23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Blloku e ka zgjidhur një fije të nyjës

blloku opozitarPas heqjes dorë nga pretendimet për kreun e Kuvendit, blloku paszgjedhor e ka zgjidhur një fije të nyjës politike, ka thënë analisti Artan Muhaxhiri.

Ai vlerëson se pretendimet e bllokut për këtë pozitë ishin joligjore. Sipas tij, tashti është radha e PDK-së të reflektojë në realitetin e ri politik të krijuar, raporton KTV.

Edhe Dren Doli, nga Grupi për Studime Politiko-Juridike, pohon se tashmë nuk ekziston asnjë mundësi që pengon konstituimin e Kuvendit. Doli thotë se pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, është legjitime që Partia Demokratike e Kosovës, si parti me më së shumti vota të fituara në zgjedhje, t’u bëjë ftesë partnerëve të tjerë në Kuvendin e Kosovës dhe të kërkojë që të bëjnë koalicionin qeverisës me të.

Partitë e bllokut po e akuzojnë edhe presidenten e vendit, e cila nuk ka ftuar asnjëherë kryesuesen e seancës konstituive, Flora Brovina, që ta thërriste vazhdimin e seancës.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, thotë se deri tashti nuk e kanë parë presidenten që të ketë bërë diçka për ta zgjidhur ngërçin, por vetëm ka ftuar liderët në takime, por pa dhënë asnjë alternativë, transmeton Koha.net.

Njohësit e çështjeve politike kanë theksuar se nuk ekzistojnë mundësi ligjore për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme për aq kohë sa Kuvendi i Kosovës nuk vendos me votë që të organizojë vendi në zgjedhje apo të shpërndajë vetveten. /KTV/

Më Shumë

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Lajmet e Fundit