14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

“Poeti i mijëvjeçarit të tretë”, i Jaho Kollari

“Poeti i mijëvjeçarit të tretë”Libri i pestë i Jaho Kollarit, “Poeti i mijëvjeçarit të tretë”, është mjaftë voluminoze me mbi 200 faqe dhe rreth 200 poezi të cilat i ka krijuar në një distancë kohore prej 30 vjetësh. Pjesa më e madhe e këtyre krijimeve poetike janë krijuar gjatë kohrave të rënda të popullit tonë. Me anë të vargjeve të stilit nadrealist-modern, autori hapë shtigje të veçanta të meditimeve filozofike për kohën dhe jetën individuale dhe kolektive të kombit të vet.

Krijimet letrare poetike të poetit Jaho Kollari, disponojnë shtrirje interesante esttike të shumë trajtshme me një brendi tërësisht bashkëkohore me të cilën qartas dëshmohet te ky influenca e krijimeve poetike e Europës së mesme. Këto vlera janë vargje psikoanalitike të gërshetuara me psikologjinë aktuale të kohës, të cilat nënkuptohen me një të lexuar pa e përqendruar mirë vëmendjen.
Shrimtari Jaho kollari, në poezinë që ia kushton prindit të tij, pasqyron vuajtjet e rënda të cilat shqiptarët ishin të shtrënguar që t’i përballojnë sfidat e tilla. Ju gëzoheshin ardhjes së pranverës:
Prima pemë piqet qershia
Edhe dita vjen tuj u nxe,
Kurr s’marojn hallet e mia
Deri sa të des e t’hyj në dhe!

Kjo poezi e ndikuar nga vargjet e krijimeve popullore, na pasqyron skamllykun dhe varfërinë e përthekuam me probleme të rënda politike. Në vargjet e Jahos përshkohet një ndjeshmëri e lartë që është shoqëruese e idealeve që e preokupojnë këtë poet që kultivon koncepte të qarta kombëtare me të cilat dallohet si një zë specifik i poezisë tonë bashkëkohore. Ndjenjat dhe përjetimet të cilat vërshojnë vargjet e këtij poeti, janë të begatuara me prore imagjinatë krijuese. Vargjet e poezive janë brumosur me metafora lokanike me të cilat epitete shkrimtari arrin të zë vend në radhët e poetëve tonë eminent të hapësirës mbarëshqiptare. Niveli ideo-artistik i këtyre krijimeve moderne hapin shtigje të reja në zhanrin e vlerave artistike.

Vargjet e kësaj përmbledhje shpërthejnë nga bota e brendshme duke arritur hapësirat kulmore të ciklit meditativ të ngjeshura me një filozofi jetësore. Shkrimtari Jaho Kollari, jeton në mërgim, ku e rëndon vrazhdë pesha e vendit të huaj. Kjo ndrydhje psikike e tij, ka gjetur shprehje në një mori vargjesh të kësaj vepre.

Rrethanat e jetës së poetit, kanë hapur përjetime të vlerave kualitative artistike, të cilat në krijimet poetike te ne janë të rralla. Furtunat e rënda jetësore, me një ngjeshje të figurave stilistike moderne, janë baza kreative e këtyre vargjeve.

Sipas ligjeve krijuese të vlerave surealiste-moderne, ç’do varg në mënyrë konçize përthekon poezi me mesazh e të fuqishme artistike, verbi i saj është përqendruar në thelb të shprehjes së mendimit filozofik të jetës tonë aktuale. Krijimet e vlerave poetike të Jaho Kollarit, shprehin një lloj proteste artistike të brendshme për shumë plagë që na ka kafshuar gjatë rrugëtimeve të kombit tonë. Meditimet esenciale të vargjeve të poezisë së tij, shoqërohen me përjetimet vetjake duke na prezantuar tablo të thella artistike.

Duke lexuar vlerat poetike të shkrimtarit Kollari Poeti i mijëvjeçarit të tretë, lexuesi arrin që të bindet që vargjet e tija janë shprehje të fuqishme ndjenjash dhe inspirimesh që formulojnë idenë e botëkuptimit i cili përmban palcën e mendimit filozofik të udhëtimit tonë nëpër shekuj. Nëse lexuesi vëren strukturën e vargjeve të poezive të Jahos, pa u implikuar në brendinë e tyre, arrin që të bindet për vlerat e rralla autoktone të tyre.

Në bazë të analizave multiletrare të kësaj përmbledhje, pa drojë mund të themi që poeti Jaho Kollari është një krijues i kompletuar, i cili në fushën e krijimeve shqipe disponon me një bagazh të shprehjeve artistike letrare me shumë nacione filozofike të krijimeve moderne. Ne me këtë rast e këshillojmë këtë personalitet letrar që ky herë pas here, me krijimet e tija poetike, t’ju kthehet traditës klasike të krijimeve shqiptare për faktin që pasuria stilistike dhe rima autoktone kombëtare e ngrit artin letrar në piedestal të vlerave të përhershme. Botoi: Diti&OLI – Libraria ARTI, Ulqin, 2014.
Shkrimtari Jaho Kollari, ka lindur në Ulqin më 1961. Këtu ka kryer shkollën fillore dhe të mesmen. Ka studiuar letërsinë në Prishtinë. Aty ka nisur të merret me poezi. Më 1988 ka botuar vëllimin e parë me poezi në edicionin e Plejadës, më 1997 boton përmbledhjen e parë me proza (ArtClub), më vonë boton një roman si dhe përmbledhjen tjetër me tregime moderne më 2013 (Asociacioni ULQINI). Merret me kritika letrare. /KultPlus.com

Më Shumë

Regjistrimi i popullsisë zgjerohet në dy objektet e Komunës së Prizrenit

Procesi i regjistrimit të popullsisë është bërë edhe më i lehtë për banorët e Prizrenit. Koordinatori i komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë, Haxhi Seferqaj,...

Ramush Haradinaj takon drejtuesit e shoqatave të luftës në Prizren

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, takoi drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta në Prizren. Në prani të deputetëve, drejtuesve të degës së partisë në...

Lajmet e Fundit