26.4 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 7454

Fshati i Gjergj Fishtës, ruan dëshmi të jetës së birit të saj

0

shtepia e gjergj fishtesMbi një nga kodrinat e fshatit, edhe sot e kësaj dite gjendet shtëpia ku poeti Fishta kaloi një pjesë të viteve të fëmijërisë, vend ky që, vitet e fundit, po tërheq vëmendjen e një numri të madh vizitorësh, vendas dhe të huaj.

Në ballë të shtëpisë dykatëshe është vendosur flamuri kombëtar dhe një pllakë mermeri ku shënohet se, në këtë shtëpi ka jetuar poeti i madh Fishta.

Përgjegjësi i sektorit të Monumenteve të Kulturës për Qarkun e Lezhës, Paulin Zefi, thotë se vitet e fundit shtëpia është shpallur “Monument Kulture”, duke u përfshirë në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore që mbrohen nga shteti shqiptar.

“Në vitin 1877, kur Fishta ishte vetëm 6 vjeç, familja e tij u shpërngul nga shtëpia ku Fishta u lind dhe ku sot ndodhet memoriali i vogël me kryq, për t’u vendosur në këtë shtëpi. Muret më të vjetër të kësaj shtëpie, që i përkasin vitit 1877, janë në pjesën përendimore të kësaj shtëpie, që sot është shpallur Shtëpi Muze. Kjo shtëpi është marrë nën mbrojtje në vitin 1991, ndërsa është shpallur “Monument Kulture” në vitin 2008. Është Monument Kulture i kategorisë së dytë, në vartësi të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër. Këtu, vazhdimisht vijnë nxënës, vijnë edhe të huaj, sidomos turistë italianë të cilët kryesisht vijnë këtu përmes kishave. Dhe vlejnë për t’u veçuar vizitat që bëjnë grupe nga Kosova, të cilët adhurojnë figurën e Fishtës”.

Megjithse e shpallur si “Monument Kulture”, shtëpi ku banoi për disa vite Fishta, tashmë është e pabanueshme dhe drejt degradimit të plotë. Prej 15 vitesh këtu nuk jeton askush, pasi pronarët e shtëpisë janë larguar drejt emigracionit.

Përgjegjësi Zefi thotë se, shtëpia ka nevojë për restaurimin e saj të plotë, restaurim për të cilën janë ofruar me dashamirësi biznesmenë të ndryshëm, mes të cilëve edhe biznesmenë nga Kosova. Por ai shton se. restaurimi i objekteve “Monument Kulture” kalon nëpër disa procerura, që garantojnë ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare.

“Ka rreth 15 vite që kjo shtëpi është kthyer në pothuajse të pabanueshme. Siç e shikoni, dritaret edhe dyert janë shumë të dëmtuara. Çatia ka ardhur duke u amortizuar, gjë që ka shkaktuar edhe dëmtimin e mureve në katin e dytë. Aktualisht jemi në negociata me disa donatorë kosovarë për restaurimin. Një kompani, që të bëjë restaurime, normalisht duhet që projekti t’i përcillet fillimisht Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, gjë të cilën unë e kam bërë me datën 23, në ditëlindjen e Fishtës, duke bashkëngjitur kërkesën për restaurimin e shtëpisë. Drejtoria Rajonale e ka përcjellë dokumentacionin tek Drejtoria e Programimit të Zhvillimit në Ministrinë e Kulturës. Më pas, do t’i kalojë për shqyrtim Këshillit të Ekspertëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe, pas ndryshimeve të nevojshme, kur të marrë miratimin nga Këshilli Kombëtar i Restaturimeve, mundësohet nisja e punimeve restauruese”.

Ndërkohë, rreth një kilometër larg shtëpisë, ku Fishta kaloi 6 vite të jetës së tij, mbi një lëndinë të gjelbëruar, gjenden edhe themelet e shtëpisë ku lindi poeti. Në shenjë nderimi dhe kujtese, banoret e fshatit Fishtë kanë vendosur një pllakë me shenimin “ Këtu u lind frati i madh, poeti kombëtar At Gjergj Fishta”

Studiuesi i njohur Dom Nikë Ukgjini thotë se, ashtu si edhe për figurat e tjera të njohura të historisë dhe kulturës kombëtare, edhe për Fishtën është e rëndësishme të ruhen si vlerat e krijimtarisë letrare, ashtu edhe dëshmitë materiale që flasin për jetën dhe veprimtarinë e tij si poet, atdhetar dhe klerik, i cili ja kushtoi jetën kulturës dhe kombit shqiptar.

“Fatmirësisht, këtu kemi një shtëpi ku, kohë pas kohe, ka jetuar At Gjergj Fishta dhe kjo është, po themi, një gjurmë material e tij. Pastaj kemi jo fort larg vendin ku ai ka lindur, sepse shtëpia ka qenë rrënuar. Kështuqë, është detyrë e të gjithëve, pa marrë parasysh ku jetojmë dhe çfarë pozicioni kemi në shoqëri, të angazhohemi që të ripërtrihet puna dhe vepra e kësaj figure dhe të ruhet ajo çka është për tu ruajtur, sidomos kur është në pyetje pasuria materiale e At Gjergj Fishtës”.

Banorët e fshatit të vogël Fishtë, në shenjë nderimi për bashkëfshatarin e tyre, At Gjergj Fishtën, të cilit diktatura ja ndaloi veprën dhe treti varrin. tashmë u kanë dhënë bizneseve të tyre emra që shquajnë krijimtarinë së poetit, si “Mrizi i Zanave” apo “Hylli i Dritës”, duke shpresuar se kështu do të tërheqin edhe më shumë kureshtjen, nderimin dhe interesimin e turistëve, vendas dhe të huaj, për të ardhur në Fishtë, vendlindjen e poetit, që mban të ndezur kujtesën popullore./Zeri i Amerikes/

Shtrohen disa rrugë në Bubavec

0

asfalti ne plloqice 003Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore, nëpër fshatrat e Komunës së Malishevës, në fshatin Bubavec, kanë filluar dhe janë duke u shtruar disa rrugë, brenda fshatit, me qëllim të lidhjes së lagjeve me rrugë të asfaltuar. Gjatë ditës sotme, punimet në këto rrugë i ka inspektuar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Me këtë rast kryetari Begaj, i ka uruar banorët e këtyre lagjeve, për rregullimin e rrugëve të tyre dhe ka premtuar se nuk do të mungoj angazhimi i komunës, në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, në të gjitha fshatrat e Malishevës.

Përndryshe në Bubavec, aktualisht, janë duke u shtruar rreth 350 metra rrugë brenda fshatit, si dhe është duke u ndërtuar edhe një pjesë e kanalizimit. Të gjitha këto investime mundësohen nga buxheti komunal i Malishevës.

Përkujtohet 16 vjetori i rënies të heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici

0

2Me një akademi solemne përkujtimore, e mbajtur në sallën e kuqe universale të Qendrës kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec, u përkujtua 16 vjetori i rënies heroike të heronjve të kombit, Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici, si dhe tre bashkëluftëtarëve nga Vushtrria, gjegjësisht nga ZO e Shalës së Bajgores, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri, të cilit ranë bashkërisht duke luftuar me forcat paramilitare serbe afër fshatit Apterushë të Rahovecit.

I pari i Rahovecit, kryetari i Komunës, prof. Idriz Vehapi, thotë se sot e përkujtojmë 16 vjetorin e rrënies së dy trimave, dy kolosëve, dy heronjve tanë, Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici dhe shokët e tyre të luftës dhe vazhdon: “Toni e Mici ishin komandantët dhe kolosët më transparent në luftë kundër armikut. Ata ranë heroikisht në fushën e nderit bashkë me Bektesh Halitin, Hamdi Hajrizin dhe Nezir Ymerin, në ballafaqim frontal me forcat paramilitare serbe. Rrënia e tyre ishte një humbje e madhe, jo vetëm për familjet e tyre, por për bashkëluftëtarët dhe për tërë popullin e Kosovës. Por edhe pas tyre, bashkëluftëtarët e tyre vazhduan luftën deri në çlirimin e vendit, e Toni e Mici tashmë janë bërë sinonim i luftës”.

Lufta e Tonit dhe Micit ka qenë e drejtë dhe frymëzuese edhe për aleatët tanë, pikësëpari për Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkësinë Evropiane, dhe për këtë populli i Kosovës do të jetë falënderues, por edhe brezat pas nesh. Toni e Mici, ashtu që ishin bashkë në luftë, bashkë janë edhe në paqe, në një oborr, ku dy tempuj arsimor , shkolla e mesme dhe ajo profesionale mbajnë emrin e tyre”, ka thënë Vehapi.

Në emër të Shoqatave të dala nga Lufta, foli prof.dr. Sabahudin Cena, i cili pasi përshëndeti të gjithë mysafirë të pranishëm, thotë: “Në kushte normale të jetës së njeriut, e cila zgjat aq sa ia ka caktuar njeriut Krijuesi ynë, dhe në rrethana të zakonshme të valëve të jetës nëpër burgje, mërgime e spitale, luftëra e beteja, është shumë e këndshme dhe nuk ka nder më të madh që fëmijët t’i përcjellin në amshim prindërit e tyre, por nga ana tjetër nuk ka gjë më tragjike se dita kur prindërit i përcjellin fëmijët në përjetësi e pastaj në vend të bijve ruhen , rriten dhe shtohen shenjat e kujtesës historike të një populli siç jemi ne të cilët për ta parë këtë ditë, dhjetë kemi lindur e vetëm një na është rritur”.

“Sot këtu në këtë sallë, të kësaj shtëpie që ruan shenjat e kujtesës historike për heroin e Kosovës , Mensur Zyberaj, po p?rpiqemi t’i mbrojmë nga harresa Xhelal Hajdën – Tonin, Selajdin Mullabazin – Micin, të dy heronj legjendar, Hamdi Hajrizin, Bektesh Halitin e Nezir Ymerin. Atë ditë ishte 6 nëntori i vitit 1988, javë e parë e nëntorit historik të Ismail Qemalit, të Halit Gecit e të Adem Jasharit. Ishte pra koha kur vlonte gjaku dhe kur kishte hapur flatra në të gjitha frontet, e Toni dhe Mici, së bashku me tre bashkëluftëtar nga ZO e Shalës së Bajgores , vepronin me përkushtim të madh që të bëhen kurban, ashtu siç i kishte mësuar mësuesi i madh i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, mr. Ukshin Hoti,” përfundoi prof. Cena.

Në vazhdim, kanë folur drejtori i DKA, Behar Rama dhe drejtoresha e shkollës së mesme “Xhelal Hajda – Toni, Remzije Cana, të cilit thanë se ndihen krenar që shkollat mbajnë emrin e këtyre dy kolosëve të lirisë, ndërkaq me pietet të lartë, në emër të familjarëve nga Vushtrria, të pranishmit i përshëndeti Xhavit Bekteshi.
Në fund, për të pranishmit, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme “Xhelal Hajda- Toni” kanë përgatitur një program kulturo-artistik me këngë dhe valle popullore, skeçe, recitale, poezi dhe një mini dramë./RahovecPress/

“Zonja Z” shkon në ribotim

0

zonja zEdhe pse ka startuar me një tirazh të lartë prej 2000 kopjesh, si rezultat i shitjeve rekord për vetëm tre ditë të daljes në treg, “Zonja Z” shkon në ribotim
Në një prononcim ekskluziv për KultPlus, Loreta Berhami, drejtoreshë e Shtëpisë Botuese PEGI në Tiranë, tha se kjo shtëpi botuese ka vendosur që, vetëm pak ditë pas botimit të parë, librin “Zonja Z” shkruar nga Albatros Rexhaj, shkrimtar nga Prishtina, ta fus në ribotim: “Libri “Zonja Z” është botuar në një tirazh fillestar prej 2000 kopjesh. Me datë 3 nëntor, fillimisht është lansuar në Prishtinë, ndërkaq në Tiranë do të lansohet me 12 nëntor, gjatë panairit të librit. Trendet rekorde të shitjes që i kemi parë këto ditë në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës na bindin se në panairin e Tiranës “Zonja Z” do të jetë një sukses i madh. Bazuar në kërkesat e mëdha, ku vetëm një librari ka marrë 450 kopje dhe porositë e tjera po vinë çdo ditë, kam vendosur që librin ta fus menjëherë në ribotim.”

“ Zonja Z”, i Albatros Rexhaj, është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Ky libër është manifestimi më thelbësor i filozofisë urbane të autorit Albatros Rexhaj. Rrëfimtari ynë, një shkrimtar, takon dashurinë e jetës së tij dhe nuk shkruan më. Ajo e plotëson dhe ai nuk ndien më nevojë të shkruajë. Këta dy shpirtra binjakë, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare. Bisedat e tyre ngrenë një sërë dilemash dhe pyetjesh të rëndësishme: mbi pozitën e femrës në shoqërinë shqiptare, mbi pseudovlerat morale të ngritura në piedestale, mbi hipokrizinë e turmës dhe lojërat pushtetare të kudogjendura.

Paralel me librin do të promovohet edhe kënga “Zonja Z” me vargje që janë motive nga libri, muzikën e të cilës e ka bërë rock grupi NA. Kënga do të promovohet me 14 nëntor në Tiranë dhe do të prezantohet si kolonë zanore e librit “Zonja Z”. /KultPlus.com

“Poeti i mijëvjeçarit të tretë”, i Jaho Kollari

0

“Poeti i mijëvjeçarit të tretë”Libri i pestë i Jaho Kollarit, “Poeti i mijëvjeçarit të tretë”, është mjaftë voluminoze me mbi 200 faqe dhe rreth 200 poezi të cilat i ka krijuar në një distancë kohore prej 30 vjetësh. Pjesa më e madhe e këtyre krijimeve poetike janë krijuar gjatë kohrave të rënda të popullit tonë. Me anë të vargjeve të stilit nadrealist-modern, autori hapë shtigje të veçanta të meditimeve filozofike për kohën dhe jetën individuale dhe kolektive të kombit të vet.

Krijimet letrare poetike të poetit Jaho Kollari, disponojnë shtrirje interesante esttike të shumë trajtshme me një brendi tërësisht bashkëkohore me të cilën qartas dëshmohet te ky influenca e krijimeve poetike e Europës së mesme. Këto vlera janë vargje psikoanalitike të gërshetuara me psikologjinë aktuale të kohës, të cilat nënkuptohen me një të lexuar pa e përqendruar mirë vëmendjen.
Shrimtari Jaho kollari, në poezinë që ia kushton prindit të tij, pasqyron vuajtjet e rënda të cilat shqiptarët ishin të shtrënguar që t’i përballojnë sfidat e tilla. Ju gëzoheshin ardhjes së pranverës:
Prima pemë piqet qershia
Edhe dita vjen tuj u nxe,
Kurr s’marojn hallet e mia
Deri sa të des e t’hyj në dhe!

Kjo poezi e ndikuar nga vargjet e krijimeve popullore, na pasqyron skamllykun dhe varfërinë e përthekuam me probleme të rënda politike. Në vargjet e Jahos përshkohet një ndjeshmëri e lartë që është shoqëruese e idealeve që e preokupojnë këtë poet që kultivon koncepte të qarta kombëtare me të cilat dallohet si një zë specifik i poezisë tonë bashkëkohore. Ndjenjat dhe përjetimet të cilat vërshojnë vargjet e këtij poeti, janë të begatuara me prore imagjinatë krijuese. Vargjet e poezive janë brumosur me metafora lokanike me të cilat epitete shkrimtari arrin të zë vend në radhët e poetëve tonë eminent të hapësirës mbarëshqiptare. Niveli ideo-artistik i këtyre krijimeve moderne hapin shtigje të reja në zhanrin e vlerave artistike.

Vargjet e kësaj përmbledhje shpërthejnë nga bota e brendshme duke arritur hapësirat kulmore të ciklit meditativ të ngjeshura me një filozofi jetësore. Shkrimtari Jaho Kollari, jeton në mërgim, ku e rëndon vrazhdë pesha e vendit të huaj. Kjo ndrydhje psikike e tij, ka gjetur shprehje në një mori vargjesh të kësaj vepre.

Rrethanat e jetës së poetit, kanë hapur përjetime të vlerave kualitative artistike, të cilat në krijimet poetike te ne janë të rralla. Furtunat e rënda jetësore, me një ngjeshje të figurave stilistike moderne, janë baza kreative e këtyre vargjeve.

Sipas ligjeve krijuese të vlerave surealiste-moderne, ç’do varg në mënyrë konçize përthekon poezi me mesazh e të fuqishme artistike, verbi i saj është përqendruar në thelb të shprehjes së mendimit filozofik të jetës tonë aktuale. Krijimet e vlerave poetike të Jaho Kollarit, shprehin një lloj proteste artistike të brendshme për shumë plagë që na ka kafshuar gjatë rrugëtimeve të kombit tonë. Meditimet esenciale të vargjeve të poezisë së tij, shoqërohen me përjetimet vetjake duke na prezantuar tablo të thella artistike.

Duke lexuar vlerat poetike të shkrimtarit Kollari Poeti i mijëvjeçarit të tretë, lexuesi arrin që të bindet që vargjet e tija janë shprehje të fuqishme ndjenjash dhe inspirimesh që formulojnë idenë e botëkuptimit i cili përmban palcën e mendimit filozofik të udhëtimit tonë nëpër shekuj. Nëse lexuesi vëren strukturën e vargjeve të poezive të Jahos, pa u implikuar në brendinë e tyre, arrin që të bindet për vlerat e rralla autoktone të tyre.

Në bazë të analizave multiletrare të kësaj përmbledhje, pa drojë mund të themi që poeti Jaho Kollari është një krijues i kompletuar, i cili në fushën e krijimeve shqipe disponon me një bagazh të shprehjeve artistike letrare me shumë nacione filozofike të krijimeve moderne. Ne me këtë rast e këshillojmë këtë personalitet letrar që ky herë pas here, me krijimet e tija poetike, t’ju kthehet traditës klasike të krijimeve shqiptare për faktin që pasuria stilistike dhe rima autoktone kombëtare e ngrit artin letrar në piedestal të vlerave të përhershme. Botoi: Diti&OLI – Libraria ARTI, Ulqin, 2014.
Shkrimtari Jaho Kollari, ka lindur në Ulqin më 1961. Këtu ka kryer shkollën fillore dhe të mesmen. Ka studiuar letërsinë në Prishtinë. Aty ka nisur të merret me poezi. Më 1988 ka botuar vëllimin e parë me poezi në edicionin e Plejadës, më 1997 boton përmbledhjen e parë me proza (ArtClub), më vonë boton një roman si dhe përmbledhjen tjetër me tregime moderne më 2013 (Asociacioni ULQINI). Merret me kritika letrare. /KultPlus.com

SHBA i përgjigjet PDK – së: S’ka zgjedhje pa konstituim të Kuvendit

0

Hashim thaci ne mbledhjePartia Demokratike e Kosovës e cila kërcënoi dje kërcënoi me zgjedhje ka marrë një përgjigje nga SHBA’të. Ambasadorja e SHBA’ve Tracey Ann Jacobson ka thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pa u konstituuar Kuvendi i Kosovës.

“Natyrisht që të ketë zgjedhje të reja duhet të ketë konstituim të kuvendit. Nëse dy mandatar nuk funksionojnë atëherë shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet gjithmonë mund të jenë zgjidhja e fundit. Nëse ato mbahen në dimër mund të ketë një përfshirje të vogël të daljes në zgjedhje. Po kështu do të kemi një rezultat të njëjtë, PDK, LDK, VV kurse Nisma ndoshta mundet edhe mos të kaloj pragun”, ka thënë ajo.

Tre persona hyjnë në një internet kafe në Prizren, sikur në filma

0

internet kafeTre persona kanë hyrë në një internet kafe, në fshatin Korishë të Prizrenit, dhe kanë kanosur viktimën mashkull ku pastaj kanë dëmtuar katër monitorë të kompjuterëve në vlerë 300 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Policia ka arritur të arrestojë vetëm njërin prej tyre.

I arrestuar, gjatë intervistimit ka pranuar që kishte kryer veprën së bashku me dy të dyshuar tjerë meshkuj.Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VV paralajmëron padi për fyerje ndaj drejtorit Hasan Hasani

0

hasan hasaniLëvizja Vetëvendosje në Prizren ka paralajmëruar padi ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, Hasan Hasani, për shkak të fyerjeve që i janë bërë këshilltares së kësaj partie, Drita Millakun.

“Asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prizrenit Drita Millaku gjersa po kërkonte qasje në dokumente publike është fyer rëndë mbi baza personale nga drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani.
Kjo gjë ka ndodhur teksa asambleistja jonë ka kërkuar dokumentacionet e drejtorisë në fjalë me tregjet që operojnë në Prizren.

Duhet të theksojmë se sjellja vulgare e Hasan Hasanit që tejkalon çdo normë të etikës tashmë vërteton parregullsitë e mëdha me këto tregje që operojnë mbi baza të dyshimta, të cilat, sipas të dhënave të Drejtorisë së Financave që i kemi në dispozicion, kanë vite që nuk i kryejnë obligimet e tyre ndaj Komunës së Prizrenit. Rrjedhimisht dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit publik tashmë ka kaluar shumën e 204,440 eurove.

Ndaj drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, mbi bazën e dëshmive që i kemi, do të ngremë padi për fyerje ndaj asambleistes tonë. Gjithashtu, refuzimi për të dhënë dokumentet në fjalë paraqet shkelje të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, Rregullores për Transparencë dhe Statutit të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Rrjedhimisht jemi të detyruar të iniciojmë procedurën për nxjerrjen e dokumenteve në fjalë përmes Avokatit të Popullit, ashtu siç e parasheh ligji në fuqi.

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren kërkon nga Komuna e Prizrenit që t’i përmbahet rregullave të transparencës dhe t’i ndërpresë praktikat e kundërligjshme të fshehjes së dokumenteve zyrtare, të distancohet nga sjelljet barbare të Drejtorit Hasan Hasani ndaj qytetarëve të Prizrenit dhe menjëherë të kërkoj falje publike ndaj asambleistes Drita Millaku.

Gjithashtu, të gjithë zyrtarëve të pushtetit lokal në Prizren ua bëjmë me dije se fyerjet, shpifjet dhe kërcënimet nuk na frikësojnë dhe asnjëherë nuk do të na zmbrapsin nga lufta jonë e drejtë për barazi, drejtësi dhe prosperitet në Komunën tonë”, përfundon komunikata e Vetëvendosjes në Prizren.

Gjendet i vdekur një aktor rus, kritik i Putinit

0

kritikuNjë aktor i njohur rus, i cili ka qenë kritik i Kremlinit, është gjetur i vdekur.Mediat ruse citojnë zyrtarë të sundimit të ligjit të kenë thënë se trupi i Aleksei Devotchenkos është gjetur i vdekur në banesën e tij me qira në Moskë, më 5 nëntor.

Burimet policore u kanë thënë fillimisht mediave ruse se dyshojnë se vdekja e tij është e “natyrës kriminale”, një frazë kjo që përdoret shpesh për të sugjeruar se politika nuk ka dorë.

Por, raportet e mëvonshme kanë thënë se aktori 49-vjeçar mund të ketë vdekur nga sulmi në zemër.

Devotchenko ka mbajtur fjalime në protestat antiqeveritare dhe ka kritikuar veprimet e fundit të Rusisë në Ukrainë.

Kryeparlamentari i takon PDK-së

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Tracy Ann Jacobson, ka thënë se posti i kryetarit të Kuvendit nuk i takon bllokut, por PDK-së.

Në debatin e Forumit “FOL Hapur” të organizuar nga Lëvizja FOL, ambasadorja Jacobson ka thënë se në njërën anë ekziston një marrëveshje e partive të bllokut, ku Isa Mustafën e bën kryeparlamentar dhe Ramush Haradinajn kryeministër. Por, sipas saj, ka edhe një anë tjetër, që e drejta për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit i takon PDK-së. Jacobsoni ka thënë se liderët e partive politike duhet ta zgjedhin ngërçin politik, të cilët, sipas saj, duhet të flasin me njëri-tjetrin.