18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Presidente, a janë liderët kundër interesit të Kosovës?

Seremb_Gjergji 3Shkruan: Seremb Gjergji

Duket se iku Liberalizimi i Vizave edhe për vitin 2015, për shkak të bllokadës së Liderëve tanë. Kjo bllokadë i ka tejkaluar suazat e normales, por dhe të armiqësisë. Shqiptarët janë takuar me armiqtë e tyre dhe kanë krijuar paqë. Sot shqiptarët nuk takohen ndërmjet veti! Kjo më shtynë të besoj se janë Kundër Interesave Kombëtarë. S’ka shpjegim tjetër.

“Familja që nuk e dëgjon t’zonë e shpisë, e merr teposhtën”, thotë një fjalë e urtë shqiptare.
Burra, mos harroni se nëpër botë po takohen armiqtë! Mos e lejoni lakminë t’iu verboi – Ju lutem?!
Presidente, ftesa juaj për liderët, duhet të avancohet në një nivel tjetër dhe besoj se duhet të jetë edhe më e qartë dhe më e ashpër se deri me tash?
“Liderët që nuk marrin pjesë në takimin e përbashkët janë kundër interesave kombëtarë. Janë kundër shtetit dhe shtetësisë së Kosovës. Janë kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë votuar për ta”.

Nëse nuk e mbrojnë INTERESIN KOMBËTARË, atëherë interesin e kujt po e mbrojnë ata. Në historinë e traditës sonë shqiptare – “Ata që nuk e kanë mbrojtur interesin e vendit, e kanë mbrojtur interesin e dreqit”.
Lufta politike ka filluar, tash duhet të mbizotëroi paqja dhe pajtimi. Kosova ka nevojë për afrim, jo për largim dhe injorim.

Kushtetuta e Kosovës – si rregulltar i lojës politike dhe Gjykatat Kushtetuese si refer, nuk e kanë bllokuar as nuk e bllokojnë procesin, por shtyjnë palët që në momente të vështira të gjejnë zgjidhje.

Liderët tanë nuk po mund të shohin përtej interesit personal dhe më këtë mënyrë po e bllokojnë tërë procesin. Të gjithë udhëheqësit e BLLOKU-t janë shtangu në pozitat dhe titujt. Njësoi edhe PDK, edhe pse kjo e fundit po tregon pak elasticitet. E kam thënë më herët që për fazën aktuale LAN-i ka mundësi ta krijoj Qeverinë dhe t’i ndërtoi institucionet duke ia dhënë PDK-së udhëheqësin e Kuvendit. Tash do të shtoj se kjo mundësi është duke skaduar. Blloku vetëm sa do të shkoi e të eliminohet nga kalkulimet, nëse nuk ka fuqi të ri-dizajnohet shpejt.

Pasojat e mos-formimit

Kosova është në gjendje aq të keqe ekonomike, jo vetëm që s’ka kohë për të humbur, por edhe nëse udhëtojmë 100km në orë vështirë që do ta zëmë kohën që kemi humbur nëpër shekuj – e ajo që aktualisht po humbim është:

1. Themelimi i Gjykatës Speciale – nëse dëshirojmë t’i shohim kriminelët në burg!
2. Formimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës – formojmë ushtrinë dhe marrim pjesë në misionet paqësore nëpër botë.
3. Ndryshime rrënjësore të Kushtetutës; përfshirë edhe votimin e hapur për President.
4. Krijimi i fondit për punësim dhe fonde të tjera që bëjnë sigurimin e investimeve të jashtme – e që i hapë rrugë zhvillimit ekonomik në vend.
5. Zhvillimi dhe avancimi i fushës së Drejtësisë; nëse dëshirojmë shtet ligjorë.
6. Përmirësimi dhe rritja e një IMAZH të qëndrueshëm ndërkombëtar.
7. Ruajtja e Aleatëve dhe Miqve ndërkombëtarë – mos t’ua ngushtojmë apo pamundësojmë atyre fuqinë të na mbrojnë; ku nuk mundemi vet. Por mbi të gjitha – mos ta hedhim poshtë përkrahjen e QUIN-it, dhe të NATO’s; e mbi të gjitha bekimin e Papa Françeskut që na e jep për të udhëhequr në Ballkan.

Çka kemi humbur deri tash

1. Anëtarësimi në Paktin për Paqë në NATO’s – hapi i para anëtarësimit në në këtë organizatë që ka çliruar Kosovën.
2. Mos-nënshkrimi i marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit me BE-në dhe vonesat në këtë Drejtim. Pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk gjejnë arsye të fortë për ta nënshkruar këtë marrëveshje.
3. Zhagitja, ngadalësimi por edhe stagnimi në Liberalizimin e Vizave – mungesa e institucioneve aktive të sigurisë në vend.
3. Zbehja e raporteve me Aleatet dhe Miqtë tanë ndërkombëtarë. U japim pak arsye miqve tanë që të na arsyetojnë apo mbrojnë çdo veprim të Shtetit tonë.
4. Pengesat që dalin drejtë anëtarësimit në NATO dhe OKB.

Këto humbje vijnë si pasojë e interesit të ngushtë të disa udhëheqësve tanë politik. Zgjidhja e ngërçit është e thjeshtë – në momentin kur ulen në tavolinë, gjejnë zgjidhje. Nëse kjo nuk ndodhë; Atëherë besoj se partitë tona me qëllim po e qojnë vendin drejt IZOLIMIT.
Ndoshta duhet ftuar Plakun e Mençur Anton Çetta që të ringjallet dhe të na PAJTOI?

Më Shumë

Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Kuvendi i Kosovës...

Shtyhet afati i procesit të regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë afati i procesit të Regjistrimit të Popullsisë deri më datën 24 maj.   Sipas komunikatës  së qeverisë, ky...

Lajmet e Fundit