dhe më këtë mënyrë po e bllokojnë tërë procesin. Të gjithë udhëheqësit e BLLOKU-t janë shtangu në pozitat dhe titujt. Njësoi edhe PDK, edhe pse kjo e fundit po tregon pak elasticitet. E kam thënë më herët që për fazën aktuale LAN-i ka mundësi ta krijoj Qeverinë dhe t’i ndërtoi institucionet duke ia dhënë PDK-së udhëheqësin e Kuvendit. Tash do të shtoj se kjo mundësi është duke skaduar. Blloku vetëm sa do të shkoi e të eliminohet nga kalkulimet, nëse nuk ka fuqi të ri-dizajnohet shpejt.

Pasojat e mos-formimit

Kosova është në gjendje aq të keqe ekonomike, jo vetëm që s’ka kohë për të humbur, por edhe nëse udhëtojmë 100km në orë vështirë që do ta zëmë kohën që kemi humbur nëpër shekuj – e ajo që aktualisht po humbim është:

1. Themelimi i Gjykatës Speciale – nëse dëshirojmë t’i shohim kriminelët në burg!
2. Formimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës – formojmë ushtrinë dhe marrim pjesë në misionet paqësore nëpër botë.
3. Ndryshime rrënjësore të Kushtetutës; përfshirë edhe votimin e hapur për President.
4. Krijimi i fondit për punësim dhe fonde të tjera që bëjnë sigurimin e investimeve të jashtme – e që i hapë rrugë zhvillimit ekonomik në vend.
5. Zhvillimi dhe avancimi i fushës së Drejtësisë; nëse dëshirojmë shtet ligjorë.
6. Përmirësimi dhe rritja e një IMAZH të qëndrueshëm ndërkombëtar.
7. Ruajtja e Aleatëve dhe Miqve ndërkombëtarë – mos t’ua ngushtojmë apo pamundësojmë atyre fuqinë të na mbrojnë; ku nuk mundemi vet. Por mbi të gjitha – mos ta hedhim poshtë përkrahjen e QUIN-it, dhe të NATO’s; e mbi të gjitha bekimin e Papa Françeskut që na e jep për të udhëhequr në Ballkan.

Çka kemi humbur deri tash

1. Anëtarësimi në Paktin për Paqë në NATO’s – hapi i para anëtarësimit në në këtë organizatë që ka çliruar Kosovën.
2. Mos-nënshkrimi i marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit me BE-në dhe vonesat në këtë Drejtim. Pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk gjejnë arsye të fortë për ta nënshkruar këtë marrëveshje.
3. Zhagitja, ngadalësimi por edhe stagnimi në Liberalizimin e Vizave – mungesa e institucioneve aktive të sigurisë në vend.
3. Zbehja e raporteve me Aleatet dhe Miqtë tanë ndërkombëtarë. U japim pak arsye miqve tanë që të na arsyetojnë apo mbrojnë çdo veprim të Shtetit tonë.
4. Pengesat që dalin drejtë anëtarësimit në NATO dhe OKB.

Këto humbje vijnë si pasojë e interesit të ngushtë të disa udhëheqësve tanë politik. Zgjidhja e ngërçit është e thjeshtë – në momentin kur ulen në tavolinë, gjejnë zgjidhje. Nëse kjo nuk ndodhë; Atëherë besoj se partitë tona me qëllim po e qojnë vendin drejt IZOLIMIT.
Ndoshta duhet ftuar Plakun e Mençur Anton Çetta që të ringjallet dhe të na PAJTOI?

Kushtetuesja refuzon kërkesën e Avokatit të Popullit

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesGjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Avokatit të Popullit lidhur Dekretin e presidentes për vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në kërkesën e Avokatit të Popullit drejtuar Kushtetueses, pretendohet se Dekreti i presidentes është jokushtuetues. Por Gjykata në vendimin e saj ka nxjerrë të kundërtën. Kushtetuesja ka konkluduar se procedura e ndjekur nga presidentja është në pajtueshmëri me Kushtetutën, transmeton RTK.

Procedura e ndjekur nga presidentja Atifete Jahjaga për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Këtë konkludim ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese, duke hedhur poshtë pretendimet e Avokatit të Popullit, i cili Dekretin e presidentes të datës 31 gusht, e konsideron jokushtetues. Kërkesën e Avokatit të Popullit, Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar si kërkesë qartazi të pabazuar.

Paneli i Gjykatës Kushtetuese i përbërë nga 7 anëtarë, përfshirë edhe dy gjyqtarët ndërkombëtarë ka konstatuar se Dekreti i nxjerrë nga Presidentja, është në linje me obligimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, të inkorporuara në Marrëveshjen Ndërkombëtare, të lidhur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe të ratifikuar nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese thekson se neni 84.19, i Kushtetutës, i cili thotë se “Presidenti i Republikës së Kosovës emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit, ka të bëjë me emërimin e gjyqtarëve të rinj kosovarë në Gjykatë, ndërsa Dekreti ka të bëjë me vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve të tanishëm ndërkombëtarë dhe kësisoj, ky nen i Kushtetutës nuk është i aplikueshëm në rastin e tanishëm.

Gjykata thekson se edhe mandati i gjyqtarëve ndërkombëtarë dallon dhe është i përcaktuar me kontratë të ofruar nga aktorë ndërkombëtarë. Gjykata vëren se argumentet e parashtruesit të kërkesës kryesisht ndërlidhen me përmbajtjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare të lidhur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian nëpërmjet këmbimit të letrave, e ratifikuar nga Kuvendi me 23 prill 2014, edhe pse parashtruesi pohon se ai sfidon vetëm kushtetutshmërinë e Dekretit. Prandaj, parashtruesi nuk e ka mbështetur pretendimin e tij dhe nuk ka provuar se Dekreti është jokushtetues.

Duke pasur parasysh këto argumente, Gjykata ka vendosur të deklarojë kërkesën të papranueshme dhe të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme.

Cliff godet PDK-në: Pse sot nuk ka seancë të Kuvendit

0

IanCliff6-12Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, tha sot se nuk e ka të qartë pse deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë sot në seancë për ta zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e këtij institucioni.

Duke folur në tryezën e organizuar nga BIRN, CRTA dhe Internews Kosova për prezantimin e raportit mbi implementimin e marrëveshjes Kosovë- Serbi, diplomati britanik tha se tashmë që blloku paszgjedhor LDK-VV-AAK-NISMA ka hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit, nuk ka më arsye që të shtyhet zgjedhja e organeve drejtuese të Kuvendit.

“Nuk e di pse parlamenti nuk është takuar sot. E di që e kanë propozimin për kryeparlamentar”, tha Cliff.

Qëndrimi i ambasadorit Cliff është mbështetur edhe nga ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Kryeziu merr çmimin ‘Shkrimtari i Vitit 2014′

0

Ekrem Kryeziu-regjisorRegjisori i mirënjohur shqiptar, Ekrem Kryeziu, është laureati i sivjetmë i çmimit “Shkrimtari shqiptar i Vitit 2014” që e ndanë PEN Albania 2014.

Çmimin “Poeti shqiptar i viti 2014” këtë vit e merr Salajdin Salihu, ndërsa çmimi “Përkthyesi i vitit 2014” do t’i jepet Hysen Sinani. PEN Albania do të ndajë edhe çmimin “Mirënjohje për vepër jetësore dhe karrierë letrare”, i cili do t’i jepet Natasha Lako-s; çmimi “Mirënjohje për kontribute të çmuara në kulturën kombëtare” do t’i jepet Sabri Maxuni – Novosella dhe çmimi “Mirënjohje për promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare në botën akademike” do të shkojë të Prof. Emil Lafe, shkruan knninfo.com.

Ceremonia e ndarjes së këtyre çmimeve nga Qendra P.E.N e Shqipërisë, do të mbahet të shtunën, ora: 12:00, në sallën ‘Tefta Tashko’ të Ministrisë së Kulturës, aktivitetin vjetor ku shpall çmimet PEN Albania 2014, dhe promovon krijimtarinë letrare të autorëve shqiptarë, përkatësisht, Mërgim Osmani, ( Vjenë – Austri).

Promovimi i veprave të autorëve shqiptarë, mbështetet në programin që Qendra P.E.N e Shqipërisë ka për promovimin e librave në gjuhën shqipe, pavarësisht kufijve gjeografikë dhe vendeve ku jetojnë autorët e tyre, duke respektuar kështu të drejtën themelore të gjuhës e cila është e garantuar nga karta e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, parime mbi të cilat mbështetet puna e P.E.N. International, (Organizatë Ndërkombëtare për Shkrimtarët, me zyra në Londër) e cila ka status bashkëpunimi me OKB, UNESCO,etj).

Gratë në Asamblenë e Prizrenit solidarizohen me kolegen Millaku

0

Drita MillakuGrupi joformal i Grave të Asamblesë Komunale të Prizrenit ka reaguar ndaj fyerjeve që i janë bërë koleges së tyre, Drita Millaku, nga drejtori i Drejtorisë Komunale të Shërbimeve Publike në Prizren, Hasan Hasani.

Në reagimin e tyre thuhet se pas takimit të mbajtur më datën 11 nëntor 2014, Grupi joformal i Grave të Asamblesë Komunale të Prizrenit reagon ashpër në lidhje me fyerjet dhe ofendimet e ulëta, të drejtorit te Drejtorisë Komunale të Shërbimeve Publike në Prizren Hasan Hasani, ndaj kolegës tonë asambleiste Drita Millaku.

Sipas deklaratës se znj. Millaku, ajo pasi ka shkuar në drejtorinë përkatëse për të kërkuar dokumente zyrtare, duke ndjekur dhe respektuar të gjitha rrugët e parapara me Ligjin për Qasje në Dokumentet Zyrtare, është ndeshur me fyerje dhe ofendime të rënda nga drejtori Hasani.

“Ne grupi joformal i grave te Asamblesë Komunale te Prizrenit, ndjehemi thellësisht të prekura nga deklarata e koleges tonë Millaku, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në drejtorinë në fjalë”, thuhet në reagimin e tyre.

“Ne kërkojmë që drejtori Hasani të kërkoj falje publike për tonet fyese e ofenduese që njollosin jo vetëm kolegen Millaku, por edhe gjithë qytetarët që ajo i përfaqëson. Femra në çdo shoqëri duhet të gëzoj respekt dhe trajtim dinjitoz nga meshkujt-kolegë, në të gjitha sferat pavarësisht se ku është angazhuar. Andaj, duke kërkuar që kjo traditë të kultivohet edhe me tej, sidomos në nivele të përfaqësimit politik, ne reagojmë fuqishëm në lidhje me nëpërkëmbjen e personalitetit të koleges sonë”.

“Secili zyrtar komunal, i cilit do nivel qoftë, duhet ta dijë se fyerjet apo ofendimet në adresë të asamblisteve janë të papranueshme dhe do të jenë fyerje ndaj një përfaqësuesi të popullit, ndaj votuesve të saj, të cilët me besimin e dhënë presin dhe na obligojnë që t’i përfaqësojmë me përgjegjësi të lartë në legjislativin komunal”.

“Çdo tentim për të na penguar apo vështirësuar punën tonë zyrtare, ne si gra përfaqësuese do ta dënojmë të gjitha njëzëri duke kërkuar përgjegjësi dhe llogari nga të gjithë zyrtarët komunal. Rrjedhimisht, kërkojmë që raste të tilla skandaloze të mos përsëriten më, përfundon reagimi i nënshkruar nga tetë gra të Grupit joformal të Grave të Asamblesë Komunale të Prizrenit”, thonë ato. /PrizrenPress.com/

Gratë në Asamblenë e Prizrenit-nenshkrimet

Sulmon me armë ish bashkëshorten në Suharekë

0

ArmaaaaNjë burr ka sulmuar me armë zjarri ish bashkëshorten në Suharekë. I dyshuari po mbahet nën masën e arrestit policor për 48 orë.

“Mbrëmë, rreth mesnate, policia në Suharekë është informuar për një kanosje me armë zjarri që kishte ndodhur në rrugën e Reshtanit. Pas hetimit fillestar dhe arrestimit të kërcënuesit është kuptuar se bëhet fjalë për një kanosje që një burrë ka kryer ndaj ish bashkëshortes së tij”, njofton zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha

“Policia ka kryer procedurat hetimore dhe e ka sekuestruar një pistoletë të llojit M 57 e prodhimit jugosllav pa fishekë”.

“I dyshuari po mbahet nën masën e arrestit policor për 48 orë ndërsa shkresat e lëndës dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të më tejme”, thotë Berisha. /PrizrenPress.com/