17.4 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 7445

Mustafa: Duhet marrëveshje e re mes bllokut

0

isa mustafa 3Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se partitë e koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe VV duhet të bëjnë një marrëveshje të re.

Në intervistën për “Epokën e re”, ai ka thënë se partitë e bllokut mbi marrëveshjen e deritanishme duhet të bëjnë një marrëveshje të re, me të cilën do t’i përcaktonin përgjegjësit e reja qeverisëse dhe objektivat qeverisëse. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka zhvlerësuar edhe marrëveshjen tonë, sa i përket përgjegjësive. Praktikisht ne duhet, mbi marrëveshjen e deritanishme, të bëjmë një marrëveshje të re, me të cilën do të përcaktonim përgjegjësitë e reja qeverisëse dhe objektivat qeverisëse. Në këtë marrëveshje do të përcaktojmë se cili, në rrethana krejtësisht të reja, do të jetë kandidat për kryeministër nga ky koalicion. Neve nuk jemi të lumtur që duhet të bëjmë një marrëveshje të re, sepse ky nuk ka qenë vullnet i yni, por kjo është pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.

I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryeministër, Mustafa ka lënë të kuptohet se ai do të jetë kandidati i bllokut për kryeministër. “Natyrisht se çdo marrëveshje ka për bazë themelore fuqinë e subjekteve politike, përkatësisht numrin e deputetëve, ky është edhe qëndrimi i LDK-së për marrëveshjen e re dhe pozitën e kryeministrit”, është shprehur Mustafa.

Se çfarë pozite do të ketë Ramush Haradinaj me marrëveshjen e re, lideri i LDK-së, ka thënë se gjithçka do të arrihet me një mirëkuptim të plotë. “Kjo do të jetë çështje e marrëveshjes sonë dhe e vullnetit të zotit Haradinaj dhe AAK-së. Besojmë se çdo gjë do ta arrimë me një mirëkuptim të plotë dhe në interes të qeverisjes së mirë të vendit. Gjatë këtyre muajve të bashkëpunimi tonë, ndaj përshtypje të forta për korrektësinë dhe përkushtimin e z. Haradinaj por edhe të z. Limaj dhe Kurti”, është shprehur Mustafa.

Mustafa ka thënë se nuk ka ndikuar deklarata e ambasadores Jacobson për të hequr dorë blloku nga posti i kryetarit të Kuvendit.

Sipas tij, ky vendim i bllokut ka qenë duke u diskutuar shumë më herët. “Praktikisht ne kemi përfunduar me vendimin tonë të mërkurën, në një takim të gjatë të pasdites, pra një ditë para se ambasadorja të jap deklaratën e saj”, ka treguar Mustafa.
Lideri i LDK-së ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me PDK-në.
Mustafa ka thënë se blloku është unik, pasi sipas tij, i bashkon vullneti, dëshira dhe përcaktimi për t’ia sjellë vendit një qeverisje të mirë.

Ai ka përjashtuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja. “Zgjedhjet nuk janë opsion, kjo është bërë e qartë për të gjithë”, është shprehur Mustafa.

Mustafa ka shprehur gatishmërinë që të takohet me liderin e PDK-së. “Ne mund të flasim ndërmjet veti se si do të respektojmë rregullat pozitë-opozitë në Kuvend dhe sesi do të bashkëpunojmë në të mirë të vendit tonë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka konfirmuar se këtë jave do të udhëtoj për në Gjermani, ku do të ketë takime me zyrtarë të kabinetit të kancelares Merkel dhe deputetë të CDU-së. Në këtë intervistë, Mustafa iu është kundërpërgjigjur edhe deklaratës së Eqrem Kryeziut, i cili iu drejtua me fjalën serbisht: ‘Neka drug Isa bude predsednik Skupštine!’ (Shoku Isa u bëftë kryetar i Kuvendit!). “Zoti Kryeziu ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për LDK-në për një periudhë të gjatë kohore. Kjo është me rëndësi për mua, dhe kjo është vlerë që dëshiroj ta kultivojë në marrëdhënie me njerëzit e LDK-së. Unë me ta flas dhe mendoj shqip”, ka thënë Mustafa.

Cliff: Vendimi i Bllokut shenjë e mirë për Kosovën

0

IanCliff6-12Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff tha se nuk i takon komunitetit ndërkombëtar të thotë se kush duhet të jetë kryeministër e kush ministër në Qeverinë e Kosovës.

Ai tha për RTK 2 se vendimi i Bllokut të votojë kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar, është shenjë e mirë për Kosovën.

I pyetur nëse PDK do ta bllokojë procesin pasi insiston në të drejtën e saj që si parti e parët ë jetë pjesë e institucioneve, Cliff tha se duhet shkuar hap pas hapi.

Gjermania përcakton kryeministrin

0

Isa mustafa me ramushin ne kuvendIsa Mustafa dhe Ramush Haradinaj me shumë gjasë do t’i marrin instruksionet nga shteti më i fuqishëm në Evropë, Gjermania, se cili do ta ketë përkrahjen për ta drejtuar Qeverinë e re të Kosovës.

I pari që ka udhëtuar drejt Berlinit zhvillojë takime me sekretarin e partisë së kancelares Angela Merkel (CDU), me udhëheqësin e grupit parlamentar të CDU-së, deputetë të tjerë të Bundestagut, zyrtarë të lartë të kancelares Merkel, si dhe me përgjegjësitë e fondacionit “Conrad Adenauer”.Sipas burimeve të gazetës “Zëri”,pjesë e delegacionit të LDK-së në Berlin janë: Isa Mustafa, Teuta Sahatqija, Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe Valon Halimi.

Ekskluzive: Pas korrupsionit, akuza për nepotizëm në EULEX

0

EULEX-kosoveZyrtarët më të lartë të EULEX-it dhe të Bashkimit Evropian kanë ditur se në EULEX ka dyshime të forta për korrupsion dhe nepotizëm. Në vend që të ndërhynin, ata kanë heshtur.

Madje e kanë këshilluar që një gjë të tillë ta bëjë edhe prokurorja angleze Maria Bamieh.

Në serinë e dytë të hulumtimit për korrupsionin në EULEX, “Koha Ditore” sjell dëshmi për komunikime të zyrtarëve të BE-së lidhur me zhvillimet brenda EULEX-it. Dëshmitë flasin për një mision të përqendruar në pak njerëz, siç është Jonathan Ratel. Ai e kishte bërë prokuror një shok të tij të banesës pa pasur asnjë ditë përvojë pune si prokuror..

Çfarë do bëjë Blloku nëse PDK e bllokon seancën konstituive dhe për çfarë po përgatitet PDK-ja?!

0

TuneliNëse Partia Demokratike e Kosovës nuk do të thërras seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Blloku LVAN nuk do të qëndrojë duarkryq. Brenda Bllokut janë duke u diskutuar disa ide se si të veprohet nëse PDK do të vazhdojë me këtë bllokadë.

“Nëse PDK nuk do ta thërras seancën deri ne fund të javës së ardhshme, atëherë do të veprojmë ne”, i ka thënë një zyrtar i lartë i Bllokut i ka thënë Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, deputetja më e re e Kuvendit, Teuta Rugova, do t’i bëjë ftesat për deputetët dhe do të thirret seanca konstituive. Edhe njohësi i fushës së drejtësisë, Dastid Pallaska, ka thënë për media se seancën konstituive mund ta thërras deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova.

“Opsioni më i mundshëm është votimi i kandidati i PDK-së, Arsim Bajrami. Dhe, kësisoj të vazhdohet me formimin e qeverisë”, ka thënë ky burim, i cili nuk ka përjashtuar edhe opsione të tjera në rast se PDK do të vazhdoj me bojkot.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë i PDK-së i ka thënë Gazetës Blic se ata nuk do të marrin pjesë në Kuvend pa pasur marrëveshje edhe për qeverinë.

“PDK nuk do të thërras seancën konstituive. Nëse e bën Blloku këtë gjë, pra e thërret seancën, realisht bëjnë shkelje të Kushtetutës”, ka thënë ky zyrtar i lartë u PDK-së në kushte anonimiteti. “Neve na takon edhe Qeveria. Pa marrëveshje nuk shkojmë në Kuvend. Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhje të reja”, ka thënë ky zyrtar. /Gazeta Blic/

Blloku kërkon ndërhyrjen e presidentes, Jahjaga hesht

0

blloku opozitarKrijimi i rrethanave për konstituimin e kryetarit dhe organeve të Kuvendit nuk ka ndikuar në tejkalimin e ngërçit politik. PDK-ja përmes kryesueses Flora Brovina po refuzon të thërrasë vazhdimin e seancës, pa një marrëveshje tek presidentja edhe për Qeverinë.

Ndërkaq partitë e bashkuara rreth koalicionit VLAN nuk kanë ndonjë qëndrim se si të veprojnë, nëse Brovina nuk e thërret seancën. Opozita sytë i ka drejtuar nga presidentja Jahjaga, prej së cilës kërkojnë që t’i bëjë presion kryesueses. Por ajo nuk është deklaruar me gjithë lëvizjen nga ana e bllokut.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë për “Kohën Ditore” se vonesat për thirrje të seancës janë të paarsyeshme dhe zvarritje e qëllimshme prej PDK-së. Por ai ka mohuar të kenë diskutuar për veprimet që mund t’i ndërmarrin nëse Brovina nuk e thërret seancën këtë javë. Ky koalicion më herët pati thënë se i ka nënshkrimet e nevojshme për ta ftuar vetë seancën, por nuk i ka vënë në zbatim.

“Ne po presim dhe ajo (kryesuesja) duhet t’i ftojë deputetët ta vazhdojnë seancën aty ku ka mbetur. Tashmë janë eliminuar arsyet, pse të mos thirret seanca. Ne nuk kemi ndonjë qëndrim nëse ka refuzim, por presim që presidentja e vendit ta luajë rolin e saj për garantimin e funksionimit të institucioneve. Pra, ajo duhet të marrë një vendim që të mos ketë më tutje vonesa”, ka thënë Rugova. “Pas konstituimit të Kuvendit krijimi i Qeverisë do të jetë më i shpejtë. Në atë periudhë ecën sahati, për shkak se ekzistojnë afatet kohore”./koha ditore/

‘The Guardian’ pranon gabimin rreth ‘dajës’ së Thaçit

0

Thaci-qeveriaGazeta prestigjioze angleze The Guardian e ka pranuar gabimin e rëndë që ka bërë në një shkrim për hetimet e EULEX-it rreth rastit Bllaca 4, ku e akuzon kryeministrin e Kosovës për “lidhje familjare me porositës të vrasësve me pagesë”.

Në artikullin e botuar më 7 nëntor The Guardian në titull shkruante: “Dyshime për lidhje të familjarëve të kryeministrit të Kosovës me vrarës me pagesë”. Në këtë artikull gazeta e quante Azem Sylën si daja i Hashim Thaçit.

Atë ditë stafi i kryeministrit dhe një komunikatë e Zyrës së Kryeministrit sqaruan se ky ishte një artikull tendencioz, me qëllim njollosjen e personalitetit të kryeministrit Thaçi dhe shtetit të Kosovës.

E si duket se këtë e ka kuptuar edhe The Guardian dhe e ka ndryshuar artikullin, duke hequr pjesën për familjarë të kryeministrit dhe duke ndryshuar titullin në “Dyshime për lidhje mes politikanëve të lartë dhe vrasëseve”.

Ndërsa, në fund The Guardian shkruan se “ky artikull është ndryshuar pasi një element i tij po hetohet për verifikim”.

Miss Shqipëria fiton kurorën e Shoqërueses së Parë të ‘Miss Globe’

0

Anisa PetrelaDitët e zhurmshme dhe turi nëpër Shqipëri me bukuroshet e botës, gjatë dy javëve të fundit, kanë marrë fund mbrëmjen e djeshme (e shtunë), kur rreth orës 24.00 të mbrëmjes është zgjedhur fituesja e këtij viti e “Miss Globe”. Bukuroshja kanadeze, Jacqueline Wojciechowski, 22 vjece, ka marrë shumicën e votave të jurisë dhe ka fituar kurorën e më të bukurës së Globit në këtë edicion të 41-të të spektaklit, i 11 i organizuar në Shqipëri. Mes fishekzjarreve dhe duartrokitjeve të publikut, në Pallatin e Sportit në Shkodër, është përkrahur fort edhe përfaqësuesja shqiptare, Anisa Petrela, e cila ka marrë kurorën e Shoqërueses së Parë të Miss Globe për këtë vit. Jacqueline Wojciechowski ishte përfaqësuesja kanadeze, studente për letërsi në Toronto, e cila ka marrë në dorëzim nga Missi i vitit të kaluar, bukuroshja rumune Bianca Paduraru, kurorën për ta çuar përtej oqeanit.

Ndërkaq juria e përbërë nga Lorenc Luka, Fatmir Gjeka, Julinda Dhame, Ylli Ndroqi, Bianca Paduraru (Miss Globe 2013), Miki Cernokrak, drejtori nacional i Maqedonisë, Danillo da Villa, i Brazilit, Mia Ana Sanra Pilar e Kanadasë dhe Rajne Klein Maurer e Francës, (Janë drejtorët nacionalë të vendeve përfaqësuese që vendosin mes tyre me shorte se cilët do të jenë anëtarët e jurisë), ka votuar për shoqëruesen e Dytë të Miss-it, bukuroshen kolumbiane, Maria Cristina Vergara Navarro. Shoqëruesja e Tretë e Miss Globe u shpall Zania Linton e Trinidad Tobago dhe Shoqëreuesja e Katërt, Kinezja, Wu Zhen.

Ky ishte momenti magjik i një spektakli që për rreth tri orë dhuroi surpriza dhe emocione në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë. Jo rastësisht u zgjodh ky qytet për këtë edicion të 41-të të Miss Globe. Në konferencën e parë për shtyp, producenti Petri Bozo pat deklaruar se ky ishte si një detyrim persional që ndiente ndaj Shkodrës, ndaj këtë edicion, i fundit që do të zhvillohet në Shqipëri, do të organizohej në Shkodër.

Kështu skenës madhështore të ndriçuar me mjeshtëri nga Franco Ferrari, ia kanë shtuar bukurinë dhe emocionet konkurentet e këtij viti të ardhura nga të pesë kontinentet. Ethet e finales kanë përcjellë tek publiku emocionet e garës, pa përmendur edhe të ftuarit e shumtë që janë ngjitur duke i dhënë tjetër atmosferë spektaklit. Artistë, miq të “Deliart Association”, si Rovena Dilo, Eranda Libohova, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Bujar Qamili kane interpretuar këngë të zgjedhura, ndërkohë që emocion ka shkaktuar edhe interpretimi i vetë vajzave konkurente, të talentuara në muzikë.

Vajzat konkurente kanë performuar në katër sfilata e përveç asaj me kostume popullore të vendeve të tyre, ato janë prezantuar edhe me veshjet e stilistes Anila Konomi, me veshje mbrëmje dhe bikini. Dhjetë më të mirat kanë nusëruar me fustanet e Geraldina Sposa. Surprizë e së shtunës së 8 nëntorit është quajtur edhe prezantimi i këtij spektakli nga Orinda Huta dhe Blendi Salaj. Cifti është kombinuar bukur dhe Blendi, në një moment të spektaklit ka thënë se me Orindën janë të njohur të vjetër, qysh kur ajo ishte një vogëlueshe vetëm 9 vjeçare. Ndoshta për këtë arsye prezantimi i tyre i dha tjetër hijeshi rrjedhshmërisë dhe ritmit të spektaklit.

Kështu përfundoi edicioni i këtij viti i Miss Globe, i cili mblodhi në Shqipëri 40 miss-e nga të pesë kontinentet e botës. Pasi kanë parë dhe shijuar bregun shqiptar, Vlorën me historinë e saj, Gjirin e Karaburunit, Llogaranë, malin e Pilurit me me xhip safari, Radhima, gjatë turit turistik nëpër Shqipëri, grupi I bukurosheve, ka ndalur në Pukë dhe vendet e saj turistike. Më pas autobusi i konkurrenteve ka ndalur në Ulqin. Atje vajzat janë pritur nga kryetari i Bashkisë së Ulqinit dhe në ceremoninë e organizuar me këtë rast, secila prej pjesëmarrësve i ka dhënë nga një dhuratë simbolike kreut të qytetit. Në Ulqin gjithashtu, mbrëmjen e së dielës është organizuar edhe finalja e “Miss Talent shoë”, pjesë e formulës së spektaklit, në të cilin secila prej vajzave konkurrente garon me një talent të sajin. Pas minikompeticioneve të organizuar në Vlorë dhe Pukë, në finalen e Ulqinit, te prezantuar nga Kristi Ziçishti, votat më të shumta i ka fituar përfaqësuesja Siberiane, Anna Sopkalova. Ajo ka konkurruar me kërcim, ka interpretuar Brulesque dhe pas paradës me pesë kostume kombëtare nga vendi i saj është votuar si më e mira. Kështu “Miss Globe” ka dhënë kurorën e parë për këtë vit. /BW/

Blloku e ka zgjidhur një fije të nyjës

0

blloku opozitarPas heqjes dorë nga pretendimet për kreun e Kuvendit, blloku paszgjedhor e ka zgjidhur një fije të nyjës politike, ka thënë analisti Artan Muhaxhiri.

Ai vlerëson se pretendimet e bllokut për këtë pozitë ishin joligjore. Sipas tij, tashti është radha e PDK-së të reflektojë në realitetin e ri politik të krijuar, raporton KTV.

Edhe Dren Doli, nga Grupi për Studime Politiko-Juridike, pohon se tashmë nuk ekziston asnjë mundësi që pengon konstituimin e Kuvendit. Doli thotë se pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, është legjitime që Partia Demokratike e Kosovës, si parti me më së shumti vota të fituara në zgjedhje, t’u bëjë ftesë partnerëve të tjerë në Kuvendin e Kosovës dhe të kërkojë që të bëjnë koalicionin qeverisës me të.

Partitë e bllokut po e akuzojnë edhe presidenten e vendit, e cila nuk ka ftuar asnjëherë kryesuesen e seancës konstituive, Flora Brovina, që ta thërriste vazhdimin e seancës.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, thotë se deri tashti nuk e kanë parë presidenten që të ketë bërë diçka për ta zgjidhur ngërçin, por vetëm ka ftuar liderët në takime, por pa dhënë asnjë alternativë, transmeton Koha.net.

Njohësit e çështjeve politike kanë theksuar se nuk ekzistojnë mundësi ligjore për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme për aq kohë sa Kuvendi i Kosovës nuk vendos me votë që të organizojë vendi në zgjedhje apo të shpërndajë vetveten. /KTV/

Kë dëshiron ta vrasë kryetari Muja?

0

aferdita morina ldkShkruan: Afërdita Morina-Biffar

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, nuk është hera e parë që kërcënon publikisht. Pjesë e mospunës dhe shkeljeve të shumta ligjore të tij, në të tre mandatet, ka qenë edhe kërcënimi. Nuk ka kursyer askënd. I ka kërcënuar mediat, kuvendarët, rivalët politik, por edhe qytetarët. Thënë shkurt kushdo që ka marrë guximin t’i kundërshtojë politikat e gabueshme të tij, është “shpërblyer” me kërcënim nga Muja.

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PDK-së, Ramadan Muja, ashpërsoi gjuhën e kërcënimit. Ai kërcënoi koalicionin paszgjedhor(VLAN) në gjuhën latine edhe me pushkë! Me këtë gjuhë kërcënimi Ramadan Muja,i tregon shefit të partisë Hashim Thaçit, se si duhet të realizohet premtimi dhe motoja e fushatës zgjedhore “ Për Kosovën Evropiane”.

Në shekullin 21 dhe 15 vite pas luftës së përgjakshme me Serbinë, sundimtari i Prizrenit, Muja, del publikisht dhe kërcënon me pushkë!

Forumi Transparenca në Prizren, muaj më parë alarmoi për kërcënimet e Mujës, sidomos ndaj gazetarëve,shoqërisë civile dhe kuvendarëve. Ky larmë i Forumit, nuk u morë seriozisht nga askush. Ai po vazhdon që bashkë me shpërdorimin e detyrës zyrtare të kërcënoi nga niveli lokal në atë nacional.

S’paska gjë më të vështirë se kur dëgjon një profesor universitar që flet me gjuhën e tytës së pushkës. Kjo gjuhë e kërcënimit, më vuri në siklet para djalit tim 6 vjeçar, i cili pas dëgjojë fjalorin e Mujës më pyeti:Oj nënë, kë po donë me e vra Kryetari ?!

“As shakat e as përrallat me pushkë nuk janë të mira, sepse pushka vret”,- më thotë djali.

Provova ta qetësoj duke i thënë se, “kryetari e ka fjalën për një pushkë lodër me ujë me të cilën luan nipi i tij”.

Ndërkohë, që nën ndikimin e deklaratës së tij, edhe në imagjinatën time, Muja po më shfaqej si kauboj me dy revole në brez, dhe një pushkë në krah, i gatshëm për të vrarë e shtrirë përtokë gjithkënd që do të guxoi t’ ia vë në rrezik pushtetin atij vet apo partisë së tij.
Prizreni i kulturës me një kryetar kauboj i stilit të filmave western !

I plakur e i sfilitur nga mosha e shtyrë, dukej sikur deshi t’i siguronte bashkëpartiakët e tij, përfshirë Sami Lushtakun, Xhabir Zharkun dhe të gjithë të fortit e partisë, por edhe jashtë saj dhe gjithë ata që mund të shfaqin dilema rreth aftësisë së tij, duke iu bërë kështu me dije se ai, ende po mbahet mirë dhe ka aq fuqi sa për t’i mbledhur vota partisë, qoftë nevoja edhe me pushkë në krah!.

Asnjëherë nuk e kisha menduar se qyteti im i lashtë, Prizreni do të katandiset në këtë gjendje të turpshme dhe të mjerë. Qyteti i kulturës dhe i qytetarisë së lartë, shembulli i tolerancës ndëretnike e fetare, sot po udhëhiqet nga një kryetar-sulltan që kërcënon me armë.

Kështu siç po sillet Muja, na mbetet vetëm të shpresojmë që nuk do t’i shkrepë në mendje, t’ia kërkoj vëllait të shefit të tij, kryeministrit të Turqisë Erdoganit, një top ‘allaturke’, të prodhuar së fundi, që ta zëvendësojë topin e vjetër që gjendet maje Kalasë, në mënyrë që ta bëjë gati për ditën kur do t’i rikonfirmohet dënimi dhe ai detyrohet ta lëshojë Shtëpinë e Bardhë. Pasi që Erdogan i ndihmoi të fitojë pushtetin në Prizren, sigurisht po atij do t’i kërkojë që t’i dal zot edhe kësaj here në mbrojtje të pushtetit, qoftë nevoja edhe me topa dhe pushkë !

Kështu siç po kërcënon Ramadan Muja, nuk është e çuditshme të mendohet që qyteti i kulturës, Prizreni, mund të na kthehet në fushëbetejë shpatash, pushkësh e topash, kundër gjithë gjykatësve, “gojëkëqijve”, “ dashakeqësve” dhe atyre prizrenasve të “padisiplinuar” që marrin guximin t’ia rrezikojnë pushtetin.