“Zonja Z” shkon në ribotim

zonja zEdhe pse ka startuar me një tirazh të lartë prej 2000 kopjesh, si rezultat i shitjeve rekord për vetëm tre ditë të daljes në treg, “Zonja Z” shkon në ribotim
Në një prononcim ekskluziv për KultPlus, Loreta Berhami, drejtoreshë e Shtëpisë Botuese PEGI në Tiranë, tha se kjo shtëpi botuese ka vendosur që, vetëm pak ditë pas botimit të parë, librin “Zonja Z” shkruar nga Albatros Rexhaj, shkrimtar nga Prishtina, ta fus në ribotim: “Libri “Zonja Z” është botuar në një tirazh fillestar prej 2000 kopjesh. Me datë 3 nëntor, fillimisht është lansuar në Prishtinë, ndërkaq në Tiranë do të lansohet me 12 nëntor, gjatë panairit të librit. Trendet rekorde të shitjes që i kemi parë këto ditë në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës na bindin se në panairin e Tiranës “Zonja Z” do të jetë një sukses i madh. Bazuar në kërkesat e mëdha, ku vetëm një librari ka marrë 450 kopje dhe porositë e tjera po vinë çdo ditë, kam vendosur që librin ta fus menjëherë në ribotim.”

“ Zonja Z”, i Albatros Rexhaj, është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Ky libër është manifestimi më thelbësor i filozofisë urbane të autorit Albatros Rexhaj. Rrëfimtari ynë, një shkrimtar, takon dashurinë e jetës së tij dhe nuk shkruan më. Ajo e plotëson dhe ai nuk ndien më nevojë të shkruajë. Këta dy shpirtra binjakë, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare. Bisedat e tyre ngrenë një sërë dilemash dhe pyetjesh të rëndësishme: mbi pozitën e femrës në shoqërinë shqiptare, mbi pseudovlerat morale të ngritura në piedestale, mbi hipokrizinë e turmës dhe lojërat pushtetare të kudogjendura.

Paralel me librin do të promovohet edhe kënga “Zonja Z” me vargje që janë motive nga libri, muzikën e të cilës e ka bërë rock grupi NA. Kënga do të promovohet me 14 nëntor në Tiranë dhe do të prezantohet si kolonë zanore e librit “Zonja Z”. /KultPlus.com

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit